Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Ju furnizojmë dhe i furnizojmë

Nga Wikibooks

JU FURNIZOJMË DHE I FURNIZOJMË

Retorikën e Kur’anit të madhëruar e dëshmojnë edhe ajete të tjera, në të cilat i Lartësuari me një precizitet të lartë vërteton ate se është mrekulli e vazhdueshme dhe e pa shterur. Një mendje e cila nuk thellohet aspak do të mendojë se ajetet edhe pse kanë një ndryshim të vogël ato janë të ngjajshme dhe kanë një kuptim. Kemi të bëjmë me fjali të një radhitjeje, e një kuptimi por ndryshimi qëndron në të shprehurit, dallimi gjendet në një fjalë e cila vërteton mrekullinë e Kur’anit. Kur’ani është shumë preciz dhe nuk ka rastësi në te por, shprehjet janë të zgjedhura.
Të shohim kuptimin e tyre që shumë nga njerëzit nuk i analizojnë ndryshimet. Varrimi i vajzave për së gjalli ishte një realitet i natyrshëm në kohën e injorancës. Me ardhjen e Islamit filloi të ndryshojë mentaliteti njerëzorë në përgjithësi. All-llahu i Lartësuar thotë: “…dhe mos i mbytni fëmijët tuaj (nga frika) prej varfërisë – Jemi Ne që ju ushqejmë juve dhe ata …” 21
Ky ishte një ajet për varfërinë dhe mbytjen e fëmijëve, tani të shohim ajetin tjetër : “Dhe mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë . Jemi Ne që i ushqejmë ata dhe juve …”22 Ajeti i parë ishte Jemi Ne që ju ushqejmë juve dhe ata, kurse ajeti dytë është Jemi Ne që i ushqejmë ata dhe juve .
Do të pyesim ku është dallimi? Ajeti i parë thotë: mos i mbytni fëmijët tuaj nga varfëria. Varfëria vërtetë ekzistonte. Fjala el imlak në arabishte nënkupton varfërinë ekzistuese prandaj All-llahu i Lartësuar tha jemi Ne ata që ju furnizojmë juve dhe ata, sepse varfëria ishte prezente. Në këso kohërash njeriu është shumë i preokupuar me gjetjen e furnizimit. Logjikisht gjendja e tillë të çon të mendosh, se njeriu, së pari do të mendojë të gjejë ushqim për vete, e pastaj për fëmijët. Prioritet për mashkullin është që të kujdeset për vete dhe gruan e tij. Prandaj, All-llahu prioritet i dha fjalës juve kundrejt fjalës ata, : Jemi Ne që ju furnizojmë juve dhe ata, All-llahu së pari i siguroi prindërit, sepse ishin të preokupuar në të, e pastaj i siguron edhe për fëmijët e tyre, duke ju thënë, se ti je i varfër dhe i preoku-puar për riskun tënd dhe frikohesh, se mos po lindin fëmijë, e ti nuk ke se me çka të ku-jdesesh për ta, kurse, Unë të them ty se, Unë Jam Ai që furnizoj, ti ke riskun tënd e ata të vetin, nuk mirret asgjë nga risku yt. Ajeti i dytë është:
“Dhe mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë. Jemi Ne që i ushqe-jmë ata dhe juve.’’ Në këtë rast, njeriu nuk është i preokupuar me gjetjen e riskut, ai nuk frikësohet nga risku, ai ka pasuri të mjaftueshme, por frika e tij është nëse i lindë fëmija, mos po varfëro-het. Ky njeri e paramendon këtë fëmijë se po ndikon në pjesën e riskut të tij. Logjika e tij e detyron atë të mendojë, se risku i tij, do të pakësohet, kurse për fëmijën do të mjaftonte. Kjo e detyron këtë njeri të mos ketë fëmijë. Pra, risku qenka shkak, që ky të vepron ashtu. Mendon se fëmija po merr pjesën e tij, dhe kështu do të keqësohet gjendja e tij materiale, prandaj, All-llahu i Lartësuar thotë: “Jemi Ne që i furnizojmë ata dhe juve”. Ajeti i parë kishte të bëjë me frikën e riskut që nuk i mjaftonte një çifti, kurse, çifti tjetër kishte jetë të mirë, por kishte frikë në varfërinë me ardhjen e fëmijëve në atë familje. Ky ndryshim i fjalëve në të dy ajetet ishte i domosdoshëm, sepse kemi të bëjmë me përshkruesin e fjalive më të përsosura.
Pse All-llahu tha Jemi Ne që ju ushqejmë juve dhe ata si dhe Jemi Ne që i ushqejmë ata dhe juve, e pse nuk tha: Ne ju ushqejmë juve të gjithëve. Qëllimi është, sepse All-llahu dëshiroi të na tregojë, se secili njeri e ka ushqimin e vet të pa mvarur nga tjetri. Këtë risk, të cilin e ka veçuar All-llahu për një njeri, nuk mund t’ia merr tjetri. Pra, fëmija nuk ia merr riskun babait si dhe as babai nuk merr riskun e fëmijës. Le të jetë e qartë, se rrisku nuk ndahet në mes prindërve dhe fëmijëve, dhe me mbytjen e fëmijës nuk shtohet risku asnjëherë.