Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Hyrja e editorit

Nga Wikibooks
n


Në emër të All-llahut Mëshiruesit të përgjithshëm, Mëshirëplotit


HYRJA E EDITORIT

Lavdi, i qoftë All-llahut i Cili i shpalli robit të Tij (këtë) Libër dhe në të nuk la asnjë shtrembërim. Ai e bëri udhërrëfyes që t’ju japë vërejtje njerëzve rreth ndëshkimit të rëndë të ardhur prej Tij, dhe t’u japë sihariq besimtarëve, të cilët bëjnë vepra të mira, se për ta do të ketë shpërblim të mirë.
Falja dhe përshëndetja të jetë mbi lajmëtarin e sihariqit dhe këshilltarin tonë, Zotëriun e thirrjeve dhe imamin e pejgam-berëve.
Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Hyjni tjetër përveç All-llahut të vetëm, Sundimi dhe Lavdia i takojnë vetëm Atij, para duarve të Tij është mirësia dhe Ai është i Gjithmundshëm.
Dëshmoj dhe deklaroj se Muhammedi është robi dhe i dër-guari i Tij besnik dhe premtues i drejtë, i cili informoi për atë që iu është reveluar dhe i cili e plotësoi premtimin, këshilloi njerëzimin dhe sakrifikoi çdo gjë për hirë të kësaj rrugeje të fesë derisa i erdhi bindja. I nderuari vëlla musliman!
Libri që keni para jush është bazuar në shkencë, në frymën e Zotit dhe në rregullat e fesë. Mendjet stagnojnë ngase para vetes së tyre kanë argumentet e All-llahut. Këto argumente dalin nga Kur’ani i cili është libër që përmban mrekullitë e Zotit, sfidoi renegatët e kësaj feje duke ju përgjigjur atyre rrjedhshëm duke ja prezentuar shenjtërinë dhe madhështinë e Tij dhe, Ky libër mund të llogaritet edhe si ndriçues i imanit për këtë kohë. I nderuari dhe shumë i respektuari dijetar dhe mendimtar i thirjes islamike, Hoxhë dhe imam Muhammed Mutevel-li el Sharavi! Me ju u zbardh historia jonë edhe më tepër. Ju jeni një reformator ndër muslimanët që spjeguat me mjeshtëri të rallë çështjen e imanit dhe mënyrën e të besuarit si dhe u përballët me sulmet e armikut të fesë duke qëndruar i pa lëkundur. Kon-tributet, sinqeriteti juaj, njohuritë tuaja, i ndihmuan muslimanët dhe i ndihmuan thirjes islamike, kundër sulmuesve, supozimeve të ndryshme, trillimeve të orientalistëve dhe perëndimorëve.
Mbase është libri i parë më voluminoz i këtij lloji i cili përf-shiu problemet e kohës dhe e dha shkëlqimin e vet shikuar nga këndi islam. Prizmi nga i cili ai vështron, mbështetet në Kur’an dhe sunnete të pejgamberit. El Sharaviu, që nga agimi arriti ta mbushë zemrën e tij me urtësi dhe më pas t’i rrezatojë gjoksi rrymë inspirimi, që çdo problemi t’ia jep hakun e vet të duhur. Dhënia e hakut mbështetej në njohuritë e tij, derisa ai shpalosi dhe zbuloi sekretet e saj duke argumentuar ato. Largoi njollosjet nga realja dhe i mbështolli ato me ndriques, këto nuk mund të mbështilleshin nga njerëz frikacak dhe dualistë.
Edhe pse ishin probleme të llojllojshme, libri megjithatë, përfshiu tema që kishin qëllime të shumta, të cilat ai arriti t’i përkufizojë ato duke mos u zgjëruar dhe larguar. Kjo pa dyshim është meritë e Imam el Sharaviut me dhuntitë dhe rrezatimet ideore të tij që dalin nga kultura e një dijetari të madh. Ai paraqitej herë në mjeksi, si p.sh. foshjen e epruvetës, ndjenjat, lëkurën, jetën e fetusit në mitër të nënës, dhe herë në gjeografi, si p.sh. forma e tokës, rrotullimi i saj, pastaj malet, ndryshimi i natës me ditën, vërshimet dhe tërmetet etj. Krahas kësaj, ai paraqiti edhe disa çështje të imanit, si vdekjen, ringjalljen, me-laiket dhe sekretet, si dhe realitetet shkencore të cilat ishin sin-jalizuar në Kur’anin Kerim.
Saherë që lexohet ky libër, të jep shpresë për pastrimin e mendjes dhe e shikon ekzistencën me një realizëm të plotë. Mësojmë se ç’ka pas botës së pafund si dhe për të pa dukshmen. Zbulon kuptimet të cilat ishin të pa zbuluara për ne, ose vetë ishim të mbyllur para tyre. All-llahu me urtësinë e Tij ndau riskun (furnizimin) nga ezeli (përjetshmëria). El Sharaviu mori flamurin e këtij risku të urtë¬sisë, inspirimit dhe mençurisë të thellë, si dhe mundësinë për zbatimin e tij deri në zemrat dhe mendjet e njerëzve. E gjithë kjo ishte nga mirësitë e All-llahut i cili ia jep kujt të dojë.
Unë jam munduar që këij libri t’ia jap të gjitha meritat që i takojnë. Shembulli im është si shembulli i atij që mundohet të kalojë oqeanin me duar të mbyllura e të prangosura dhe t’ua lar-gojë etjen të tjerëve, duke qenë ai vetë pa dyshim korektues i mirëfillt fetar prej të cilit përfitojnë specialistët dhe profesional-istët, dijetarët dhe jo dijetarët.
Ky libër të cilin e keni në dorë, është i pari nga seria e librave të cilat do të dalin me emrin e All-llahut nga shtypi. Librat do të jenë me të njejtën përmbajtje përderisa kemi të bëjmë me Kur’ani Kerimin, i përfshirë me mendime, të cilat do të ndriten nga el Sha¬r¬a¬viu, njëlloj si në këtë libër të mrekullueshëm.
E lus All-llahun për ndihmë dhe lehtësimin e rrugës për t’i nxjerrë edhe pjesët tjera të cilat janë të të njejtës natyrë, duke kërkuar nga All-llahu i Lartësuar për falje të gabimeve dhe të na përfshijë të gjithë ne nën hijen e Rahmetit të Tij dhe të na bëjë prej shërbëtorëve të Librit të Tij.

Kairo, Ramazan 1408 ( Maj 1988 )
Abdullah Haxhaxh