Mrekullitë e Kur'anit/Hollësitë e krijimit

Nga Wikibooks

HOLLËSITË E KRIJIMIT

All-llahu i Lartësuar, nuk ka dhënë hollësi të tjera mbi fazat e krijimit, përpos atyre në kaptirën Fusilet, e cila tregon se Ai së pari krijoi tokën për dy ditë, pastaj ate e plotësoi duke ia dhënë gjallërinë me vendosjen e maleve dhe caktimin e furnizimit, dhe e begatoi atë edhe për dy ditë tjera. Kjo ishte periudha e krijimit të tokës, pra për katër ditë. Pas për-fundimit të krijimit të tokës, Ai krijoi qiellin.
“Mandej Ai iu drejtua qiellit kur ajo ishte vetëm një tymtajë (mjegullirë- pluhur)” Ishte etapë e re pasi plotësoi tokën për katër ditë. Krijimi i qiellit i mori edhe dy ditë, kështu që krijimi në tërësi, u bë për gjashtë ditë nga ditët e All-llahut:
“Dhe vërtetë një ditë te Zoti yt është sa njëmijë vjet sipas llogarisë suaj”28 Kështu, shohim se kudërthëniet në Kur’an, janë vetëm një iluzion. Orientalistët donin të shfrytëzonin rastin, që me hollësitë rreth krijimit të tokës ta destabilizojnë botën islame, duke u munduar të fusin iluzionet dhe shpifjet e tyre. All’lahu ishte i ditur për sjelljet dhe iluzionet e tyre, andaj, i parapriu ajeteve duke ju thënë:
“A ju doni ta mohoni Atë Zot, i cili e krijoi tokën për dy ditë, e ju e bëni Atë me partnerë, kurse Ai është Zot i botërave”
Kështu e filloi ajetin All-llahu, duke iu sygjeruar njëkohësisht, atyre të cilët do të kërko-jnë debat me Të, dhe të cilët qëllimin për ta sulmuar rrugën e All-llahut, e kishin të bazuar në hamendjet e tyre.