Mrekullitë e Kur'anit/Femohuesit vërtetojnë Kur’anin

Nga Wikibooks

FEMOHUESIT VËRTETOJNË KUR’ANIN

Nëse njeriun e marrim si shembull, ne e marrim si kreaturë e All-llahut. Çfarë tha All-llahu për njeriun? E kam krijuar nga dheu, pastaj nga balta, pastaj nga balta e fortë dhe e zezë, dhe në fund nga balta e pjekur. Të gjitha këto thënie nuk janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Nuk janë në kundërshtim edhe me vet materien e krijuar – dheun. All-llahu na i bën me dije etapat e zhvillimit të materies së dheut në baltë, baltë e fortë e zezë dhe baltë e pjekur. Këto ishin etapat të cilat janë zhvilluar gjatë procesit të krijimit të trupit të njeriut nga dheu deri para dhënies së shpirtit.
“Unë nuk i kam marrë ata për dëshmitarë me rastin e krijimit të qiejve dhe tokës, e as me rastin e krijimit të tyre dhe nuk kisha nevojë për mbështetje nga të paudhët..”(Sure 18 el kehf, ajeti 51)
Ç’kuptim ka fjala të paudhët ose të humburit? Ajo që na është afruar nga All-llahu është e vërtetë, kurse njeriu është ai i cili dëshiron të më humbë dhe është ai i cili më ofron paudhësinë.
Fjala e All-llahut : “dhe nuk kisha nevojë për mbështetje nga të paudhët…”
Nga kjo kuptojmë, se në momentin e krijimit të njeriut, nuk ka kërkuar ndihmë, këshillim ose sqarim nga këta të paudhë. Sikur kjo të kishte ndodhur, ato do të mund t’u tregonin mënyrën e krijimit të tokës dhe qiellit, dhe mënyrën se si jemi krijuar, atëherë do të kishit arësye për të besuar, por kjo nuk ka ndodhur, dhe gjithë çka ata ju shpjegojnë mbi këtë, janë gjepura, të pavërteta, e kjo të shpie në errësirë dhe paudhësi. Kjo është një mrekulli prej mrekullirave të All-llahut, kurse këta të paudhë do të mundohen gjithnjë t’ju hipnotizojnë me iracionalitete për mënyrën e krijimit. Ju mos u besoni, sepse ata nuk janë dëshmitarë të kohës, ata në atë kohë, as që kanë ekzistuar. Sikur të ndodhte që këta të paudhë, mos të orvateshin në paudhësitë e tyre, do të thonim se Kur’ani s’është libër i All-llahut, sepse do të pyetnin, ku janë ata të paudhë. Sikur ata të paudhë të orvateshin në teori të tjera, me prejashtim të krijimit të kozmosit dhe njeriut, prap kishim për të thënë, se Kur’ani është i pasaktë, sepse do të arsyetoheshim me thënien, vërtetë të paudhë, por ata nuk kundërshtojnë me paudhësinë e tyre, krijimin e kozmosit dhe njeriut. Përderisa këta të paudhë japin teoritë e tyre mbi krijimin e kozmosit, si dhe pyetjen, se a është materia para shpirtit ose shpirti para materies, ose ligji i koinçidencës, ose teoria e Darvinit e tjera, nga këto fjalë vëretojnë thëniet e Kur’anit për ta. Thujase këta persona të cilët teorizuan i shërbyen thirrjes islamike me vetëdashje, sepse këta me mohimin e tyre vërtetuan saktësinë e Kur’anit dhe ajetet e t’ia. A ka mrekulli më të madhe se kjo. Duke u orvatur ta kundërshtojnë Kur’anin e madhëruar, ata i bënë shërbim Kur’anit duke qenë në vetëdije të plotë ata, se All-llahu ekziston dhe Kur’ani është libër i Tij. Ata mohojnë Kur’anin duke pohuar se ky qenka një libër i thjeshtë, i vjetëruar, dhe tani nuk i shërben kohës por në realitet ky libër para shumë shekujsh i tregoi njerëzimit, se do të vijnë persona të humbur, dhe ata do të shkruajnë gjepura, duke ju udhëzuar në errësirë. Kurse unë i mohoj thëniet e tyre, edhe pas një ose shumë shekujsh tjerë, ata janë të paudhë. dhe se thëniet e tyre janë jo të vërteta. Duke qenë se këta dolën me teoritë e tyre për ta shkatërruar programin e All-llahut, këta persona vetëm vërtetuan ajetet e All-llahut të shpallura para 14 shekujsh. Ai na paralajmëroi për kohën dhe orvatjet tuaja për ta ç’orientuar njerëzimin dhe për ta shpërbërë Kur’anin. A vëreni se mohuesit e fesë na shërbejnë në vërtetësinë e besimit tonë të jemi edhe më të përpiktë.