Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Erdhi urdhëri i All-llahut dhe mos nxitoni

Nga Wikibooks

ERDHI URDHËRI I ALL-LLAHUT DHE MOS NXITONI

Kur ju flisni për Allahun duhet të keni parasyshë se jeni duke biseduar me Atë që nuk i ngjanë askujt, është i vetëm dhe i pa shembullt.

Si mund të thuhet, nga ana e All-llahut erdhi dhe mos shpejtoni. Erdhi është kohë e kaluar sepse ndodhi, kurse mos shpejtoni, është koha e ardhme. Si mund të ndërlidhet njëra me tjetrën? Ju themi atyre: Kur ju flisni për All-llahun duhet të keni parasyshë se jeni duke biseduar me Atë që nuk i ngjanë askujt, është i vetëm dhe i pa shembullt. Ti ke fuqi, por edhe All-llahu ka fuqi. Por shtrohet pyetja, a barazohet fuqia jote me atë të All-llahut. Ti jeton në një vënd që numërohet koha, kurse për Atë koha nuk ekziston. Fjala erdhi te All-llahu, te dituria e All-llahut kuptohet se ka ardhur sepse kur Ai thotë bëhu, ajo bëhet. Nga dituria e të Lartësuarit reflektohet ose përfundon në diturinë e bindjes. Gjërat tani lëvizin nga dituria e All-llahut në diturinë e njeriut. E gjithë kjo realizohet me fjalën: Bëhu. Kur All-llahu i Lartësuar do që diturinë e Vet, ta kalojë në diturinë e njeriut, Ai vetëm thotë, ,,Bëhu’’ që d.t.th. se urdhëri Tij zbatohet aty për aty!

Tek All-llahu është dituria e kataklizmës. Ajo veç është paracaktuar, nuk ka kurrëfarë force që mund ta ndalojë atë ndodhi. Ajo do të vijë, për të nuk ka dyshim. Mos e kërkoni përshpejtimin e saj, dhe mos përshpejtimin e shprehjes bëhu duke qenë se ju po shpejtoni.
Pse përshpejton njeriu? Besimtari i vërtetë, nëse i frikësohet ndokujt, ajo është vetëm Dita e Ringjalles, Dita e Gjykimit, dhe më së shumti i frikohet Drejtësisë së All-llahut i Cili nuk le të vogël e të madhe pa e llogaritur:
“Dhe e gjejnë atë që kanë vepruar para vetes”34
E vogla është para të madhes. Nëse nuk ka lënë pa i shënuar të voglat, atëherë çka do të bëhet me të mëdhatë. Besimtari i vërtetë i frikohet kësaj dite, aq, sa do të jetë bësimtar i fortë. Ai dridhet nga ajo ditë. Kurse mohuesit e All-llahut, nga injoranca e kësaj dite, nuk e ndiejnë dhe nuk e kuptojnë fjalën Ahiret,35 e as çka d.t.th. Dita e Llogarisë, e ky person nxiton, dëshiron që ajo ditë të vijë sa më parë, edhe pse nuk e di se ç’është ajo ditë dhe çka e pret. E dini pse All-llahu e tha Vetë, se Dita e fundit është caktuar dhe kjo është vendim i prerë: U vendos ky urdhër dhe ju mos nxitoni. Ju mos shpejtoni që kjo ditë të vijë. Ju nuk mund ta merrni me mend, se çfarë është ajo ditë. Kjo nga All-llahu është thënë, dhe u bë, këtu nuk kemi kundërthënie gjatë përdorimit të fjalive në kohën e kaluar dhe të ardhmen. Kur i Lartësuari thotë: Erdhi urdhëri i All-llahut, dmth. Kjo ka të bëjë me dijen e All-llahut, prandaj e kaluara dhe e ardhmja nuk kanë ndonjë domethënie të veçantë, kurse për dijen time, për mendjen time kjo është një kohë që do të vijë dhe kjo i përket të së ardhmes. Kur All-llahu thotë: bëhu dhe i fryen Surit, a do të mund njeri ta pengoje atë urdhër? Nuk ka forcë mbi forcën e Zotit. Cila forcë mund ta pengojë thënien e tij Erdhi urdhëri i All-llahut. Ti nuk siguron nevojat e së nesërmes, dhe ti nuk mund ta pengosh Ate. Pra fjala erdhi është një gjë e kryer, por është e fshehur për ne dhe për këtë tha:
“ Dhe mos nxitoni “.