Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/E dinë e kuptojnë

Nga Wikibooks

E DINË E KUPTOJNË

Gjatë leximit të Kur’anit shohim, se i Lartësuari ka përdorur shprehje identike, nuk e ka përdorur të njejtën shprehje. Gjatë leximit ose dëgjimit të ajetit, mendon se do të pasojë ajo shprehje dhe vazhdon të jesh në pritje të asaj shprehje, por jo, ajo nuk ndodh. All-llahu thotë :
“… Po sikur edhe të parët e tyre të ishin nga ata që nuk dinin asgjë dhe as që ishin të përudhur”
Si dhe thënia e All-llahut xh.sh. :
“… Po sikur edhe të parët e tyre të ishin nga ata që nuk kuptonin asgjë dhe as që ishin të përudhur”
Pse të ndryshojë në fjalë, duke qenë, se të diturit dhe kuptimi kanë një kuptim. Themi se këtu kemi një dallim shumë të madh, në përdorimin e fjalës, të dini dhe të kuptoni. Ti shohim këto dy ajete se si fillojnë fjalinë dhe si ato plotësohet.
“Dhe kur u thuhet atyre, ndiqni atë që All-llahu e ka zbritur (Kur’anin), ata thanë, Jo, ne do ta ndjekim atë rrugë të cilën e ndiqnin të parët tanë. Po sikur edhe ata të parët e tyre të ishin nga ata që nuk kuptonin asgjë dhe as që ishin të përudhurr. Shembulli i mosbesimtarëve është si she¬mbulli i atij që thëret atë që nuk dëgjon gjë pos thirrjes e britmës. Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër, prandaj nuk kuptojnë”19
“Dhe kur u thuhet atyre, ejani tek ajo që e zbriti All llahu dhe tek pejgam-beri, ata thanë: Na mjafton neve ajo që e kemi gjetur tek të parët tanë. Po sikur edhe të pa¬rët e tyre të ishin nga ata që nuk dinin asgjë dhe as që ish¬in të përudhur. O ju besimtarë! Keni kujdes ndaj vetëvetes. Nuk do t’ju dëmtojë juve askush prej të humburve nëse për¬udheni. Tek All-llahu do të ktheheni ju të gjithë, atë¬h¬e¬rë Ai do t’ju informojë rreth asaj që bëni ju”20
Orientalistët thonë se këtu kemi të bëjmë vetëm me sinonim e asgjë tjetër. Dija, kup-timi, kuptimi dhe dija janë një. I ditur është ai i cili mëson ose mund ta dijë dijen, thonë sinonim! Ç’tu themi kët¬y¬re orientalistëve? Do të thosha se nuk e kuptojnë retorikën e Kur’anit. All-llahu nuk i përdorë dy fjalë për të njejtën gjë ose kuptim. Çdo fjalë e ka kup-timin e vet dhe është përshkruar me një precizitet të madh. Kur All-llahu xh .sh. thotë (la Jeakilun – nuk kuptojnë) ka kuptim se ata nuk kuptojnë asgjë, ata nuk kanë mendje (kokë)për ta kuptuar, ata nuk paramendojnë çështjet e kësaj gjithësie. Ata nuk i përdorin mendjet e tyre. Sikur t’i përdorin do të kuptonin dhe do të shpresonin se kanë arritur tek njohja se All-llahu është krijues. Ky precizitet kaq i madh i kësaj gjithësie nuk do të ishte rastësisht por krijues i kësaj është All-llahu, kaq për sa i përket fjalës kuptojnë. Nga kjo nënkuptohet se ishin mohuar çështjet e fesë dhe të vasionit.
Por kur All-llahu xh.sh. thotë (La Jealemune-nuk dinë) thujase iu ka ndaluar atyre të menduarit ose diturinë. Kjo kuptohet kështu, sikur të isha një hulumtues i këtij kozmosi do të shpresoja në të, me një mençuri për të ditur çështë përreth meje dhe do të mendoja në kokë derisa të arrija në një rezultat. Ky është njeri i cili mendon kurse thënja e All-llahut (la jealemune – nuk dinë) Ai do të thotë: Ata janë pranë mos përceptimit të drejtë të kozmosit, ata nuk po i kuptojnë shenjat të cilat i kanë dhe, ata nuk po kuptojnë se ka dije jashta dijes së tyre. Pra ai i cili nuk di nuk ka se si të përceptojë ai nuk ka koncept dhe, nuk do të mendojë në shenjat e gjithësisë. Kurse, ai i cili nuk di nuk mund të mendojë me mendjen e vet. Nuk do të dijë ate çka dinë të tjerët, ai nuk ka njohuri. Nuk ka dituri nga rezultatet e diturisë së tjetrit. Dija është më përfshirëse se dituria. Dituria mund të jetë dituri e tjetrit e shkruar ose xhiruar. Unë do të jam në cilësinë e marrësit të asaj diturie, e lexoj ate pastaj mësoj çka dinin të tjerët. Kjo na ngjet ne çdo ditë. Kur ne lexojmë një libër marrim dije nga mendimi i tjetrit. Kur ne shkojmë në universitet mësojmë ate që e kanë mësuar profesorët dhe dijetarët e mëdhenj. Unë nuk e di gravitacionin ose regullat e astronomisë, sepse nuk kam punuar me dijen time në to. Por e mësova nga dijetarët e astronomisë po ashtu edhe gravitacionin e mësova nga ata mendimtarë që kanë menduar për të, e unë e morra të gatshme nga ata. Kur All-llahu thotë – ata nuk kuptojnë , në ajetin e parë dmth.ata nuk kuptojnë duke përdorur mendjet e tyre sepse ata thanë “Ne do të ndjekim atë rrugë të cilën e ndoqën të parët tanë” Prandaj All-llahu i ktheu përgjigjen atyre, “Po sikur edhe të parët e tyre të ishin nga ata që nuk kuptonin asgjë dhe as që ishin të përudhur”.
Të tillët i cilësoi Zoti: Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër, prandaj nuk kuptojnë. “

Sepse ata nuk e mësuan dijen me kokën e tyre si dhe e refuzuan dijen e cila ju vinte nga të tjerët.

Ata nuk dëgjojnë, nuk shohin dhe nuk flasin me shenjat e All llahut ky është shkaku pse ata nuk kuptojnë.
Shkaku se ata nuk dinë është përgjigje ndaj mohuesve të fesë, të cilët thanë ata: Na mjafton neve kështu si i kemi gjetur të parët tanë.
Këta kështu duan të tregojnë se ne nuk duam asgjë dhe as dituri, neve na mjafton ajo dituri e të parëve tanë, e All-llahu u përgjigjet atyre: “Po sikur edhe të parët e tyre ishin nga ata që nuk dinin asgjë dhe as që ishin të përudhur”.
Sepse ata nuk e mësuan dijen me kokën e tyre si dhe e refuzuan dijen e cila ju vinte nga të tjerët. Ky pra , është dallimi në mes fjalës nuk dijnë dhe nuk kuptojnë.