Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Drita dhe terri

Nga Wikibooks

DRITA DHE TERRI

All-llahu i Lartësuar kur e përdor fjalën dritë dhe terr, në Kur’an thotë dritë dhe thotë terr dhe thotë errësira, por, asnjëherë nuk thotë dritat

Kur’ani është i tëri me përmbajtje fjalish të sakta dhe precize. All-llahu i Lartësuar kur e për¬dor fjalën dritë dhe terr, në Kur’an thotë dritë dhe thotë terr dhe thotë errësira, por, asnjëherë nuk thotë dritat. Kemi dritë dhe terr, kemi dritë dhe errësira, por, nuk kemi hasur të ketë thënë (dritat). Ai i nxjerrë njerëzit “Nga errësirat në dritë” Pra, i nxjerr në dritë, e jo në drita, a thua pse? Do të ishte e logj¬ikshme dhe gjuhësisht në regull sikur të thoshte i nxjerrë njerëzit nga terret në drita. Ju themi atyre se duhet log-jikuar mirë dhe sak¬të. Në këtë botë kemi errësira të shumta, por nuk kemi shumë drita. Është një dritë e ajo dritë është drita e All-llahut të Lartësuar, Dritë e Vërtetë. Për këtë ar-sye All-llahu nuk e përdor ndryshe fjalën dritë, sepse është një dritë e vërtetë dhe nuk ka dritë tjetër.
Secili njeri ka vizionin e vet. Secili vizion është erresirë. Terri i dikujt nuk është i njejtë me terrin e tjetrit. Shpesh ndodhë, që njeriu të jetë rob i këtyre vizioneve. Vizionet janë relative, ato shkaktojnë përplasje. Ndodhë të ketë vrasje, vjedhje ose paragjykime të ndryshme si dhe shumë shkaqe të cilat shkaktojnë përplasjet në çdo vend.
Nga këto errësira, secili terr ndryshon nga tjetri. Njëri presupozon diçka, kurse tjetri e refuzon. Njëri ka ambicje për të realizuar diçka, kurse tjetri paraqet ambicjet e veta. Secili njeri dëshiron të marrë atë që nuk e meriton. Secili njeri flet atë që mendon se është e vërtetë dhe e drejtë sipas tij. Dikush thotë, se komunizmi është rruga e vetme, tjetri mendon kapitalizmin, një tjetër thotë, socializmi e kështu me radhë. Të gjitha këto thënie, prapa vetes mbajnë ambicjet njerëzore, me të cilën njerëzit mendojnë se do t’ia arrijnë qëllimit. Të bëhen të dallueshëm, disi të veçantë në këtë rruzull toksor. Lejojnë të kenë pasuri të pa ligjshme, kurse të tjerëve ua ndalojnë gjërat, të cilat All-llahu ua ka dhënë atyre si: pasuria, pozita në shoqëri, ose qeverisje etj.
Kështu pra, paskemi shumë errësira, secili njeri ka të menduarit e vet. Pa dyshim, All-llahu ekziston dhe Ky është i vetmi që e dha dritën për të mundur njeriu të jetojë një jetë të qetë dhe të pëlqyeshme. Këtë program të jetës e ka skicuar i Lartësuari në Kur’an. Nëse largohemi nga ky program i All-llahut, atëherë do të hasim në errësira. Pra është All-llahu, Ai i cili na nxjerrë nga errësira në një dritë, ajo dritë është drita e All-llahut, ajo është rruga e vetme dhe e vërtetë.
Kur All-llahu e përdorë fjalën errësira, ka për qëllim pasionet e mendjeve të njerëzve e ato janë të ndryshme dhe të shumëllojshme. Kur Ai thotë dritë, Ai ka për qëllim programin e Tij, rrugën ose fenë e Tij. Nëse na parapëlqen, nuk kundërshtojmë, aty nuk kemi çka të kritikojmë sepse është një e mirë e përbashkët, dëshira e secilit është e bukura dhe punët do të jenë të mira për secilin. Aty nuk mund të ketë kritikë, kritikat i përkasin ideologjive njerëzore. Kjo ishte diçka rreth mospërdorimit të fjalës: dritat nga ana e All-llahut, dhe përdorimi i fjalës errësirat nga ana e Tij.
Këto janë disa nga shembujt shumë të thjeshtë. Kur’ani është përplot mrekullira dhe përshkrime precize të përkryera. Nëse shohim ndonjë ndryshim në ajet, nuk do të thotë se janë përdorur sinonimet. Aty nuk ka shprehje që nuk aludon në një precizitet të lartë. Nuk ka fjalë të kotë e cila do t’ia ndryshojë temën, por, një thënie e qëllimtë dhe çuditërisht precize në përshkrim. Precizitet në retorikë, edhe pse, orientalistat ia mveshin pa të drejtë Kur’anit, kinse ka shumë mospajtime në të. Derisa mendojnë ashtu, i arsyetojnë thënjiet e tyre, duke thënë se është e natyrshme të ketë gabime në të, pasi “Kur’ani është libër i Muhammedit s.a.v.s”. Me kalimin e kohës ata edhe e ndërrojnë mendimin e tyre, dhe e lavdërojnë atë. Kjo është natyra e njeriut, herë lavdëron e herë kritikon duke thënë, se Kur’ani ka shumë kundërthënie. Kjo do të jetë tema ime në kapitullin tjetër të këtij libri, do të përqëndrohem në këto “kundërthënie”.