Mrekullitë e Kur'anit/Dituria njerëzore
Appearance
DITURIA NJERËZORE Dituria njerëzore sfidohet me dy gjëra:
Të parët vazhdojnë të arrijnë qëllimet e tyre. Nëse arrijnë në një qëllim të caktuar, prej këtyre ka dobi mbarë njerëzimi. Dijetari i cili vazhdon të veprojë në laboratorin e tij, për të zbuluar ndonjë risi, ai punon ditë e natë derisa të arrijë në atë zbulim. Kur ai zbulon, ka dobi mbarë njerëzimi. P.sh. Zbulimi i elekricitetit, zbulimi i radios, i televizionit, telefonit e të tjera. Këto janë vepra të cilat janë hulumtuar dhe studijuar nga shumë njerëz, dhe kur ata arritën në rezultate, përfitoi mbarë njerëzimi. Të dytët janë ata të cilët mbështeten në ide. Këtu përfiton vetëm ai i cili merret me to, kurse të tjerët e ndiejnë atë. Ai e fut shkencën sipas idesë së tij, dhe e bazon në, atë të cilën e parapëlqen vetë. Pra, ideologët e teorive filozofike ose politike nuk ndiejnë ashtu siç e ndien nënshtruesi, pasuesi ose zbatuesi i atyre ideve. |