AI MË USHQEN DHE MË JEP PËR TË PIRË
All-llahu xh.sh. në Kur’ani Kerim gjithnjë është në vigjilje të instikteve njerëzore, është shumë preciz kur përgjigjet me retorikën e Tij. Jep më shumë se një kuptim, shpeshherë e shohim të ndryshojë fjala në fjali. Përderisa këto fjalë janë prezente në fjali, ato ndryshojnë në kuptim ose nënkuptojnë diçka të re, ky është një precizitet i paramenduar. Në Kur’an të tilla raste kemi shumë p.sh. Ibrahimi a.s. thotë :
“Dhe të gjithë ata janë armiqtë e mi përveç Zotit të botrave, i cili më krijoi mua dhe Ai do të më përudhë”15
Të ndalemi pak këtu, pse Ibrahimi a.s nuk tha, se Ai i cili më krijoi mua dhe Ai do të më përudhë; por tha: “I cili më krijoi mua dhe Ai do të më përudhë” sepse, krijimi nuk ka nevojë për vërtetësi, përforëcues(në gramatikë – përkth.). Njeriu sado të rritet, qoftë edhe sundues i botës, ai nuk do të thotë se është në gjendje të krijojë njeri. Nëse gjendet një i tillë, atëherë do të kërkohet që ta bëjë atë, e ai me siguri nuk do të jetë i aftë t’i përgjigjet kërkesës. Pra, Krijuesi nuk ka rival dhe për Atë nuk ka nevojë për përforëcues në fjali. Kurse, përudhës janë me mijëra në botë të cilët ftojnë njerëzimin në përudhje. Kemi nga ata që programet e tyre ia bashkangjesin fesë, disa të tjerë paraqesin programe kundër fesë. Sido që të jetë, të gjithë ftojnë njerëzimin me programet e tyre në përudhje. Secili program i tyre ka mënyrën e trajtimit të tij, dhe thotë, se kjo është përudhje. Nga gjithë kjo ishte e domosdoshme që të saktësohet përudhja. Këtu Ibrahimi a.s. e saktëson përudhjen me këtë përforëcues duke u shprehur, se Ai është All-llahu, dhe e vërteta është në këtë rrugë. Ky përemër vetor i cili përforëcoi përudhjen, ishte i domosdoshëm. Në fjalinë e parë, nuk kishte nevojë për këtë përemër vetor, sepse krijimi është një nga cilësitë e All-llahut. Ai nuk ka rival në të, kurse, tek të tjetrat ka nevojë dhe ishte i domosdoshëm përemri vetor Ai, pastaj kemi thënjen:
“Dhe Ai i cili më ushqen mua dhe më jep për të pirë”16
Njeriu duhet të fitojë për t’u ushqyer dhe për të pirë. Ka shumë thënie për riskun (furnizim). Për arsye të këtyre shumë thënieve, All-llahu xh.sh. tha, dhe Ai i cili më ushqen dhe më jep për të pirë. Në një ajet tjetër thotë :
“Dhe kur të sëmurem unë, Ai më shëron“17
Të përdoreshin ose jo këta përemra vetorë, nuk do të kishin ndonjë rëndësi të veçantë ndër njerëz. Nuk do të ishin gabime të cilat do të vëreheshin, por ja që këto janë fjalë të All-llahut e Ai nuk lejon t’i gjendet edhe një gabim i vetëm.
|
Kur ne jemi nën përkujdesjen dhe kurimin e mjekut, harrojmë plotësisht dëshirën e All-llahut. Tani kemi rastin të shohim fjalinë që nuk është futur përemri vetor Ai. Thotë i Lartësuari: “Dhe i Cili më bën të vdes pastaj më ringjall”18
Këtu nuk është përemri, Ai më bën të vdes pastaj Ai më ringjallë. Kjo është ngase All-llahu nuk ka rival në marrje dhe dhënie të shpirtit. Kështu që për Veten e Tij, përemri ve-torë është i pa bazë, nuk i përshtatet fjalisë.
Shohim, se si All-llahu i Lartësuar, dikund e përdorë e dikund tjetër nuk e përdorë përemrin vetorë. Kjo tregon se Kur’ani është shumë preciz dhe ka përshkrim të shkurtër dhe të qartë, ngase vendi e kërkon ashtu. Të përdoreshin ose jo këta përemra vetorë, nuk do të kishin ndonjë rëndësi të veçantë ndër njerëz. Nuk do të ishin gabime të cilat do të vëreheshin, por ja që këto janë fjalë të All-llahut e Ai nuk lejon t’i gjendet edhe një gabim i vetëm.
|