Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Ç’është mrekullia

Nga Wikibooks

Ç’ËSHTË MREKULLIA

All-llahu nuk i sfidoi melekët sepse ato nuk janë të lira në vepra, ato veprojnë ashtu siç urdhërohen. Kur’ani sfidon secilin që e ndjen veten të fortë dhe që posedon lirinë e zgjedhjes, përderisa egzistojnë alternativat e mundshme.

Kur’ani është fjala e All-llahut e zbritur tek i dërguari i Tij, prijësit tonë Muhammedit a.s. adhurohet me leximin e tij, Ai sfidon mbarë njerëzimin dhe xhindët si dhe çdo gjë që gjendet në botëra. All-llahu nuk i sfidoi melekët sepse ato nuk janë të lira në vepra, ato veprojnë ashtu siç urdhërohen. Kur’ani sfidon secilin që e ndjen veten të fortë dhe që posedon lirinë e zgjedhjes, përderisa egzistojnë alternativat e mundshme. Këta janë ata që All-llahu i dalloi me fuqi mendore, mençuri dhe mundësi të zgjedhjes.
Para se të flasim për mrekullinë e Kur’anit është e domosdoshme së pari të përcaktojmë se ç‘është mrekullia?
Mrekullia është prishje e proceseve natyrore ose ligjeve të gjithësisë të cilën All-llahu i Lartëmadhëruar ia ka dhuruar të dërguarit të Tij si dhe shpalos programin (rrugën) hyjnor. Me të, Ai i përforcon pejgamberët, për t’i bindur njerëzit se ata janë të dërguarit e Tij, të cilët kanë përkrahje nga qielli dhe ndihmohen nga qielli, si dhe t’u tregojë se kur qielli të ndihmon dhe të përkrahë aty stagnojnë të gjitha ligjet njerzore, sepse ato janë të pa afta dhe nuk mund të veprojnë .
Nëse ndonjë person deklaron se është i dërguar i All llahut ai ka ardhur të na informojë për rrugën e Tij. A duhet besuar atij, apo duhet kërkuar nga ai argument për atë çka deklaron. Pra, është e domosdoshme që çdo i dërguar i All-llahut të ketë me vete mrekullinë për të vërtetuar besnikërinë, përcjelljen dhe informacionin e All-llahut të Lartëmadhëruar. Mrekullitë e All-llahut dallohen dukshëm nga ato të tjerat, ato janë të qarta dhe bindëse, sepse ato së pari mposhtin ata të cilët e përgënjeshtrojnë dërgesën e Tij dhe ata që kërkojnë sfidë. Nuk do të quhet sfidë nëse nuk është kërkuar nga populli. Për shembull, nëse marrim kampionin botëror në ngritjen e peshës dhe e fusim në garë me të një njeri të rëndomtë, këtu nuk do të kemi mposhtje sepse nuk jemi prezentuar me kudërshtarë të kalibrit të tij, i cili vërtetë do të mundohej ta mposhtë atë. Nëse marrim dy peshëgritësit më të mirët në botë dhe i fusim në garë, atëherë këtu do të kemi mposhtje dhe vetëm atëherë do të dallohet fituesi .

Mrekullitë e All-llahut dallohen dukshëm nga ato të tjerat, ato janë të qa¬rta dhe bindëse, sepse ato së pari mposhtin ata të cilët e përgënjeshtrojnë dërgesën e Tij dhe ata që kërkojnë sfidë. Nuk do të quhet sfidë nëse nuk është kërkuar nga populli.

Shembulli tjetër, nëse marrim një njeri i cili ka studiuar medicinën dhe e dërgojmë në një vend ku nuk ka mjek dhe e fusim në garë, atëherë vetëvetiu nënkuptohet se nuk do të kemi mposhtje, këtu nuk kemi ndonjë efekt të fortë në thirrjen e njerëzimit për mposhtje. Mposhtja duhet të jetë prezent tek ata popuj të cilët posedojnë dhunti, përndryshe All-llahu nuk do ta mposhtë një popull përderisa nuk posedon dhunti dhe nuk e njohin Atë, e aq më tepër kur ata nuk kanë të paktën ndonjë inspirim. Prandaj, All-llahu i dhuron çdo të dërguari të Tij mrekullinë sipas dhuntive ose talenteve që i ka ai popull.
Mrekullia nuk ka për qëllim vetëm prishjen e ligjeve dhe mposhtjen e popujve, por, rrethanat i sjellin shkaqet e kësaj sfide. Nëse dëshiron All-llahu ta sfidojë një popull, atë mund ta bëjë edhe në mënyra dhe në rethana të tjera. Ai mund edhe t’i pengojë rrethanat dhe të pamundësojë realizimin e asaj vepre. Këtë që u tha më lartë do ta ilustroj me një shembull:
Mosdjegia e Ibrahimit a.s. si dhe shpëtimi i Musait a.s. konsiderohen mrekulli meqë All-llahu xh.sh.solli shkaqet e pastaj ato i pengoi. Mrekullia e Ibrahimit a.s. ishte me qëllim që t’a mposhtë popullin i cili adhuronte putat (zotërat, idhujt). Ata putet i konsideronin të shenjtë dhe u binin në sexhde (përkuleshin). Vendimi gjyqësor i tyre ishte që t’a djegin Ibrahimin a.s.
Ata e konsideronin këtë (djegien e Ibrahimit a.s.) si shenjë hakmarrje ndaj zotërave të tyre. Hakmarrje e cila do t’i gëzonte putat (idhujt) e tyre. Ky vendim i tyre konsiderohej se do të shërbejë si shembull (ndëshkim) për mbarë njerëzimin, për të gjithë ata që nuk i respektojnë putat e tyre.