Marrëveshjet për emërimin e regjistrave HTML
Emrat sipas makinës shërbyese
[redakto]Shumica e makinave shërbyese që nga zhvilluesit quhen Host, për sistem operativ kanë sistemin Unix apo degë të tij. Ky sistem në mënyrë rigoroze bënë dallimin e shkrimin në të vogla dhe në të mëdha për emrat e regjistrave. Ndodhë që gjatë përpilimit të projektit vend punishtja juaj të jetë në të ashtuquajturën rrethina DOS/Windows. Kjo rrethin nuk bënë dallime të shkronjave të vogla dhe të mëdha për sa i përket emrave të regjistrave. Mirëpo edhe përkundër kësaj, duhet ditur që për të botuar projektin, ky dallim ka rëndësi të madhe. Mos respektimi i rregullave për dallimin në mes të shkronjave të vogla dhe të mëdha si pasoj ka mos funksionimin e lidhjeve për burimet e dëftuara, d.m.th gjitha dëftimet janë vetëm sa për sy e faqe.
Në këto rrethana nuk keni zgjidhje tjetër pos që projektin e përpiluar pa këto dallime ta ngarkoni në rrjetë me ndihmën e FTP-së. Për t'ju ikur këtyre problemeve të panevojshme është mirë që gjithnjë, regjistrat të i emëroni me shkronja të vogla.
Emrat sipas përputhshmërisë
[redakto]Kur projekti përpilohet vetëm për përdorim në rrjetë, duhet pasur kujdes që regjistrat duhet të pranohen nga makina shërbyese. Sistemet operative moderne Unix, të cilët janë të instaluar në shumicën e makinave shërbyese të rrjetit, për emër të regjistrave lejojnë vargun prej 256 shenjave. Sipas mundësisë është mirë të përdoren germat e veçanta të shqipes. Si shenjë e veçuar dhe e lejuar e sistemit është shenja "_
". Shenjave tjera është mirë të ju shmangeni. Sidomos shenja e pikëpyetjes ?
dhe ajo e yllit shumëzues *
është mirë të mos përdoret fare, sepse gati nga të gjitha sistemet i marrin si shenja vetjake d.m.th të përkufizuara për sistemin. Po ashtu edhe fushat boshe, hyjnë në këtë "kategori". Për këtë si zëvendësim është mirë të përdoret shenja nën-lidhëze _
.
Ndodhë që në rrethinën MS-DOS të vend punishtes duhet respektuar edhe prapashtesa e regjistrit pas emrit të regjistrit, e cila vihet në fund të emrit pas një pike (8 shenja para pikës dhe tri pas pikës). Po që se ka këso kufizimi, atëherë ju duhet ta dini që këto kufizime në ditët e sotshme janë të jashtëzakonshme, sepse vetë sistemi Windows 1995 lejon vargje më të gjata.
Prapashtesat e regjistrave
[redakto]Për shënimin e prapashtesave të regjistrave vlen rregulla që thotë përmbaju rregullave si është zakon. Makina shërbyese në rrjetë merr vendime të rëndësishme në bazë të prapashtesës së regjistrave, të cilat ja dërgon shfletuesi nëpërmjet tipave Mime. Ndërsa shfletuesi në bazë të të dhënave të tipit Mime, vepron me regjistrat.
- Regjistrat e zakonshëm të HTML-së, për prapashtesë kanë vargun
.html
ose vargun.htm
. - Regjistrat HTML me shtesat Server Side Includes për prapashtesë kanë vargun
.shtml
ose.shtm
. - Regjistrat HTML me shtesat PHP për prapashtesë kanë vargun
.php
. - Regjistrat HTML me shtesat ASP për prapashtesë kanë vargun
.asp
.
Emrat "default" sipas shërbyesit
[redakto]Shumica e makinave shërbyese në rrjetë për si "faqe fillestare" nismëtare marrin një apo disa regjistra të posaçëm. Në shumicën e rasteve, si e tillë merret regjistri index.html
ose .html
, nganjëherë merren edhe regjistrat welcome.html
gjegjësisht welcome.htm
apo edhe default.html
. Tek disa qendra shërbyese të ashtuquajtura Provider është e lejuar përzgjedhja që për emrin e regjistrit default të vendosë vetë përdoruesi. Në këto raste d.m.th kur ju keni të drejtën mbi konfigurimin e parapëlqimeve në makinën shërbyese atëherë edhe vendosni vetë se cili regjistër të jetë "faqe fillestare" (default).
Përparësia e regjistrave default qëndron në faktin se adresa e uebit nuk ka nevojë për emrat e regjistrave të HTML-së, kështu që adresat janë më të shkurta. Shumica e adresave janë të thjeshtahttp://www.example.org/
apo http://www.example.org/regjistra/
- pa ndonjë shënim të mëtejshëm për regjistrat e HTML-së. Në anën tjetër, kur regjistrat të thirren atëherë ato kuptohen si regjistra HTML. Kjo ndodhë kryekëput për shkak të këtyre regjistrave default.
Është e udhës që të pyesni qendrën shërbyese të rrjetit (provider) nëse ju lejon regjistra të tillë. Atëherë e organizoni projektin e juaj ashtu që të ketë në regjistër të tillë fillestarë për tu kapur me regjistrat tjerë.