Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/16
Pamja
(Ridrejtuar nga Ligjet e Kuvendit të Kosovës/16)
.
Kapitulli 5
Mallrat e eksportuara
.
Pjesa 1
Rregullat themelore mbi eksportimin e mallrave
.
Neni 27
Tretmani i kombit më të favorizuar
27.1 Nëse është në fuqi një marrëveshje ndërkombëtare e dyanëshme ose e shumëanëshe
që ligji ndërkombatar kërkon që Kosova ta respektojë, dhe marrëveshja e tillë obligon që
Kosovës t’i ipet tretmani i kombit më të favorizuar për eksportimin e mallrave të destinuara
për një rajon apo rajone të jashtme të veçanta, atëherë, përveq kur shprehimisht parashihet
ndryshe me këtë ligj ase aktn tjetër normativ të lejuar me këtë ligj, Kosovës do t’i jipet
tretman i kombit më të favorizuar për eksportet e tilla.
.
27.2 Kur eksportimi i mallit autorizohet nga tretmani i kombit më të favorizuar sipas
paragrafit 28.1, Kosovës do t’i ipet një tretman i till eksporti i cili është i barabartë me
tretmanin e kombit më të favorizuar që i ipet Kosovës për cilindo mall të tillë të ngashëm, pa
marrë parasysh destinimin. Kjo kërkesë shtrihet gjer në vendosjen dhe aplikimin e- (i)
taksave të eksportit, tarifat dhe taksave të çfarëdo lloji të vendosura mbi apo në lidhje me
eksportin e tillë, (ii) mënyrës së vjeljes së taksave, detyrimeve dhe tarifave të tilla dhe
(iii) rregullave e formaliteteve që duhet të ndiqen në lidhje me eksportin e tillë.
.
27.3 Me rastin e caktimit të shkallës së veçantë të tretmanit kombit më të favorizuar të
kërkuar me paragrafet 27.1 dhe 27.2, nuk do të mirret në konsideratë asnjë tretman më i
preferuar apo më i privilegjuar i cili është caktuar nga Kosova për eksportimin e mallrave në
në rajonet e jashtme derisa tretmani i tillë i preferuar, privilegjuar, apo i favorizuar
kërkohet nga nje dispozitë obligative e një marrëveshje të dyanëshme apo të shumëanëshme e
rajoneve të tregut të lirë apo unionit të doganave, apo të një marrëveshje të dyanëshme apo të
shumëanëshme të përkohshme që ka për qëllim mbështetjen dhe formimin e rajoneve të tilla
të lira apo unionioneve doganore, të cilën ligji ndërkombtar kërkon nga Kosova që ta
respektojë.
.
27.4 Asgjë në paragrafin 27.1 apo 27.2 nuk do të interpretohet si pengesë për dhënien e
tretmanit të kombit më të favorizuar për eksportet e destinuara për rajonet e jashtme të cilat
nuk janë të mbuluara nga një marrëveshje e dyanëshme apo e shumëanëshme.
.
.
Pjesa 2
Standardet dhe kërkesat teknike
për mallrat e eksportuara
.
Neni 28
Kërkesat sanitare dhe fitosanitare
Normat teknike dhe standardet e prodhimeve
.
28.1 Deri në masën që është e arsyeshme që të sigurohet se mallrat që eksportohen nga
Kosova nuk janë të një cilësie të dobët, Qeveria mund te nxjerrëë një apo më shumë akte
normative të cilat do të kërkojnë që disa lloje apo kategori të mallrave të caktuara të
përcillen me certificate që dëshmon se ato janë në pajtim me normat relevante teknike të
caktuara, kushtet e caktuara sanitare, fitosanitare dhe standarde të prodhimeve.
.
28.2 Çdo kërkesë e përcaktuar në pajtim me paragrafin paraprak do të vlejë në mënyrë të
njejtë për të gjithë prodhuesit dhe eksportuesit përkatës.
.
28.3 Veçanërisht, asnjë kërkesë e tillë nuk do të krijohet, miratohet apo implementohet në
mënyrë që të bëjë diskriminim në mesin e eksporteve duke u bazuar në destinacionin e
mallrave.
.
.
Pjesa 3
Lejet për eksport
.
Neni 29
Rregull e përgjithëshme: nuk kërkohet leje eksporti
Me përjashtim të mallrave të përcaktuara në listen e kontrollit të eksportit të përcaktuar sipas
nenit 30 më poshtë, për eksportimin e mallrave nga Kosova nuk do të kërkohet leje, licensë
apo autorizim nga cilido autoritet publik.
.
Neni 30
Lista e kontrollit të eksportit
Qeveria do të ketë autoritetin që të krijojë listen e mallrave të quajtur “Lista e kontrollit të
eksporteve”. Lista e tillë do të përcaktojë sakt ato lloje apo kategori të mallrave për
eksportin e të cilave kërkohet leje. Qeveria mund të përfshijë në listen e tillë llojin apo
kategorin e mallit vetëm nëse ka arsye të qarta, reale dhe objective që dëshmojnë se është e
nevojshme kontrolli i eksportit të mallrave të kategorisë apo llijit të tillë, me qëllim që
realisht të avancojë arritjen e njërës nga qëllimet vijuese:
(a) të ndalojë shkeljet e të drejtave mbi pronën intelektuale;
(b) të zbatojë kufizime mbi transaksionet e eksporteve që kanë të bëjnë me arin;
(c) të mbrojë llojët e rrezikuara të bimëve dhe kafshëve;
(d) të mbrojë artikujt që konsiderohen si thesarë kombëtarë dhe që kanë vlerë të
njohur dhe të rëndësishme artistike, historike apo arkeologjike;
(e) të zbatojë dispozitat obligative të një marrëveshje ndërkombëtare;
(f) të zbatojë masat që janë në mënyrë të qartë dhe qenësisht të domosdoshme për
konservimin e burimeve të shterrueshme natyrore, por vetëm nëse këto masa
shoqërohen me kontrollin e rëndësishëm qeveritar ndaj prodhimeve të vendit
dhe konsumimit të këtyre resuseve;
(g) të zbatojë masa të përkohëshme me qëllimin të sigurimit të furnizimit adekuat
minimal të tregun e vendit me artikuj ushqimor bazik dhe themelorë ose
mallërave tjera vitale; sidoqoftë, kufizimet e eksportit për qëllime të tilla do të
lejohen vetëm në rastet kur provohet në mënyrë të qartë se masat tjera të
mundëshme janë joadekuate ose praktike; ose
(h) të sigurojë zbatimin e duhur dhe caktimin e barabartë në mes të eksportuesve
të kontigjenteve të vendosura nga shteti i huaj ose rajoni i jashtëm në importet
e mallërave të tilla.
.
Neni 31
Kriteret e nevojshme për marrjen e lejes së eksportit
.
31.1 Për çdo lloj apo kategori të mallit të përfshirë në listën e eksporeve të kontrolluara,
Qeveria do të themelojë ose kërkojë nga një apo më shumë autoritete të emëruara shtetërore
që të vendosin, kriteret që duhet të përmbushen nga aplikuesi për të marrë një leje eksporti për
një mallë të tillë.
.
31.2 Të gjitha kriteriet e tilla do të jenë jo-diskriminuese, sidoqoftë, kur është qartë dhe
realisht e nevojshme për arritjenm e qëllimeve përkatëse mund të përcaktohet qartë që leja e
eksportit për llojin apo kategorinë e veçantë të mallit do t’i ipepet vetëm poseduesit të
licenses relevante të veprimtarisë; me kusht që, sidoqoftë, nga aplikuesi nuk do të kërkohet të
posedojë një license veprimtarie nëse liçensa e tillë nuk është e nevojshme për punë të
ngjashme ose drejtpërdrejtë konkurente të mallrave me origjinë vendore.
.
31.3 Të gjitha kritëriet e tilla do të jenë transparente dhe qartë e qenësisht të domosdoshme
për arritjen e qëllimeve të theksuara për përfshirjen e llojit apo kategorisë së tillë të mallit
në listën e eksporteve që duhet kontrolluar.
.
31.4 Qeveria nuk mund të përdorë asnjerën nga dispozitat e kësaj pjese (Pjesa 3) për
kufizimin e eksportit të llojit apo kategorisë perkatëse te mallit përderisa procedura e
nxjerrjes dhe kriteret e kërkuara të lejes së eksportit të mos përgatiten, miratohen dhe
plotësisht të zbatohen.
.
Neni 32
Eksportet e Ndaluara
.
32.1 Nëse një lloj apo kategori e mallrave është përfshirë në listën e eksporteve te
kontrolluara me qëllim të arritjes së qëllimit të përcaktuar me pikat e prej(a) – (g) të nenit
30, dhe një qëllim i tillë mundet që të arrihet ne menyrë të arsyeshme me ndalimin eksportit te
mallit te llojit apo kategorisë së tillë të mallit, Qeveria mundet shprehimisht të ndalojë
eksportin e tillë.
.
32.2 Nëse eksporti i një lloji apo kategori të mallit është i ndaluar – qoft parimisht ose te
një shtet apo rajon i caktuar sakt – asnjë person, ndërmarrje apo kompani publike nuk do të
lejohet të eksportojë mallra të tilla. Eksporti i mallrave të tilla nga autoriteti publik mund
të lejohet vetëm nëse eksporti i tillë (i) është qartë dhe qenësisht i domosdoshëm për
autoritetin e tillë publik të kryejë funksionin e tij legjitim publik dhe (ii) nuk bëhet në
mbështetje të ndonjë veprimtarie ekonomike, biznesi apo kpomercial.
.
Neni 33
Kufizimet në përdorimin dhe disponimin e mallrave të eksportuara
Nëse qartë është e nevojshme arrtija e qëllimit përkatës, leja e eksportit mund të përmbajë
kushtet që kufizojnë shfrytëzimin dhe disponimin tjetër që mund të bëhet ndaj mallrave të
eksportuara përkatëse dhe të kërkojë lejen e eksportit për garantimin se kushtet e tilla do të
plotësohen.
.
Neni 34
Eksporti i shërbimeve dhe informatave
Nëse është qartë e nevojshme dhe e domosdoshme, për arritjen e qëllimit të përcaktuar në
pikat (a) të nenit 30, Qeveria mund të vendosë masa kufizuese mbi ofrimin e shërbimeve
dhe informative ndaj rezidentëve dhe jorezidentëve.
.
Neni 35
Lejet e shumfishta të transportit
Një leje transporti, gjer në shkallën që është në përputhje me qëllimin e theksuar me
përfshirjen e mallit përkatës në listen e kontrollit të eksportit, do ti lejoj poseduesit të saj
të eksportoj kuantitetin e përcaktuar qartë të mallit përkatës në çdo kohë dhe në dërgesa të
shumfishta brenda një periudhe të caktuar kohore që nuk kalon një vit.
.
Neni 36
Eksportet jokomerciale dhe përjashtimet tjera
Kur realisht nuk rrezikon qëllimin e theksuar në përfshirjen e mallrave të llojit apo kategorisë
në listen e kontrollit të eksportit, Qeveria mund të nxjerr një akt normativ me të cilin
përjashton kushtet e lejes së eksportit ndaj mallrave të tilla në sasi të vogla, nën supozimin
jokomercial të eksporteve për të cilat përndryshe leja e eksportit do të ishte e nevojshme. Çdo
akt i tillë normativ do të përcaktoj kriterin transparent, objektiv dhe jodiskriminues që duhet
të plotësohet për tu kualifikur për një përjashim të tillë të përcaktuar me këtë paragraf.
.
.
Pjesa 4
Masat tjera që ndikojnë në mallrat e eksportuara
.
Neni 37
Masat kufitare të pronës intelektuale
.
37.1.Qeveria është e autorizuar të xjerr, në bazë të këtij neni (37) një akt normativ i cili
mundëson zbatimin e masave mbrojtëse në kufi me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të një
personi apo ndërmarrje të pronës intelektuale kundër eksportit që i shkel këto të drejta.
.
37.2.Akti normativ i nxjerr në përputhje me paragrafin paaprak do të sigurojë procedurën e
arësyeshme të cilën bartësi i të drejtës së tillë mund ta përdorë për arritjen e bashkëpunimit
midis të MIT dhe organeve doganore të Kosovës për zbatimin e këtyre të drejtave në kufi.
Masat e këtilla shtrënguese poashtu lejojnë organet doganore të disponojnë dhe konfiskojnë
mallrat që i shkelin të drejtat e tilla.
.
37.3.Të paktën, një akt i tillë normativ do të parashohë procedurën në lidhje me mallrat me
markë tregëtare të falsifikuarur dhe prodhimet e të drejtës së autorit të plagietuara.
.
37.4.Akti i tillë normativ do të parasheh mbrojtjen procedurale adekuate që siguron se asnjë
person, ndërmarrje ose autoritet publik nuk do ta pengojë tregëtinë e ligjëshme.
.
37.5.Akti normativ i nxjerrë në përputhje me paragrafet paraprake do të përgatitet, adoptohet
dhe zbatohet në pajtim me kërkesat e Konventës së OBT-së mbi aspektet përkatëse të
tregëtisë të të drejtave të pronës intelektuale.
.
Neni 38
I rezervuar
< 15 |
faqe - 16 - |
17 > |