Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/15
Appearance
KAPITULLI 4 MALLRAT E IMPORTUARA
. Pjesa 4 Masat e veçanta tregëtare . Neni 23 Tarifat tatimore anti-damping . 23.1 Qeveria është e autorizuar të përgatisë, miratojë dhe implementojë një akt normativ me të cilin parasheh vendosjen e tatimeve anti-damping mbi ose në importet e kategoroisë apo llojit të vacant të mallit që kanë origjinë nga një rajon i vacant i jashtëm, nëse- pas hetimit të bazuar procedural – vërtetohet se (I) mallrat e tillë nga rajoni i tillë janë duke u futur në tregëtinë e Kosovës në vlerën që është më e vogël se vlera e tyre normale, dhe (ii) veprimtaria e tillë është duke shkaktuar apo kërcnon të shkaktoj dëm material industrisë së themeluar vendore që prodhon mall të ngjashëm, ose që vonon realisht themelimin e një industrie të tillë vendore. . 23.2 Akti normativ i lejuar me paragrafin e paraprak do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e Marrëveshjes mbi Implementimin e nenit VI të Marrëveshjes së Përgjithëshme mbi Tarifat dhe Tregëtinë të OBT-së të vitit 1994. . 23.3 Qeveria dhe asnjë autoritet publik nuk mund të vendosë taksa doganore anti-damping apo masa tjera anti-damping ndaj cilitdo mall të importuar gjersa akti normativ të mos jetë përgatitur, miratuar dhe implementuar në pajtueshmëri të plotë me këtë nen. . Neni 24 Masat kundërvepruese . 24.1 Qeveria është e autorizuar të përgatisë, adoptojë dhe të implementojë një akt normativ i cili e vendos imponimin e taksave kundërvepruese mbi një lloj apo kategori të veçantë të mallit e cila e ka prejardhjen nga një rajon i veçantë i jashtëm, nëse – pas një procedure të bazuar hetimore, vertetohet se (i) mallrat e tilla nga nje rajon i tillë po përfitojnë nga një subvencion i cili ose është i dënueshëm ose është i ndaluar sipas Marrëveshjen e OBT-së mbi Subvencionet dhe Masat Kundërvepruese, dhe (ii) si pasoje e një përparësie të tillë, importet e mallrave të tilla janë duke shkaktuar apo rrezikojnë të shkaktojnë dëme të vërteta materiale industrisë vendore e cila prodhon mallra të ngjajshme, apo që vonojnë realisht themelimin dhe ngritjen e një industrie të tillë vendore. . 24.2 Akti normativ i pararaparë me paragrafin paraprak do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e Marrëveshjes mbi Subvencionet dhe Masat Kundërvepruese të OBT-së. . 24.3 As Qeveria dhe asnjë autoritet tjetër publik nuk mund te imponojë masa kundërvepruese në asnjë mall të importuar derisa një akt normativ i cili është në pajtueshmëri të plotë me këtë nen të jetë përgatitur, miratuar dhe implementuar plotësisht. . Neni 25 Masat e mbrojtjes . 25.1 Qeveria është e autorizuar të përgatisë, miratojë dhe implementojë një akt normativ i cili vendos imponimin e taksave mbrojtëse mbi të gjitha importimet e një lloji apo kategorie të veçantë të mallit, pa marrë parasysh prejardhjen, nëse - pas ndërmarrjes së procedurave hetimore, caktohet se (i) mallrat e tilla janë duke u importuar në sasi të mëdha dhe (ii) sasi të tilla të mëdha janë duke shkakëtuar apo rrezikojnë që të shkakëtojnë dëm të vërtetë industrisë vendore e cila mirret me prodhimin e mallrave të ngjajshme apo mallrave drejtpërdrejt konkuruese. . 25.2 Akti normativ i paraparë me paragrafin paraprak do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e Marrëveshjes së OBT-së mbi Mbrojtjen. . 25.3 Asnjë masë mbrojtëse nuk mund të imponohet në asnjë mall të importuar derisa të përgatitet, miratohet dhe implementohet një akt normativ i cili është në pajtueshmëri të plotë më këtë nen. . . Pjesa 5 Masat tjera që ndikojne në mallrat e importuara . Neni 26 Masat kufitare për mbrojtjen e pronës intelektuale në kufi . 26.1 Qeveria do të përgatisë, në pajtim me këtë dispozitë, aktin normativ i cili mundëson ndërmarrjen e masave detyruese ligjore kufitare për mbrojtjen e të drejtave të një përsoni apo ndërmarrje në apo për pronat intelektuale kundër importimit të mallrave që shkelin të drejtat e tilla. . 26.2 Akti normativ që kërkohet me paragrafin paraprak do të parashohë procedurën e arsyeshme që bartësit e të drejtave të tilla të mund të arrijnë bashkëpunimin me MTI-së dhe aturitetet doganore të Kosovës për zbatimin e të drejtave të tilla në kufi. Masat e tilla detyruese gjithashtu do t’i autorizojne autoritetet doganore t’i konfiskojnë dhe të disponojnë me mallrat të cilat i shkelin të drejtat e tilla. . 26.3 Së paku, një akt i tillë normativ do të parashohë procedurën në lidhje me falsifikimin e produkteve me shenjë tregëtare të falsifikuar dhe produktet e falsifikuar të së drejtës së autorit. . 26.4 Një akt i tillë normativë do të përcaktojë mbrojtjen përkatëse themelore që siguron se asnjë person, ndërmarrje apo autoritet publik nuk do të keqpërdorë tregëtinë e ligjshme. . 26.5 Akti normativ i autorizuar nga paragrafet paraprake do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në pajtueshmëri me kushtet e Marrëveshjes së OBT-ë mbi aspektet gjegjëse të tregëtisë së të drejtave të pronës intelektuale.
< 14 |
faqe - 15 - |
16 > |