Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/16
Appearance
. Kapitulli 5 Mallrat e eksportuara . Pjesa 1 Rregullat themelore mbi eksportimin e mallrave . Neni 27 Tretmani i kombit më të favorizuar 27.1 Nëse është në fuqi një marrëveshje ndërkombëtare e dyanëshme ose e shumëanëshe që ligji ndërkombatar kërkon që Kosova ta respektojë, dhe marrëveshja e tillë obligon që Kosovës t’i ipet tretmani i kombit më të favorizuar për eksportimin e mallrave të destinuara për një rajon apo rajone të jashtme të veçanta, atëherë, përveq kur shprehimisht parashihet ndryshe me këtë ligj ase aktn tjetër normativ të lejuar me këtë ligj, Kosovës do t’i jipet tretman i kombit më të favorizuar për eksportet e tilla. . 27.2 Kur eksportimi i mallit autorizohet nga tretmani i kombit më të favorizuar sipas paragrafit 28.1, Kosovës do t’i ipet një tretman i till eksporti i cili është i barabartë me tretmanin e kombit më të favorizuar që i ipet Kosovës për cilindo mall të tillë të ngashëm, pa marrë parasysh destinimin. Kjo kërkesë shtrihet gjer në vendosjen dhe aplikimin e- (i) taksave të eksportit, tarifat dhe taksave të çfarëdo lloji të vendosura mbi apo në lidhje me eksportin e tillë, (ii) mënyrës së vjeljes së taksave, detyrimeve dhe tarifave të tilla dhe (iii) rregullave e formaliteteve që duhet të ndiqen në lidhje me eksportin e tillë. . 27.3 Me rastin e caktimit të shkallës së veçantë të tretmanit kombit më të favorizuar të kërkuar me paragrafet 27.1 dhe 27.2, nuk do të mirret në konsideratë asnjë tretman më i preferuar apo më i privilegjuar i cili është caktuar nga Kosova për eksportimin e mallrave në në rajonet e jashtme derisa tretmani i tillë i preferuar, privilegjuar, apo i favorizuar kërkohet nga nje dispozitë obligative e një marrëveshje të dyanëshme apo të shumëanëshme e rajoneve të tregut të lirë apo unionit të doganave, apo të një marrëveshje të dyanëshme apo të shumëanëshme të përkohshme që ka për qëllim mbështetjen dhe formimin e rajoneve të tilla të lira apo unionioneve doganore, të cilën ligji ndërkombtar kërkon nga Kosova që ta respektojë. . 27.4 Asgjë në paragrafin 27.1 apo 27.2 nuk do të interpretohet si pengesë për dhënien e tretmanit të kombit më të favorizuar për eksportet e destinuara për rajonet e jashtme të cilat nuk janë të mbuluara nga një marrëveshje e dyanëshme apo e shumëanëshme. . . Pjesa 2 Standardet dhe kërkesat teknike për mallrat e eksportuara . Neni 28 Kërkesat sanitare dhe fitosanitare Normat teknike dhe standardet e prodhimeve . 28.1 Deri në masën që është e arsyeshme që të sigurohet se mallrat që eksportohen nga Kosova nuk janë të një cilësie të dobët, Qeveria mund te nxjerrëë një apo më shumë akte normative të cilat do të kërkojnë që disa lloje apo kategori të mallrave të caktuara të përcillen me certificate që dëshmon se ato janë në pajtim me normat relevante teknike të caktuara, kushtet e caktuara sanitare, fitosanitare dhe standarde të prodhimeve. . 28.2 Çdo kërkesë e përcaktuar në pajtim me paragrafin paraprak do të vlejë në mënyrë të njejtë për të gjithë prodhuesit dhe eksportuesit përkatës. . 28.3 Veçanërisht, asnjë kërkesë e tillë nuk do të krijohet, miratohet apo implementohet në mënyrë që të bëjë diskriminim në mesin e eksporteve duke u bazuar në destinacionin e mallrave. . . Pjesa 3 Lejet për eksport . Neni 29 Rregull e përgjithëshme: nuk kërkohet leje eksporti Me përjashtim të mallrave të përcaktuara në listen e kontrollit të eksportit të përcaktuar sipas nenit 30 më poshtë, për eksportimin e mallrave nga Kosova nuk do të kërkohet leje, licensë apo autorizim nga cilido autoritet publik. . Neni 30 Lista e kontrollit të eksportit Qeveria do të ketë autoritetin që të krijojë listen e mallrave të quajtur “Lista e kontrollit të eksporteve”. Lista e tillë do të përcaktojë sakt ato lloje apo kategori të mallrave për eksportin e të cilave kërkohet leje. Qeveria mund të përfshijë në listen e tillë llojin apo kategorin e mallit vetëm nëse ka arsye të qarta, reale dhe objective që dëshmojnë se është e nevojshme kontrolli i eksportit të mallrave të kategorisë apo llijit të tillë, me qëllim që realisht të avancojë arritjen e njërës nga qëllimet vijuese: (a) të ndalojë shkeljet e të drejtave mbi pronën intelektuale; (b) të zbatojë kufizime mbi transaksionet e eksporteve që kanë të bëjnë me arin; (c) të mbrojë llojët e rrezikuara të bimëve dhe kafshëve; (d) të mbrojë artikujt që konsiderohen si thesarë kombëtarë dhe që kanë vlerë të njohur dhe të rëndësishme artistike, historike apo arkeologjike; (e) të zbatojë dispozitat obligative të një marrëveshje ndërkombëtare; (f) të zbatojë masat që janë në mënyrë të qartë dhe qenësisht të domosdoshme për konservimin e burimeve të shterrueshme natyrore, por vetëm nëse këto masa shoqërohen me kontrollin e rëndësishëm qeveritar ndaj prodhimeve të vendit dhe konsumimit të këtyre resuseve; (g) të zbatojë masa të përkohëshme me qëllimin të sigurimit të furnizimit adekuat minimal të tregun e vendit me artikuj ushqimor bazik dhe themelorë ose mallërave tjera vitale; sidoqoftë, kufizimet e eksportit për qëllime të tilla do të lejohen vetëm në rastet kur provohet në mënyrë të qartë se masat tjera të mundëshme janë joadekuate ose praktike; ose (h) të sigurojë zbatimin e duhur dhe caktimin e barabartë në mes të eksportuesve të kontigjenteve të vendosura nga shteti i huaj ose rajoni i jashtëm në importet e mallërave të tilla. . Neni 31 Kriteret e nevojshme për marrjen e lejes së eksportit . 31.1 Për çdo lloj apo kategori të mallit të përfshirë në listën e eksporeve të kontrolluara, Qeveria do të themelojë ose kërkojë nga një apo më shumë autoritete të emëruara shtetërore që të vendosin, kriteret që duhet të përmbushen nga aplikuesi për të marrë një leje eksporti për një mallë të tillë. . 31.2 Të gjitha kriteriet e tilla do të jenë jo-diskriminuese, sidoqoftë, kur është qartë dhe realisht e nevojshme për arritjenm e qëllimeve përkatëse mund të përcaktohet qartë që leja e eksportit për llojin apo kategorinë e veçantë të mallit do t’i ipepet vetëm poseduesit të licenses relevante të veprimtarisë; me kusht që, sidoqoftë, nga aplikuesi nuk do të kërkohet të posedojë një license veprimtarie nëse liçensa e tillë nuk është e nevojshme për punë të ngjashme ose drejtpërdrejtë konkurente të mallrave me origjinë vendore. . 31.3 Të gjitha kritëriet e tilla do të jenë transparente dhe qartë e qenësisht të domosdoshme për arritjen e qëllimeve të theksuara për përfshirjen e llojit apo kategorisë së tillë të mallit në listën e eksporteve që duhet kontrolluar. . 31.4 Qeveria nuk mund të përdorë asnjerën nga dispozitat e kësaj pjese (Pjesa 3) për kufizimin e eksportit të llojit apo kategorisë perkatëse te mallit përderisa procedura e nxjerrjes dhe kriteret e kërkuara të lejes së eksportit të mos përgatiten, miratohen dhe plotësisht të zbatohen. . Neni 32 Eksportet e Ndaluara . 32.1 Nëse një lloj apo kategori e mallrave është përfshirë në listën e eksporteve te kontrolluara me qëllim të arritjes së qëllimit të përcaktuar me pikat e prej(a) – (g) të nenit 30, dhe një qëllim i tillë mundet që të arrihet ne menyrë të arsyeshme me ndalimin eksportit te mallit te llojit apo kategorisë së tillë të mallit, Qeveria mundet shprehimisht të ndalojë eksportin e tillë. . 32.2 Nëse eksporti i një lloji apo kategori të mallit është i ndaluar – qoft parimisht ose te një shtet apo rajon i caktuar sakt – asnjë person, ndërmarrje apo kompani publike nuk do të lejohet të eksportojë mallra të tilla. Eksporti i mallrave të tilla nga autoriteti publik mund të lejohet vetëm nëse eksporti i tillë (i) është qartë dhe qenësisht i domosdoshëm për autoritetin e tillë publik të kryejë funksionin e tij legjitim publik dhe (ii) nuk bëhet në mbështetje të ndonjë veprimtarie ekonomike, biznesi apo kpomercial. . Neni 33 Kufizimet në përdorimin dhe disponimin e mallrave të eksportuara Nëse qartë është e nevojshme arrtija e qëllimit përkatës, leja e eksportit mund të përmbajë kushtet që kufizojnë shfrytëzimin dhe disponimin tjetër që mund të bëhet ndaj mallrave të eksportuara përkatëse dhe të kërkojë lejen e eksportit për garantimin se kushtet e tilla do të plotësohen. . Neni 34 Eksporti i shërbimeve dhe informatave Nëse është qartë e nevojshme dhe e domosdoshme, për arritjen e qëllimit të përcaktuar në pikat (a) të nenit 30, Qeveria mund të vendosë masa kufizuese mbi ofrimin e shërbimeve dhe informative ndaj rezidentëve dhe jorezidentëve. . Neni 35 Lejet e shumfishta të transportit Një leje transporti, gjer në shkallën që është në përputhje me qëllimin e theksuar me përfshirjen e mallit përkatës në listen e kontrollit të eksportit, do ti lejoj poseduesit të saj të eksportoj kuantitetin e përcaktuar qartë të mallit përkatës në çdo kohë dhe në dërgesa të shumfishta brenda një periudhe të caktuar kohore që nuk kalon një vit. . Neni 36 Eksportet jokomerciale dhe përjashtimet tjera Kur realisht nuk rrezikon qëllimin e theksuar në përfshirjen e mallrave të llojit apo kategorisë në listen e kontrollit të eksportit, Qeveria mund të nxjerr një akt normativ me të cilin përjashton kushtet e lejes së eksportit ndaj mallrave të tilla në sasi të vogla, nën supozimin jokomercial të eksporteve për të cilat përndryshe leja e eksportit do të ishte e nevojshme. Çdo akt i tillë normativ do të përcaktoj kriterin transparent, objektiv dhe jodiskriminues që duhet të plotësohet për tu kualifikur për një përjashim të tillë të përcaktuar me këtë paragraf. . . Pjesa 4 Masat tjera që ndikojnë në mallrat e eksportuara . Neni 37 Masat kufitare të pronës intelektuale . 37.1.Qeveria është e autorizuar të xjerr, në bazë të këtij neni (37) një akt normativ i cili mundëson zbatimin e masave mbrojtëse në kufi me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të një personi apo ndërmarrje të pronës intelektuale kundër eksportit që i shkel këto të drejta. . 37.2.Akti normativ i nxjerr në përputhje me paragrafin paaprak do të sigurojë procedurën e arësyeshme të cilën bartësi i të drejtës së tillë mund ta përdorë për arritjen e bashkëpunimit midis të MIT dhe organeve doganore të Kosovës për zbatimin e këtyre të drejtave në kufi. Masat e këtilla shtrënguese poashtu lejojnë organet doganore të disponojnë dhe konfiskojnë mallrat që i shkelin të drejtat e tilla. . 37.3.Të paktën, një akt i tillë normativ do të parashohë procedurën në lidhje me mallrat me markë tregëtare të falsifikuarur dhe prodhimet e të drejtës së autorit të plagietuara. . 37.4.Akti i tillë normativ do të parasheh mbrojtjen procedurale adekuate që siguron se asnjë person, ndërmarrje ose autoritet publik nuk do ta pengojë tregëtinë e ligjëshme. . 37.5.Akti normativ i nxjerrë në përputhje me paragrafet paraprake do të përgatitet, adoptohet dhe zbatohet në pajtim me kërkesat e Konventës së OBT-së mbi aspektet përkatëse të tregëtisë të të drejtave të pronës intelektuale. . Neni 38 I rezervuar
< 15 |
faqe - 16 - |
17 > |