Jump to content

Libri i namazit/Tema (çështja) e kufrit

Nga Wikibooks

Tema(Çështja) e kufrit

[redakto]

Më e keqja e të këqijave është të mos e besosh All-llahun Te’álá, të jesh ateist. Të mos e besosh gjënë që duhet besuar , është kufër. Të mos i besosh Muhammedit alejhisselam është kufër. T'i besosh me zemër të gjitha gjërat që Muhammedi alejhisselam i sjell nga All-llahu Te’álá dhe t'i pohosh e t'i shqiptosh, me gjuhë, quhet IMAN. Në çastin kur je i penguar dhe i detyruar(nën presjon), të mos i shqiptosh ato, të falet. Për të arritur imanin, duhet të ruhesh nga gjërat që Islami i ka quajtur shenja të kufrit. Të mos nënçmosh asnjë nga dispozitat, nga urdhëresat dhe ndalesat e Islamit. Të tallesh me Kur'anin famëlartë, me engjëjt ose me ndonjë nga pejgamberët, është nga shenjat e kufrit. Pasi ta dëgjosh të mos besosh, të mos e pohosh fjalët e tij, domethënë ta mohosh atë. Edhe të dyshosh është mohim.

Kufri është tre llojesh: i injorancës, i inatit dhe dispozitiv.

1. Kufri i atyre që janë jobesimtarë për shkak se nuk kanë dëgjuar, quhet Kufri i injorancës (mosdijes). Edhe injoranca është dyllojëshe. E para është e thjeshtë. Njeriu e di se është injorant. Te këta nuk është I'tikadi i gabuar. Janë si kafshë. Sepse ajo që e dallon njeriun nga kafsha, është dituria dhe inteligjenca. Këto janë edhe më të ulëta se te kafsha. Lloji i dytë i injorancës është injoranca e përzier. Është I'tikadi i gabuar, i marrë. Të këtilla janë I'tikadet e shtatëdhjetë e dy grupeve të myslimanëve dhe të filozofëve dijetarëtëtyre. Kjo injorancë është edhe më e keqe nga e para. Është një sëmundje së cilës nuk i dihet ilaçi.

2. Kufri i inatit. Të jesh qafir me dije dhe për inat. Ky kufër arrihet për shkak të mendjemadhësisë, nga frika të turpërohesh dhe nga lakmia për të arritur ndonjë pozitë. I tillë ka qenë kufri i Faraonit dhe i bashkëmendimtarëve të tij, i mbretit të Bizantit, Herakliut.

3. Kufri dispozitiv. Ai që flet fjalë që Islami i ka cilësuar si shenja të pabesimit (kufrit) dhe që bën punë të tilla, edhe nëse thotë se beson, është qafir. Ta përfillësh atë gjë që Islami ka urdhëruar ta përbuzësh dhe të përbuzësh atë që ka urdhëruar ta përfillësh, është kufër.

- Të thuash se All-llahu na shikon ne nga Arshi apo nga qielli, është kufër.

- Të thuash se ashtu sikur më ke torturuar ti mua, edhe All-llahu të torturon ty, është kufër.

- Të thuash, filan myslimani në sytë e mi është si jahudi, është kufër.

- Të thuash për fjalën rrenë se All-llahu e di se është e drejtë, është kufër.

- Të flasësh fjalë nënçmuse për melaiqet, është kufër.

- Të flasësh fjalë nënçmuese për Kur'anin famëlartë, madje qoftë dhe për një shkronjë të tij e të mos i besosh një shkronje të tij, është kufër.

- Të lexosh Kur'anin duke e shoqëruar me ndonjë vegël muzikore, është kufër.

- Të mos i besosh Tevratit dhe Inxhilit burimor (të vërtetë), t'i përbuzësh këto, është kufër. (Tani nuk ka Tevrat dhe Inxhil burimor - të vërtetë).

- Të flasish fjalë përbuzëse për Pejgamberin, është kufër.

- Të mos i besosh njërit nga njëzet e pesë pejgamberët, emrat e të cilëve janë përmendur në Kur'an, është kufër.

- Të thuash për dikë që bën mirë shumë, se është më i mirë se Pejgamberi, është kufër.

- Të thuash se pejgamberët kanë qenë të mjerë, është kufër. Sepse varfëria e tyre ka qenë me dëshirën e tyre.

- Edhe ai që i beson atij që thotë se është pejgamber, është qafir.

- Të tallesh me gjërat që do të ndodhin në Ahiret, është kufër.

- Të mos i besosh ndëshkimet (duke thënë se nuk i kap mendja, shkenca), që bëhen në varr e në Kiamet, është kufër.

- Të mos e besosh të pamët e All-llahut në Xhennet, të thuash unë nuk e dua Xhennetin, e dua All-llahun, është kufër.

- Të thuash se njohuritë shkencore janë më të dobishme se njohuritë fetare, të thuash, pra, fjalë, që janë shenja të mosbesimit në Islam, është kufër.

- Të thuash, se është njësoj si fale si s'fale namaz është kufër.

- Të thuash nuk jap zeqat, është kufër.

- Të thuash të kishte qenë hallall interesi (kamata), është kufër.

- Të thuash të kishte qenë hallall tortura, është kufër.

- T'i japësh fukarasë nga malli që është haram dhe të presësh sevap, si dhe fukaraja që e di se paratë që i ka dhënë tjetri, janë haram të lutet për të mirë për atë që i ka dhënë, është kufër.

- Të thuash që kiasi (gjykimi, dispozita) i Imami Adham Ebu Hanife nuk është i drejtë, është kufër.

- Të mos pëlqesh një nga sunnetet e njohura, është kufër.

- Kur ta dëgjosh hadithin: "Hapësira në mes varrit tim dhe minberit tim është një kopsht nga kopshtet e Xhennetit" Të thuash për këtë hapësirë se unë nuk shoh tjetë gjë përveç minberit, hasrës dhe varrit, është kufër.

- Të mos i besosh njohuritë islame dhe t'i nënçmosh ato dhe dijetarët fetarë, është kufër.

- Ai që dëshiron të bëhet qafir, në çastin që vendos për këtë, bëhet jobesimtar.

- Ai që dëshiron që tjetërkush të bëhet qafir, për shkak se e ka pëlqyer kufrin, nëse do bëhet qafir.

- Duke ditur se shkakton kufrin dhe ai që me dëshirë i flet fjalët e kufrit, bëhet qafir. Nëse i flet nga mosdija, sipas shumicës së dijetarëve, prapë bëhet qafir.

- Të bësh një punë për të cilën e di se është shkaktare e kufrit, është kufër

- Ta lidhësh shokën e priftërinjve në bel dhe të veshësh diçka që është e veçantë për kufër, bëhesh qafir. Edhe nëse tregtari e shfrytëzon sheshin e luftës - armikut, është kufër. Po ashtu t'i përdorësh këto për humor, për t'i shtyrë të tjerët të qeshen, pra për shaka, bëhen shaka për kufër.

- Në ditët e festave të qafirëve, t'i përdorësh edhe ti sikur ata gjërat që janë të veçanta për atë ditë, t'ia japësh dhuratë këto qafirit, është kufër.

- Duhet të frikësohesh nga elementet e kufrit në fjalët që fliten për të treguar sa i mençur, i dijshëm, letrar, apo për t'i mahnitun, për t'i bërë të tjerët të qeshin, për t'i gëzuar apo për t'u tallur me ata që i kanë pranë. Të këtilla janë edhe fjalët e hidhërimit, zemërimit dhe lakmisë.

- Ai që bën gibet (përgojim), nëse thotë se unë nuk kam bërë gibet, po e kam thënë gjënë që e ka ai, të flasësh kështu, është kufër.

- Vajza që është kurorëzuar që e mitur, kur të bëhet e vetëdijshme dhe e moshës madhore, nëse nuk e di imanin dhe islamin, e kur pyetet nuk mund ta shpjegojë, konsiderohet e lëshuar nga burri i saj e vetë bëhet murtede. Kështu është edhe për mashkullin.(Për një musliman nuk lejohet të martohet me një që nuk e njef fenë e tij)

- Ai që atij që ka vrarë ose ka urdhëruar të vritet (pa faj) një besimtar, Ai që i thotë se ka bërë mirë, bëhet qafir.

- Për atë që nuk është vaxhib mbytja, të thuash se duhet vrarë, është kufër.

- Tiranit që e ka rrahur ose e ka vrarë dikë pa faj, t'i thuash se ka bërë mirë, e kishte merituar këtë, është kufër.

- T'i thuash në mënyrë të rrejshme All-llahut: Ty të dua më shumë se fëmijën tim All-llahu e di, është kufër.

- Të mos falësh namaz, të mos agjërosh, të mos japësh zekat dhe të mos e besosh se janë detyra, t'i nënçmosh, është kufër.

- Të humbësh shpresën nga mëshira e Zotit, është kufër.

- Paraja, malli që për vete nuk është haram dhe që për shkak të një arsyeje që rezulton më pas bëhet haram, quhet Haram li gajrihi. I këtillë është malli i vjedhur dhe që ka ardhur nëpërmjet rrugëve të ndaluara (haram). Këtyre t'u thuash hallall, është kufër. Coftina(ngordhësira), derri, vera e gjërat të përngjashme me këto që për individët janë haram, quhen Haram li ajnihi. Këtyre t'u thuash hallall, është kufër.

- T'u thuash hallall të gjitha gjynaheve që dihet qartë se janë haram, gjithashtu është kufër.

- Të mos i përfillësh gjërat që Islami u ka kushtuar rëndësi, si: ezani, xhamia, librat e fikhut, është kufër.

- Të falësh namaz edhe pse e di se je pa abdest, është kufër.

- Të falësh namaz në anën tjetër e jo në drejtim të kibles, me qëllim, është kufër.

- Të thuash qafir një myslimani, për ta përbuzur nuk është kufër.Të thuash me dëshirë atë bëhesh qafir, është kufër.

- Të punosh gjynahe pa i përfillur që janë gjynahe, është kufër.

- Të mos i besosh asaj që duhet t'i bëhet ibadet, asaj që duhet të të largoj nga gjynahi, është kufër.

- T'i pëlqesh ritualet fetare të qafirëve, edhe pse nuk je i detyruar të veshësh uniformën e priftërinjve dhe t'i përdorësh shenjat e kufrit dhe t'i adhurosh ato, është kufër.

- Për diçka që është haram në çdo fe, si, rrena, interesi, pederizmi, prostitucioni të thuash të kishin qenë hallall e të thuash se do t'i bëja edhe unë është kufër.

- Të thuash u kam besuar pejgamberëve, ama nuk e di nëse është pejgamber Ademi alejhisselam, është kufër.

- Ai që nuk e njef dhe nuk e beson se Muhammedi është pejgamberi i fundit, është qafir.

- Nëse dikush thotë se në qoftë se, ato që kanë thënë pejgamberët janë të vërteta, ne shpëtuam, bëhet qafir. (Nëse këtë fjalë e ka thënë në atë mënyrë që të shprehë dyshim).

- Nëse dikujt i thonë eja fal namaz, dhe ai, nëse thotë nuk fal, bëhet qafir. Ama, nëse thotë nuk fal me fjalën tënde, dëshirën tënde, por fal me urdhrin e All-llahut, nuk bëhet tillë.

- Nëse dikujt i thonë, shkurtoje mjekrën për një masë, ose shkurtoje më shumë se ajo masë, preji thonjtë , sepse është sunneti i Resulull-llahut (salall-llahu alejhi ve selem), dhe ai thotë nuk e shkurtoj, nuk i pres bëhet qafir. Edhe me sunnetet tjera është kështu. Të thuash se me fjalën tënde nuk pranoj por, për shkak se është sunnet i Resulull-llahut e bëjë këtë, nuk është kufër. Nëse bëhet me qëllim mohimi, është kufër.

- Nëse dikush vishet fund e krye me mëndafsh dhe dikush tjetër e përgëzon (e uron) për këtë veshje, kërcënohet nga kufri(për meshkujt).

- Nëse dikush punon një mekruh, si p. sh. t'i shtrijë këmbët drejt kibles dhe të shtrihet, ose të pështyejë drejt kibles, ose të urinoj drejt kibles, nëse atij personi i thonë: këto që bën janë mekruh, mos i bëj, dhe ai thotë, ku të mbeten me kaq gjynahet tona, kërcënohet nga kufri. Domethënë, për shkak se mekruhun e ka konsideruar diçka të parëndësishme.

- Nëse shërbëtori i dikujt hyn brenda dhe i jep selam zotëris së tij, dhe nëse dikush që gjendet pranë zotëris së tij i thotë, hesht, nuk bënë t'i japësh selam zotërisë tënde, ai person që i thotë kështu bëhet qafir. Por nëse ka për qëllim t'i mësoj mirësjelljen, dhe nëse thotë që selami duhet dhënë nga zemra, nuk është kufër.

- Të thuash imani rritet, pakësohet, është kufër. Por nëse kjo bëhet me respekt të sinqertë, të plotë, nuk është.

- Të thuash se kibla është dysh, njëra është Qabeja, njëra Kudusi. Të thuash që tani është në dy vende është kufër. Por, nëse thua se Bejti Mukaddes-i ka qenë kible, pastaj kible është bërë Qabeja, nuk është kufër.

- Nëse një person urren pa nevojë një dijetar islam, ai person kërcënohet nga kufëri.

- Nëse një person duke ngrënë ushqim thotë se të mos flasësh është nga adetet e mira të Mexhusive (adhuruesve të zjarrit), ose nëse thotë se të mos flesh me gruan kur i ka menstruacionet dhe kur është lehonë, është nga gjërat e mira të mexhusinjve, kanë thënë bëhet qafir.

- Nëse një personi i thuhet a je besimtar ti?, dhe ai nëse thotë Inshall-llah, dhe nuk e ndërron fjalën, është kufër.

- Nëse një person, atij që i ka vdekur djali, i thotë, All-llahut i është nevojitur djali yt, kanë thënë, bëhet qafir.

- Nëse një grua lidhë një pe-fije të zezë në bel, dhe asaj i thonë, çka është kjo, e ajo thotë se, është zunnar (shokë e zezë e priftërinjve që e lidhin në bel), bëhet qafire.

- Nëse një person, kur ha ushqim haram, thotë Bismil-lah, bëhet qafir. Kështu është edhe për haramet si coftina, vera. Kështu nuk është me ato që nuk janë vetë haram, por që për të tjerët janë haram ligajrihi. Kur e han mallin e vjedhur, të shqiptosh besmelen nuk është qafir. Vetë malli nuk është haram, të vidhet është haram.

- Të kënaqesh me kufrin e një personi, është kufër. Nëse një personi i thua All-llahu ta marrtë shpirtin me kufër, dijetarët nuk janë marrë vesh në se bëhesh qafir apo jo. Miratimi i kufrit është kufër. Por, nëse miratimi bëhet për shkak të tiranisë dhe dënimit të ashpër dhe të pandërprerë, nuk është kufër.

- Nëse një person thotë se filani veprën nuk e ka bëre, e në të vërtetë e di se ai e ka bërë, bëhet qafir, ngaqë All-llahu e di. Domethënë bën shpifje injorante ndaj Zotit.

- Nëse një person e kurorëzon gruan pa dëshmitarë, dhe ai e gruaja thonë se dëshmitarët tanë janë All-llahu Te’álá dhe Pejgamberi, të dytë bëhen qafirë. Sepse Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem) derisa ka qenë gjallë, nuk i dinte të fshehtat .Tani ai është në ahiret dhe nuk mund të dijë për jetën këtu(të bëhet dëshmitar). Të thuash e dinte të panjohurën, është kufër. (Të panjohurën e di vetëm All-llahu).

- Nëse dikush thotë se i di të vjedhurat dhe të fshehtat, edhe ai që thotë edhe ai që beson bëhen qafirë. Nëse thotë se mua më informojnë xhindët, prapë bëhet qafir. Të fshehtën nuk e dinë as pejgamberët as xhindët. (Të panjohurën e di vetëm All-llahu).

- Kanë thënë se nëse një person dëshiron të betohet në Zotin, dhe tjetri i thotë se nuk e do betimin e tij në Zotin, por e do betimin e tij të nderit, të sinqeritetit, bëhet qafir.

- Nëse dikush një personi që nuk e do i thotë, se fizionomia jote më duket si marrësi i shpirtit, kanë thënë bëhet qafir. Sepse engjëlli për marrjen e shpirtrave (Azraili alejhisselam) është nga engjëjt e mëdhej dhe nuk mund të krahasohet me qënjet njerëzore.

- Nëse dikush thotë se mosfalja e namazit është punë e këndshme, bëhet qafir. Nëse dikush i thotë një tjetrit eja fal namaz, e ai i thotë se i vjen punë e rëndë të fal namaz, kanë thënë se bëhet qafir.

- Nëse dikush thotë, All-llahu në qiell është dëshmitari im, bëhet qafir, Sepse i cakton vend All-llahut. All-llahu nuk ka vend të caktuar, ai është gjithkund.

- Ai që thotë i All-llahut baba-at, është qafir.

- Rrësku është nga All-llahu. Por nëse thotë se edhe nga robi kërkon lëvizje - veprim, kjo është shirk. Sepse edhe veprimi i robit është nga All-llahu.

- Nëse thotë se është më mirë të jesh qafir se të tradhtosh, bëhet qafir.

- Nëse thotë, ç'punë kam në tubimet shkencore, ose kush është në gjendje të punojë atë që thonë dijetarët, ose nëse fetvanë e hedh poshtë dhe thotë ç'dobi ka fjala e njerëzve të fesë, bëhet qafir.

- Nëse një person flet kufër, dhe tjetri qesh, edhe ai që qesh bëhet qafir. Nëse detyrohet të qeshë nuk bëhet i tillë.

- Nëse thotë Islamin nuk e njoh ose nuk e dua, bëhet qafir.

- Nëse një person bën gjynah të vogël, e një tjetër i thotë, pendohu, dhe ai, nëse thotë ç'kam bërë që të pendohem, bëhet qafir.

- Ai që sulmon librat e tefsirit dhe të fikhut, ai që nuk i pëlqen këto, ai që i përbuz, bëhet qafir.

- Nëse dikë e pyesin nga cila gjeneratë je, nga cili popull je, cili është imami i medhhebit tënd në I'tikad, cili është imami i medhhebit tëndë në veprim, nëse nuk i di, bëhet qafir.

- Ai që haramit të prerë i thotë hallall, është qafir (Është rrezik t'i thuhet duhanit është haram).

- Të dëshirosh të bëhet hallall një gjë që në të gjitha fetë është haram, dhe që i kundërvihet idesë për t'u bërë hallall, bëhesh qafir. Si, janë: kurvëria, pederizmi, të hash pasi ta mbushësh barkun, të marrësh - japësh kamatë. Dëshira që vera të jetë hallall nuk është kufër. Sepse nuk është haram në çdo fe.

- Ta përdorësh Kur'anin famëlartë në bisedë dhe tallje është kufër.

- Pra, të tallesh me Kur'anin, është kufër. E kështu është edhe të lexosh Kur'an gjatë muzikës, këngës, argëtimit, vallëzimit.

- Nëse dikush thotë se je lakuriquar krejtësisht si ajo mështjerra e Xhebrailit, është shkatërrim, tragjedi, është tallje me melaiqet.

- Nëse dikush betimin në Zotin e lidh me fjalët për kokë të birit, tim, kërcënohet të ketë bërë kufër.

- Kur'anin, mevludin ose ilahitë t'i këndosh me instrumente muzike, ose duke ekzekutuar në instrument muzikorë, është kufër.

- Kur'anin, mevludin, ilahitë dhe salavatet t'i këndosh me respekt në tubimet e të pafeve është haram.T'i lexosh për argëtim, për të bërë aheng, qejf, është kufër.

- Të mos e dëgjosh, e të mos i kushtosh rëndësi ezanit Muhamedi, të kënduar si sunnet, menjëherë bëhet kufër.

- Ai që Kur'anin fisnik e shpjegon sipas vetes së tij, bëhet qafir.

- Ai që nuk u beson si duhet njohurive të imanit, që janë shpjeguar qartë në Kur'ani Kerim dhe në hadithe, dhe që janë kumtuar njëzëri nga imamët muxhtehidë e që janë përhapur ndër myslimanë, është qafir. Ky lloj kufri quhet Ilhad (largim nga besimi i vërtetë) dhe ata që besojnë kështu, quhen Mulhid (i pabesim).

- Ai që e pëlqen kufrin e tjetërkujt, bëhet qafir.

- Kasetat dhe pllakëzat e inçizuara me Kur'an, janë të çmueshme e të respektueshme si Mus-hafi. Dhe këto të mos i çmosh është kufër

- T'u besosh atyre që thonë dhe që bëjnë fallxhinjtë dhe ata që shikojnë në yje, përgjigjet e tyre, edhe të dalin nganjëherë të drejta, t'i besosh tjetërkujt pos All-llahut i cili di gjithçka dhe që gjithçka që din do ta bëjë, është kufër. (Nuk është kështu t'u besosh njohurive shkencore).

- Ta braktisësh sunnetet duke mos u kushtuar rëndësi, duke i nënçmuar, është kufër.

- Ta lidhësh shokën e priftërinjve dhe të adhurosh putet, kryqin dhe statujat e fotografitë e tyre, të nënçmosh një nga librat që shpjegojnë sheriatin, ta përqeshësh, të tallesh me ndonjë nga dijetarët islamë, të flasësh fjalë që shkaktojnë kufër dhe nëse një gjë që është urdhëruar ta nderojmë, e nënçmojmë dhe një gjë që është urdhëruar ta përbuzim, e nderojmë është kufër.

- Ai që thotë dhe beson se një magjistar a fallxhor e bënë gjithsesi atë që do me magji, apo se magjia padyshim ka ndikim, bëhet qafir.

- Me një mall që dihet qartë se është haram të ndërtosh xhami, të japësh sadaka dhe të bësh tjetër punë të dobishme dhe për këto të presësh sevap, është kufër.

- Nëse dikush jep sadaka nga malli që është haram i argumentuar dhe shpreson të fitojë sevap, fukaraja që e merr edhe pse e di se është haram, nëse atij që ia jep i thotë Zoti qoftë i kënaqur me ty, nëse edhe dhënësi ose edhe dikush tjetër thotë amin, të gjithë bëhen qafirë.

- Të bësh qejf, të argëtohesh duke dëgjuar Kur'an me radio dhe altoparlant, në kafene, në vende të argëtimit, në tubimet ku bëhen gjynahe, është kufër.

- Ti thuash krijues, tjetërkujt, pos All-llahut, për çfarëdo qëllimi qoftë, është kufër.

- Të falësh namaz kur e di se je pa abdest dhe të mos pëlqesh një punë që është sunnet, është kufër.

- Të thuash lejohen kurvëri, pederizmi, është kufër.

- Të mos i kushtosh rëndësi haramit të shpjeguar me ixhma dhe me nass ( me ajet e hadith), është kufër.

- Të ngulësh këmbë, të vazhdosh të bësh gjynahe të mëdha, e shpie veten në kufër. Të mos i kushtosh rëndësi namazit, është kufër.

- Të thuash se në hilafetin e Ebu Bekrit dhe të Umer el Farukut nuk ka pasur drejtësi, është kufër.

- Meqense është farz ta varrosësh të vdekurin në dhé, atyre që nuk i kushtojnë rëndësi këtij farzi e ikin nga ky farz dhe thonë se të vdekurit t'i varrosësh është prapambetje, tash kur kanë përparuar dija dhe shkenca, dhe atyre që thonë se të vdekurit është më mirë t'i djegësh si Buda, brahmanët, qafirët(ateistët) komunistë, u shkon imani, bëhen murted.

- T'i mohosh me gjuhë e me zemër evliatë e Zotit, është kufër.

- T'u shprehësh armiqësi evliave dhe dijetarëve, është kufër.

- Të thuash se evliatë posedojnë atribute ismete-pagabueshme, është kufër. (Nga njerëzit, të pagabushëm janë vetëm pejgamberët).

- Ta lexosh Kur'anin në mënyrë që nuk e ka lexuar asnjëri nga dijetarët fetarë, qoftë edhe nëse nuk prishen kuptimi dhe fjalët, është kufër.

- Të përdorësh një gjë që është e veçantë për ibadetet e priftërinjve, është kufër.

- Ai që nuk e fal namazin me qëllim, ai që nuk mendon ta bëjë kaza, ai që nuk friksohet se për këtë do të ndëshkohet, edhe në medhhebin hanefi, është qafir.

- Ibadetet e qafirëve t'i bësh si ibadet, p.sh. të ekzekutosh muzikë me vegla muzikore në xhami, siç ekzekutohet në kishë dhe pa qenë i shtërnguar i detyruar, t'i përdorësh gjërat që sheriati i ka konsideruar shenja të qafirllëkut, janë kufër.

- Ai që i shan ashabët kiramë, quhet mulhid. Mulhid, është të qënit qafir.

- Të besosh se te pronari i fotografisë, te kryqi, ose te çfarëdo gjëje tjetër si ylli, dielli, lopa ka atribute Zoti, p.sh. të thuash që bën çkado, atë që do e krijon, të sëmurin e shëron. T'i madhërosh këto gjëra, është kufër.

- Duhet ditur se Isai alejhisselam do të zbresë nga qielli. Ai që nuk i beson kësaj, është qafir.

- T'i thuash qafir atij që i është premtuar Xhenneti me Kur'an dhe me hadith, është kufër.

- Ajetet që nuk kanë lidhje me shkencën, që janë jashtë praktikës shkencore, të përpiqesh t'i përshtatësh me dituritë shkencore, të ndërrosh tefsirin e mirë Selefi, është gabim i madh. Ata që bëjnë tefsir dhe përkthim të këtillë, bëhen qafirë.

- Për gruan myslimane është gjynah e haram të dalë në rrugë me kokë, me krahë dhe me këmbë të pambuluara, e t'ua tregojë meshkujve. Nëse nuk u kushton rëndësi këtyre gjërave, nëse nuk kujdeset për ato, i shkon imani, bëhet qafire.

- Edhe haramet dhe farzet që i ka kumtuar Pejgamberi ynë, janë të rëndësishme, sikur haramet e farzet që janë shpjeguar qartë me Kur'an. Prandaj ai që nuk u beson edhe këtyre, pra që nuk i pranon, del nga feja, bëhet qafir.

- Ai që nuk i beson ekzistencën e engjëjve dhe të xhindëve është qafir.

- Nëse duke bërë magji shqipton fjalë dhe bën diçka shkaktojnë kufër, bëhet kufër.

- Ai që i thotë myslimanit o qafir (ose që i thotë myslimanit mason-hebre) dhe nëse e beson atë si qafir, vetë bëhet qafir.

- Ai që i kryen ibadetet dhe gjithnjë është me drojë të mos i prishet imani dhe vazhdimisht mendon se ka shumë gjynahe dhe druan që ibadetet nuk e shpëtojnë, kuptohet se e ka të fortë imanin. Ai që dyshon në atë se a do ta vazhdojë imanin, bëhet qafir.

Kur myslimani, mashkull a femër, një punë apo një fjalë që nga dijetarët është shpjeguar njëzëri se do të jetë shkaktare e kufrit, e bën apo e thotë me dije apo ta flasë seriozisht a për shaka (pa qenë i detyruar), vetëm për t'i bërë të qeshin të tjerët, edhe nëse nuk e mendon kuptimin e saj, e humb imanin. Bëhet Murted. Ky quhet Kufër i inatit. Sevapet e mëparshme të atij që bëhet murted dhe të kufrit inator zhduken. Nëse bën tevbe, nuk kthehen prapë. Nëse është i pasur, duhet të shkojë përsëri në haxh. Namazet, agjërimet, zeqatet që i ka bërë duke qenë murted, nuk i bën kaza. I bën kaza ato që nuk i ka punuar para daljes nga Islami. Për të bërë tevbe, nuk mjafton vetëm shqiptimi i Kelime-i Shahadetit. Duhet bërë tevbe edhe nga ajo gjë që është shkaktare e kufrit. (Në cilën derë të ketë dalë nga Islamizmi, nëpër atë derë duhet të hyjë). Nëse nuk e di që do të jenë shkaktare të kufrit edhe nëse i flet e vepron, nuk është e shpjeguar njëzëri, ka dyshim nëse do ta humbë imanin do t'i prishet kurora me gruan. Si për rezervë, është mirë të bëjë ripërtrirje të imanit dhe të niqahut. Të flasësh pa dije është Kufri xhehli – kufër injorance. Padituria nuk është arsyetim, është gjyhah i madh. Sepse, gjërat që i duhet t'i dijë çdo mysliman, është farz t'i mësojë. Atij që e flet gabimisht fjalën që shkakton kufër, apo duke u mashtruar ose me një kuptim tjetër, nuk i prishen imani as kurora. Vetëmse është mirë të bëjë teube, të kërkojë t'i falet, pra të bëjë përtërirje të imanit.

Ashtu siç bëhet mysliman një qafir me shqiptimin e një Kelime-i shehadeti, po ashtu edhe një besimtar, me një fjalë të folur mund të bëhet qafir.

- Çdo mysliman duke bërë tevbe duhet të bëjë përtërirjen e imanit dhe të niqahut, duke e kënduar këtë dua të imanit në mëngjes e në mbrëmje:


"ALL-LLAHUMME INNI EUDHU BIKE MIN EN USHRIKE BIKE SHEJ'EN VE ENE A'LEMU ESTAGFIRUKE LI MA LA A'LEMU INNEKE ENTE AL-LAMUL GUJUB".

"ALL-LLAHUMME INNI URIDU EN UXHEDDIDEL IMANE VENNIKAHE TEXHDIDEN BI KAULI LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUHAMEDUN RESULULL - LLAH"