Diskutim:Libri i namazit/Tema (çështja) e kufrit
Shto një temëPër qfar arsye është bër Agjermimi farz..?
[redakto]Së pari :
Duhet të cekim se një prej Emrave të All-llahut është el-Hakim (i Gjithëdijshmi). Fjala Hakim rrjedh nga e njëjta rrënjë sikurse fjala hukm (regull, udhëzim) dhe hikmah (dituri). Vetëm All-llahu është Ai, i Cili parashtron rregullat, dhe rregullat e Tij janë më të diturat dhe më të përsosurat.
Së dyti:
All-llahu nuk parashtron asnjë rregull pas të cilës nuk fshehet ndonjë dituri, të cilën ne mund ta kuptojmë, ose mendja jonë nuk është në gjendje ta kuptojë. Ne mund të dijmë një pjesë prej saj, por pjesa dërmuese është e panjohur për ne.
Së treti:
All-llahu s.v.t. ka përmendur arsyen dhe mençurinë e cila fshihet pas urdhërimit të agjërimit mbi ne, ashtu sikurse thotë Ai s.v.t.:
“ O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe Es-Seum (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni El Muttekunë (të përkushtruar në Besimin e Pastër Islam).” [El-Bekareh, 2:183]
Agjërim do të thotë arritje e gjendjes Takwa´ (devotshmëri, vetëdijshmëria mbi All-llahun), dhe Takwa´ do të thotë veprimi i asaj që ka urdhëruar All-llahu dhe largimi nga ajo që Ai ka ndaluar.
Agjërimi është mënyra më e mirë, e cila i ndihmon njeriut për të përmbushur detyrat e Islamit.
Dijetarët (All-llahu i mëshiroftë) kanë përmendur disa nga arsyet se pse All-llahu s.v.t. bëri agjërimin farz.Të gjitha këto kanë të bëjnë me devotshmërinë, por ne prapseprap do t´i përmendim disa prej tyre, për të tërhequr vëmendjen e agjëruesve dhe për të cekur rëndësinë e përmbushjes së kësaj detyre me devotshmëri të përpiktë.
Disa prej arsyeve janë:
1 – Agjërimi na bën të dijmë të vlerësojmë dhe të falëndrojmë për kënaqësitë. Pasi që agjërimi nënkupton largimin nga ngrënia, pirja dhe marrëdhinet, të cilat janë nga kënaqësitë më të mëdha, largimi nga ato për një kohë të shkurtë, na bënë të dijmë vlerën e tyre.Pasiqë bekimet e All-llahut nuk janë të "njohura", kur largohemi nga ato, fillojmë ti njohim ato, dhe kjo na motivon që të jemi mirënjohës dhe falënderues për to.
2 – Agjërimi nënkupton largimin nga haramet (gjërat e ndaluara), sepse nëse njeriu largohet nga hallalli (gjërat e lejuara) me qëllim që të arrijë kënaqësinë e All-llahut dhe nga frika prej dënimit të Tij të dhimbshëm, atëherë ai do të largohet edhe më lehtë nga haramet. Kësht pra, agjërimi nënkupton edhe largimin nga gjërat të cilat All-llahu s.v.t. i ka ndaluar.
3 – Agjërimi na bën t´i kontrollojmë epshet tona, sepse kur njeriu është i ngirë epshet i shtohen, por kur është i uritur epshet i dobësohen. Kështu, i dërguari i All.llahut s.a.v.s.(Paqja dhe Mëshira e All-llahut s.v.t. qofshin mbi të) tha: “O ju të rinjë! Kush prej jush ka mundësi të martohet, le të veproj ashtu, sepse ajo i ndihmon atij ta ulë shiqimin dhe ta mbroj dinjitetin(nderin). Kush nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse ai (agjërimi) do të jetë mburoja e tij.”
4 – Agjërimi na bën të ndjejmë dhe të kuptojmë të varfërit, sepse, kur personi i cili agjëron ndjen dhimbjen e urisë, ai përkujton ata njerëz të cilët janë në atë gjendje tërë kohën, ashtu që ai do të jetë i shtyer të sillet mirë ndaj tyre dhe të ndjejë gjendjen e tyre. Kështu pra, agjërimi nënkupton edukimin e njeriut të mirëndjejë me të varfërit dhe të sillet mirë ndaj tyre.
5 – Agjërimi nënçmon dhe dobëson Shejtanin; dobëson efektivitetin e përshpëritjeve të tij (vesveseve) mbi njeriun dhe reukton veprimet e këqija (gjynahet). Kjo, për arsye se Shejtani “qarkullon përmes birit të Ademit sikurse gjaku” ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., por agjërimi ngushton rrugicat përmes tëcilave qarkullon Shejtani, kështu që ndikimi i tij dobësohet.
Shaykh el-Islam tha në Mexhmu’ el-Fetaava, 25/246:
Padyshim se gjaku krijohet nga ngrënia dhe pirja, kështu që kur njeriu hanë dhe pinë, rrugëkalimet përmes të cilave shejtanët qarkullojnë – që është gjaku – zgjerohen. Por kur njeriu agjëron, rrugëkalimet përmes të cilave shejtanët qarkullojnë ngushtohen, kështu që zemrat motivohen të kryejnë vepra të mira dhe të largohen nga të këqijat.
6 – Agjëruesi ushtron vetëvehten e tij që të jetë i vetëdijshëm se All-llahu e mbikqyrë atë çdo moment, ahstu që ai largohet nga gjërat të cilat ai i lakmon edhepse është në gjendje tu afrohet apo ti shfrytëzojë ato, sepse ai e di se All-llahu e sheh atë edhepse ai nuk e sheh Atë s.v.t. .
7 – Agjërimi nënkupton zhvillimin e një cilësie të askeizmit ndaj kësaj bote dhe epsheve (apo kënaqësive) të saj, dhe animi nga gjërat me të cilat është i kënaqur All-llahu s.v.t. .
8 – Agjërimi nxitë muslimanin të kryej edhe më tepër vepra adhurimi, sepse agjëruesi zakonisht kryen më tepër vepra adhurimi dhe këto vepra adhurimi mbesin edhe shprehi e mëtutjeshme.
Këto janë disa nga arsyet se pse u urdhërua agjërimi. Lusim All-llahun s.v.t. të na ndihmojë ti kryejmë këto obligime dhe të na mundësojë që ta adhurojmë me dinjitet dhe devotshmëri. Amin
All-llahu e di më së miri.