La Liga/20

Nga Wikibooks

< 19
faqe
- 20 -

21 >


Nga livadhet në zyra,
Real Madrid


       "Zhurma" e anglezve për futbollin nuk e kurseu as kryeqendren e Spanjës së fund shekullit XIX. Rrethë e përqarkë kësaj zhurme u tubuan sportist të disiplinave të ndryshme dhe formuan skuadra futbolli në mjegullen e të cilave linden edhe klubet sportive në gjirin e të cilave hynin edhe disiplina tjera të sportit, kryesisht që kishin të bënin me "sferen magjike" të quajtur top. Në fillim të kësaj mjegulle në vitin 1897 u formuan shoqëri të vogla të ashtuquajtura Football Sky dhe njëra ndër to nën emrin Madrid Foot Ball Club. Luanin me topkome nëpër livadhet e skutat përqarkë e brenda qytetit. Nga të angazhuarit në këto forma shoqërore sportive në kujtes kanë mbetur disa emra si b.f. José de Gorostizaga, Manuel Mendía, vëllëzrit Juan dhe Carlos Padrós, Adolfo Meléndez , Antonio Neyra, por edhe Julián Palacios nuk mund të harrohet. Nga kjo lojë e djelmëris së qytetit, pesë vite më vonë, më 6 mars 1902 erdhë deri tek një llojë "institucionalizimi" gjegjësisht regjistrimit të shoqëris së tyre nën emrin Madrid Foot Ball Club. Ky regjistrim, sot merret si ditëlindja e skuadrës futbollistike me namë botërorë Real Madrid. Kryetar i parë i kësaj shoqërie u zgjodhë Juan Padrós. Lojtarët në fush dilnin me tesha sportive të bardha, çorap të zeza, dhe me një rrip në ngjyrat simbolike të Spanjës, kuq e verdhë. Trajneri i parë i skuadrës ishte britaniku, Arthur Johnson. Deri në janarë të vitit 1904, skuadra ishte pjesë e klubit në të cilin bënin pjesë dhe skuadra tjera si skuadra Moderno, Moncloa dhe skuadra Amicale. Në radhët e kësaj të fundit ndodheshin kryesisht francezë. Kështu ishte deri më 21 maj 1904, kur në Paris, në Francë, u themelua Fédération Internationale de Football Association (FIFA), më pastaj skuadra e regjistruar si Madrid F. C. ishte përfaqsuese zyrtare e Spanjës.



       Më 16 prill 1905, skuadra, për të parën herë delë si fitimtare e një turne të nivelit regjional të Spanjës, duke fituar kundë Athletic Bilbao-së, me rezulltat 3:0 në finale për kupën Copa del Rey. Pas kësaj, për katëherë radhazi e fiton këtë kupë dhe më këtë nga të tjerët merret si shembull se si mbahet kupa në duar. Deri më 1912, skuadra ndeshjet i zhvillonte në stadiume të ndryshme, nga ky vitë, klubi që e financonte dhe ndihmonte i sigurojë edhe stadiumin e vetë në rrugën O'Donell.
       Si duket kjo nuk ndihmoj edhe aq në përmisimin e lojës së skuadrës por më tepër klubit. Si do që të jetë kënë, skuadrës ju deshën plotë nëntë vite që të arrij të fitojë një kupë nga hera e fundit. Kështu në vitin 1917, pasi një vit më parë e huqi në finale, më në fund ja arriti të fitojë kupen e turneut Cope del Rey. Në këtë kohë, ylli i skuadrës si sulmues, ishte francezi René Petit. Mirëpo ky ishte edhe pokali i fundit deri në lartësimin zyrtar të Ligës Spanjole të Futbollit më 1928. Deri më 1928, skuadra dështoj dy herë në finale për të fitura kupën në Real Unión de Irún. Në anën tjetër, një dashamirës i futbollit, me ndikim kyçë në zhvillet e përgjthëshme të Spanjës, mbreti i Spanjës Alfonso XII, më 1920, vendosi që nëpërmjet dekreti mbretëror, kësaj skuadre të ja dhurojë titullin Real që në spanishtë hiq më shumë e hiq më pakë do të thotë Mbret, e më këtë e merr këtë klub në rradhët e veta. Tre vite më vonë, më 1923, skuadra aktivitete e saj fillon të i zhvillojë në stadium tjetër, më të avancuar, në stadiumin Ciudad Lineal Velodrom. Një vitë më vonë në një stadium, shumë të madh se të klubit në stadiumin Chamartín.