Jump to content

Kur'ani/99

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 98
faqe
- 99 -

Faqe 100

128. Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit pse ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithëkëtë, koprracia është epranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s’ka dyshim se All-llahu hollësisht me gjithçka veproni.
129. Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju dhe ju mëshiron.
130. Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm.
131. Vetëm e All-llahut është ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Ne patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç‘ka në qiej e ç’ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.
132. Të All-llahut janë gjithë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Mjafton që All-llahu është i përkujdesshëm.
133. Nëse Dëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.
134. Kush (me punënë e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblim i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.


Faqe 98
faqe
- 99 -

Faqe 100