Jump to content

Kur'ani/100

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 99
faqe
- 100 -

Faqe 101

135. O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për horë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mmirë për ta. mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu plotësisht di ç’ka punoni.
136. O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahun, të dërguarit të Tij, librit që gradualsht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.
137. Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuane pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.
138. Ti (Muhammed) lëjmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.
139. Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut.
140. Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në Xhehennem.


Faqe 99
faqe
- 100 -

Faqe 101