Jump to content

Kur'ani/87

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 86
faqe
- 87 -

Faqe 88

52. Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
53. A mos kanë ata ndonjë pjesë të pshtetit? Ata nuk do t’u jepnin njerëzve as sa grimca.
54. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u fha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i Xhennemit.
56. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
57. ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i fusim në Xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
58. All-llahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
59. O ju që besuat, nënshtrojuni All-llahut, dhe nënshtrojuni të dërguarit dhe përgjegjësve nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.


Faqe 86
faqe
- 87 -

Faqe 88