Kur'ani/86

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 85
faqe
- 86 -

Faqe 87

45. All-llahu di mësë miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihëtarër i juaji.
46. Një palë bga jehudite është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: “Degjuam (fjalën tënde) fhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: “dëgjo mos dëgjofsh!” (dhe thonë): “Raina” (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: “Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona”, do të ishte më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
47. O ju që u është dhënë libri, besone atë që e zbritëm (Kur’anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyjmë fytyra (t’ua fshijmë shqisat) dhe t’i rrotullojmë ose t’i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
48. S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
49. A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
50. Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
51. A nuk u vure re atyre që iy është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: “Këta janë në rrugë të drejtë, se ata që besuan!”


Faqe 85
faqe
- 86 -

Faqe 87