Kur'ani/40

Nga Wikibooks
Jump to navigation Jump to search

Kur'ani


Faqe 39
faqe
- 40 -

Faqe 41
Kur'an 40.png

246. A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguarit të tyre (Shem’unit): “Cakto për neve një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut!” Ai (pejgamberi) tha: “A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni!” ata thanë: “E ç’kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijt tanë?” E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.
247. Pejgamberi i tyre u tha: “All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin” Ata thanë: “Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur? Ai tha: “All-llahu zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!” All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
248. Lajmëtari i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është që t’ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt, dhe që në te gjeni qetësim (shpirtëror - Sekine) nga Zoti juaj e, edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S’ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju”.


Faqe 39
faqe
- 40 -

Faqe 41