Jump to content

Kur'ani/39

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 38
faqe
- 39 -

Faqe 40

238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm , dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
239. E nëse këni frikë (nga armiku), atëherë fauni duke ecur ose duke kaloruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtoni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.
240. Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.
241. Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
242. Kështu, që t’i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
243. A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atëdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: “Vdisni!” (ata vdiqën) Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
244. Luftoni për hirë të All-llahut, etë dini se All-llahu dëgjon, di.
245. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish Atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm te Ai.


Faqe 38
faqe
- 39 -

Faqe 40