Kur'ani/33

Nga Wikibooks
Jump to navigation Jump to search

Kur'ani


Faqe 32
faqe
- 33 -

Faqe 34
Kur'an 33.png

211. Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të çarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që t’i ka ardhur ajo, s’ka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër. 212. Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.
213. Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan vetëm ata që kishin libër (ithëtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan te e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vënë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.
214. Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut?” Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!”
215. Të pyesin se çdo të japin. Thuaj: “Atë që jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për gurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s’ka dyshim se All-llahu e di.


Faqe 32
faqe
- 33 -

Faqe 34