Kur'ani/24

Nga Wikibooks
Jump to navigation Jump to search

Kur'ani


Faqe 23
faqe
- 24 -

Faqe 25
Kur'an 24.png

154. E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni.
155. Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët.
156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi!”
157. Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit.
158. “Safa” dhe “Merve” janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh), ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t’i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s’ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithdijshëm.
159. Ata, të cilët fshehin argmentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.
160. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve, (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
161. Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
162. Ata përgjithmonë janë aty (në zjarrë), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.


Faqe 23
faqe
- 24 -

Faqe 25