Jump to content

Kur'ani/23

Nga Wikibooks

Kur'ani


Faqe 22
faqe
- 23 -

Faqe 24

146. Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
147. E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bë nga ata që dyshojnë.
148. Secili (popull) ka një anë, të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t’ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
149. Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka veproni ju.
150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.
151. (sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit.
152. Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.
153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët.


Faqe 22
faqe
- 23 -

Faqe 24