Jump to content

Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC)/9

Nga Wikibooks

MASAT E VEÇANTA TË MBROJTJES
(nenet 22, 38, 39, 40, 37 b, c, d,

neni 37 a, 39, 32, 33, 34, 36, 35, 30)


Faqe 8
faqe
- 9 -

Ballina
A. Fëmijët me status refugjati (neni 22)

430. Ne ligjin nr. 8432, date 14.12.1998 “Per Azilin ne Republiken e Shqiperise” parashikohen kriteret per te perfituar statusin e refugjatit dhe ndihma qe jep shteti ne keto raste per refugjatet ne pergjithesi dhe per femijet ne veçanti. Ne ligj parashikohen edhe rastet e personave qe nuk permbushin kriteret per te perfituar statusin e refugjatit. Ne kete rast personit i ofrohet mbrojtje e perkoheshme mbi baza humanitare, duke mos e larguar nga Shqiperia nisur nga arsyet perkatese te shprehura edhe ne Konventen per te drejtat e femijes, krahas konventave te tjera, ne te cilat Republika e Shqiperise eshte pale. Pra, ligji ne menyre te shprehur ofron mbrojtje per femijet qe nuk fitojne statusin e refugjatit (neni 5).

431. Gjithashtu, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin nr. 8492, date 27.05.1999 “Per te Huajt”, i cili rregullon regjimin e hyrjes, te qendrimit, qarkullimit, punesimit te te huajve ne Republiken e Shqiperise, si dhe te daljes se tyre prej territorit te saj. Per te miturit nen 16 vjec, ligji parashikon te drejten per te aplikuar per vize leje ose te drejten te hyjne ne Republiken e Shqiperise me lejen e kujdestarit ligjor dhe te shoqeruar nga persona madhore. Nga ky rregull bejne perjashtim te miturit qe hyjne si azilkerkues.

432. Ne zbatim te ligjit per te huajt, Keshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin nr. 439, date 04.08.2000 “Per hyrjen, qendrimin dhe trajtimin e te huajve ne Republiken e Shqiperise”, i cili percakton, ne menyre te detajuar, kriteret e levizjes se shtetasve te huaj ne Republiken e Shqiperise, midis tyre edhe femijeve te mitur.

433. Konform nenit 22/2 te Konventes, ligji nr 8432 “Per Azilin ne Republiken e Shqiperise” ka percaktuar dhenien e azilit mbi bazen e parimit te bashkimit familjar. Sipas ligjit, te drejten e azilit me te njejtin status e perfitojne edhe bashkeshorti dhe femijet e moshes nen 18 vjeç te refugjatit, te cilit i eshte dhene azil, me kusht qe ata te jetojne se bashku.

434. Femijet qe gezojne azil ne perputhje me parimin e bashkimit familjar vazhdojne ta gezojne ate kur mbushin moshen 18 vjeç edhe ne rastin e zgjidhjes se marteses, ndarjes apo vdekjes se refugjatit per shkak te te cilit femija fitoi te drejten e azilit ne Shqiperi (neni 6). Refugjati qe perfiton azil gezon te drejten e trajtimit social ne te njejten mase si dhe shtetasit shqiptar, si dhe perkrahje sociale, te cilat i merr nga zyra per refugjatet.

435. Ne qofte se azilkerkuesi qe hyn ilegalisht ne territorin e Republikes se Shqiperise eshte nje femije i pashoqeruar nen moshen 16 vjeç, veprohet ne perputhje me normat nderkombetare mbi te drejtat e femijeve te cilat Republika e Shqiperise i ka ratifikuar (neni 16).

436. Organi kompetent qe merret me aplikimet per azil eshte Zyra per Refugjatet. Kjo Zyrë drejtohet nga Komisioneri Kombetar per Refugjatet. Komisioneri Kombetar per Refugjatet siguron per çdo azilkerkues te pashoqeruar nen moshen 18 vjeç, apo me te meta mendore, nje kujdestar te caktuar ne perputhje me legjislacionin shqiptar. Kunder vendimeve te Zyres se Refugjateve mund te behet ankim ne Komisionin Kombetar per Refugjatet.

437. Ligji Nr 8492 “Per te Huajt” percakton rastet ne te cilat jepet leja e qendrimit si rezultat i bashkimit familjar. Sipas ligjit, nje i huaj lejohet te aplikoje per leje qendrimi per shkak te bashkimit familjar, nese nje nga pjestaret e familjes eshte shtetas shqiptar, refugjat ose i huaj rezident me leje qendrimi jo me pak se nje vit. Me Dekretin e Presidentit te Republikes Nr. 200, date 03.06.1992, Republika e Shqiperise aderoi ne Konventen per statusin e refugjateve, nenshkruar ne Gjeneve 28.07.1951 dhe ne Protokollin per statusin e refugjateve nenshkruar ne New Jork me 31.01.1967. Gjithashtu, me ligjin nr.7833, date 22.06.1994 Kuvendi Popullor ratifikoi “Marreveshjen ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Komisariatit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet”.

438. Me 28.01.1999, Kuvendi miratoi ligjin nr. 8451 “Per denoncimin e Konventes nr. 21 te Organizates Nderkombetare te Punes (ILO), Inspektimi i Emigranteve”.

439. Problemi kryesor ne Shqiperi eshte largimi i femijeve nga Shqiperia me, ose pa familje dhe qe shpesh here nuk e gjejne ne vende te tjera, trajtimin qe kerkon Konventa e OKB-se per te drejtat e femijes, megjithese keto shtete jane pale ne kete Konvente. Largimi i femijeve nga Shqiperia ka filluar qe ne vitet 1990-1991 dhe vazhdon ende, sidomos ne shtetet fqinje.

440. Ne zbatim te nenit 22/2 te Konventes (CRC), Kuvendi ka miratuar ligjin nr. 8456, date 11.02.1999 “Per funksionin e perfaqesuesit ligjor prane organizmave nderkombetare per te drejtat e njeriut”. Sipas ketij ligji, perfaqesuesi ligjor perfaqeson zyrtarisht shtetin shqiptar, ne te gjitha rastet e shtruara per shqyrtim, para organizatave nderkombetare per gjendjen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Gjithashtu, perfaqesuesi ligjor, udhezon dhe u kerkon shpjegime organeve perkatese, per ndjekjen e ceshtjeve dhe per zbatimin e traktateve nderkombetare te te drejtave te njeriut ku Shqiperia eshte pale. Pra, nuk mungojne mekanizmat per te siguruar realizimin ne praktike edhe te te drejtave te femijeve shqiptare ne vendet ku ata emigrojne.


B. Fëmijët në konflikte të armatosura (neni 38), duke përfshirë rikuperimin fizik dhe psikologjik, si dhe riintegrimin shoqëror (neni 39)

441. Me ligjin nr.7527, date 11.12.1991 “Per sherbimin ushtarak ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise” me ndryshimet perkatese, mosha e rekrutimit ne Forcat e Armatosura per kryerjen e sherbimit ushtarak eshte 19 vjeç.

442. Praktikisht, Shqiperia nuk ka patur probleme as me mbrojtjen dhe kujdesin per femijet e prekur nga konflikti i armatosur, meqenese ne Shqiperi nuk ka patur nje konflikt te tille deri tani. Legjislacioni shqiptar permban rregulla te caktuara per strehimin e popullsise dhe trajtimin e saj ne rast konflikti.

443. Legjislacioni shqiptar nuk ka parashikuar dispozita te veçanta te permbledhura ne nje akt ligjor per trajtimin e femijeve qe jane viktima te shfrytezimit, keqtrajtimit, tortures, etj, por keto masa i gjejme te shperndara ne ligje te veçanta, sipas rastit konkret. Trajtimi i refugjateve qe vijne ne Shqiperi dhe masat qe merren per integrimin e tyre jane parashikuar ne ligjin qe ben fjale per refugjatet.

444. Ndersa, ne Kodin e Procedures Penale parashikohet menyra e riparimit te demit jopasuror te rrjedhur nga vepra penale. Kohet e fundit u ndeshem me trajtimin ç’njerezor qe iu be femijeve kosovare ne Kosove, nje pjese e te cileve qendruan per disa kohe ne Shqiperi. Pikerisht, per te realizuar jo vetem trajtimin ushqimor, por dhe riaftesimin fizik dhe psikologjik te ketyre femijeve te tmerruar u be nje pune e madhe dhe graduale nga struktura shteterore dhe jo-shteterore, si dhe persona te specializuar.


C. Administrimi i drejtësisë për fëmijët (neni 40)

445. Ne Kushtetuten shqiptare parashikohet se cdo person, te cilit i eshte hequr liria ka te drejten e trajtimit njerezor dhe te respektimit te dinjitetit te tij. Ne baze te legjislacionit shqiptar, te pandehurit te mitur i sigurohet ndihme juridike dhe psikologjike, ne cdo gjendje dhe shkalle te procedimit, me pranine e prindit ose te personave te tjere te kerkuar nga i mituri dhe te pranuar nga autoriteti qe procedon.

446. Gjate fazes se gjykimit, sipas moshes te te miturit, gjykata mban parasysh kerkesen per te mos nderprere proceset edukative konkrete. Statusi i posacem i te miturve sipas Kodit Penal nuk percaktohet thjesht nga kufizimi ne moshen e pergjegjesise penale, duke percaktuar moshen 14 vjec kur kemi te bejme me nje veper penale te rende (kryerje krimi) dhe moshen 16 vjec per nje kundravajtje.

447. Kodi i Procedures Penale, percakton nje sere garancish per mbrojtjen e te miturve dhe personalitetit te tyre dhe konkretisht;

Pyetja e te miturve ne seance me dyer te mbyllura.
E drejta e perfaqesuesit ligjor te te miturit per te mbrojtur interesat e tij me cilesine e te demtuarit akuzues.
Mbrojtja e detyrueshme profesionale per te miturin nen 18 vjec.
Ndalimi i publikimit te gjeneraliteteve dhe te fotografive te te pandehurve dhe te deshmitareve te mitur te akuzuar ose te demtuar nga vepra penale.
Mos arrestimi per nje veper penale e cila parashikohet si kundravajtje penale.

Keto garanci plotesojne kuadrin ligjor proceduarial ne procesin penal, dhe u japin te miturve mjete te nevojshme mbrojtese qe u takojne per shkak te moshes.

448. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise parashikon se askush nuk mund te akuzohet ose te deklarohet fajtor per nje veper penale, e cila nuk konsiderohej e tille me ligj ne kohen e kryerjes se saj, me perjashtim te veprave, te cilat ne kohen e kryerjes se tyre perbenin krime lufte ose krime kunder njerezimit sipas te drejtes nderkombetare (neni 29). Gjithashtu, ne Kodin Penal parashikohet se askush nuk mund te denohet per nje veper, qe sipas ligjit te kohes kur eshte kryer nuk perbente veper penale. Kushtetuta parashikon te drejten e kujtdo qe gjate procesit penal t’u beje pyetje deshmitareve te pranishem dhe te kerkoje paraqitjen e deshmitareve, eksperteve, dhe personave te tjere, te cilet mund te sqarojne faktet. Kushtetuta shqiptare parashikon se cilido ka te drejte te vihet ne dijeni menjehere dhe hollesisht per akuzen qe i behet, per te drejtat e tij si dhe t’i krijohet mundesia per te njoftuar familjen ose te afermit e tij. Cilido ka te drejte te kete kohen dhe lehtesite e mjaftueshme per te pergatitur mbrojtjen e vet (neni 31).

449. Persa i perket ndihmes juridike qe duhet t’i sigurohet te miturit, ne Kodin e Procedures Penale eshte parashikuar se te pandehurit te mitur i sigurohet ndihme juridike dhe psikologjike, ne çdo gjendje dhe shkalle te procedimit, me pranine e prindit ose personave te tjere te kerkuar nga i mituri dhe te pranuar nga autoriteti qe procedon.

450. Ndersa, ne Kodin e Procedures Penale percaktohet, se kur i pandehuri eshte nen moshen 18 vjec, ndihma nga nje mbrojtes eshte e detyrueshme. Kodi i Procedures Penale i miratuar ne vitin 1995 parashikon nje sere rregullash qe i referohen ne radhe te pare aktoreve te procesit dhe rregullave qe percaktojne marredheniet midis tyre dhe ne cdo rast ne dispozita te ndryshme Kodi ndalet posacerisht per te miturit. Keshtu ne nenin 35 te tij te miturit gezojne ndihme te posacme juridike dhe psikologjike ne cdo shkalle te procedimit, ne prani te prindit apo personave te kerkuar nga vete i mituri. Kodi parashi kon dispozita persa i perket kujdesit qe duhet bere nga organi procedues ne lidhje me percaktimin e sakte te moshes dhe personalitetit te te miturit. Kete e parashikon neni 41 i Kodit te Procedures Penale.

451. Gjithashtu neni 42 i tij shpreh qarte se or gani procedues duhet te marre te dhena per kushtet e jetes personale, familjare dhe shoqerore te te pandehurit te mitur me qellim sqarimin e pergjegjshmerise dhe shkallen e pergjegjesise, vleresimin e rendesise shoqerore te faktit per te caktuar masen e pershtatshme te denimit penal.

452. Vendimi nr 30, date 28.01.1999 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, duke i’u referuar nenit 40/b(iii) te Konventes, pranoi mbrojtjen e vendosur per te miturit ne te gjitha fazat e gjykimit pavaresisht ne se eshte ne mungese, ose jo. Po kete qendrim ka mbajtur edhe Gjykata Kushtetuese Referimi ne Konvente u be duke u mbeshtetur ne nenin 122 te Kushtetutes shqiptare, sipas te ciles, çdo marreveshje nderkombetare e ratifikuar perben pjese te sistemit te brendeshem juridik pasi botohet ne Fletoren Zyrtare. Nje marreveshje nderkombetare e ratifikuar me ligj ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te.

453. Kushtetuta shqiptare parashikon se askush nuk mund te detyrohet te deshmoje kunder vetvetes ose familjes se tij dhe as te pohoje fajesine e tij (neni 32), kushdo ka te drejte te ankohet kunder nje vendimi gjyqesor ne nje gjykate me te larte (neni 43). Edhe Kodi i Procedures Penale parashikon ankimin dhe rekursin ne instancat me te larta gjyqesore, sipas çeshtjes konkrete (neni 249,407).

454. Konform nenit 40/2(b) te Konventes, Kushtetuta e Shqiperise parashikon ndihmen pa pagese te nje perkthyesi, kur femija nuk flet ose nuk kupton gjuhen shqipe (neni 31). Kodi i Procedures Penale e sakteson me teper ndihmen qe duhet te jape nje perkthyes, duke ndihmuar te pandehurin e mitur te kuptoje akuzen dhe te ndjeke veprimet qe kryhen gjate procesit penal.

455. Per te respektuar jeten private te femijes, ne te gjitha fazat e procedures, perveç sa parashikohet ne Kushtetute, Kodi i Procedures Penale ndalon publikimin e gjeneraliteteve dhe fotografive te te pandehurit te mitur, te akuzuar per vepren penale per te cilen dyshohet.

456. Gjithashtu, Kodi i Procedures Penale percakton dhe rregullat se ne ç’raste mund te behet kontrolli i baneses dhe pergjimi i bisedimeve ose komunikimeve (neni 202,221,222).

457. Kodi i Procedures Civile i miratuar me ligjin nr. 8116, date 29.3.1996, ka parashikuar krijimin prane Gjykatave te Shkalles se Pare te seksioneve te vecanta per gjykimin e mosmarreveshjeve qe lidhen me te miturit dhe familjen (nenet 320, 349, 368). Kjo ka bere te mundur qe problemet me te miturit te trajtohen ne menyre me te specializuar. Kjo dispozite parashikon se kur disa nga procedimet e lidhura ndermjet tyre i perkasin kompetences se gjykates se zakonshme dhe te tjerat gjykates qe shqyrton çeshtjen me te mitur, kompetente per te gjitha procedimet eshte kjo e fundit.

458. Rregullimi i herepashershem i legjislacionit do te beje te mundur trajtimin e femijeve, me qellim parandalimin e veprave penale. Gjithashtu duke pare momentalisht numrin e te miturve te gjykuar i cili arrin ato permasa te medha, ne zbatim te nenit 13 te Kodit te Procedures Penale gjykimi i ketyre te miturve mund te behet nga gjyqtare te kualifikuar dhe ngarkuar posacerisht me kete detyre. Ne gjykatat e shkalles se pare funksionojne seksione te posacme per gjykimin e te miturve, si ne fushen civile ashtu edhe penale. Trajnimi i ketyre gjyqtareve eshte mundesuar nga projekte te Ministrise se Drejtesise Shqiptare ne bashkepunim me shkollen e Magjistratures Shqiptare dhe me specialiste te Ministrise se Drejtesise Franceze e gjyqtare qe gjykojne ceshtje te te miturve Francë.

459. Sipas nenit 25 te ligjit mbi “Organizimin e pushtetit Gjyqesor”, eshte parashikuar perberja ne trupin gjykues ne ceshtjet e te miturve edhe te nje psikologu. Pavaresisht nga keto ngritja e Gjykates se te Miturve mbetet prioritet per Ministrine e Drejtesise. Aktualisht ky prioritet eshte ne fazen e studimit.

460. Konform nenit 40/3(a) per percaktimin e moshes minimale per pergjegjesi penale te femijes, Kodi Penal parashikon se pergjegjesi penale ka personi qe ne kohen e kryerje se nje krimi ka mbushur moshen 14 vjeç, ndersa kur kryen nje kundervajtje penale ka pergjegjesi kur ka mbushur moshen 16 vjeç (neni 12).

461. Persa i perket paragrafit te trete, germa “b” e nenit 40 te Konventes, ne ligjin nr. 8465, date 11.03.1999 “Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e konflikteve” eshte parashikuar zgjidhja e kundervajtjeve penale pa iu drejtuar procedures gjyqesore. Ligji nuk shprehet ne menyre te veçante per te miturit, por i perfshin ata ne kategorine e personave qe kane kryer nje kundervajtje penale pavaresisht nga mosha. Nje nga masat e parashikuara ne kete paragraf eshte edhe zgj idhja e konfliktit te krijuar per shkak te kundervajtjes penale te kryer nga i mituri pa iu drejtuar procedures gjyqesore.

462. Nje rendesi te madhe ka dhe njohja e te drejtave te parashikuara ne kete Konvente nga femijet dhe te rriturit, ku te paret duhet te njohin per t’i kerkuar ato dhe te dytet duhet t’i njohin per t’u krijuar kushte femijeve t’i bejne ato realitet. Edukimi i femijeve me te drejtat e tyre aktualisht ka hyre ne programet mesimore ne shkolle, por nje rol te rendesishem ne kete drejtim luajne dhe OJQ-te qe merren me te drejtat e njeriut perfshi dhe te drejtat e femijeve.

463. Ne Projektin e Kodit te Procedures Penale, qe eshte ne fazen e diskutimit, eshte parashikuar gjykimi i te miturve per te gjitha veprat penale, perfshire dhe krimet e renda, nga seksione perkatese te krijuara ne gjykatat e rretheve gjyqesore. Projekti parashikon se gjykimi i te miturve do te behet nga nje trup gjykues i perbere nga dy gjyqtare dhe nje specialist psikolog, me status gjyqtari.


D. Fëmijët e privuar nga liria, duke përfshirë çdo formë ndalimi, burgosjeje, apo vendosje në ambiente të mbikqyrura (neni 37 (b), (c))

464. Ne legjislacionin shqiptar nuk jane parashikuar dispozita ne lidhje me mbajtjen e femijeve ne roberi dhe aktualisht nuk konfirmohen situata te tilla, per te thene ndryshe se realiteti shqiptar nuk eshte ndeshur me fenomene te kesaj natyre. I mituri nën 18 vjec gëzon mbrojtje të detyrueshme në procesin e pyetjeve dhe atë gjyqësor.

465. Sipas ligjit nr. 8331 datë 21.04.1998 "Për ekzekutimin e vendimeve penale" dhe ligjit nr. 8328 datë 16.04.1998 "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burg", ekzekutimi i vendimeve penale bëhet në vende dhe mënyra favorizuese sipas përcaktimeve ligjore. Gjithashtu ligji “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve” i njeh atyre te drejtat themelore te meposhtme:

Respektimin e dinjitetit
Mosdiskriminimin
Te drejten e kerkeses dhe te ankimit, etj.

466. Masa e denimit ekzekutohet në institucionet e posacme të edukimit të të miturit. Aktualisht në Krujë është ngritur një godinë ku do të vuajnë dënimin të miturit, moderne dhe e planifikuar për ti shërbyer sa më mirë edukimit të kësaj kategorie fëmijësh të cilët kanë nevojë të rihyjnë në jetën shoqërore. Sipas statistikave ne Institucionin e vuajtjes se denimit Vaqarr, numri i te miturve qe vuajne denimin eshte 8.

467. Neni 17 i ligjit “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve”, parashikon se grate dhe te miturit vuajne denimin ne institucione te posacme per ta, ose ne seksione te vecanta te institucioneve te tjera. Aktualisht keta te mitur vuajne denimin ne seksione te vecante nga te rriturit. Ata trajtohen nga punonjes civile edukues e sociologe krahas punonjesve te policise qe merren me ruajtjen e institucioneve, te rregullit e disiplines ne to.

468. Nje forme tjeter denimi e te miturit eshte edhe copezimi i denimit me burgim. Kjo dipozite parashikohet vetem per denimet deri ne nje vit burgim, ose kur ekzistojne rrethana te renda familjare, mjekesore, profesionale, apo shoqerore. Copezimi nenkupton ekzekutimin e denimit jo me pak se dy dite ne jave per nje periudhe jo me te gjate se tre vjet.

469. Gjithashtu ne nenin 59 te Kodit Penal eshte parashikuar edhe pezullimi i ekzekutimit te vendimit me burgim i cili gjen zbatim ne rastet ku ekziston rrezikshmeria e paket e personit, dhe kjo nenkupton venien ne prove te personit per nje afat nga 18 muaj deri ne 5 vjet. Gjate kesaj periudhe personit mund ti kerkohen nje sere detyrimesh kryesisht te karakterit social. Ky lloj denimi sherben si mase edukuese, apo riintegruese. Po ashtu sipas nenit 63 te Kodit Penal eshte parashikuar edhe ekzekutimi i vendimit duke kryer nje pune ne interes publik. Kjo lloj pune sjell automatikisht rehabilitimin e personit.

470. Rregullorja e Pergjithshme e Burgjeve sanksionon kushte humane, sic jane hapesirat per strehim, sherbimet higjenike, ushqimi, sherbimet shendetesore etj

471. Institucioni i vuajtjes se denimit ne Vaqarr eshte i pajisur me nje biblioteke qe eshte e frekuentueshme. Te miturit aktivizohen ne kurse kompjuteri dhe ne mesimin e gjuheve te huaja, si dhe kurse per studimin e fese. Eshte ndertuar nje fushe sportive qe i lejon ata te merren me aktivitete sportive. Ne ndihme te te miturve te denuar eshte edukatori ligjor, qe i njeh ata me te drejtat qe kane per t’u ankuar e per te patur ndihme juridike. Gjithashtu funksionon punonjesi social, i cili me bashkebisedimet e vazhdueshme qe zhvillon, ndikon ne integrimin e tyre ne shoqeri dhe ne parandalimin e kthimit te tyre ne recidiviste.

472. Te miturit ndjekin rregullisht arsimin shkollor brenda institucionit, realizuar kjo nepermjet nje marreveshje dypaleshe ndermjet Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences.

473. Te miturit brenda institucionit zhvillojne aktivitete te ndryshme, si lojra sportive, ndjekin kurse te ndryshme te gjuheve te huaja ne kuader projektesh, marrin pjese ne sherbesa fetare etj.

474. Keta te mitur jane te denuar per vepra te ndryshme penale, kryesisht per vjedhje me arme ose vrasje. Mosha minimale e tyre eshte 15 vjec dhe maksimale 17 vjec. Masa me e larte e denimit te dhene eshte deri ne 10 vjet. Sipas statistikave te miturit e denuar vijne kryesisht nga familje me prejardhje punetore ose bujqesore.

475. Aktualisht ne vendin tone nuk funksionojne qendra riedukimi (riintegrimi), por Ministria e Drejtesise ka dhene rekomandimet e saj persa i perket ngritjes dhe funksionimit te ketyre qendrave ne nje raport te perbashket me UNICEF, dhe ka nje nder prioritetet kryesore realizimin e tyre duke percaktuar edhe qellimet ne kete drejtim.

476. Keto qendra do te sherbejne si faze pergatitore per te miturin perpara se ai te lirohet, pra ai do te kaloje ne keto qendra kohen e fundit te denimit dhe do te pergatitet per te qene i lire dhe per te perballur realitetin jashte. Ne kete aspekt eshte mbajtur parasysh se nje njeri te cilit i eshte kufizuar liria ne momentin e pare qe ajo i kthehet ai peson "dehjen me lirine" dhe menaxhimi i saj eshte shume i veshtire. Kjo faze e ndermjetme ndihmon ne perballimin e ketij fenomeni.

477. Qendrat e riintegrimit mund dhe duhet te sherbejne edhe per te miturit te cilet:

1. nuk kane familje;
2. nuk jane te mirepritur nga familja e tyre;
3. ekziston rreziku i konflikti me palen e demtuar;

478. Kjo zgjidhje mendohet se do te ndihmoje:

1. ne kapercimin e veshtiresive te para ekonomike qe hasen pas periudhes se burgut duke bashkepunuar ne kete kohe me zyrat e punes, me organet lokale per sistemimin e tyre ne pune;
2. do te ndihmonte ne zgjidhjen e konflikteve dhe per kete ne rradhe te pare duhet te punojne vet punonjesit e Qendres ne bashkepunim me struktura te tjera shteterore dhe jo shteterore.


E. Dënimi i fëmijëve, në veçanti ndalimi i dënimit kapital dhe burgimit të përjetshëm (neni 37 (a))

479. Te drejtat e parashikuara ne Konvente, gjejne pasqyrim ne legjislacionin shqiptar ne kuadrin e pergjithshem te te drejtave te njeriut, duke mos e konsideruar te nevojshme pasqyrimin ne menyre te veçante te te drejtave te femijeve ne disa prej tyre.

480. Kushtetuta Shqiptare parashikon se askush nuk mund t’i nenshtr ohet tortures, denimit apo trajtimit mizor, ç’njerezor ose poshterues (neni 25). Ne Kodin e Procedures Penale, ne pjesen e dispozitave te pergjithshme eshte parashikuar se askush nuk mund t’i nenshtrohet tortures, denimit apo trajtimit poshterues.

481. Me ligjin nr. 7727, date 30.06.1993, Republika e Shqiperise ka aderuar ne “Konventen kunder tortures dhe vuajtjeve te tjera ose trajtimit mizor, ç’njerezor e degradues”. Denimi me vdekje nuk parashikohet nga legjislacioni shqiptar. Persa i perket denimit me burgim te perjetshem, legjislacioni penal shqiptar e ndalon dhenien e kesaj mase denimi per personat nen moshen 18 vjeç. Per me teper, ne Kodin Penal parashikohet qe edhe denimi me burgim per te miturit, qe nuk kane mbushur moshen 18 vjeç nuk mund te jete me shume se gjysma e denimit qe parashikon ligji per vepren penale te kryer (neni 51). Ne rastet kur vepra penale eshte e nje rendesie te paket dhe sjellja e meparshme e te miturit eshte e mire, gjykata mund ta perjashtoje ate nga denimi dhe mund te vendose dergimin e tij ne nje institucion edukimi.

482. Ne Kodin e Procedures Penale eshte parashikuar sigurimi i trajtimit njerezor dhe rehabilitimi moral i te denuarve me burgim (neni 5/3). Ne pjesen e legjislacionit shqiptar qe parashikon trajtimin e perso nave te denuar me heqje lirie, nje vemendje e vecante i eshte kushtuar ruajtjes, permiresimit, ose rivendosjes te lidhjeve te te miturit me familjen, duke pergatitur nje program favorizues. Si subjekt i veprave penale Kodi Penal përcakton si moshë minimal e për përgjegjësi penale moshën 14 vjeç kur kryen një vepër penale dhe 16 vjeç kur kryen një kundërvajtje penale.

483. Persa i perket marrjes se mases se sigurimit, Kodi i Procedures Penale parashikon kriteret dhe rrethanat qe duhet te kete parasysh gjykata, sidomos kur behet fjale per vepra penale te kryera nga te miturit. Kur i pandehuri eshte i mitur gjykata mban parasysh dhe kerkesen per te mos nderprere proceset edukative konkrete. Ne qofte se i mituri ka kryer kundervajtje penale nuk zbatohet masa e arrestit per te.


F. Shfrytëzimi ekonomik, duke përfshirë punën e fëmijëve (neni 32)

484. Puna e femijeve perben nje problem teper urgjent edhe ne plan nderkombetar dhe eshte ngushtesisht e lidhur me veshtiresite ekonomike te vendeve ne zhvillim (ne te cilat ben pjese dhe Shqiperia), qe kerkojne nje bashkepunim ne rang nderkombetar. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise parashikon se çdo femije ka te drejte te jete i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytezimi dhe perdorimi per pune, e veçanerisht nen moshen minimale per pune te femijeve, qe mund te demtoje shendetin, moralin, ose te rrezikoje jeten a zhvillimin e tij normal.

485. Ndryshimet ekonomike, sociale dhe politike, mbyllja e shume industrive dhe ndermarrjeve shteterore, zhvillimi i sektorit privat, levizja e popullsise nga zonat rurale ne ato urbane si dhe emigrimi gjate 10-vjecarit te fundit, e futen familjen shqiptare nen presion. Keto reforma politike, ose jo -politike ndikuan ne papunesine, sidomos te femrave dhe meshkujve nga mosha 40 -50 vjec.

486. Shumica e tyre kishin familje dhe femije per te mbajtur numri i te cileve ne zonat rurale eshte me i madh ne krahasim me ato urbane. Duke patur parasysh keto fakte, shkaqet kryesore te punes se femijeve jane varferia, tradita familjare dhe pamundesia per arsimim ne zonat e veshtira te vendit.

487. Nga vezhgimet e bera deri tani, femijet e angazhuar ne pune, ne Shqiperi punojne si:

Shites ne rruge te cigareve, cakmakeve dhe sendeve te tjera;
Shites neper dyqane te ndryshme perimesh apo sendesh;
Lypesa brenda, apo jashte Shqiperise;
Fermere, apo shites te produkteve blegtorale dhe bujqesore;
Bari me dhen;
Llustrues kepucesh;
Fatorino ne mjete motorrike private per transport personash;
Peshkatare me mjete te ndryshme;
Lares makinash, shites lulesh dhe shites gazetash etj.

488. Kodi i Punes parashikon nje mbrojtje te veçante per te miturit. Mosha minimale e pranimit ne pune eshte 16 vjeç. Kodi i Punes parashikon edhe mosha te tjera te pranimit ne pune (mosha 14 vjeç), por punesimi ne ke to raste duhet te behet ne pune te lehta qe nuk demtojne shendetin e tyre, te cilat percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave dhe vetem gjate pushimeve shkollore (neni 99). Per punemarresit nen moshen 18 vjeç ndalohet puna e nates dhe pranimi ne pun e behet vetem pas nje kontrolli mjekesor te plote, i cili i njeh si te afte per pune, shpenzimet e te cilit perballohen nga punemarresi (neni 103). Kohezgjatja ditore e punes, per punemarresin nen moshen 18 vjeç, eshte jo me shume se 6 ore ne dite, nga 8 ore qe eshte koha normale e punes (neni 78). Ne rast se punedhenesi pranon ne pune nje punemarres qe nuk ka mbushur moshen minimale per pune, Kodi i Punes parashikon sanksione dhe konkretisht shkelja e kesaj dispozite denohet me gjobe deri ne pesedhjetefishin e pages minimale mujore (qe percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave).

489. Ne zbatim te Kodit te Punes eshte miratuar Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 384, date 20.05.1996, “Per mbrojtjen e te miturve ne pune”, i cili percakton kushtet e punes, punet e lehta dhe te veshtira, pushimet, etj. Sipas ketij Vendimi, kushtet e punes te punemarresve nen moshen 18 vjeç duhet te jene te tilla qe te mos demtojne shendetin, zhvillimin fizik, psikologjik, moral dhe social ose t’u kompromentoje edukimin. Te miturit nga mosha 14 deri 16 vjeç mund te punojne vetem gjate pushimeve shkollore, me kusht qe te punesohen ne pune te lehta dhe inspektoriati i punes te kete leshuar nje autorizim per punedhenesin. Te pakten nje here ne vit te miturit nga 14-16 vjeç duhet te kryejne nje periudhe pushimi prej 4 javesh te lire nga çdo veprimtari shkollore dhe nga çdo lloj pune. Per femijet nga mosha 16-18 vjeç, te cilet punesohen ne pune te veshtira ose te rrezikshme, njoftohet inspektoriati i punes, i cili kontrollon k riteret e punesimit te tyre dhe nese demtojne shendetin e femijes ose jo. Kohezgjatja e punes per keta femije, nuk mund te jete me shume se 8 ore ne dite dhe 40 ore ne jave. Kohezgjatja e pushimeve vjetore eshte te pakten 4 jave. Ne rastin e marrjes ne pune te te miturve deri ne moshen 18 vjeç, me qellim pjesemarrje ne veprimtari te natyres kulturore, artistike, sportive, apo publicistike i nenshtrohet nje autorizimi paraprak te leshuar nga Inspektoriati i Punes. Per me teper ne baze te ligjit “Per Inspektoriatin Shteteror te Punes”, Inspektoriati ka te drejte te inspektoje regullisht punesimin e grave dhe femijeve. Keto te drejta zbatohen kundrejt te gjithe punedhenesve, punemarresve, personave te vetepunesuar dhe anetareve te familjeve te tyre, qe zhvillojne aktivitet ne Republiken e Shqiperise, pavaresisht nga shtetesia e tyre.

490. Persa i perket pushimit javor, per çdo periudhe prej 7 ditesh, te miturit nen moshen 18 vjeç perfitojne nje periudhe minimale prej dy ditesh pa nderprerje, ku perfshihet dhe e diela. Te miturit nen 18 vjeç perfitojne, ne rastin kur kohezgjatja e punes se dites kalon 4 ore e gjysem, nje pushim prej te pakten 30 minutash te panderprere.

491. Inspektoriati Shtetëror i Punës (IShP) përcakton grupet e synuara, rajonet specifike, sektorët dhe format e punësimit që janë me përparësi në fushën e punës, bashkëpunon me të gjithë institucionet relevante për zbutjen dhe zbatimin e ligjeve në këtë fushë. Inspektorët e Punës veprojnë në përputhje me politikat strategjike shtetërore dhe vlerësimin e zgjidhjen e situatave për marrëdhëniet e punës së fëmijëve në vendet e punës që operojnë. Prej tyre punohet gjithashtu në përcaktimin e target grupeve prioritare, fëmijët e punësuar që duhet të mbështeten të parët dhe fëmijët që kanë punuar në punët e vështira me më pak mbrojtje.

492. Ne kete kuader, Shqiperia ka nenshkruar Konventen nr.182 e ILO-s për “Punën e rëndë të fëmijëve”. Rëndësi te veçantë ka trajnimi i kombinuar me fëmijët e punësuar, punëdhënësit e tyre dhe familjet, pra bashkëpunimi i të gjithë sektorëve: punëdhënës, departamente të qeverisjes lokale, OJQ që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, grupe profesionistësh, sindikata, institucione shëndetësore dhe universitete etj.

493. Qeveria shqiptare eshte e angazhuar për anetaresimin e Shqiperise në Konventën nr.182, "Format më të këqia të Punës së Fëmijëve, 1999" dhe Rekomandimin nr.190 “Per Eleminimin e Formave më të këqija të Punës së Fëmijëve” të Organizatës Botërore të Punës. Per ratifikimit të kësaj Konvente duhet të parashikohen amandamente në Kodin e Punës (per arsye se Kodi i Punes eshte miratuar me perpara se Konventa), për sa i takon kritereve të punës, specifikimin e të drejtave dhe detyrimeve te punëmarrësit lidhur me të miturit si dhe përgjegjësia e personit juridik për shkeljet eventuale.

494. Gjithashtu do duhet të rishikohet ligji për Inspektoriatin Shtetëror të Punës, si në aspektin administrativ, duke krijuar hallka të posaçme lidhur me të miturit, ashtu edhe në aspektin juridik, duke i dhënë prioritet kontrollit lidhur me punën e të miturve. Me përparësi është ndërtimi i kapaciteteve nëpërmjet trajnimit të inspektorëve të punës për pajisjen e tyre me njohuri dhe aftësi të tilla teknike e profesionale që ka puna e fëmijëve si kategori tepër specifike në tërë punëmarrësit në përgjithësi.

495. Republika e Shqiperise, me ligjin nr. 8086, date 13.03.1996 ka aderuar ne Konventat e Organizates Nderkombetare te Punes, nr. 105 “Per zhdukjen e punes se detyruar”, dhe nr.111 “Per diskriminimin ne pune dhe profesion”, nr.138 “Per moshen minimale per tu pranuar ne pune”, dispozitat e te cilave automatikisht jane bere pjese e sistemit te brendshem juridik.


G. Abuzimi me drogat (neni 33)

496. Ne Shqiperi perdorimi i droges nuk ka qene fenomen shqetesues per shkak te izolimit te plote te Shqiperise. Pas viteve 1992-1993 perdorimi i droges si dhe trafiku i saj u shtuan dhe kryesisht ne te u perfshine moshat nga 14 deri 25 vjeç. Adoleshentët (fëmijët 14-18 vjeç) të rrezikuar nga marrja e drogës po shfaqen si grupi margjinal më i ri në Shqipëri.

497. Mbi bazën e disa vlerësimeve të OJQ-ve, të cilat veprojnë në këtë fushë, në vendin tonë llogariten rreth 10.000 përdorues droge, 80% e tyre në Tiranë, nga të cilët 40% janë fëmijë dhe të rinj. Ky grup është prezent jo vetëm në Tiranë dhe qendrat e tjera të mëdha urbane, por po shtohet me shpejtësi edhe në qytetet më të vogla.

498. Më të rrezikuar nga droga janë të rinjtë e familjeve qytetare me gjendje ekonomike të mirë, sepse mundësia për të blerë drogë është faktor për përfshirjen në grupet e përdorimit të saj. Adoleshentët janë më të rrezikuar, sidomos në mjediset e shkollave, sepse në to droga shpërndahet falas. Po kështu të rrezikuar janë edhe të rinjtë të cilët e shpërndajnë dhe e tregëtojnë atë.

499. Per percaktimin sa me te sakte te perhapjes se droges do te behet nje studim i posacem i cili do te pasohet dhe me ngritjen e qendrave te posacme perkatese per kurimin e kesaj kategorie personash dhe sidomos femijeve, qe jane perdoruesit me te medhenj te saj.

500. Me ligjin nr. 8494, date 27.05.1999 eshte miratuar Marreveshja ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise, Shoqates “Komuniteti Emanuel”dhe Caritas-it Shqiptar per ngritjen dhe funksionimin e Qendres Sociale Polivalente ne Vaqarr, Tirane. Sherbimi Social Shteteror, nje agjensi shteterore, bashkepunon me nje numer te konsiderueshem OJQ-sh qe veprojne ne fushen e sherbimeve sociale ne vecanti me Qendren Emanuel qe ofron sherbime rehabilitimi per personat perdorues te droges dhe alkoolit. Nga relacionet e derguara ne Sherbimin Social Shteteror, gjate vitit 2000 ne kete Qender Rezidenciale u trajtuan 13 persona. Ne kete Qender trajtohen me perparesi femijet dhe grate ne nevoje, si dhe te rinj perdorues te droges dhe alkolit, sidomos ne zonat urbane, te ci let kane nevoje per ndihmen e shtetit dhe te shoqerise. Qendra e ngritur ka filluar te trajtoje, sidomos femijet e droguar dhe po sherben si nje eksperience e mire per hapjen e Qendrave te tjera ne Shqiperi ne perputhje me nevojat konkrete ne kete drejtim.

501. Ligji nr. 7975, date 26.07.1995 “Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope”, percakton rregullat e prodhimit, fabrikimit, importimit, eksportimit, tregtimit, perdorimit, kontrollit dhe ruajtjes se barnave narkotike dhe lendeve psikotrope. Ky ligj eshte hartuar sipas Konventes Unike per Barnat Narkotike te vitit 1961 dhe Konventes per Lendet Psikotrope te vitit 1971.

502. Ligji parashikon, gjithashtu, ndalimin ne territorin e Republikes se Shqiperise te prodhimit, fabrikimit, tregetimit dhe shperndarjes me shumice dhe pakice, transportimin, mbajtjen, furnizimin, dhenien me para ose falas, blerjen, perdorimin, importimin, eksportimin, kalimin tranzit te bimeve dhe lendeve me rrezikshmeri te larte qe nuk perdoren ne mjekesi.

503. Keshilli i Ministrave me Vendimin nr. 412, date 20.05.1996 “Per ngritjen e Komitetit Kombetar per Drogen”, ka krijuar kete te fundit si organ nderdikasterial i kryesuar nga Zv/Kryeministri. Per realizimin e detyrave dhe objektivave te caktuara nga ky Komitet, Vendimi parashikon ndermjet te tjerash edhe krijimin e Qendres Kombetare te Sistemit te Informacionit per Drogen prane Institutit te Shendetit Publik.

504. Kodi Penal i vitit 1995 pesoi ndryshime te rendesishme me ligjin nr.8279, date 15.01.1998 dhe priten permiresime te tjera gjate vitit 2001 persa i perket veprave penale te lidhura me drogen.

505. Kodi Penal parashikon vepren penale te prodhimit dhe shitjes se çdo lloj droge narkotike ose substance psikotrope te bere ne kundershtim me ligjin (neni 283), vepren penale te trafikimit te narkotikeve (neni 283/a), te krijimit te lehtesirave per marrjen dhe perdorimin e droges (neni 283/b), te kultivimit te bimeve narkotike, te prodhimit dhe fabrikimit te lendeve narkotike dhe psikotrope (neni 284/c), vepren penale te organizimit dhe drejtimit te organizatave kriminale me qellim kultivimin, prodhimin, fabrikimin e paligjshem te narkotikeve (neni 284/a), dhe vepren penale te mbajtjes, prodhimit dhe transportimit te substancave kimike (neni 285). Kodi Penal nuk parashikon ndonje dispozite te veçante per terheqjen e femijeve ne shitjen dhe trafikun e droges, por ka nje dispozite te pergjithshme qe mund te zbatohet edhe ne kete rast, sipas se ciles shtytja ose terheqja e te miturve nen moshen 14 vjeç, per te kryer krim, denohet me burgim deri ne pese vjet.

506. Nje rol te madh ne ndergjegjesimin e te rinjve per njohjen me pasojat e droges dhe demet e saj, luan edhe shkolla. Duke patur parasysh se numri me i madh i perdoruesve te saj eshte ne Tirane, Drejtoria Arsimore e Rret hit ka ndermarre ne periudha te caktuara, fushata ndergjegjesimi te cilat perfshijne metoda te ndryshme efikase.


H. Shfrytëzimi dhe abuzimi seksual (neni 34)

507. Ne Shqiperi problemi i shfrytezimit seksual te femijeve, kryesisht vajza, ka marre permasa shqetesuese, sidomos vitet e fundit. Megjithese eshte bere nje problem shoqeror, nuk eshte arritur te percaktohet se cila eshte gjendja reale, numri i femijeve qe shfrytezohen, nderkohe qe ka te dhena se edhe ne Shqiperi ky fenomen eshte jo pak i perhapur. Nje pjese e mire e vajzave, qe terhiqen ne kete rruge, nuk marrin informacionin e duhur dhe bien ne gracken e mashtrimit te shfrytezuesve dhe te ketij fenomeni te ri te panjohur per to.

508. Ne Kodin Penal krimet seksuale kane pesuar ndryshime me ligjin nr. 8279, ne vitin 1998 dhe priten ndryshime te tjera gjate vitit 2001. Ne ndryshimet e fundit te Kodit Penal parashikohet qe termi “e mitur” te zevendesohet me termin “te mitur” dhe te shtohen marredheniet homoseksuale, si dhe cdo akt tjeter seksual.

509. Aktualisht, Kodi Penal parashikon si veper penale marredheniet seksuale, homoseksuale, si dhe cdo akt tjeter seksual me femije te mitur, qe nuk ka arritur moshen 14 vjeç, ose me femijen e mitur qe nuk ka arritur pjekurine seksuale, veper per te cilen kur kryhet me dhune, ose sjell si pasoje vdekjen ose vetvrasjen e femijes se mitur, zbatohet nje denim me i rende se ne rastin e pare (neni 100).

510. Ne Kodin Penal jane parashikuar gjithashtu dhe veprat penale te marredhenieve seksuale me dhune me femije te mitur te moshes 14-18 vjeç, ose me persona te pazote per tu mbrojtur, pazotesi fizike ose mendore ku perfshihen edhe femijet 14-18 vjeç (neni 101,103). Gjithashtu, ne Kodin Penal parashikohet si veper penale dhe kryerja e veprave te turpshme me te mitur qe kane arritur moshen 14 vjeç (neni 108).

511. Ne vitet 1993-1994 krimi i marredhenies seksuale me dhune me te miturat nga 14-18 vjeç mori permasa te konsiderueshme. Praktika gjyqesore tregon se denimet e dhena fillimisht kane qene teper te ulta dhe vetem kur permasat e ketij krimi u bene shqetesuese per shoqerine, gjykata rriti ne menyre te ndjeshme masen e denimit, sidomos dhe me miratimin e Kodit te ri Penal ne vitin 1995.

512. Persa i perket shfrytezimit te femijeve per qellime prostitucioni, ne Kodin Penal parashikohet si veper penale dhe denohet me rende, kur shtytja, ndermjetesimi, ose marrja shperblim per ushtrimin e prostitucionit kryhet ndaj nje te miture.

513. Duke pare se ne Shqiperi per te realizuar shfrytezimin e prostitucionit u perdor mashtrimi, shtrengimi, dhuna si dhe lidhjet e aferta te gjinise, krushqise, kujdestarise etj, me ligjin nr. 8279, date 15.01.1998, dispozita e Kodit Penal mbi shfrytezimin e prostitucionit ndryshoi.

514. Ne shfrytezimin e prostitucionit ne rrethana renduese u perfshine dhe elementet e siperpermendur. Gjithashtu, u parashikua si veper penale edhe shfrytezimi i prostitucionit i kryer ndaj nje personi qe shtyhet ose shtrengohet per te ushtruar prostitucion jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Kjo veper penale u parashikua per shkak te shfrytezimit te prostitucionit me teper ne vende te tjera se ne Shqiperi.

515. Projekti per ndryshimet e reja ne Kodin Penal do te sjelle dhe miratimin e nje dispozite te re mbi trafikimin e femrave per prostitucion. Sipas kesaj dispozite te parashikuar, trafikimi i femrave per prostitucion, me qellim fitimi material, ose cdo perfitimi tjeter, denohet me burgim nga shtate deri ne pesembedhjete vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here ose sh oqerohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhune fizike ose psikike te viktimes per te punuar a kryer veprime te ndryshme, ose sjell pasoja te renda, denohet me burgim jo me pak se pesembedhjete vjet ose me burgim te perjetshem.

516. Lidhur me pornografine, Kodi Penal e parashikon si veper penale kur prodhimi, shperndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike behet ne ambjentet e te miturve.

517. Nje nga arsyet qe e kane shtyre Qeverine shqiptare ne hapat e saj per hapjen e Qendres Antitrafik ne qytetin e Vlores, eshte ne rradhe te pare edhe ndalimi i trafikut te grave dhe femijeve, sidomos te atyre personave te destinuar per tregun e prostitucionit ne vendet fqinje.


I. Forma të tjera shfrytëzimi (neni 36)

518. Deri me tani nuk ka te dhena per forma te tjera te shfrytezimit pervec formave te cilat jane shqyrtuar ne nenet e mesiperme te Konventes, ne vecanti shfrytezimit ekonomik dhe seksual. Sigurisht qe perveç shfrytezimit ekonomik dhe seksual te parashikuara ne dispozitat e meparshme, mund te lindin edhe forma te tjera te shfrytezimit.


J. Shitja, trafikimi dhe rrëmbimi (neni 35)

519. Kodi Penal, i ndryshuar ne vitin 1998 dhe ndryshimet e pritshme ne vitin 2001, parashikojne si veper penale rrembimin ose mbajtjen peng te femijes nen moshen 14 vjeç, veper qe denohet me burgim jo me pak se pesembedhjete vjet. Po kjo veper, kur ka shkaktuar vdekje ose zhdukje te femijes se mitur denohet me burgim jo me pak se njezet vjet, ose me burgim te perjetshem. Gjithashtu, Kodi Penal parashikon si veper penale dhe fshehjen ose nderrimin e femijes me nje tjeter, e kryer nga personeli mjekesor, veper qe denohet me burgim nga tre deri ne tete vjet.

520. Ne ndryshimet e fundit qe pritet te pesoje Kodi Penal, gjate vitit 2001, parashikohet si veper penale trafikimi i femijeve. Sipas ketyre ndryshimeve, trafikimi i femijeve me qellim fitimi material, ose cdo perfitim tjeter, do denohet me burgim nga dhjete deri ne njezet vjet. Po kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here, apo shoqerohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhune fizike ose psikike te viktimes per te punuar a kryer veprime te ndryshme, ose sjell pasoja te renda, denohet me burgim jo me pak se pesembedhjete vjet ose me burgim te perjetshem.

521. Nje forme tjeter e trafikut te femijeve eshte edhe ajo qe behet nepermjet biresimit, sidomos biresimit nderkombetar. Praktika ne rastin e Shqiperise ka treguar se eshte i nevojshem nje bashkepunim me i madh nderkombetar per te zbuluar rastet e abuzimit ne fushen e biresimit dhe per te permisuar situaten.

522. Ne ligjin nr.7650, date 17.12.1992 “Per biresimin nga shtetas te huaj”, ka nje dispozite penale sipas te ciles pranimi, kerkesa per marrje, ose marrja e parave dhe e te mirave materiale nga ana e prindit, kujdestarit, ose e çdo personi tjeter, per vete apo per te tretet, ne procesin e biresimit te nje te mituri denohet deri me pese vjet heqje lirie.

523. Ligji nr.8193, date 06.02.1997 “Per transplantimin e organeve”, ka nje dispozite sipas se ciles ndalohet shitblerja e transplanteve si dhe çdo lloj veprimtarie qe favorizon reklamimin, tregtimin dhe trafikun e paligjshem te transplanteve. Ne paragrafin e dyte te kesaj dispozite parashikohet se keto veprimtari denohen sipas dispozitave te Kodit Penal.

524. Ne Shqiperi, vitet e fundit, eshte folur per trafikun e femijeve dhe te transplanteve, sidomos nga shtypi. Por, konkretisht nuk eshte arritur te zbulohet ky rrjet trafikantesh, nese ekziston. Perkundrazi, rastet e rrembimit te femijeve u kthyen nje kohe ne nje mjet fitimi per rrembyesit e tyre. Praktika gjyqesore njeh mjaft raste te tilla, por dhe shume raste te tjera nuk kane arritur te zbulohen ende nga organet kompetente, pasoje kjo edhe e mungeses se kualifikimit te personave qe punojne ne keto organe, meqenese per Shqiperine jane pothuajse krime te reja, por edhe per mangesi te mjeteve te nevojshme per zbulimin e tyre.


K. Fëmijët që i përkasin minoriteteve apo grupeve indigjene (neni 30)

525. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise parashikohet e drejta e pakicave kombetare per te shprehur lirisht, pa u ndaluar as detyruar, perkatesine e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte t’i ruajne e zhvillojne ato, te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare, si dhe te bashkohen ne organizata dhe shoqata per mbrojtjen e interesave dhe te identitetit te tyre.

526. Kjo dispozite nuk specifikon te drejtat e femijeve, qe u perkasin pakicave kombetare, por i perfshin ato, ne termin e perdorur nga Kushtetuta, “personat qe i perkasin pakicave kombetare”.

527. Ne Shqiperi, te drejtat e permendura ne nenin 30 te Konventes per te Drejtat e Femijes, ne parim, jane te garantuara per femijet e çdo grupi etnik, fetar ose gjuhesor, te cilet mund ta gezojne realisht lirine individuale te besimit dhe ndergjegjes, te arsimimit, te organizimit dhe grumbullimit. Pakicat kombetare jane trajtuar pothuajse me te njejtat te drejta qe kane edhe shtetasit shqiptar dhe nuk ka perbere asnjehere problem trajtimi i tyre.

528. Per me teper, ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 396, date 22.08.1994 “Per arsimin tetevjeçar ne gjuhen amtare te personave te pakicave kombetare”, parashikohet e drejta e personave, qe u perkasin pakicave kombetare, te mesojne ne gjuhen e tyre amtare, ne njesi shkollimi dhe institucione arsimore shteterore te caktuara.

529. Ne kuadrin e programit shkollor, nxenesve te pakicave kombetare, ne keto njesi, u krijohen mundesi per te studiuar historine, traditat dhe kulturen e tyre. Vendimi i Keshillit te Ministrave parashikon edhe rastet kur n e qendra banimi jetojne persona qe iu perkasin pakicave kombetare, por qe nuk plotesojne numrin per te hapur shkolle te veçante per ta, ketyre personave u krijohet mundesia te mesojne ne menyre fakultative gjuhen te tyre amtare, ne kuadrin e sistemit shteteror te arsimit te detyruar.

530. Me ligjin nr 8496, date 03.06.1999, Shqiperia ratifikoi “Konventen Kuader te Keshillit te Europes per Mbrojtjen e Minoriteteve”, duke marre persiper angazhimin per zbatimin e kesaj Konvente.

531. Mbrojtja ligjore ne Shqiperi e garantuar si nga legjislacioni i brendshem, ashtu edhe nga instrumentat nderkombetare te miratuara, mbron çdo individ nga akte te diskriminimit, armiqesise, apo dhunes dhe parashikon sanksione te renda penale per ata qe i kryejne ato.

532. Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, ne pjesen e tij te posaçme, ne nenin 73, parashikon se “Zbatimi i nje plani te paramenduar qe synon shkaterrimin teresisht apo pjeserisht te nje grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kunder anetareve te grupit dhe i shoqeruar me veprat qe vijojne, si: vrasje me dashje te anetareve te grupit, demtime te renda fizike dhe psikike, vendosja ne kushte jetese te renda qe shkaktojne shkaterrimin fizik, zbatimi i masave qe synojne pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshem i femijeve te nje grupi ne nje grup tjeter,denohet me burgim jo me pak se dhjete vjet ose me burgim te perjetshem a me vdekje”.

533. Ndersa neni 74, i ketij Kodi, parashikon se “Vrasjet, shfarosjet, kthimi ne skllever, internimet dhe debimet, si dhe çdo lloj torture apo dhune tjeter çnjerezore te kryera per motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare, denohen jo me pak se pesembedhjete vjet ose me burgim te perjetshem”. Çdo individ, i cili eshte viktime e diskriminimit etnik apo racial, qofte ky i hapur apo i fshehte, mund t’i drejtohet gjykates per mbrojtje juridike. Ne praktiken gjyqesore shqiptare nuk ka ndonje padi te ngritur nga pjesetare te pakicave kombetare lidhur me akte diskriminimi, armiqesie, apo dhune per shkak te perkatesise se tyre etnike, kulturore, gjuhesore, ose fetare.

534. Nje zhvillim te dukshem pas viteve ‘90 ka marre veprimtaria kulturore e artistike e pjestareve te pakicave kombetare. Te gjitha pakicat kane krijuar dhe nder ta veprojne aktivisht organizata e shoqata te ndryshme, te cilat luajne nje rol te madh ne njohjen e historise, traditave dhe kultures se ketyre pakicave.

535. Ne tekstet e reja per shkollat e pakicave kombetare greke e maqedonase, “Gjuhe e lexim letrar”, “Gjuhe shqipe e lexim letrar”, te pergatitura e botuara nga Shtepia Botuese e Librit shkollor, ne gjuhet e pakicave dhe ne gjuhen shqipe, jane perfshire pjese te zgjedhura nga folklori i pakices greke dhe maqedonase, nga shkrimtare e poete te ketyre pakicave, si dhe nga shkrimtare e poete te shquar te letersise greke dhe maqedonase te periudhave te ndryshme.

536. Gjithashtu, jane shtuar botimet per lexime jashteshkollore nga letersia e pakicave dhe letersise greke dhe maqedonase. Nje kontribut te rendesishem japin edhe Biblioteka dhe Qendra e Kultures Greke, shoqatat arumune, organizata te ndryshme joqeveritare, Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, Muzeu Kombetar, Galeria e Arteve etj, te cilet kane organizuar here pas here veprimtari te ndryshme me nje pjesmarrje te gjere te personaliteteve me te shquara shqiptare dhe te pakicave nga fushat e letersise, artit, kultures, historise etj, per te perkujtuar ngjarje te rendesishme te jetes se pakicave dhe kombeve ame te tyre, te personaliteteve te tyre te shquara, per te promovuar botime e libra etj.

537. Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve ne bashkepunim me nje agjensi private, ne qershor te vitit 2000, organizoi ne Tirane Festivalin e Femijeve te Pakicave Kombetare, i titulluar “Pellumbi i Bardhe”, ku u perfaqesuan me grupet e tyre artistike te femijeve te gjitha pakicat kombetare dhe pakicat linguistike qe jetojne ne Shqiperi.

538. Nje numer projektesh, organizuar ne rrethe te ndryshme te vendit nga Qeveria shqiptare, ne bashkepunim me organizata te ndryshme nderko mbetare dhe ne menyre te veçante me Fondacionin “Soros”, synojne te permiresojne pjesemarrjen dhe integrimin e femijeve te familjeve rome ne shkolle. Keto projekte, qe perfshijne organizimin e tyre ne veprimtari kulturore e sportive, ne te cilat marrin pjese se bashku, si femijet shqiptare, ashtu edhe ata rome, kane kontribuar, gjithashtu, ne promovimin e respektit, e ndjenjave te miqesise dhe bashkepunimit midis tyre.

539. Ne Dropull, ne Prefekturen e Gjirokastres, zhvillon veprimtarine e saj “Shoqata e Krijuesve Minoritare”, ku marrin pjese shkrimtare, poete, piktore e artiste te njohur minoritare. Ansambli Folkorik “Dropulli”, qe eshte nje nga ansamblet me ne ze ne Shqiperi, merr pjese aktive jo vetem ne jeten kulturore e artistike te vendit, por ajo, me perkrahjen e drejtperdrejte te Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bashkise, Qendres Kulturore dhe sponsoreve te ndryshem private, ka dhene nje numer te madh koncertesh edhe jashte vendit, ku me te spikaturat padyshim kane qene ato te dhena ne Greqi.

540. Shoqata “Druzhba Prespa” ne Komunen e Liqenasit ne Prefekturen e Korçes, drejton dhe organizon veprimtarine e grupeve popullore te fshatrave minoritare maqedonase. Kjo shoqate ka organizuar Festivalin e Liqenasit dhe nje sere turne artistike ne Shqiperi dhe ne rrethinat fqinje te ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, ku me kenget, melodite, vallet dhe sidomos me kostumet popullore, kane deshmuar vlerat e tradites popullore dhe ruajtjen e saj.

541. Ne Komunen e Vrakes, ne Prefekturen e Shkodres, zhvillon veprimtarine e saj shoqata kulturore e pakices malazeze “Moraça Rozafa”, e cila ka realizuar nje sere veprimtarish kulturore e artistike, duke mbajtur gjalle kenget, vallet, ritet e veshjet tradicionale te tradites popullore malazeze.

542. Romet jane te organizuar ne shoqatat e tyre “Amaro - Drom” themeluar ne mars 1991, “Amaro Divas” themeluar me 1996, “Romani Baxt” themeluar me 1991 dhe “Grupi per Zhvillimin e Kultures Rome”.

543. Shoqata “Amaro-Drom” eshte e perbere nga nje berthame qendrore ne Tirane dhe, sipas informacionit nga zyra e tyre ne Tirane, veprimtarite e tyre mbeshteten nga kater qendra koordinuese, kryesisht ne Fushe Kruje, Lushnje, Fier, Korçe. Me rendesi eshte te permendim se kjo shoqate ka, gjithashtu, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinise. Shoqata ka gazeten e saj “Ylli i Karvanit” qe del njehere ne muaj. Shoqata luan nje rol te madh ne ruajtjen e gjuhes, folklorit te tyre te pasur dhe artit te muzikes. Ajo ka krijuar nje sere grupesh me instrumentiste, kengetare dhe valltare te talentuar, qe kane marre pjese ne shume veprimtari kombetare dhe nderkombetare. Shoqata “Amaro Drom” ka aktivizuar gjithashtu edhe nje ekip futbolli, i cili ka marre pjese ne disa veprimtari kombetare.

544. Veprimtari te ngjashme zhvillon edhe shoqata “Amaro Divas”. Ajo, gjithashtu, ka grupin e saj artistik dhe ka hapur nje kurs per mesimin e instrumentave muzikore. Edhe kjo shoqate boton revisten e saj mujore, qe mban te njejtin emer sikurse edhe vete shoqata.

545. Pas viteve 1990, arumunet (vllehet) jane organizuar ne shoqatat e tyre “Armeni-Alban”, “Shoqata e Vllehve Voskopoje” dhe “Aefallofisi”. Keto shoqata luajne nje rol te rendesishem ne ruajtjen e gjuhes, kultures dhe traditave te tyre. Ata kane gjithashtu gazeten e tyre “Fratia-Vellazeria”, qe del nje here ne muaj, ne gjuhen shqipe dhe arumune.

546. Ndryshimet demokratike gjate dekades se fundit bene te mundur rivendosjen e lirise se ndergjegjes dhe besimit fetar. Ne kete kuader ne vend u rihapen te gjitha objektet fetare te kultit dhe njerezit u lane te lire te praktikojne fene dhe ritet e tyre fetare. Sipas statistikes me te fundit zyrtare te vitit 1953, popullsia ne Shqiperi perbehet nga muslimane - 50%, bektashiane – 20%, orthodokse - 20% dhe katolike - 10%.

547. Ndryshimet demokratike ne Shqiperi, gjate dekades se fundit, krijuan nje mjedis te favorshem per zhvillimin dhe nismat e sektorit joqeveritar, ne kuadrin e shtetit ligjor. Te gjitha pakicat kombetare qe jetojne ne Shqiperi e kane shfrytezuar kete mundesi per t’i dhene nje impuls te ri ruajtjes dhe zhvillimit te elementeve kryesore te identitetit te tyre, gjuhes, traditave, fese dhe trashegimise se tyre kulturore.

548. Duhet thene se ne familjet e pjesetareve te pakicave kombetare, qofshin keto greke, maqedonase apo malazeze, por edhe ne familjet e pakicave linguistike te romeve dhe arumuneve, gjuha amtare eshte transmetuar nga brezi ne brez. Ndonese sipas Kushtetutes (neni 14), “gjuha zyrtare ne Shqiperi eshte gjuha shqipe”, pakicat kombetare, sipas nenit 20 te Kushtetutes, kane te drejte te ruajne, te zhvillojne e “te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare”.

549. E drejta per te perdorur gjuhen amtare privatisht dhe ne publik eshte e garantuar edhe ne praktike. Individet nga pakicat kombetare e perdorin gjuhen e tyre lirisht ne jeten e perditshme, me njeri-tjetrin, ne mbledhjet publike, ne shoqatat e tyre, ne fushatat elektorale, ne shtypin e tyre, ne botimet e tyre me karakter kulturor, letrar, historik apo shkencor, ne media, si dhe ne ceremonite fetare. Nje faktor i rendesishem per ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhes amtare te pakicave jane edhe shkollat e shumta publike, apo private qe funksionojne per shkollimin e femijeve te pjestareve te ketyre pakicave.

  • 550. Edhe romet ne Shqiperi kane mundur te ruajne gjuhen e tyre tradicionale, te cilen e flasin ne mjedisin e tyre. Romet e shkruajne gjuhen e tyre ne raste teper te rralla, pasi ne Shqiperi nuk ka patur shkolla romesh.
  • 551. Gjuhen e tyre tradicionale, te cilen e flasin ne mjediset e tyre, e kane ruajtur edhe arumunet. Ajo eshte ruajtur me shume e me mire veçanerisht ne grupet kompakte, qe jetojne ne fshatra dhe, deri diku, ne brezin e vjeter dhe te mesem te atyre qe jetojne ne qytete.
  • 552. Veshtrim i shkurter historik i pakicave kombetare qe jetojne ne Shqipe ri.

Ne Shqiperi tradita historike ka ecur ne rrugen e njohjes si pakica kombetare te atyre pakicave qe kane nje komb ame, me te cilin kane karakteristika te perbashketa, si: konstitucionin shpirteror, gjuhen, kulturen, zakonet e traditat, besimin fetar etj. Si pakica te tilla jane konsideruar pakica greke, maqedonase dhe malazeze. Romet dhe arumunet jane njohur dhe respektuar si pakica linguistike.

  • 553. Pakica kombetare greke

Ne jug te Shqiperise, ne kufi me Greqine, jeton nje popullsi greke, qe perben pakicen kombetare me te madhe ne numer. Sipas te dhenave nga Regjistrimi i Pergjithshem i Popullsise dhe i Banesave i vitit 1989, numri i kesaj popullsie eshte 58.758 banore. Pjesetaret e ketij komuniteti jetojne kryesisht ne rrethet Gjirokaster, Sarande dhe Delvine.

  • 554. Pakica kombetare maqedonase

Pakica kombetare maqedonase ndodhet e perqendruar ne zonen e Prespes. Kjo zone eshte e shtrire ne skajin juglindor te Shqiperise, ne kufi me ish Republiken Jugosllave te Maqedonise dhe Greqine. Siperfaqja e zones se Prespes eshte 213.9 km2. Popullsia e kesaj zone eshte 4.878 banore, qe do te thote 240 banore per km 2

  • 555. Pakica kombetare malazeze

Pakica kombetare malazeze eshte e perqendruar kryesisht ne disa fshatra te vegjel ne zonen e Vrakes (fshatrat Gril, Omaraj, Borici i Vogel), ne veri te qytetit te Shkodres (ne Veriperendim te Shqiperise), prane liqenit me te njejtin emer dhe prane kufirit me Malin e Zi. Te dhena statistikore mbi numrin e kesaj pakice ne regjistrimin e vitit 1989 nuk jane te specifikuara dhe te sakta. Gjithsesi, sipas te dhenave nga vezhgimi i bere vitin e kaluar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kjo pakice perbehet nga rreth 2000 vete dhe ka ruajtur kompaktesine e vet si pakice kombetare, gjuhen, kulturen, fene, traditat e shtetit ame etj.

  • 556. Romet

Te dhena stastistikore lidhur me numrin e romeve qe jetojne ne Shqiperi, mungojne, pasi nje regjistrim i pergjithshem i tyre nuk eshte bere asnjehere. Ata perbehen nga kater fise kryesore: Kallbuxhinj (Tirane, Elbasan, Pogradec, Korce, Bilisht, Gjirokaster, Sarande); Meçkare (Lushnje, Fier, Vlore); Kurtofet - te shperndare; Cergaret - nomade. Persa i perket pozites se romeve, mund te thuhet se ata nuk jane objekt i nje trajtimi diskriminues si komunitet me vete. Por, gjithsesi, problemi i romeve eshte problemi i nje komuniteti me nje nivel teper te ulet jetese. Ne nje kuptim, çeshtja e romeve paraqet probleme te njellojta me ato qe shtrohen ne shkalle rajonale.

  • 557. Arumunet

Midis pakicave, ne Shqiperi jetojne edhe arumunet (te njohur kryesisht si vllehe). Trevat shqiptare, ne hapesira dhe ne kohe te caktuara, kane ndjere popullimin e nomadeve arumune. Per here te pare te dhenat per numrin e pakices arumune ne Shqiperi jepen ne regjistrimin e vitit 1950. Ne kete regjistrim shenohen 2381 banore te popullsise vllahe. Kurse, ne regjistrimin e vitit 1955, numri i popullsise vllehe rezulton ne 4249 banore. Ne regjistrimet e mevonshme nuk rezultojne me te dhena per numrin e arumuneve ne Shqiperi.

  • 558. Me qellim ruajtjen dhe forcimin e identitetit kulturor te pakicave kombetare dhe qe ato te jene ne kontakt te vazhdueshem me zhvillimet politike, shoqerore, ekonomike e kulturore dhe jo vetem me ato brenda vendit, por edhe me ato ne fushen nderkombetare, legjislacioni shqiptar parashikon akses te plote n e gjuhen e tyre amtare, si ne median e shkruar, ashtu edhe ne ate elektronike.
  • 559. Liria e shprehjes, sikurse parashikohet ne Konventen “Per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut” te Keshillit te Evropes, perben nje te drejte themelore kushtetuese ne Shqiperi. Neni 22 i Kushtetutes garanton lirine e shprehjes dhe lirine shtypit, radios dhe televizionit per te gjithe, perfshire edhe pakicat kombetare dhe ndalon censuren paraprake te mjeteve te komunikimit. Mbi bazen e ligjit ekzistues anetaret e pakicave kombetare, ashtu sikurse te gjithe shtetasit shqiptare kane te drejte, pa asnje pengese te krijojne median e tyre te shkruar ne gjuhen amtare. Shtypi i pakicave kombetare, ashtu si edhe i gjithe shtypi ne Shqiperi, nuk i nenshtrohet censures paraprake.
  • 560. Aktualisht pakica greke, qe jeton ne rrethet e Gjirokastres, Sarandes, Delvines etj, ka keto revista e gazeta : “Lajko Vima”, gazete qe e ka zanafillen e vet qe nga viti 1945; “I Foni tis Omonias” (Zeri i Omonias), e perjavshme; “2000”, gazete ne tre gjuhe greqisht, anglisht, shqip; “Oaz” dhe “Progres”.revista te ilustruara. Gazetat dhe revistat e permendura me siper shperndahen falas ne çdo fshat. Gjithashtu, ne zonen e kesaj pakice hyjne nga Greqia dhe 15 tituj te tjere gazetash e revistash ne gjuhen greke.
  • 561. Shtypi maqedonas dhe ai malazez gjithashtu, vjen pa asnje pengese ne pakicat maqedonase, apo ate malazeze ne Shqiperi. Arumunet kane gazeten e tyre “Fratia - Vellazerimi”, e cila del njehere ne muaj ne gjuhen shqipe dhe ate arumune.
  • 562. Akses ne median elektronike, pakicave kombetare u garanton ligji nr. 8410, date 30.09.1998 “Mbi Radio Televizionin Publik dhe Privat ne Republiken e Shqiperise”. Ligji shpall lirine e veprimtarise se radio -televizionit dhe pavaresine editoriale te tyre (neni 4 dhe 5).
  • 563. Ne nenin 39 te ligjit te siperpermendur ndalohet “transmetimi i programeve qe nxisin dhunen, luften agresive, urrejtjen kombetare dhe raciale” etj, ndersa ne nenin 36 parashikohet qe “programet radiotelevizive te respektojne dinjitetin personal dhe te drejtat themelore te njeriut, paaneshmerine, plotesine dhe pluralizmin e informacionit, te drejtat e femijeve dhe te adoleshenteve, rendin publik dhe sigurine kombetare, gjuhen dhe kulturen, te drejtat kushtetuese e njerezore te shtetasve, te pakicave kombetare ne perputhje me konventat nderkombetare qe ka nenshkruar Republika e Shqiperise dhe diversitetin fetar shqiptar”
  • 564. Kurse ne nenin 37 thuhet: “Perdorimi i gjuhes shqipe eshte i detyruar per te gjithe programet, perveç veprave muzikore me tekst ne gjuhe te huaj, emisioneve per mesimin e gjuheve te huaja, emisioneve drejtuar posaçerisht pakicave kombetare dhe programeve te subjekteve radiotelevizive lokale te liçensuara per transmetim ne gjuhen e pakicave”. Mbi kete baze, hapja e stacioneve lokale radiofonike apo televizive nga pjestaret e pakicave kombetare ne gjuhet e tyre amtare, eshte e garantuar.
  • 565.Sipas Kushtetutes (neni 14) gjuha zyrtare ne Shqiperi eshte gjuha shqipe. Keshtu qe i gjithe dokumentacioni ne organet e pushtetit qendror dhe organet e njesive administrative te pushtetit lokal perpilohet ne gjuhen zyrtare. Ndersa komunikimi verbal ndermjet pjesetareve te pakicave dhe autoriteteve te administrates se pushtetit lokal ne zonat e banuara prej tyre, duke qene se edhe keto autoritete ne shumicen dermuese jane minoritare, sipas zgjedhjes se tyre te lire mund te behet ne gjuhen amtare.
  • 566.Neni 28, pika 1 te Kushtetutes, parashikon se kujtdo “qe i hiqet liria, ka te drejte te njoftohet menjehere ne gjuhen qe ai kupton, per shkaqet e kesaj mase, si dhe per akuzen qe i behet”. Ndersa ne nenin 31 te saj, pika c, parashikohet se gjate procesit penal kushdo ka te drejte “te kete ndihmen pa pagese te nje perkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhen shqipe”.
  • 567.Kodi i Procedures Penale ne piken 2, te nenit 8, parashikon se ne te gjitha fazat e procedimit gjyqesor “Persona qe nuk dine shqip perdorin gjuhen e tyre dhe, me anen e perkthyesit, kane te drejte te flasin e te marrin dijeni per provat e aktet, si dhe per zhvillimin e procedimit”.
  • 568.Gjithashtu, neni 98, pika 2, lidhur me perpilimin e akteve te procedures penale, parashikon se “Personi qe nuk flet gjuhen shqipe pyetet ne gjuhen amtare dhe procesverbali mbahet edhe ne kete gjuhe. Ne te njejten gjuhe perkthehen aktet procedurale, qe jepen me kerkese te tij”.
  • 569.E drejta per te deponuar ne gjuhen e vet i njihet edhe nje deshmitari ne proces. E drejta per perdorimin e gjuhes se tyre apo e perpilimit te akteve ne gjuhen e tyre amtare, u njihet personave qe nuk dine gjuhen shqipe edhe ne procesin gjyqesor civil.
  • 570.Ne nenin 27 paragrafi i dyte i Kodit te Procedures Civile parashikohet se “Personat qe nuk dine shqip perdorin gjuhen e tyre. Ata marrin dijeni per provat dhe per gjithe zhvillimin e gjykimit me ane te perkthyesit”. Ndersa ne nenin 116, ne paragrafin e dyte, thuhet se “Gjykata, per pyetjen e personave qe nuk dine gjuhen shqipe ose per perkthimin e dokumentave te shkruara ne gjuhe te huaj, therret perkthyesin”.
  • 571.Se fundmi, sipas nenit 5 te ligjit nr. 8328, date 16.04.1998, “Mbi te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim”, “trajtimi i te denuarve nuk duhet te kete diskriminim per shkak te seksit, kombesise, races, gjendjes ekonomike dhe shoqerore, pikpamjet politike dhe besimeve fetare”.
  • 572.Rregullorja e Burgjeve te Republikes se Shqiperise, miratuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.96, date 09.03.2000, ne nenet 13, 45, 53 dhe 63, gjithashtu parashikon njoftimin e personave te denuar ne gjuhen qe ata kuptojne mbi rregullat e burgut, menyren e vuajtjes se denimit, te drejtat dhe detyrimet e te burgosurve etj. Te gjitha te drejtat e parashikuara me siper vlejne edhe per femijet qe i perkasin minoriteteve etnike, kulturore, fetare, apo gjuhesore.
  • 573.Pjesetaret e pakicave kombetare qe jetojne ne Shqiperi jane te lire te vendosin dhe mbajne emrat dhe mbiemrat e tyre sipas traditave ne gjuhen e tyre dhe gezojne te drejten e njohjes zyrtare te tyre. Regjistrimin e emrave te tyre dhe te anetareve te familjeve te tyre, pjestaret e pakicave kombetare e bejne ne Zyrat e Gjendjeve Civile te Bashkive apo Komunave ku ato jetojne.
  • 574.Sipas ligjit, regjistrimi ne regjistrat e Zyres se Gjendjes Civile behet nga nepunesi i kesaj zyre sipas prononcimit fonetik prej tyre, por gjithmo ne mbi bazen e ortografise te alfabetit latin, sikurse shkruhet gjuha shqipe, qe eshte njekohesisht edhe gjuha zyrtare ne Shqiperi. Ky rregull zbatohet gjithashtu edhe per faktin se te tre pakicat kombetare, qe jetojne ne territorin e Shqiperise, gjuhet e tyre amtare i shkruajne mbi bazen e ortografise se alfabetit grek, apo cirilik. Per pasoje, regjistrimi i emrave dhe mbiemrave te pjesetareve te tyre, te mbeshtetur ne ortografine cirilike, do te krijonte probleme te shumta dhe peshtjellim ne marredheniet e tyre me pjesen tjeter te administrates publike dhe institucioneve te tjera te ndryshme ne Shqiperi.
  • 575. Ne Shqiperi eshte bere dhe behet kujdes i veçante e i vazhdueshem per arsimimin e pakicave kombetare. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ne nenin 20, ne paragrafet 1 dhe 2, per pakicat kombetare thuhet: "Personat qe u perkasin pakicave kombetare ushtrojne ne barazi te plote para ligjit te drejtat dhe lirite e tyre. Ata kane te drejte te shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, perkatesine e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte t'i ruajne e zhvillojne ato te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare".
  • 576. Te drejta te barabarta per te gjithe ofron edhe legjislacioni ne fushen e arsimit. Neni 3 i ligjit nr. 7952, date 21.06.1995, “Per Sistemin e Arsimit Parauniversitar”, garanton te drejta te barabarta per te gjithe shtetasit “per t’u arsimuar ne te gjitha nivelet e arsimimit qe percaktohen nga ky ligj, pavaresisht nga gjendja sociale, kombesia, gjuha, seksi, feja, raca, bindjet politike, gjendja shendetesore dhe niveli ekonomik”.
  • 577. Arsimimi pakicave kombetare perfshin tre nivele shkollimi, njesoj si edhe per shqiptaret: ai parashkollor, 8 -vjeçar dhe te mesem te pergjithshem. Ne vitin 1998, ne shkollat e pakicave u futen edhe lendet e reja: Njohuri per Historine e Popullit Grek dhe Njohuri per Historine e Popullit Maqedon.
  • 578. Ne shkollat 8-vjeçare te te dy pakicave, per vitin shkollor 2000-2001, mesojne gjithsej 1845 nxenes, qe perbejne 0,37% te te gjithe nxenesve te arsimit 8- vjeçar dhe japin mesim 297 mesues gjithsej, nga te cilet 267 jane minoritare.
  • 579. Gjithashtu, ne zonen ku jeton pakica kombetare greke dhe ajo maqedonase, funksionojne 35 kopshte me 628 femije. Ne keto kopshte per femijet kujdesen 43 edukatore minoritare. Raporti nxenes-mesues, per te dy pakicat, eshte 6 nxenes per mesues, nderkohe qe ky raport per shkollat shqiptare te arsimit 8 vjecar eshte 19 nxenes per mesues. Ky raport eshte i vogel per shkollat e pakicave per arsye se megjithese ka rene shume numri i nxenesve neper shkolla per shkak te largimit te tyre ne emigracion, ato jane mbajtur hapur.

Faqe 8
faqe
- 9 -

Ballina