Jump to content

Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC)/3

Nga Wikibooks

II. KUPTIMI I FËMIJËS
(neni 1)


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4
  • 42. Sipas Legjislacionit Shqiptar fëmijë konsiderohet qënia njerëzore e lindur gjallë deri në moshën 18 vjeç, moment kur ai fiton zotësi të plotë juridike për të vepruar.
  • 43. Me lindjen fëmija automatikisht ka zotësi juridike, e cila e shoqëron atë gjatë gjithë jetës. Persa i perket mbrojtjes te te drejtave te femijeve para lindjes se tyre, ne Kodin Civil (neni 2) parashikohet se zotesia juridike fillon me lindjen e personit gjalle dhe mbaron me vdekjen e tij. Femija kur lind i gjalle gezon zotesi juridike qe nga koha e zenies.
  • 44. Gjithashtu ne Kodin Civil (neni 320) parashikohet mbrojtja e te drejtave pasurore te femijes, te fituara nepermjet trashegimise qe ne momentin e konceptimit te tij. Konkretisht, ne kete dispozite thuhet se ka zotesi per te trasheguar personi qe ne kohen e çeljes se trashegimise eshte gjalle, ose eshte zene para vdekjes se trashegimlenesit dhe ka lindur i gjalle. Nga lindja deri në 14 vjeç fëmija ka vetëm zotësi juridike. Nga mosha 14-18 vjeç ai ka zotësi të pjesshme juridike për të vepruar.
  • 45. Numri i fëmijëve në Shqipëri është 1.396.000 nga 3.320.000 banorë që ka Shqipëria, 33% janë nën 15-vjeç dhe 40% janë nën 18-vjeç. Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, fëmija si të gjithë qytetarët gëzon të drejta të barabarta me ligj. Fëmijës i njihen të gjitha të drejtat e pranuara nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës së Kombeve të Bashkuara.
  • 46. Zotesine per te vepruar e fiton me ane te marteses dhe gruaja qe nuk ka mbushur moshen 18 vjec. Ajo nuk e humb kete zotesi edhe kur martesa eshte deklaruar e pavlefshme dhe eshte zgjidhur para se te mbushe 18 vjec. I mituri qe ka mbushur moshen 14 vjec, mund te kryeje veprime juridike vetem me pelqimin e meparshem te perfaqesuesit ligjor. Megjithate ai mund te beje pjese ne organizata shoqerore, te disponoje ate qe fiton me punen e tij, te depozitoje kursimet dhe t’i disponoje vete keto depozita. Kodi Civil trajton dhe proceduren e krijimit te shoqatave kur nuk percaktohet mosha, gje qe te le te kuptosh qe edhe femijet kane te drejten e tyre te organizohen ne shoqata qe i pershtaten interesave te tyre.
  • 47. I mituri qe nuk ka mbushur moshen 14 vjec, eshte i pazoti per te vepruar. Ai mund te kryeje veprime juridike qe i pershtaten moshes se tij dhe qe permbushen aty per aty si dhe veprime juridike qe i sjellin dobi pa asnje kundershperblim. Veprimet e tjera i kryen ne emer te tij perfaqesuesi i tij ligjor. Ne fushen e se drejtes familjare ka te drejte per t’u martuar cdo femer qe ka mbushur moshen 16 vjec dhe cdo mashkull qe ka mbushur moshen 18 vjec. Femija perfundon shkollen e detyrueshme ne moshen 14, ose 15 vjec ne varesi te moshes ne te cilen femija ka filluar frekuentimin e shkolles fillore.
  • 48. Sipas Kodit te Punes (nenet 98, 99) mosha minimale per pune e femijeve eshte 16 vjec. Femijet nga 14-18 vjec mund te punojne ne pune te lehta gjate pushimeve shkollore. Punet e lehta dhe oraret e tyre percaktohen nga Keshilli i Ministrave.
  • 49. Neni 100 i Kodit te Punes parashikon se vetem personat madhore mund te punesohen ne pune te veshtira, ose qe paraqesin rrezik per shendetin, ose personalitetin e tyre. Keshilli i Ministrave percakton punet e veshtira, ose te rrezikshme.
  • 50. Femijet nuk mund te rregjistrohen vullnetarisht per kryerjen e sherbimit ushtarak. Ligji “Për shërbimin ushtarak” Nr. 7527, date 2.11.1991 parashikon se me mbushjen e moshes 18 vjec shtetasit mund te rekrutohen per kryerjen e sherbimit ushtarak.
  • 51. Sipas Kodit të Procedurës Civile (neni 356), femijet mund te deshmojne para gjykates me mbushjen e moshes 10 vjec.
  • 52. Femija ka pergjegjesi penale me mbushjen e moshes 14 vjec per veprat penale dhe 16 vjec per kundravajtjet penale. Te miturit nen 18 vjec te denuar me burgim nuk mund te marrin me shume se gjysma e denimit te parashikuar per te rriturit (neni 51 i Kodit Penal).

Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4