Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë/9
Normat e sjelljes | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
1. Përdoruesit e rrugës duhet të sillen në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik ose pengesë për qarkullimin dhe në mënyrë që në çdo rast të respektohet siguria rrugore. 2. Sjelljet e veçanta, përveç atyre të parashikuara në kapitujt e mësipërm, janë përcaktuar në normat në vazhdim.
1. Eshtë detyrë e drejtuesit të mjetit të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që, duke pasur parasysh karakteristikat, gjendjen dhe ngarkesën e mjetit, karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër të çfarëdo natyre, të mënjanohet çdo rrezik për sigurinë e njerëzve dhe mallrave dhe çdo shkak tjetër që krijon çrregullime për trafikun. 2. Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme. 3. Veçanërisht drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë në pjesët e rrugës me fushëpamje të kufizuar, në kthesa, në afërsi të kryqëzimeve dhe shkollave, ose vendeve të tjera të frekuentuara nga fëmijët, të treguar me sinjale të caktuara, në pjerrësi të forta, në kalime të ngushta ose të rënduara, në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike ose për shkaqe të tjera, gjatë kalimit në zona të banuara ose në pjesë të rrugës, anash të cilave ka ndërtesa. 4. Drejtuesi i mjetit duhet ta zvogëlojë shpejtësinë deri në ndalim afër kalimeve të këmbësorëve dhe në çdo rast kur këmbësorët që ndodhen në rrugë, vonojnë të largohen ose japin shenja hutimi, si dhe kur me afrimin e mjetit kafshët që gjenden në rrugë japin shenja frikësimi. 5. Drejtuesi i mjetit nuk duhet të bëjë garë në shpejtësi. 6. Drejtuesi i mjetit nuk duhet të qarkullojë me shpejtësi të zvogëluar deri në atë masë sa të paraqesë pengesë ose rrezik për qarkullimin normal. 7. Dispozitave të këtij neni i nënshtrohet edhe drejtuesi i biçikletës, i kafshëve tërheqëse, të barrës dhe të shalës. 8. Cilido që shkel dispozitat e pikës 3 dhe 5, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. 9. Kur bëhet fjalë për shkelje të kryera nga drejtues mjeti të përmendur në pikën 7, gjoba është nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. 10. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e njerëzve, shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 110 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe 50 km/orë për rrugët në qendrat e banuara. 2. Brenda kufijve maksimalë të sipërpërmendur, entet pronare të rrugëve mund të caktojnë, duke vendosur edhe sinjalizimin përkatës, kufij minimalë shpejtësie dhe kufij maksimalë shpejtësie, të ndryshëm nga ata të caktuar në pikën 1; në rrugë dhe pjesë rrugësh të caktuara, kur nuk mund të zbatohen në rastin konkret kriteret e caktuara në pikën 1, del e nevojshme të vendosen kufij të tjerë, sipas udhëzimeve që do të jepen nga ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse. Entet pronare të rrugëve kanë për detyrë të rivendosin menjëherë kufijtë e shpejtësisë, në rast se bien shkaqet që kanë detyruar vendosjen e kufijve të veçantë. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse mund të ndryshojë masat e marra nga enti pronar i rrugës, kur ato bien në kundërshtim me udhëzimet e saj dhe sidoqoftë me kriteret e pikës 1. Po kjo ministri mund të bëjë edhe ndryshimin e kufijve, aty ku nuk ka vepruar enti pronar i rrugës; në rast të moskryerjes, Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse mund të veprojë drejtpërdrejt me kryerjen e punimeve të nevojshme, me të drejtë zhdëmtimi nga enti pronar i rrugës. 3. Kategoritë vijuese të mjeteve nuk mund t'i kalojnë shpejtësitë e poshtëtreguara:
4. Në pjesën e pasme të mjeteve të treguara në pikën 3, me përjashtim të shkronjave "a" dhe "h", duhet të tregohet shpejtësia maksimale e lejuar. Kur kemi komplekse mjetesh, treguesi i shpejtësisë kufitare vendoset në rimorkio ose në gjysmërimorkio. Përjashtohen nga ky detyrim automjetet ushtarake të përfshira në shkronjat "c", "g", "h" dhe "i" të pikës 3. 5. Në të gjitha rastet kur është parashikuar kufizimi i shpejtësisë, mbeten në fuqi detyrimet e përcaktuara në nenin 139 6. Për të vërtetuar shkeljet e kufizimeve të shpejtësisë, konsiderohen burim provash rezultatet e aparateve të homologuara sipas rregullave, regjistrimet e tahografit dhe dokumentet përkatëse të kalimit në autostradë, sipas përcaktimeve në aktet në zbatim. 7. Cilido që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 8. Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. 9. Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga një deri në tre muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për tre deri gjashtë muaj. 10. Cilido që shkel dispozitat e pikës 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. 11. Në qoftë se shkeljet e treguara në pikat 7, 8 dhe 9 kryhen gjatë drejtimit të një mjeti të treguar në pikën 3, shkronjat "b", "e", "f", "g", "h", "i" dhe "l", dyfishohet gjoba e masave administrative të parashikuara. 12. Kur zotëruesi i një lejedrejtimi përsërit brenda një viti shkeljen e parashikuar në pikën 9, merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 4 deri në 12 muaj.
1. Mjetet duhet të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës dhe në afërsi të kufirit të djathtë të saj, edhe kur rruga është e lirë. 2. Mjetet që nuk kanë motor dhe kafshët, duhet të rrinë sa të jetë e mundur më pranë kufirit të djathtë të karrexhatës. 3. Dispozita e pikës 2 zbatohet edhe për mjetet e tjera, kur kryqëzohen ose përshkojnë një kthesë apo rakordim konveks, me përjashtim të rasteve të qarkullimit në rrugë me dy karrexhata të ndara, ose me një karrexhatë me të paktën dy korsi për çdo sens lëvizjeje, ose me një karrexhatë me sens unik qarkullimi. 4. Kur një rrugë është e ndarë në dy karrexhata të veçanta, duhet të qarkullohet në karrexhatën e djathtë; kur është e ndarë në tri karrexhata të veçanta, duhet të qarkullohet në karrexhatën e djathtë ose të qendrës, duke përjashtuar rastet kur sinjalizohet ndryshe. 5. Duke përjashtuar rastet kur sinjalizohet ndryshe, kur një karrexhatë është me dy ose më shumë korsi për sens lëvizjeje, duhet të qarkullohet në korsinë më të lirë në të djathtë; korsia ose korsitë në të majtë janë rezervuar për parakalimet. 6. Në rrugët e tipit A dhe B sipas nenit 2, pika 2, me tri ose më shumë korsi për sens lëvizjeje, korsia në të djathtë është e rezervuar për mjetet e ngadalta. 7. Brenda qendrave të banuara, duke përjashtuar rastet kur sinjalizohet ndryshe, kur një karrexhatë ka dy ose më shumë korsi për sens lëvizjeje, duhet të qarkullohet në korsinë e lirë që është më djathtas; korsia ose korsitë në të majtë janë rezervuar për parakalimet. Gjithsesi drejtuesit e mjeteve, për çdo intensitet trafiku, mund të përdorin korsinë më të përshtatshme në lidhje me drejtimin që do të marrin në kryqëzimin e ardhshëm; vetë drejtuesit e mjeteve nuk duhet të ndërrojnë korsi, përveç rasteve kur do të përgatiten për kthim djathtas ose majtas, apo për të ndaluar, në përputhje me normat që rregullojnë këto manovra. 8. Në rrugët me shina tramvaji në sipërfaqe, mjetet mund të kalojnë mbi këto shina, me kusht që, në përputhje me kërkesat e qarkullimit, të mos pengojnë ose ngadalësojnë lëvizjen e tramvajeve, si dhe të mos jetë sinjalizuar ndryshe. 9. Në rrugët me dy palë shina në sipërfaqe, të dyja në një anë të karrexhatës, mjetet mund të qarkullojnë në të majtë të zonës së përshkuar nga shinat, mjaft që të mbeten gjithmonë brenda pjesës përkatëse të karrexhatës sipas sensit të tyre të qarkullimit dhe të mos pengojnë lëvizjen e pasagjerëve. 10. Cilido që qarkullon kundërvajtje në kthesat, në rakordimet konvekse ose në ndonjë rast tjetër me fushëpamje të kufizuar, ose që e përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 2 deri 6 muaj. Në qoftë se shkelja përsëritet, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 4 deri 12 muaj. 11. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Qarkullimi në rreshta paralelë lejohet në karrexhatat me të paktën dy korsi për çdo sens lëvizjeje, kur densiteti i trafikut është i tillë që mjetet zënë gjithë pjesën e karrexhatës të rezevuar për sensin e tyre të lëvizjes dhe lëvizin me një shpejtësi që kushtëzohet nga shpejtësia e mjeteve që ecin përpara, ose në rastin kur policët e trafikut e autorizojnë një gjë të tillë. Lejohet, gjithashtu, qarkullimi në rreshta paralelë në segmentet rrugorë përpara kryqëzimeve të kontrolluara nga sinjale të ndritshme apo me dorë; në raste të tilla, kur jepet sinjali "rrugë e lirë", kjo mënyrë qarkullimi duhet të vazhdojë edhe në zonën e manovrës të këtij kryqëzimi. 2. Në qarkullimin në rreshta paralelë lejohet që drejtuesit e mjeteve, duke përjashtuar rastet e mjeteve pa motor dhe ciklomotorët, të mos pozicionohen afër kufirit të rrugës, mjaft që të mbeten në korsinë e zgjedhur paraprakisht. 3. Kalimi nga një korsi në një tjetër lejohet, nëpërmjet sinjalizimit paraprak, vetëm kur duhet të kapet korsia e djathtë me synim për t'u kthyer djathtas, ose korsia e fundit në të majtë me synim për t'u kthyer majtas, ose për të ngadalësuar shpejtësinë apo për të kryer një qëndrim të vullnetshëm në anë të karrexhatës, kur ky qëndrim është i lejueshëm. Drejtuesit e mjeteve që ndodhen në korsinë e parë në të djathtë, mund, gjithashtu, të zhvendosen nga kjo korsi, kur duhet të parakalojnë një mjet pa motor ose një mjet të ngadalshëm në përgjithësi, gjithmonë duke dhënë sinjalet e nevojshme. 4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Drejtuesit e mjeteve, kur afrohen në një kryqëzim, duhet të tregojnë kujdesin maksimal për të shmangur aksidentet. 2. Kur dy mjete janë duke u futur në një kryqëzim, ose kanë trajektore që po ndërpriten, është e detyrueshme që përparësia t'i jepet atij që vjen nga e djathta, me përjashtim të rasteve kur sinjalizohet ndryshe. 3. Në kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit drejtuesit e mjeteve janë të detyruar t'u japin përparësi mjeteve që lëvizin mbi shina, me përjashtim të rasteve kur sinjalizohet ndryshe. 4. Drejtuesit e mjeteve duhet t'u japin përparësi mjeteve të tjera në kryqëzime, në të cilat është vendosur nga autoriteti kompetent sipas nenit 37 dhe kur kjo përparësi bëhet e njohur me sinjale të caktuara. 5. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të ndalojnë para vijës së ndalimit, përpara se të futen në kryqëzim, kur kështu është vendosur nga autoriteti kompetent sipas nenit 37 dhe kjo dispozitë është bërë e njohur me sinjale të caktuara. 6. Kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik, drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të ndalojnë dhe t'i japin përparësi atij që qarkullon në rrugë. 7. Eshtë e ndaluar zënia e një kryqëzimi, ose një kapërcimi të linjave hekurudhore a të tramvajit, kur drejtuesi i mjetit nuk ka mundësi të vazhdojë më tej dhe të lirojë në një kohë të shkurtër zonën e manovrimit, në mënyrë që të lejojë kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera. 8. Kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista për biçikleta, drejtuesi i mjetit ose i kafshës është i detyruar të ndalojë dhe t'i japë përparësi atij që qarkullon në rrugë. Detyrimi qëndron edhe nëse karakteristikat e këtyre udhëve ndryshojnë në afërsi të hyrjes në rrugë. 9. Drejtuesit e mjeteve mbi shina duhet të respektojnë sinjalet e përparësisë. 10. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 11. Kur i njëjti subjekt kryen një nga shkeljet e përmendura në pikën 10 të paktën dy herë në një periudhë prej dymbëdhjetë muajsh, në shkeljen e fundit merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 në 12 muaj.
1. Përdoruesi i rrugës është i detyruar të sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor dhe nga polici i trafikut, sipas normave të neneve nga 38 deri në 43 dhe normave përkatëse të akteve në zbatim të Kodit. 2. Cilido që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor, ose nga normat përkatëse të akteve në zbatim, si dhe nga polici i trafikut, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta të parashikuara në nenet 6 dhe 7. 3. Drejtuesi i mjetit që vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë, si dhe me masë plotësuese administrative me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 deri në 12 muaj.
1. Përdoruesit e rrugës që janë duke iu afruar një kalimi në nivel, duhet të tregojnë kujdesin maksimal, me qëllim që të mënjanojnë aksidentet, si dhe duhet të ndjekin me kujdes sinjalizimet e treguara në nenin 44. 2. Përpara zënies së një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera, përdoruesit e rrugës duhet të sigurohen në afërsi të sinjalizimit të parashikuar në aktet në zbatim, sipas normave të nenit 44, pika 3, që asnjë tren të mos jetë duke u afruar dhe në rast të tillë të kalojë menjëherë binarët; në rast të kundërt duhet të ndalojë pa i zënë ato. 3. Përdoruesit e rrugës nuk duhet të kapërcejnë një kalim në nivel kur:
4. Përdoruesit e rrugës duhet të lirojnë me nxitim kalimin në nivel. Në rast të ndalimit të detyruar të mjetit, drejtuesi i mjetit duhet të përpiqet ta zhvendosë mjetin jashtë binarëve ose, në rast se kjo është e pamundur, duhet të bëjë gjithçka të mundshme për të shmangur çdo rrezik për njerëzit, si dhe të veprojë në mënyrë që drejtuesit e mjeteve mbi shina të paralajmërohen në kohën e duhur për qenien e rrezikut. 5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 6. Kur i njëjti subjekt kryen një nga shkeljet e përmendura në pikën 5 të paktën dy herë në një periudhë prej dymbëdhjetë muajsh, në shkeljen e fundit merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 në 12 muaj.
1. Parakalimi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon një mjet tjetër, një kafshë ose një këmbësor në lëvizje ose i ndaluar, në korsi a në pjesë të karrexhatës të destinuara normalisht për qarkullim. 2. Drejtuesi i mjetit që ka ndërmend të parakalojë duhet të sigurohet paraprakisht që:
3. Drejtuesi i mjetit duhet, gjithashtu, duke përdorur sinjalizimin përkatës të vendosur në mjet, të zhvendoset në të majtë të mjetit që do të parakalohet, ta kalojë me shpejtësi, duke ruajtur një largësi anësore të përshtatshme dhe pastaj të zhvendoset djathtas sapo kjo të jetë e mundur, pa krijuar rrezik ose pengesë. Në qoftë se karrexhata ose gjysmëkarrexhata është e ndarë në shumë korsi, parakalimi duhet të kryhet në korsinë menjëherë në të majtë të mjetit që do të parakalohet. 4. Mjeti që parakalohet duhet të lehtësojë manovrën dhe të mos e rrisë shpejtësinë. Në rrugët me një korsi për sens lëvizjeje mjeti që parakalohet duhet të qëndrojë sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë të karrexhatës. 5. Kur gjerësia, profili ose gjendja e karexhatës, duke pasur parasysh edhe densitetin e qarkullimit në sens të kundërt, nuk lejojnë të parakalohet lehtësisht dhe pa rrezik një mjet i ngadalshëm, i madh ose i detyruar të respektojë një kufi të caktuar shpejtësie, drejtuesi i këtij mjeti duhet ta ulë shpejtësinë dhe, nëse është e nevojshme, të mënjanohet sa të jetë e mundur, për të lejuar kalimin e mjeteve që vijnë pas tij. Në qendrat e banuara drejtuesit e mjeteve të shërbimit publik të linjës për transportin e pasagjerëve nuk janë të detyruar të zbatojnë dispozitën e fundit. 6. Në karrexhata me të paktën 2 korsi për sens lëvizjeje drejtuesi i mjetit që, pasi ka kryer një parakalim, ka ndërmend të parakalojë një mjet tjetër ose kafshë, mund të qëndrojë në korsinë e përdorur për parakalimin e parë, me kusht që manovra të mos jetë pengesë për mjetet më të shpejta që arrijnë nga prapa. 7. Parakalimi duhet të kryhet në të djathtë, kur drejtuesi i mjetit që do të parakalohet ka sinjalizuar se ka ndërmend të kthehet në të majtë ose, në një karrexhatë me një sens, që ka ndërmend të ndalojë në të majtë dhe ka filluar këto manovra. 8. Parakalimi i tramvajeve, kur ato nuk qarkullojnë në pjesë rrugësh të rezervuara, duhet të kryhet nga e djathta, kur e lejon gjerësia e karrexhatës nga e djathta e binarit. Në rastin e karrexhatave me një sens lëvizjeje, parakalimi mund të kryhet nga të dy anët. Kur tramvaji ka ndaluar në mes të karrexhatës për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve dhe nuk ka një shpëtuese, parakalimi nga e djathta është i ndaluar. 9. Parakalimi, kur autobusi ose trolejbusi ka ndaluar për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve, bëhet me kujdesin më të madh. 10. Ndalohet parakalimi në afërsi ose përgjatë kthesave a në kurrize rrugore dhe në çdo rast tjetër me fushëpamje të pamjaftueshme. Në raste të tilla parakalimi lejohet kur rruga është me dy karrexhata, të ndara ose me karrexhata me një sens a me të paktën dy korsi me të njëjtin sens lëvizjeje dhe është vendosur sinjalizimi horizontal përkatës. 11. Ndalohet parakalimi i një mjeti që është duke parakaluar një tjetër, si dhe parakalimi i mjeteve të ndaluara ose me lëvizje të ngadaltë në kalimet në nivel, në semaforë ose në raste të tjera të bllokimit të trafikut, kur për këtë qëllim është e nevojshme zhvendosja në pjesën e karrexhatës të destinuar për sensin e kundërt të lëvizjes. 12. Ndalohet parakalimi në afërsi ose në kryqëzime. Megjithatë lejohet në këto raste:
13. Ndalohet parakalimi në afërsi ose në kalimet në nivel pa barriera, përveç rasteve kur qarkullimi rrugor rregullohet me semaforë, si dhe kur mjeti ka ndaluar ose ka ulur shpejtësinë pranë një kalimi këmbësorësh për të lejuar këmbësorët ta kalojnë karrexhatën. 14. U ndalohet drejtuesve të autotrenave, gjysmërimorkiatorëve dhe artikularëve parakalimi i autotrenave, gjysmërimorkiatorëve, artikularëve dhe kamionëve jo vetëm për rastet e parashikuara më sipër por edhe në rrugë ose pjesë rrugësh, në të cilat ndalimi i parakalimit tregohet nga sinjale të caktuara. 15. Cilido që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 16. Cilido që nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 10, 11, 12, 13 ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, masa administrative është me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Kur i njëjti subjekt kryen një nga shkeljet e përmendura në këtë pikë të paktën dy herë, në një periudhë prej dy vjetësh, në shkeljen e fundit merret masa administrative plotësuese për pezullimin e lejedrejtimit nga 3 në 6 muaj, ose nga 6 deri në 12 muaj, në rastin e ndalimit sipas pikës 14.
1. Gjatë lëvizjes mjetet duhet të mbajnë, kundrejt mjetit që ndodhet përpara, një largësi sigurie të tillë që të garantohet në çdo rast ndalimi i menjëhershëm dhe të mënjanohet përplasja me mjetin që ndodhet përpara. 2. Jashtë qendrave të banuara, kur është vendosur një ndalim parakalimi vetëm për disa kategori mjetesh, ndërmjet këtyre mjeteve duhet të mbahet një largësi jo më e vogël se 100 m. Kjo dispozitë nuk është e detyrueshme në pjesët e rrugës me dy ose më shumë korsi për sens lëvizjeje. 3. Kur janë në veprim makina për pastrimin ose shpërndarjen e borës, mjetet duhet të veprojnë me kujdes të veçantë Largësia e sigurisë kundrejt makinave të tilla nuk duhet të jetë më e vogël se 20 m. Mjetet që kalojnë në sens të kundërt duhet, nëse është e nevojshme, të ndalojnë me qëllim që të mos pengojnë punën. 4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 5. Kur si pasojë e mosrespektimit të dispozitave të këtij neni ndodh një përplasje me dëmtime të rënda për mjetin, të tilla që duhet të kryejnë kontrollin sipas nenit 79, pika 7, ndëshkimi është me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Kur i njëjti subjekt, brenda dymbëdhjetë muajve kryen të paktën dy herë të njëjtën shkelje sipas kësaj pike, në shkeljen e fundit zbatohet masa plotësuese administrative me pezullimin e lejedrejtimit nga një deri në dy vjet. 6. Në qoftë se nga përplasja rezultojnë plagë të rënda të njerëzve, ndaj drejtuesit të mjetit zbatohen sanksionet penale për krimet e plagosjeve pa dashje ose të vrasjeve pa dashje.
1. Kur këmbimi i mjeteve nuk është i mundur si pasojë e punimeve, mjeteve të ndaluara ose pengesave të tjera, drejtuesi i mjetit, i cili ka pengesë në sensin e tij të lëvizjes dhe nuk mund të pozicionohet në buzën e djathtë të karrexhatës, duhet të qëndrojë për të lënë të kalojnë mjetet që vijnë në sensin e kundërt. 2. Në rrugët malore ose gjithsesi me pjerrësi të madhe, nëse këmbimi me mjete të tjera është i vështirë ose i pamundur, drejtuesi i mjetit që lëviz në zbritje duhet të ndalojë dhe të pozicionohet sa më afër buzës së djathtë të karrexhatës ose të zhvendoset në sheshndalim, kur ky ekziston. Kur drejtuesi i mjetit që lëviz në ngjitje ndodhet pranë një sheshndalimi, duhet të ndalojë në të, në rast se rruga është aq e ngushtë sa që në të kundërt duhet të manovrohet duke lëvizur prapa. 3. Kur manovra e lëvizjes prapa bëhet e domosdoshme, komplekset e mjeteve kanë përparësi ndaj mjeteve të tjera; mjetet me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të madhe se 3,50 tonë kanë përparësi ndaj atyre me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë deri në 3.50 tonë; autobusët kanë përparësi ndaj kamionave. Për rastet kur kemi mjete brenda së njëjtës kategori me ato të sipërpërmendura, lëvizja prapa duhet të kryhet nga drejtuesi i mjetit që lëviz në zbritje, duke përjashtuar rastet kur lëvizja prapa paraqitet dukshëm më e lehtë për drejtuesin e mjetit që lëviz në ngjitje, veçanërisht kur ky i fundit ndodhet pranë një sheshndalimi. 4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. 5. Në shkeljet e dispozitave të këtij neni zbatohet neni 147, pikat 5 dhe 6.
Për zbatimet e këtij kapitulli, quhet:
1. Përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor të mjeteve është i detyrueshëm nga gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore përpara lindjes së tij, si dhe ditën nëpër tunele, në raste mjegulle, kur bie borë, shira të fortë dhe në çdo rast tjetër me fushëpamje të dobët. 2. Me përjashtim të mjeteve e ciklomotorëve me dy rrota dhe motorëve, përdorimi i sinjalizimit pamor është i detyrueshëm edhe gjatë ndalimit ose qëndrimit, duke përjashtuar rastet kur mjeti bëhet tërësisht i dukshëm nga ndriçimi publik, ose kur qëndron jashtë karrexhatës. Ky detyrim është në fuqi edhe kur mjeti gjendet në korsinë e emergjencës. 3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Në orët dhe rastet e treguara në nenin 150, pika 1, gjatë lëvizjes së mjeteve me motor dhe mjeteve të tërhequra, duhet të mbahen ndezur dritat e pozicionit, dritat e targës dhe, kur është e përcaktuar, dritat e pengesës. Përveç këtyre dritave, në mjetet me motor duhet të mbahen ndezur:
vazhdueshëm dhe kur burime të tjera drite mund të ngatërrojnë shikimin e drejtuesit të mjetit ose dukshmërinë e mjetit nga të tjerët;
2. Fenerët joverbues dhe ato të largësisë nuk duhet të përdoren për raste të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 1. Ditën, në raste mjegulle, tymi, gjatë rënies së borës dhe shiut të dendur, këta fenerë mund të zëvendësohen me fenerët mjegullçarës të përparmë. Gjithashtu, në mjetet që transportojnë të plagosur ose të sëmurë rëndë, fenerët joverbues duhet të mbahen ndezur ditën për çdo rast dhe në orët e në rastet e përcaktuara në nenin 150, pika 1, në qendrat e banuara, edhe pse ndriçimi publik mund të jetë i mjaftueshëm. 3. Drejtuesit e mjeteve duhet të shuajnë fenerët e largësisë dhe të kalojnë në fenerët joverbues në këto raste:
4. Lejohet përdorimi i fenerëve të largësisë në mënyrë të ndërprerë për të bërë paralajmërime të nevojshme për shmangien e aksidenteve dhe për sinjalizimin e synimit për parakalim të mjetit që ecën përpara. Ky përdorim lejohet gjatë qarkullimit ditën dhe natën, si dhe duke i dhënë përparësi pikës 1, shkronja "b", edhe brenda qendrave të banuara. 5. Në orët dhe rastet e treguara në nenin 150, gjatë ndalimit dhe qëndrimit duhet të mbahen hapur dritat e pozicionit, dritat e targës dhe, kur është e përcaktuar, dritat e pengesës. 6. Në qendrat e banuara dhe në orët dhe rastet e treguara në nenin 150, pika 1, gjatë qëndrimit në kufirin anësor të karrexhatës, mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre, nëse janë të lidhura, dhe që kanë gjatësi jo më të madhe se 6 m dhe gjerësi jo më të madhe se 2 m, mund të jenë të sinjalizuara, duke përdorur në vend të dritave të pozicionit, dritat e qëndrimit të dukshëm nga ana e trafikut. 7. Drejtuesit e mjeteve me motor duhet të aktivizojnë sinjalizimin ndriçues të rrezikut:
8. Në rast mjegulle me fushëpamje më të vogël se 50 m, duhet të përdoret drita e prapme për mjegull, për ato mjete që i disponojnë. 9. Ndalohet përdorimi i sistemeve ose burimeve të tjera ndriçuese të ndryshme nga ato të treguara në nenin 149. 10. Cilido që shkel dispozitat e pikës 9, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, si dhe me pezullimin e lejeqarkullimit për 6 muaj. 11. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni ose përdor në mënyrë të gabuar sistemet e sinjalizimit me ndriçim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Drejtuesit e mjeteve që kanë ndërmend të kryejnë një manovër për t'u futur në fluksin e qarkullimit, për të ndryshuar drejtimin ose korsinë, për të kthyer sensin e lëvizjes, për të bërë lëvizje prapa, për t'u kthyer djathtas ose majtas, për të zënë një rrugë tjetër, ose për t'u futur në një vend që nuk është për kalim publik, si dhe për të ndaluar, duhet:
2. Sinjalizimi i manovrave duhet të kryhet nëpërmjet sistemeve të caktuara ndriçuese, tregues të drejtimit. Të tilla sinjalizime duhet të vazhdojnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së manovrës dhe duhet të ndërpriten kur ajo ka përfunduar plotësisht. Me të njëjtat sisteme duhet të sinjalizohet edhe ngadalësimi për të ndaluar. Kur sistemet e mësipërme mungojnë, drejtuesi i mjetit duhet të kryejë sinjalizimin me dorë, duke ngritur vertikalisht krahun, kur ka ndërmend të ndalojë, dhe, duke hapur anash krahun e djathtë dhe atë të majtë, kur ka ndërmend të kthehet. 3. Drejtuesit e mjeteve duhet gjithashtu:
4. Ndalohet përdorimi pa vend i sinjalizimit të ndryshimit të drejtimit. 5. Gjatë kryerjes së manovrave drejtuesit e mjeteve nuk duhet të kryejnë frenime të menjëhershme ose ngadalësime të papritura. 6. Ndryshimi i sensit të lëvizjes është i ndaluar në afërsi ose në kryqëzime, kthesa dhe kurrize, si dhe në largësi më pak se 50 m prej tyre. 7. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Gjatë qarkullimit duhet të shmangen zhurmat shqetësuese të shkaktuara nga mënyra e drejtimit të mjetit, veçanërisht nëse është me motor, nga mënyra me të cilën është sistemuar ngarkesa dhe nga veprime të tjera që kanë të bëjnë me qarkullimin. 2. Sistemi zhurmëshues duhet të mbahet në gjendje të mirë pune dhe nuk duhet të ndryshohet. 3. Në përdorimin e aparateve radiofonike ose të riprodhimit zanor në mjete nuk duhen kaluar kufijtë maksimalë zanore të pranueshëm, të përcaktuar nga aktet në zbatim, jashtë mjetit dhe brenda mjetit për mjetet e shërbimit publik. 4. Sistemet e alarmit zanor të sigurimit nga vjedhja, të vendosura në mjete, duhet të kufizojnë lëshimin zanor brenda kufijve kohore të parashikuar nga aktet në zbatim të këtij Kodi. 5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
1. Sistemet e sinjalizimit zanor duhet të përdoren me kujdes maksimal dhe vetëm për sigurinë rrugore. Sinjalizimi duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë e mundur. 2. Jashtë qendrave të banuara përdorimi i sistemeve të sinjalizimit zanor lejohet sa herë që e kërkojnë kushtet e mjedisit ose të trafikut, për të mënjanuar aksidentet, veçanërisht gjatë manovrave të parakalimit. Gjatë orëve të natës dhe të ditës, kur është e nevojshme, sinjali zanor mund të zëvendësohet me sinjalin ndriçues me ndërprerje të shkurtra nëpërmjet dritave të largësisë, në rastet kur kjo nuk është e ndaluar. 3. Në qendrat e banuara sinjalizimet zanore janë të ndaluara, përveç rasteve të rreziqeve të menjëhershme. Në orët e natës, në vend të sinjalizimit zanor, lejohet përdorimi i dritave të largësisë me ndërprerje të shkurtra. 4. Në rast nevoje, drejtuesit e mjeteve që transportojnë të plagosur ose të sëmurë rëndë përjashtohen nga detyrimi i zbatimit të ndalimeve dhe kufizimeve për përdorimin e sistemeve të sinjalizimit zanor. 5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Për zbatimin e këtyre normave:
2. Përveç sinjalizimeve të ndryshme, si dhe në rastet e parashikuara në pikën 4, në rast qëndrimi ose pushimi mjeti duhet të vendoset sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë të karrexhatës, paralelisht me të dhe sipas sensit të lëvizjes. Kur nuk ekziston trotuar i ngritur, duhet të lihet një hapësirë e mjaftueshme për kalimin e këmbësorëve, sidoqoftë jo më e vogël se një metër. 3. Jashtë qendrave të banuara mjetet në qëndrim ose në pushim duhet të vendosen jashtë karrexhatës, por jo në pistat për biçikleta as në bankina, përveç rasteve kur është sinjalizuar posaçërisht. Në rast pamundësie, ndalimi ose qëndrimi duhet të kryhet sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë të karrexhatës, paralelisht me të dhe sipas sensit të lëvizjes. Në karrexhatat e rrugëve me përparësi pushimi është i ndaluar. 4. Në rrugët urbane me një sens lëvizjeje pushimi lejohet edhe përgjatë kufirit të majtë të karrexhatës, me kusht që të mbetet hapësirë e mjaftueshme për kalimin e të paktën të një rreshti mjetesh dhe sidoqoftë jo më i vogël se 3 m i gjerë, duke marrë parasysh edhe një qëndrim të mundshëm në krahun e djathtë. 5. Në zonat e pushimit për nevoja të parashikuara mjetet duhet të vendosen në mënyrën e sinjalizuar. 6. Në zonat ku pushimi lejohet për një kohë të kufizuar, drejtuesi i mjetit është i detyruar të sinjalizojë, në mënyrë plotësisht të dukshme, orarin kur ka filluar pushimi. Aty ku ka sistem kontrolli të kohëzgjatjes së pushimit, është i detyrueshëm përdorimi i tij. 7. Eshtë e ndaluar për cilindo të hapë dyert e një mjeti, të zbresë nga ai, aq më tepër të lërë të hapura dyert, pa qenë i siguruar paraprakisht që ky veprim nuk përbën rrezik ose pengesë për përdoruesit e tjerë të rrugës. 8. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Qëndrimi dhe pushimi nuk lejohen:
c) në kurrize rruge dhe kthesa, jashtë qendrave të banuara dhe në rrugët urbane të kategorisë së parë, edhe në afërsi të tyre;
2. Pushimi i një mjeti në karrexhatë ndalohet:
3. Në qendrat e banuara ndalohet pushimi i rimorkiove, kur janë të shkëputura nga mjeti tërheqës, përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe. 4. Gjatë qëndrimit dhe pushimit drejtuesi i mjetit duhet të marrë masat e nevojshme për të mënjanuar aksidentet dhe për të mos lejuar përdorimin e mjetit pa pëlqimin e tij. 6. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 7. Masat që parashikon ky nen, zbatohen për çdo ditë kalendarike të kohëzgjatjes së shkeljes.
1. Organet e policisë, të përmendura në nenin 12, kanë të drejtë të vendosin për heqjen e mjeteve:
2. Entet pronare të rrugës janë të autorizuara t'u lëshojnë leje subjekteve të veçanta për kryerjen e shërbimit të heqjes së mjeteve, duke përcaktuar mënyrat e veprimit në përputhje me normat rregulluese. Mjetet e caktuara në shërbimin e sipërpërmendur duhet të kenë karakteristikat e përcaktuara nga aktet në zbatim të këtij Kodi. 3. Përveç heqjes së mjetit, lejohet edhe bllokimi i mjetit nëpërmjet zhvendosjes së tij dhe përdorimit në rrotat të një pajisjeje të veçantë me çelës, pa pasur nevojë për ruajtje. Karakteristikat dhe mënyra e përdorimit të kësaj pajisjeje përcaktohen në aktet në zbatim. Përdorimi i kësaj pajisjeje nuk lejohet kur mjeti në pozicion të parregullt përbën pengesë ose rrezik për qarkullimin. 4. Heqja dhe bllokimi i mjeteve përbëjnë një masë administrative plotësuese ndaj masës administrative me gjobë që është parashikuar për shkeljet e treguara në pikën 1. 5. Organet e policisë mund të veprojnë edhe me heqjen e mjeteve, kur duke u nisur nga gjendja e tyre ose nga ndonjë arsyetim tjetër i bazuar, gjykohet që janë braktisur. Me heqjen e mjeteve mund të merret edhe enti pronar i rrugës, pasi të ketë marrë mendimin paraprak të organeve të policisë.
1. Në qendrat urbane drejtuesi duhet të kontrollojë nëse kafshët që i janë besuar atij, të mbrehura ose jo, gjatë qëndrimit janë gjithmonë plotësisht të siguruara nëpërmjet sistemeve ose mbajtëseve përkatëse fikse dhe të lidhura në mënyrë të tillë që të mos krijojnë pengesë a rrezik për qarkullimin e mjeteve e të këmbësorëve. Gjatë orëve të natës kafshët mund të qëndrojnë vetëm në vende me ndriçim të mjaftueshëm. Jashtë qendrave të banuara është i ndaluar qëndrimi i kafshëve në karrexhatë. 2. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
1. Në rast se karrexhata zihet për shkak të avarise së mjetit, rënies së ngarkesës ose për çfarëdo arsye tjetër, drejtuesi i mjetit, me qëllim që të mënjanojë çdo rrezik për trafikun pasardhës, duhet menjëherë të lirojë për sa është e mundur kalimin, duke marrë masa për të mënjanuar zënien dhe për të shtyrë mjetin jashtë karrexhatës ose, në qoftë se kjo nuk është e mundur, ta vendosë në buzën e djathtë të karrexhatës dhe paralel me aksin e saj. 2. Cilido që nuk ka mundur të shmangë rënien ose përhapjen e materialeve rrëshqitës, ndezës ose sidoqoftë të afta për të krijuar rrezik a pengesë për qarkullimin, duhet menjëherë të marrë masat e nevojshme për ta bërë qarkullimin të lirë dhe të sigurtë. 3. Në rastet e parashikuara nga ky nen, përdoruesi duhet të marrë masa për t'ua sinjalizuar rrezikun ose pengesën përdoruesve të tjerë nëpërmjet sinjalit të paraqitur në nenin 160 ose, në mungesë, me mjete të tjera të përshtatshme, si dhe të informojë entin pronar të rrugës a një organ të policisë. 4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Për efekt të pikës 2, masa administrative është me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
1. Duke përjashtuar detyrimet e përshkruara në nenin 150, jashtë qendrave të banuara mjetet, përveç atyre të tërhequra me kafshë, biçikletave, ciklomotorët me dy rrota dhe motorët, që për çfarëdo arsye kanë ndaluar në karrexhatë natën, kur mungojnë ose janë të pamjaftueshme dritat e pasme të pozicionit ose të emergjencës, dhe për çdo rast edhe ditën, kur nuk mund të jenë të dallueshme në një largësi të mjaftueshme nga ato që vijnë nga prapa, duhet të sinjalizohen me sinjalin e lëvizshëm të rrezikut, me të cilin duhet të jenë pajisur. Sinjali duhet të jetë vendosur në largësinë e parashikuar nga aktet në zbatim të këtij Kodi. 2. Sinjali i lëvizshëm i rrezikut është në formë trekëndëshi i veshur me material reflektues dhe i pajisur me një mbajtëse që lejon mbështetjen mbi planin rrugor në pozicion pothuajse vertikal, në mënyrë që të garantohet pamja. 3. Në aktet në zbatim përcaktohen karakteristikat dhe mënyrat e miratimit të sinjalit. Trekëndëshi duhet të jetë sipas modelit të miratuar dhe të përmbajë datën e miratimit. 4. Kur mjeti nuk është i pajisur me sinjalin e lëvizshëm përkatës të rrezikut, drejtuesi i mjetit duhet të marrë masa për sinjalizimin e pengesës në një mënyrë tjetër të efektshme. 5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Ndalohet ndërprerja e autokolonave të mjeteve ushtarake, të forcave të policisë ose të mjeteve të ndihmës së shpejtë të sinjalizuar si të tillë. Ndalohet, gjithashtu, hyrja ndërmjet mjeteve që formojnë një autokolonë të tillë. 2. Ndalohet ndërprerja e kolonave të trupave ushtarake ose nxënësve, kortezheve ose procesioneve. 3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
1. Ngarkesa e mjeteve duhet të sistemohet në mënyrë të tillë që të mënjanohet rrëzimi ose humbja e saj; të mos zvogëlohet fushëpamja e drejtuesit të mjetit dhe të pengohet lirshmëria e lëvizjeve gjatë drejtimit; të mos rrezikojë stabilitetin e mjetit; të mos mbulojë sistemet e ndriçimit dhe sinjalizimit pamor, targat e njohjes dhe sinjalet e bëra me krahë. 2. Ngarkesa nuk duhet të kalojë kufijtë e gabariteve të përcaktuara në nenin 61 dhe nuk mund të dalë jashtë në mënyrë gjatësore nga ana e përparme e mjetit. Ngarkesa mund të dalë jashtë në mënyrë gjatësore nga ana e prapme e mjetit, në qoftë se përbëhet nga gjëra të pandashme, deri në 3/10 e gjatësisë së mjetit dhe në kufijtë e përcaktuara në nenin 61. 3. Pa ndryshuar kufijtë maksimalë të gabariteve të përcaktuara në nenin 61, pika 1, është e mundur të transportohen objekte që dalin jashtë në mënyrë anësore nga gabaritet e mjetit, me kusht që dalja jashtë nga secila anë të mos e kalojë largësinë 30 cm nga dritat e pozicionit të përparmë dhe të prapmë. Shtyllat, shufrat, pllakat ose ngarkesa të ngjashme me to të vendosura horizontalisht, nuk mund sidoqoftë të dalin në mënyrë anësore jashtë gabariteve të mjetit. 4. Pajisjet ndihmëse të lëvizshme nuk duhet të dalin gjatë lëkundjeve jashtë gabariteve të mjetit dhe nuk duhet të zvarriten përtokë. 5. Ndalohet transportimi ose tërheqja e objekteve që zvarriten përtokë, edhe në qoftë se pjesërisht janë të mbajtura nga rrotat. 6. Në qoftë se ngarkesa del jashtë gabariteve të mjetit, duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për të shmangur rrezikun për përdoruesit e tjerë të rrugës. Në çdo rast dalja gjatësore duhet të sinjalizohet nëpërmjet një ose dy paneleve speciale katërkëndore, të veshura me material fluoreshent e reflektues dhe të vendosura në fundet e daljes, në mënyrë që të rezultojë pandryshueshmërisht pingul kundrejt aksit të mjetit. 7. Në aktet në zbatim janë përcaktuar karakteristikat dhe mënyrat e miratimit të paneleve. 8. Cilido që shkel dispozitat e pikave të mësipërme të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 9. Mjeti nuk mund të vazhdojë udhëtimin, nëse drejtuesi i tij nuk ka marrë masa për të sistemuar ngarkesën sipas mënyrave të përcaktuara nga ky nen. Për këtë organi që konstaton shkeljen, për rastet e mjeteve me motor, përveç zbatimit të masave sipas pikës 8, vepron me tërheqjen e menjëhershme të lejeqarkullimit dhe lejedrejtimit, duke u përkujdesur për çuarjen e mjetit në një vend të përshtatshëm për sistemimin e ngarkesës, për marrjen e dokumenteve bëhet shënimi përkatës në procesverbalin e konstatimit të shkeljes. Dokumentet e sipërpërmendura i rikthehen drejtuesit të mjetit kur ngarkesa është sistemuar në përputhje me normat përkatëse. Mënyra e rikthimit të dokumenteve përcaktohet në aktet në zbatim të këtij Kodi.
1. Përveç rasteve të parashikuara në nenin 63, tërheqja në kushte emergjence e një mjeti nga një mjet tjetër duhet të kryhet me anën e një lidhjeje të fortë ndërmjet këtyre dy mjeteve, siç mund të jetë litari, zinxhiri, kavo, tub hekuri ose ndonjë pajisje tjetër e ngjashme, mjaft që të jenë sinjalizuar në mënyrë të përshtatshme për t'u parë qartë nga përdoruesit e tjerë të rrugës. 2. Gjatë tërheqjes në mjetin e tërhequr duhet të mbahet ndezur sistemi me dritë të ndërprerë, siç tregohet në nenin 149, shkronja "f", ose, në mungesë të një sinjali të tillë, të kthehet nga krahu i qarkullimit paneli i treguar në nenin 162, pika 6, ose sinjali i lëvizshëm sipas nenit 160. Mjeti tërheqës, kur është i pajisur me të, duhet të mbajë ndezur sistemin përkatës me dritë të verdhë të përcaktuar nga aktet në zbatim për mjetet e ndihmës në rrugë. 3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e mjeteve të tërhequra me kafshë në transportin e mallrave nuk duhet ta kalojë peshën e lejuar të shënuar në targë. 2. Cilido që qarkullon me një mjet që tejkalon peshën e përgjithshme me ngarkesë të plotë të treguar nga targa, kur nuk është kryer asnjë nga shkeljet e nenit 62, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
1. Mjetet me motor, rimorkiot dhe makinat teknologjike nuk mund të kalojnë peshën e përgjithshme të përcaktuar në lejeqarkullimin. 2. Cilido që qarkullon me një mjet, pesha e përgjithshme e të cilit me ngarkesë të plotë rezulton të jetë mbi 5 % më e madhe se ajo e përcaktuar në lejeqarkullimin, kur kjo peshë është më e madhe se 10 tonë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë:
3. Për mjetet me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të vogël se 10 tonë masat administrative të parashikuara në pikën 2, sipas shkronjave "a", "b", "c" dhe "d", janë të zbatueshme atëherë kur mbipesha, më e madhe se 5 %, të mos kalojë përkatësisht 10, 20, 30 për qind, ose të kalojë 30 për qind të peshës së përgjithshme. 4. Automjetet e përshtatshme për transportin e pajisjeve të treguara në nenin 10, pika 3, shkronja "d", mund të qarkullojnë me ngarkesën e tyre vetëm në autostrada ose në rrugë me karrexhatë jo më të vogël se 6.5 m dhe me lartësi të lirë të konstruksionit të nënkalimeve që të garantojnë një hapësirë të lirë minimale kundrejt hapësirë-dritës së veprave të artit jo më të vogël se 20 cm. Mjetet e përshtatshme për transportin e kontejnerëve të treguar në nenin 10, pika 3, shkronja "e", mund të qarkullojnë me ngarkesën e tyre në rrugë që kanë lartësi të lirë të konstruksionit të nënkalimeve, që të garantojnë një hapësirë të lirë minimale kundrejt hapësirë-dritës së veprave të artit jo më të vogël se 30 cm. 5. Cilido që qarkullon me një autotren ose me një gjysmërimorkiator, pesha e përgjithshme e të cilit me ngarkesë të plotë rezulton mbi 5 % më e madhe se ajo e treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative të njëjtë me atë të parashikuar në pikën 2. 6. Masa administrative e treguar në pikën 5 zbatohet edhe në rast tejkalimi të peshës në tërësi. 7. Cilido që qarkullon në kundërshtim me dispozitat e treguara në pikën 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë, pa ndryshuar përgjegjësinë civile të treguar në nenet përkatëse të Kodit Civil. 8. Për efekt të sanksioneve administrative të parashikuara nga ky nen, peshat e përgjithshme me ngarkesë të plotë të treguara në lejeqarkullimet, si dhe vlerat numerike të marra ndërmjet zbatimit të çfarëdo përqindje, duhen konsideruar të rrumbullakuara me 100 kg më shumë. 9. Masat administrative të parashikuara nga ky nen, zbatohen si për drejtuesin e mjetit, ashtu edhe për pronarin e tij, si dhe për porositësin, kur transporti kryhet për llogari tërësisht të tij. Mbajtësi i lejeqarkullimit të mjetit është i detyruar të marrë përsipër dëmshpërblimin ndaj enteve pronare të rrugëve të përshkuara, të matur sipas tejkalimit të kufijve të peshës të përcaktuara në nenin 62. 10. Kur është vërejtur një mbipeshë më e madhe se 10 % e peshës së përgjithshme me ngarkesë të plotë të treguar në lejeqarkullimin, vazhdimi i udhëtimit kushtëzohet nga reduktimi i ngarkesës brenda kufijve të lejuar. 11. Masat administrative të parashikuara nga ky nen zbatohen edhe për transporte e mjete jashtë normave të përcaktuara në nenin 10, kur nuk është lëshuar autorizimi, si dhe kur kalohet pesha maksimale e përgjithshme e treguar në autorizim, duke kufizuar në këtë rast mbipeshën e lejuar me 5 % kundrejt peshës maksimale të këtij mjeti, sipas nenit 62. Vazhdimi i udhëtimit kushtëzohet nga lëshimi i autorizimit. 12. Rezultatet e instrumenteve të peshës të verifikuara sipas ligjit dhe ato, me të cilat janë pajisur organet e policisë, si dhe dokumentet shoqëruese të parashikuara nga dispozitat e ligjit, përbëjnë burime provash për kontrollin e ngarkesës. Shpenzimet e verifikimit janë në ngarkim të subjekteve sipas pikës 9, në solidaritet. 13. Për mjetet e regjistruara jashtë shtetit zbatohen të gjitha normat e parashikuara në këtë nen.,
1. Në transportin rrugor të mallrave konsiderohen materiale të rrezikshme ato që bëjnë pjesë në klasat e përcaktuara në Marrëveshjen Europiane në lidhje me transportin ndërkombëtar në rrugë të mallrave të rrezikshme, sipas akteve të veçanta që rregullojnë këtë lloj transporti. 2. Kushtet teknike në lidhje me etiketimin, ambalazhimin, ngarkimin, shkarkimin dhe stivimin në mjete rrugore dhe me sigurimin e transportit të mallrave të rrezikshme, të lejuara për ransport në bazë të akteve të treguara në pikën 1, si edhe procedurat e licencimit të mjeteve që transportojnë këto mallra, përcaktohen me rregullore të veçantë të Këshillit të Ministrave. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit mund, gjithashtu, të përcaktojë, me një udhëzim të tij, veglat dhe pajisjet e veçanta të mjeteve që janë të nevojshme për transportin e një malli, klase mallrash ose klase mallrash të rrezikshme të treguara në pikën 1. Për mallrat që paraqesin rrezik shpërthimi ose zjarri, udhëzimet përkatëse të mësipërme përcaktohen nga ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit Publik dhe të Mbrojtjes. Të ngarkuarit për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave të rrezikshme, me përjashtim të nënprodukteve të naftës për impiantet e furnizimit rrugor të automjeteve, duhet të jenë të kualifikuar për këtë punë. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse përcakton, me udhëzime të saj, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Kodi, masat e nevojshme të zbatimit. 3. Mallrat e rrezikshme, transporti ndërkombëtar i të cilave në rrugë është i lejuar nga marrëveshje ndërkombëtare, mund të transportohen në rrugë, në brendësi të shtetit, sipas kushteve të caktuara për transportet ndërkombëtare të këtyre mallrave. Për mallrat që paraqesin rrezik shpërthimi dhe për gazet helmuese qëndron në fuqi detyrimi i të interesuarve për t'u pajisur me licenca për mjete dhe leje transporti për mallrat, të cilat parashikohen nga dispozita të veçanta. 4. Me udhëzime të ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë, mund të klasifikohen si mallra të rrezikshme, për transportimin në rrugë materiale dhe objekte që nuk janë përfshirë ndër ato të treguara në pikën 1, por që janë të ngjashme me to. Në të njëjtat udhëzime tregohen kushtet që duhen respektuar për lejimin e transportit të mallrave të veçanta të përfshira në listë. Për mallrat e ngjashme me ato të përmendura në pikën 3 mund të vendoset edhe detyrimi i autorizimit për çdo transport, duke përcaktuar autoritetin kompetent, si dhe kriteret e mënyrat që duhen ndjekur. 5. Për transportin e materialeve të shpërbëshëm ose radioaktivë zbatohen normat e ligjit përkatës për transportin e materialeve të rrezikshme. 6. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, nëpërmjet udhëzimeve të saj, merr masa për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në lidhje me sigurinë e transportit rrugor të mallrave të rrezikshme. 7. Cilido që qarkullon me një mjet ose kompleks mjetesh të përshtatshme për transportin e mallrave të rrezikshme, masa e përgjithshme e të cilit me ngarkesë të plotë është më e madhe se ajo e treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë. 8. Cilido që transporton mallra të rrezikshme pa marrë leje, kur parashikohet, si dhe nuk respekton kushtet e vëna për ruajtjen e sigurisë në këtë autorizim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë. Për të tillë shkelje ushtrohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejeqarkullimit dhe e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 1 deri në 2 vjet. 9. Në të njëjtën mënyrë, cilido që shkel normat e përfshira në udhëzimet e ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit Publik, të treguara në pikën 2, si dhe nuk respekton kushtet e transportit të treguara në pikat 3 dhe 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë. Për një shkelje të tillë ushtrohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejeqarkullimit dhe e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj. 10. Për shkeljet e treguara në pikat e mësipërme zbatohen dispozitat e nenit 165, pika 10.
1. Në të gjitha mjetet drejtuesi duhet të ketë lirshmërinë maksimale të lëvizjes për kryerjen e manovrave të nevojshme për drejtimin e mjetit. 2. Numri i njerëzve që mund të zënë vend në mjete, përveç atyre të treguar në pikën 5, edhe në lidhje me vendosjen e ndenjëseve, nuk mund ta kalojë atë të treguar në lejeqarkullimin. 3. Numri i njerëzve që mund të zënë vend, të ulur ose në këmbë, në automjete dhe trolejbuse të destinuar për transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, si dhe ngarkesa e përgjithshme e mjetit, nuk mund t'i kalojnë vlerat maksimale korresponduese të treguara në lejeqarkullimin. Vlera të tilla janë përcaktuar në aktet në zbatim në lidhje me tipin dhe karakteristikat e këtyre mjeteve. 4. Gjithë pasagjerët e mjeteve me motor duhet të zënë vend në mënyrë të tillë që të mos kufizojnë lirshmërinë e lëvizjes së drejtuesit dhe të mos i pengojnë atij pamjen. Gjithashtu, në mjete të tilla, duke përjashtuar ciklomotorët me dy rrota dhe motorët, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri nuk duhet të dalin nga përmasa gabaritë transversale e kabinës. 5. Në autovetura dhe automjete të përshtatshme për transportin e përzier të njerëzve dhe mallrave, lejohet transporti mbi numrin e lejuar të dy fëmijëve me moshë më të vogël se 10 vjeç në kabinë, me kusht që të jenë të shoqëruar nga të paktën një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç. 6. Në mjete të ndryshme nga ato të autorizuara nga normat përkatëse të ligjit për transportin e kafshëve, është i ndaluar transporti i kafshëve në numër më të madh se 3 dhe sidoqoftë në kushte të tilla që të përbëjnë pengesë ose rrezik për drejtimin e mjetit. Eshtë i lejuar vetëm transporti i kafshëve shtëpiake me përmasa të vogëla, edhe në numër më të madh, me kusht që të jenë të ruajtura në kafaze ose mbajtëse të caktuara në hapësirën prapa vendit të drejtimit të mjetit ndarë me rrjetë ose mjet tjetër të ngjashëm me të që, nëse vendosen në mënyrë të përhershme, duhet të jenë të autorizuara nga dega e rrethit e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. 7. Cilido që drejton mjete ose trolejbuse të destinuar për transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, që kanë një numër pasagjerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të madhe se vlerat maksimale të treguara në lejeqarkullimet, si dhe transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. 8. Kur shkeljet e treguara në pikën 7 janë kryer duke e dhënë mjetin në mënyrë abuzive në përdorim të të tretëve, zbatohet masa administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, si dhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejeqarkullimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj. 9. Cilido që shkel dispozitat e mësipërme, kur bëhet fjalë për autovetura, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. 10. Cilido që shkel dispozitat e treguara në pikën 6, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Në motore dhe ciklomotore me dy rrota drejtuesi duhet të ketë të lirë përdorimin e krahëve, të duarve dhe të këmbëve, duhet të qëndrojë i ulur në pozicion korrekt dhe duhet ta mbajë timonin me të dyja duart, ose me një dorë, në rast nevoje, për manovra ose sinjalizime të mundshme. Nuk duhet të veprojë duke ngritur rrotën e përparme. 2. Në ciklomotorë është e ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë, përveç drejtuesit. 3. Në motor pasagjeri i mundshëm duhet të jetë i ulur në mënyrë të stabilizuar dhe të ekuilibruar, në pozicionin e përcaktuar nga pajisje të caktuara të mjetit. 4. Eshtë e ndaluar për drejtuesit e mjeteve të treguara në pikën 1 të tërheqë ose të tërhiqet nga mjete të tjera. Gjithashtu, ndalohet transportimi i objekteve që nuk janë të siguruara në mënyrë solide, që dalin jashtë në mënyrë anësore kundrejt aksit të mjetit ose në mënyrë gjatësore kundrejt gabaritit të tij mbi 50 cm, si dhe i pengojnë ose i kufizojnë pamjen drejtuesit të mjetit. Transporti i kafshëve lejohet duke respektuar kushtet e gabariteve të përcaktuara më lart dhe në kafaze të përshtatshme dhe fiks. 5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Kur shkeljet e treguara në pikat 1 dhe 2 kryhen nga drejtues motori, përveç masës administrative me gjobë, zbatohet edhe masa administrative plotësuese me ndalimin administrativ të mjetit për 30 ditë.
1. Eshtë e detyrueshme që gjatë lëvizjes të vihet në kokë një kaskë mbrojtëse sipas tipit të homologuar, në përputhje me normativat e përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse për:
2. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer në moshë jo madhore, përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit. 3. Kur shkelja kryhet nga një drejtues mjeti në moshë jo madhore, në vend të masës administrative me gjobë, zbatohet bllokimi administrativ i mjetit për 30 ditë. 4. Cilido që importon ose prodhon për tregti në territorin e Republikës ose tregton kaska mbrojtëse për ciklomotorë, motorë e motorë me kosh të tipave të pahomologuar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Kur kaskat nuk janë përdorur ende, janë subjekt konfiskimi.
1. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët që zënë vendet e përparme të mjeteve të kategorive M1, M2, M3 dhe N1, N2, N3 sipas klasifikimit të nenit 47, pika 2, të prodhuara nga janari 1978, janë të detyruar të vendosin rripat e sigurisë në çdo lloj lëvizjeje me mjet. Ky detyrim qëndron edhe për pasagjerët që rrinë në vendet e pasme, për mjetet e prodhuara nga maji 1990. Bëjnë përjashtim mjetet e kategorive M2 dhe M3, të cilat përdoren për transport urban ose ato mjete ku lejohet qëndrimi në këmbë. 2. Drejtuesi i mjetit është i detyruar të kontrollojë vazhdimisht funksionimin normal të rripave të sigurisë dhe, në rast mosfunksionimi siç duhet, t'i zëvendësojë ato me rripa të tjerë të homologuar për tipin e mjetit ku do të vendosen. 3. Përjashtohen nga detyrimi për vendosjen e rripave të sigurisë:
Në rastet e shkronjave "d", "e", "f" dhe "g" certifikatat ose vërtetimet e përcaktuara duhet t'u tregohen organeve të policisë me kërkesën e tyre, sipas nenit 12. Janë, gjithashtu, të përjashtuar nga detyrimi për përdorimin e rripave të sigurisë dhe sistemeve të tjera fiksuese drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve që nuk janë të pajisur, që nga prodhimi i tyre, me pjesët e veçanta mbërthyese. 4. Pasagjerët deri në moshën 12 vjeç mund të rrinë në vendet e përparme të mjeteve të kategorisë M1, N1, N2 dhe N3 të klasifikuar në nenin 47, pika 2, vetëm kur mbahen nga sisteme të përshtatshme fiksuese. Fëmijët nuk duhen transportuar në sisteme fiksuese me fytyrë prapa në ndenjëset e pasagjerëve të mbrojtura me jastëk ajri, përveçse kur këto të fundit janë të çaktivizuara. 5. Pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që rrinë në vendet e pasme të mjeteve të kategorisë M1, duhet të mbahen nëpërmjet sistemeve të posaçme të fiksimit. 6. Norma e pikës 5 nuk zbatohet për pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që udhëtojnë me autovetura të shërbimit publik taksi për transport njerëzish ose të shërbimit me qiradhënie me drejtues mjeti gjatë shërbimit, kur qarkullojnë në qendrat e banuara a në itinerare nga ose për në stacionin e trenit, porte dhe aeroporte, me kusht që të jenë të shoqëruar të paktën nga një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç. 7. Sistemet e fiksimit për pasagjerët duhet të përputhen me një tip të homologuar, sipas normativave të përcaktuara nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse. 8. Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jo madhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në momentin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj” 9. Cilido që, ndonëse e përdor rripin e sigurisë, ndryshon a pengon funksionimin normal të tij, ose e zëvendëson me një tip të pahomologuar për mjetin ku është vendosur, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. 10. Cilido që importon ose prodhon për tregti në territorin kombëtar ose tregton rripa sigurimi apo sisteme fiksimi të tipave të pahomologuar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Gjithashtu, kur rripat dhe sistemet e fiksimit nuk janë vendosur ende në mjete, janë subjekt konfiksimi.
1. Mbajtësi i lejedrejtimit të mjetit, të cilit gjatë lëshimit ose rinovimit të lejedrejtimit i është kushtëzuar të riparojë të metat organike ose aftësitë e ulëta anatomike a funksionale nëpërmjet syzeve optike ose aparateve të tjera të caktuara, është i detyruar t'i përdorë ato gjatë drejtimit të mjetit. 2. Eshtë e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes aparatura radiotelefonike ose kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë, si dhe të drejtuesve të caktuar për transportin e njerëzve për llogari të të tretëve. Lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre. 3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
1. Kohëzgjatja e udhëtimit të automjeteve të caktuara me transportin e njerëzve dhe të mallrave dhe kontrollet përkatëse disiplinohen me normat e përcaktuara nga aktet në zbatim. 2. Drejtuesi i mjetit që tejkalon kohën e udhëtimit të përcaktuar dhe nuk respekton kohën e pushimit brenda kufijve të caktuar nga aktet në zbatim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.
1. Normat e këtij neni dhe të nenit 174 zbatohen për mjetet që qarkullojnë në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, të përcaktuara me udhëzimin e ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, me propozimin e entit pronar të rrugës, si dhe që tregohen me sinjale të fillimit dhe të mbarimit. 2. Ndalohet qarkullimi i mjeteve të mëposhtme në autostradat dhe rrugët e treguara në pikën 1:
3. Dispozitat e pikës 2 nuk zbatohen për mjetet që i takojnë enteve pronare a koncesionerë të autostradave ose të autorizuara prej tyre. 4. Në aktet në zbatim janë përcaktuar kufijtë minimalë të shpejtësisë, për lejimin e qarkullimit në autostrada dhe në rrugë interurbane kryesore për kategori të përcaktuara mjetesh. 5. Me udhëzime të ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse pa ndryshuar të drejtat urdhëruese të enteve pronare sipas nenit 6, mund të përjashtohen nga tranzitimi në disa autostrada, ose pjesë të tyre, edhe kategori të tjera mjetesh a transportesh, kur e kërkojnë nevojat e qarkullimit. Kur bëhet fjalë për automjete të destinuara për shërbime publike të linjës, masa të tilla merren nga ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, kurse për ato që i takojnë Forcave të Armatosura, bashkëpunohet me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Rendit Publik. 6. Ndalohet qarkullimi i këmbësorëve, karrocave dhe kafshëve, me përjashtim të zonave të shërbimit dhe atyre të qëndrimit. Në zona të tilla kafshët mund të qarkullojnë vetëm kur janë të ruajtura siç duhet. Përgjatë korsive të emergjencës lejohet kalimi i këmbësorëve vetëm për të shkuar në vendet e kërkimit të ndihmës. 7. Në karrexhata, rampa, kalimet në disnivel, zonat e shërbimit ose parkimit dhe në çdo përkatësi tjetër të autostradës është e ndaluar:
8. Në zonat pranë autostradave ose të kufizuara me to është e ndaluar, edhe për ata që janë pajisur me licencë ose autorizim, të kryejnë veprimtari propagandistike të çfarëdolloj forme, si dhe veprimtari tregtare me oferta shitjeje për përdoruesit e këtyre autostradave. 9. Në zonat e shërbimit dhe parkimit, si dhe në çdo përkatësi tjetër të autostradave, është e ndaluar lënia në pushim e mjeteve për një kohë më të madhe se 24 orë, duke përjashtuar parkimet e rezervuara për hotelet ekzistuese në zonën e autostradës, ose në zona të tjera të pajisura në mënyrë të ngjashme. 10. Me kalimin e periudhës kohore të treguar në pikën 9, mjeti mund të lëvizë detyrimisht. Në këtë rast zbatohen dispozitat e nenit 157. 11. Organet e policisë rrugore marrin masa për lëvizjen e mjeteve në qëndrim, që për arsye të gjendjes së tyre ose për një motiv tjetër të bazuar, mund të mendohen si të braktisura, si dhe për transportin e tyre në një nga qendrat e grumbullimit. Për të tilla operacione organet e policisë mund të ngarkojnë entin pronar. 12. Ndihma rrugore dhe lëvizja e mjeteve janë të lejuara vetëm për entet dhe ndërmarrjet e autorizuara, edhe paraprakisht, nga enti pronar. 13. Cilido që shkel dispozitat e pikës 2, shkronjat "e" dhe "f", ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. 14. Cilido që shkel dispozitat e pikës 7, shkronjat "a", "b" dhe "d", ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 15. Cilido që shkel dispozitat e pikës 7, shkronja "c" dhe 8, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Për të tilla shkelje zbatohet dhe masa administrative plotësuese me bllokimin e mjetit për 60 ditë. 16. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqindepesëdhjetë deri në një mijë lekë. Në qoftë se shkelja ka të bëjë me dispozitat e pikës 6, gjoba është nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. 17. Pasi është evidencuar shkelja e pikave 2 dhe 4, organet e policisë detyrojnë drejtuesin e mjetit të largohet nga autostrada së bashku me mjetin, duke dhënë ndihmën e nevojshme për një largim të tillë. Në rastin e pikës 2, shkronjat "e" dhe "f", norma zbatohet vetëm kur nuk është e mundur rivendosja e ngarkesës në kushtet e parashikuara nga këto norma.
1. Në karrexhata, rampa dhe në kalimet në disnivel të rrugëve sipas nenit 173, pika 1, është e ndaluar:
2. Eshtë e detyrueshme:
3. Në rast ndalimi të qarkullimit për arsye bllokimi ose sidoqoftë për formime rreshtash, kur korsia për pushime emergjence mungon ose është e zënë nga mjete në pushim apo nuk është e mjaftueshme për qarkullimin e mjeteve të policisë dhe të ndihmës, mjetet që zënë korsinë e parë në të djathtë duhet të vendosen sa më afër që të jetë e mundur me vijën e majtë. 4. Në raste bllokimi lejohet kalimi në korsinë për qëndrime emergjencë me të vetmin qëllim për të dalë nga autostrada, duke u nisur nga tabela e paralajmërimit të daljes e vendosur 500 metra nga kalimi në disnivel. 5. Në karrexhata, rampa dhe në kalimet në disnivel ndalohet pushimi ose vetëm qëndrimi, me përjashtim të situatave të emergjencës, të shkaktuara nga gjendja e keqe shëndetësore e përdoruesve të mjetit ose nga mosfunksionimi i këtij mjeti. Në të tilla raste mjeti duhet të çohet sa më shpejt që të jetë e mundur në korsinë për pushime emergjence ose, kur kjo mungon, në sheshpushimin e parë në sensin e lëvizjes, duke shmangur sidoqoftë çfarëdo bllokimi të korsisë së lëvizjes. 6. Pushimi i emergjencës nuk duhet të zgjatet mbi kohën minimale të nevojshme për kalimin e kësaj emergjence dhe nuk duhet sidoqoftë të zgjatë më shumë se 3 orë. Me kalimin e kësaj periudhe kohe mjeti duhet të lëvizet detyrimisht dhe zbatohen dispozitat e nenit 173, pika 11. 7. Pa ndryshuar dispozitat e nenit 160, gjatë pushimit dhe qëndrimit natën, në rast pamjeje të kufizuar, duhet gjithmonë të mbahen të ndezura dritat e pozicionit, si dhe sistemet e tjera të përcaktuara në nenin 150. 8. Kur natyra e defektit e bën të pamundur zhvendosjen e mjetit në korsinë e emergjencës, ose kur mjeti është i detyruar të qëndrojë në vende ku nuk ekzistojnë hapësira të tilla të caktuara, duhet të vendoset, nga ana e prapme e mjetit dhe në largësi të paktën 100 metra nga ai, sinjali i caktuar i lëvizshëm. I njëjti detyrim bie mbi drejtuesin e mjetit gjatë pushimit në bankinën e emergjencës, natën ose në çdo rast tjetër të pamjes së kufizuar, kur janë të pamjaftueshme dritat e pozicionit. 9. Në autostrada me karrexhata me 3 ose më shumë korsi, përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, u ndalohet drejtuesve të mjeteve për transport mallrash, pesha e të cilave me ngarkesë të plotë i kalon 5 tonët, si dhe drejtuesve të mjeteve ose komplekseve të mjeteve me gjatësi të përgjithshme më të madhe se 7 metra, të zënë korsi të tjera, me përjashtim të dy korsive më të afërta me anën e djathtë të karrexhatës. 10. Pa ndryshuar dispozitat e nenit 142 për lëvizjen në rreshta paralelë, ndalohet vendosja anash e një mjeti tjetër në të njëjtën korsi. 11. Në autostrada, për përdorimin e të cilave është e detyrueshme pagesa e një takse, drejtuesit e mjeteve, aty ku parashikohet dhe sinjalizohet, duhet të ndalojnë në barrierat e caktuara, duke u vendosur, aty ku është e nevojshme, në kolonë sipas sinjalizimeve ekzistuese ose nga persona të ngarkuar dhe të paguajë taksën sipas mënyrave dhe tarifave në fuqi. 12. Drejtuesit e mjeteve në shërbim të autostradës, me kusht që të jenë pajisur me autorizim të veçantë nga enti pronar i rrugës, janë të përjashtuar, kur përmbushin detyra efektive të shërbimit, nga zbatimi i normave të këtij neni në lidhje me ndalimin e kryerjes së:
13. Drejtuesit e mjeteve të përmendura në pikën 12, gjatë kryerjes së manovrave me kujdesin më të madh, duhet të kenë në funksionim në mjetet e tyre sistemin plotësues të sinjalizimit pamor me dritë të verdhë vezulluese. 14. Janë të përjashtuar nga zbatimi i ndalimeve të kryerjes së manovrave të treguara në pikën 12 edhe drejtuesit e automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve e të autoambulancave që kanë në funksionim sistemin shtesë të sinjalizimit pamor me dritë blu vezulluese. 15. Personeli i shërbimit në autostrada dhe në çdo pjesë tjetër që u përket autostradave përjashtohet nga zbatimi i ndalimeve të qarkullimit për këmbësorët. 16. Për përdoruesin e autostradës me taksë të papajisur me dokumentin e hyrjes, ose që zë impiantet e kontrollit në mënyrë të gabuar, në lidhje me dokumentin që ai ka, taksa që i takon llogaritet nga stacioni më i largët i hyrjes për kategorinë e mjetit të tij. Përdoruesit i jepet e drejta e provës në lidhje me stacionin e hyrjes. 17. Cilido që kalon pa ndaluar në stacione, duke shkaktuar rrezik për qarkullimin, si dhe për sigurimin individual e kolektiv, ose vë në zbatim çfarëdo akti për të shmangur plotësisht ose pjesërisht pagimin e taksës, ndëshkohet me masë administrative me gjobë dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë. 18. Në të njëjtën mënyrë drejtuesi që qarkullon në autostradë me mjet që nuk është në rregull me kontrollin e parashikuar në nenin 79, ose që nuk e ka kaluar atë pozitivisht, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Gjithmonë vendoset ndalimi administrativ i mjetit që do t'i kthehet drejtuesit, pronar ose mbajtës i ligjshëm, ose personit të deleguar nga pronari, vetëm pas prenotimit për kontrollin e këtij mjeti. 19. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, shkronja "a", kur akti është kryer në karrexhatë, në rampë ose në kalimet në disnivel, dënohet me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. 20. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, shkronja "b", "c" dhe "d" dhe të pikave 2, 6 dhe 7, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. 21. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 22. Nga evidencimi i shkeljes së ndalimit sipas pikës 1, shkronja "a", merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 12 në 24 muaj. Në rastin e shkeljeve të dispozitave të pikës 1, shkronjat "c" dhe "d" përveç masës administrative me gjobë, merret edhe mssa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 në 12 muaj.
1. Përdorimi i sistemeve zanore shtesë të alarmit dhe, kur mjetet janë të pajisura, edhe me sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu u lejohet drejtuesve të automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë ose zjarrfikëseve, atyre të autoambulancave, vetëm për përmbushjen e shërbimeve urgjente të institucionit. Në kryqëzime të drejtuara policët e trafikut marrin masa për lejimin e menjëhershëm të kalimit të mjeteve të mësipërme. 2. Drejtuesit e mjeteve të përmendura në pikën 1, gjatë përmbushjes së shërbimeve urgjente të institucionit, kur përdorin së bashku sistemin zanor shtesë të alarmit dhe atë të sinjalizimit pamor me dritë vezulluese blu, nuk janë të detyruar të zbatojnë detyrimet, ndalimet dhe kufizimet në lidhje me qarkullimin, sinjalizimin rrugor dhe normat e sjelljes në përgjithësi, me përjashtim të sinjalizimeve të policit të trafikut, por gjithmonë duke mos sjellë rrezik për vete dhe për të tjerët. 3. Cilido që gjendet në rrugën, e cila përshkohet nga mjetet e përmendura në pikën 1, ose në rrugë që bashkohen në afërsi të daljeve në të parën, sapo të dëgjojë sinjalin zanor shtesë të alarmit, ka për detyrë të lërë të lirë kalimin dhe, kur është e nevojshme, të ndalojë. Eshtë e ndaluar të ndiqen nga afër mjete të tilla duke shfrytëzuar progresionin e lëvizjes. Shkeljet e kësaj pike ndëshkohen me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri dyzet mijë lekë, si dhe me pezullimin e lejedrejtimit nga 12 deri 24 muaj. 4. Cilido që, me përjashtim të rasteve të treguara në pikën 1, përdor sistemet shtesë të treguara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në 20 mijë lekë, si edhe me pezullimin e lejëdrejtimit nga 6 deri në 12 muaj.
1. Këto dokumente janë:
në nenin 12;
2. Drejtuesi i mjetit që kalon periudhat e drejtimit të caktuara dhe nuk zbaton periudhat e pauzës brenda kufijve të përcaktuar nga rregullorja, ose nuk zbaton periudhat e pushimit të përcaktuara, ose është i papajisur me librezën individuale të kontrollit a me të dhënat e regjistrit të shërbimit, ose kopjen e orarit të shërbimit sipas rregullores, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë, E njëjta masë zbatohet edhe për anëtarët e tjerë të ekuipazhit që nuk zbatojnë këto norma. 3. Cilido që nuk ka me vete ose mban të paplotësuar a ndryshon librezën individuale të kontrollit, ose të dhënat e regjistrit të shërbimit, apo kopjen e orarit të shërbimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë, përveç rastit kur akti përbën krim. 4. Për shkeljet e normave të këtij neni subjekti i transportit, nga i cili varet i punësuari që ka kryer shkeljen, ka përgjegjësinë solidare me autorin e shkeljes të paguajë shumën e duhur. 5. Ndërmarrja që gjatë kryerjes së transporteve nuk zbaton dispozitat e rregullores dhe nuk mban dokumentet e caktuara ose i mban të skaduara, të paplotësuara a të ndryshuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë për secilin punonjës që ka kryer shkeljen, përveç rastit kur akti përbën krim. 6. Kur shkeljet përsëriten, duke pasur parasysh edhe llojin e intensitetin e tyre, subjektit të transportit që kryen transport personash jo në shërbim linje ose mallrash, i pezullohet për një periudhë nga 1 në 3 muaj certifikata për transport e mjetit që ka kryer shkeljet, në qoftë se nuk ka marrë masa, pas paralajmërimit të autoritetit kompetent, për të rregulluar në një periudhë prej 30 ditësh pozicionin e tij. 7. Në rast se subjekti i transportit, me gjithë procedimin sipas pikës 6, përsërit shkeljet, edhe në shërbime të tjera transporti që mund të kryejë, merret masa e heqjes së licencës për transport. 8. Të njëjtat sanksione zbatohen edhe për subjektet e transportit që kryejnë transport njerëzish me shërbime në linjë. 9. Sanksionet e pezullimit dhe të anulimit, për të cilat flitet në pikat 6, 7 dhe 8, ushtrohen nga autoriteti që ka lëshuar licencën. 10. Kundër masës së heqjes pranohet ankim hierarkik brenda 15 ditëve në Ministrinë e Punëve Publike dhe të Transportit, e cila vendos brenda 30 ditëve.
1. Mjetet duhet të qarkullojnë të pajisura me tahograf, me karakteristikat, rastet dhe mënyrat e përdorimit të përcaktuara në aktet në zbatim. 2. Cilido që qarkullon me një mjet të papajisur me tahograf, në rastet kur është parashikuar pajisja me të, ose kur është pajisur me një tahograf që nuk i ka karakteristikat në përputhje me ato të përcaktuara në aktet në zbatim, ose kur tahografi nuk funksionon, ose kur nuk është futur letra e regjistrimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Masa ndëshkimore me gjobë dyfishohet, kur janë prekur vulat ose është ndryshuar tahografi. 3. Mbajtësi i licencës ose i autorizimit për transport mallrash, që vë në qarkullim një mjet të papajisur me tahograf ose pa fletët e tij të regjistrimit, apo me tahograf pa vula a që nuk funksionon, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. 4. Kur vërtetohen tri shkelje sipas pikës 3 brenda një viti, organet kompetente të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit zbatojnë masën administrative plotësuese të pezullimit për një vit të lejes së transportit për mjetin, me të cilin janë kryer shkeljet e sipërpërmendura. Ky sanksion nuk i përjashton masat administrative me gjobë të parashikuara. 5. Nëse drejtuesi i mjetit ose punëdhënësi dhe mbajtësi i lejes së transportit rrugor të mallrave janë i njëjti person, sanksionet e parashikuara zbatohen vetëm një herë në masën e përcaktuar për sanksionin më të rëndë. 6. Për shkeljet sipas pikës 3 konstatimi i shkeljeve duhet t'u njoftohet organeve kompetente të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, pranë të cilës është regjistruar ky mjet. 7. Pa ndryshuar zbatimin e sanksioneve të parashikuara në pikat e mësipërme, funksionari ose polici që ka konstatuar qarkullimin e mjetit pa tahograf, me tahograf të dëmtuar ose që nuk funksionon, i ngarkon drejtuesit të mjetit me shënim në dokumentet të rregullojë instrumentin brenda një periudhe prej 10 ditësh. Kur drejtuesi i mjetit dhe mbajtësi i lejes së transportit nuk janë i njëjti person, periudha e mësipërme nga data e marrjes së shënimit në procesverbal, mund të zgjatet edhe 15 ditë. 8. Me kalimin e periudhës së caktuar pa u kryer rregullimi sipas pikës 7, në rast se mjeti qarkullon, bëhet ndalimi administrativ i tij. Mjeti i kthehet pas një muaji pronarit ose mbajtësit të lejes së qarkullimit. 9. Për shkeljen sipas pikës 2 merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 2 deri në 3 muaj. 10. Kur vërehen shkelje të dispozitave të pikave 2 dhe 3, procesverbali u dërgohet organeve përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për verifikimet e nevojshme të rivendosjes së rregullsisë së funksionimit të aparatit tahograf.
1. Për të qarkulluar me mjete me motor, drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete këto dokumente:
2. Personi që kryen detyrën e instruktorit gjatë ushtrimeve për drejtimin e mjeteve, duhet të ketë me vete lejedrejtimin e caktuar dhe dëshminë e kualifikimit profesional sipas akteve në zbatim. 3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete edhe lejen e transportit, kur mjeti shfrytëzohet në një nga përdorimet e parashikuara në nenet 81 dhe 82. 4. Kur automjeti përshtatet për përdorime të ndryshme nga ai që është caktuar në lejeqarkullimin, kur është fjala për një mjet të jashtëzakonshëm ose transport të jashtëzakonshëm, ose kur mjeti është në qarkullim prove, drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete autorizimin përkatës. 5. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete certifikatën e aftësisë profesionale, kur ajo kërkohet. 6. Drejtuesi i ciklomotorit duhet të ketë me vete certifikatën e përputhjes së mjetit dhe një dokument të vlefshëm njohjeje, nga i cili mund të përcaktohet mosha. 7. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Gjithashtu, zbatohet masa plotësuese e ndalimit administrativ të mjetit. 8. Cilido që, pa një arsye justifikuese, nuk zbaton kërkesën e autoriteteve për t'u paraqitur, brenda periudhës kohore të caktuar në këtë kërkesë, në zyrat e policisë, për të dhënë informacion ose për të paraqitur dokumente për vërtetimin e shkeljeve administrative të parashikuara nga ky kod, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë.
1. Eshtë e detyrueshme paraqitja në automjete dhe motomjete, duke përjashtuar ciklomotorët dhe motorët me ose pa kosh, në pjesën e përparme ose në xhamin e përparmë, e shenjave dalluese që dëshmojnë pagesën e taksës së pronësisë dhe të sigurimit të detyrueshëm. 2. Drejtuesit e motorëve me ose pa kosh dhe ciklomotorëve përjashtohen nga detyrimi i pikës 1, me kusht që t'i kenë me vete këto dokumente. 3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë; zbatohen dispozitat e pikave 7 dhe 8 të nenit 178.
1. Drejtuesit e biçikletave duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta për biçikleta, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta. 2. Drejtuesit e biçikletave duhet të kenë të lirë përdorimin e krahëve e të duarve dhe ta mbajnë timonin të paktën me një dorë. Ata duhet të jenë në gjendje në çdo moment të shikojnë lirisht përpara tyre në të dy krahët dhe të kryejnë me lirshmëri maksimale, gatishmëri dhe lehtësi manovrat e nevojshme. 3. Ndalohet tërheqja e mjeteve, të mbajnë kafshë dhe të tërhiqen nga një mjet tjetër. 4. Drejtuesit e biçikletave duhet ta marrin mjetin për dore, kur si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët. Në një rast të tillë bashkohen me këmbësorët dhe duhet të përdorin kujdesin dhe gatishmërinë e zakonshme. 5. Eshtë i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në biçikleta, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë. I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije deri në moshën 6 vjeç, i siguruar në mënyrë të përshtatshme me pajisjet e nevojshme të përcaktuara nga aktet në zbatim. 6. Biçikletat e ndërtuara dhe të njohura për transportin e njerëzve të tjerë, përveç drejtuesit, mund të drejtohen, kur janë me më shumë se dy rrota simetrike, nga dy drejtues. Në një rast të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona. 7. Në mjetet e përmendura në pikën 6 nuk mund të transportohen më shumë se 4 persona madhorë, duke përfshirë edhe drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve me moshë deri në 10 vjeç. 8. Për transportin e mallrave dhe kafshëve zbatohet neni 168. 9. Biçikletat duhet të kalojnë në pistat e rezervuara për to, kur ato ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara me mënyrat e përcaktuara nga aktet në zbatim. 10. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Për biçikletat e përmendura në pikën 6, gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Çdo mjet i tërhequr me kafshë duhet të drejtohet nga një drejtues që nuk duhet ta braktisë kurrë drejtimin gjatë lëvizjes dhe duhet të ketë vazhdimisht kontrollin e kafshëve. 2. Një mjet i përshtatshëm për transportin e njerëzve ose të mallrave nuk mund të tërhiqet nga më shumë se dy kafshë, në qoftë se është me dy rrota, ose nga më shumë se katër, në qoftë se është me katër rrota. Bëjnë përjashtim transportet funebër. 3. Mjetet e përshtatshme për transportin e mallrave, kur duhet të kalojnë pjerrësi të forta ose për nevoja të tjera të provuara, mund të tërhiqen nga një numër më i madh kafshësh nga ai i treguar në pikën 2, me autorizim paraprak nga enti pronar i rrugës. Në qendrat e banuara autorizimi lëshohet në çdo rast nga kryetari i bashkisë ose i komunës. 4. Mjetet e tërhequra nga më shumë se tri kafshë duhet të kenë dy drejtues. 5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
1. Për çdo dy kafshë tërheqëse barre ose shale, kur nuk janë të mbrehura në një mjet, dhe për çdo kafshë të pashtruar ose të rrezikshme duhet të paktën një drejtues, i cili duhet të ketë vazhdimisht kontrollin e saj dhe ta drejtojë në mënyrë të tillë që të shmangë pengimet dhe rreziqet per trafikun. 2. Dispozita e pikës 1 zbatohet edhe për kafshët e tjera të veçanta ose në grupe të vogla, me kusht që rruga të kalojë në një zonë të destinuar për kullotje, e sinjalizuar me sinjale të caktuara të rrezikut. 3. Në orët dhe në rastet e parashikuara në nenin 150, me përjashtim të rrugëve të ndriçuara në mënyrë të mjaftueshme ose brenda qendrave të banuara, drejtuesit e kafshëve duhet të mbajnë të ndezur një sistem të sinjalizimit që projekton horizontalisht në të gjitha drejtimet dritë ngjyrë portokalli, e vendosur në mënyrë të tillë që të jetë e dukshme si nga ana e përparme, ashtu edhe nga ajo e pasme. 4. Prapa mjeteve të tërhequra me kafshë mund të lidhen jo më shumë se dy kafshë, pa qenë e detyruar prania e drejtuesit dhe e dritave sipas pikës 3. Sidoqoftë në rastet e parashikuara në nenin 150 kafshë të tilla nuk nuk duhet të pengojnë pamjen e dritave të parashikuara për mjetin, në të cilin janë lidhur. 5. Tufat, kopetë dhe çfarëdo grumbull tjetër kafshësh deri në 30 krerë, kur qarkullojnë në rrugë, duhet të jenë të drejtuara nga një rojtar dhe nga jo më pak se dy për një numër më të madh krerësh. 6. Rojtarët duhet të rregullojnë kalimin e kafshëve në mënyrë të tillë që të mbetet e lirë nga e majta të paktën gjysma e karrexhatës. Ata janë, gjithashtu, të detyruar të copëzojnë dhe ndajnë grupet e kafshëve në intervale të përshtatshme për të siguruar rregullsinë e qarkullimit. 7. Grupimet e kafshëve të përmendura në pikat 5 dhe 6 nuk mund të qëndrojnë në rrugë dhe natën duhet të udhëhiqen nga një rojtar e të ndiqen nga një tjetër. Që të dy duhet të mbajnë të ndezur një sistem sinjalizimi që projekton horizontalisht në të gjitha drejtimet dritë ngjyrë portokalli, e vendosur në mënyrë të tillë që të jetë e dukshme si nga ana e përparme, ashtu edhe nga ajo e pasme. 8. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Mjetet e përmendura në nenin 54, pika 1, shkronja "k", për qarkullimin rrugor në përgjithësi dhe për shkak të ndalimeve dhe kufizimeve të parashikuara në nenet 6 dhe 7, i nënshtrohen të njëjtës disiplinë të parashikuar për mjetet e tjera. 2. Qëndrimi i autokampeve, aty ku lejohet, në zonën rrugore, nuk përbën kampim, në qoftë se automjeti nuk mbështetet në terren, përveçse me rrotat, nuk lëshon rryma të tjera shkarkimi, përveçse ato të propulsorit mekanik, dhe nuk zë sidoqoftë zonën rrugore në masë më të madhe se madhësia e vetë mjetit. 3. Në rast qëndrimi ose parkimi me pagesë, për autokampet zbatohen tarifa 50% më të mëdha se ato të zbatuara për autoveturat në parkime të njëjta të zonës. 4. Ndalohet shkarkimi nga autokampi i mbetjeve organike dhe i ujërave të pastra dhe të ndotura në rrugë dhe në zona publike jashtë impianteve të caktuara të shkarkimeve higjieniko-shëndetësore. 5. Ndalimi sipas pikës 4 shtrihet edhe për automjete të tjera të pajisura me impiante të caktuara mbledhëse të brendshme. 6. Cilido që shkel dispozitat e pikave 4 dhe 5, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 7. Në aktet në zbatim janë përcaktuar kriteret për realizimin përgjatë rrugëve dhe autostradave, në zonat e rregulluara të rezervuara për qëndrimin dhe parkimin e autokampeve dhe në kampimet, të impianteve higjieniko-shëndetësore për grumbullimin e mbetjeve organike dhe të ujërave të pastra e të ndotura, të mbledhura në impiantet e brendshme të këtyre mjeteve, si dhe kriteret për krijimin nga bashkitë dhe komunat të zonave të rregulluara analoge në territoret përkatëse dhe vendosjen e sinjaleve të caktuara rrugore, me të cilat duhet të tregohet çdo impiant. 8. Me udhëzim të Ministrisë së Shëndetësisë janë përcaktuar karakteristikat e lëngjeve dhe substancave kimike që përdoren në trajtimin e mbetjeve organike dhe të ujërave të pastra dhe të ndotura të derdhura në impiantet higjieniko-shëndetësore të përmendura në pikën 4.
1. Ndalohet drejtimi i mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike. 2. Cilido që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative plotësuese me pezullim të lejedrejtimit për 6 muaj deri në 12 muaj, ose 1 deri në 2 vjet, kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti. 3. Kur mjeti nuk mund të drejtohet nga njeri tjetër i përshtatshëm, mund të tërhiqet deri në vendin që tregon i interesuari, ose në ofiçinën më të afërt, dhe i dorëzohet pronarit ose atij që e administron, me garancitë normale për ruajtjen e mjetit. 4. Në raste aksidentesh, ose kur ka arsye të mendohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje jonormale psikofizike si pasojë e ndikimit të alkoolit, organet e policisë rrugore, sipas nenit 12, kanë të drejtë të kryejnë verifikimin përkatës me instrumentet dhe procedurat e përcaktuara nga aktet në zbatim të këtij Kodi. 5. Në rast se drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi sipas pikës 4, dënohet me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë, si dhe me sanksionet e përmendura në pikën 2 të këtij neni, përveç rasteve kur përbën vepër penale.
1. Ndalohet drejtimi i mjetit nga përdoruesi i lëndëve droguese ose psikotrope. 2. Në raste aksidentesh ose kur ka arsye të mendohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje jonormale si pasojë e përdorimit të lëndëve droguese ose psikotrope, organet e policisë rrugore, sipas nenit 12, pa përmendur detyrimet e tjera që parashikon ligji, mund të marrin masa për shoqërimin e menjëhershëm të drejtuesit të mjetit për verifikimet e rastit pranë shërbimeve publike kompetente lokale për të droguarit. Gjendja verifikohet me mënyrat e përcaktuara me urdhëresë të ministrit të Shëndetësisë, në marrëveshje me ministrin e Rendit Publik dhe ministrin e Punëve Publike dhe Transportit. Kopja e analizës shëndetësore i transmetohet në kohën e duhur, nën kujdesin e organit të policisë që ka kryer verifikimet, organit që ka lëshuar lejedrejtimin, për marrjen e masave sipas kompetencave përkatëse. 3. Organi që ka lëshuar lejedrejtimin, duke u bazuar në certifikatat e lëshuara nga organet e treguara në pikën 2, urdhëron që drejtuesi i mjetit t'i nënshtrohet vizitës mjekësore për qëllimet e nenit 117 dhe mund të vendosë, në mënyrë parandaluese, pezullimin e lejedrejtimit derisa të rezultojnë pozitivisht kontrollet e ushtruara në periudhat kohore të përcaktuara në aktet në zbatim. 4. Zbatohen dispozitat e pikave 2, 3 dhe 5 të nenit 184.
1. Për qarkullimin dhe pushimin e mjeteve në shërbim të invalidëve, entet pronare të rrugës janë të detyruara të ndërtojnë dhe mirëmbajnë strukturat përkatëse, si dhe sinjalizimin e nevojshëm për të lejuar e lehtësuar lëvizjen e tyre, siç është përcaktuar në aktet në zbatim. 2. Subjektet që kanë të drejtë të shfrytëzojnë strukturat e përmendura në pikën 1, marrin autorizimin përkatës nga kryetari i bashkisë a komunës ku ata banojnë, sipas kufizimeve dhe formaliteteve të përcaktuara në aktet në zbatim. 3. Mjetet në shërbim të invalidëve të autorizuar sipas pikës 2, nuk janë të detyruar të respektojnë kufijtë e kohës kur pushojnë në zonat e parkimit me kohë të kufizuar. 4. Cilido që shfrytëzon strukturat e përmendura në pikën 1, pa autorizimin e përcaktuar në pikën 2, ose nuk i përdor siç duhet këto struktura, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. 5. Cilido që shfrytëzon strukturat e përmendura në pikën 1, duke pasur autorizimin përkatës sipas pikës 2, por nuk zbaton kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në këtë autorizim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
1. Përdoruesi i rrugës, në rast aksidenti, që në njëfarë mënyre lidhet me sjelljen e tij, është i detyruar të ndalojë dhe t'u japë ndihmën e nevojshme njerëzve të dëmtuar, duke përdorur kutinë e ndihmës së shpejtë. Në programin e autoshkollës për marrjen e lejedrejtimit përfshihet edhe një kurs i ndihmës së shpejtë në rast aksidenti. Programi i këtij kursi përcaktohet me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryqin e Kuq Shqiptar. 2. Njerëzit e përfshirë në një aksident duhet të zbatojnë të gjitha masat e përshtatshme për të ruajtur sigurinë e qarkullimit dhe të veprojnë duke ruajtur gjendjen e vendit të aksidentit, si dhe gjurmët e tij të nevojshme për përcaktimin e përgjegjësisë, por gjithmonë duke garantuar sigurinë e qarkullimit. 3. Drejtuesi i mjetit që ka kryer aksidentin, pasi të ketë përcaktuar vendin e ngjarjes, kur nuk ka mjete të tjera për të dërguar të aksidentuarit në qendrën më të afërt të mjekimit, i transporton ata dhe kthehet menjëherë në vendin e ngjarjes, kur ai është në gjendje t'i kryejë këto veprime. 4. Aty ku si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme në materiale, drejtuesit e mjetit dhe çdo përdorues tjetër i rrugës i përfshirë në aksident, duhet, gjithashtu, të shmangin pengimin e qarkullimit, aty ku është e mundur, sipas dispozitave të nenit 159. Punonjësit e shërbimit të policisë rrugore, në raste të tilla, duhet të bëjnë zhvendosjen e menjëhershme të çdo pengese për qarkullimin, përveç kryerjes me shpejtësi të madhe të vëzhgimeve të mundshme për të qartësuar aksidentin. 5. Në çdo rast drejtuesit e mjetit duhet, gjithashtu, t'i japin emrin dhe adresën, si dhe informacione të tjera të nevojshme, edhe për qëllim dëmshpërblimi, njerëzve të dëmtuar ose, në qoftë se këta nuk janë të pranishëm, t'u komunikojnë atyre me mënyra të ndryshme elementet e sipërtreguara. 6. Për cilindo që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti, vetëm me dëme materiale, zbatohet masa administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 deri në 12 muaj. 7. Cilido që, në kushtet e treguara në pikën 1, në rast aksidenti me dëme në njerëz, nuk zbaton detyrimin e ndalimit, dënohet sipas Kodit Penal. Zbatohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga një deri në dy vjet. 8. Cilido që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk zbaton detyrimin e dhënies së ndihmës së nevojshme njerëzve të plagosur, kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. 9. Për cilindo që, në kushtet e treguara në pikën 3, pas dhënies së ndihmës nuk kthehet në vendin e ngjarjes, zbatohen dispozitat e pikës 7 të këtij neni. 10. Cilido që nuk zbaton dispozitat e pikave 2, 4 dhe 5, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
1. Këmbësorët duhet të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të qarkullojnë në buzën e karrexhatës në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin. Jashtë qendrave të banuara, këmbësorët kanë për detyrë të qarkullojnë në sens të kundërt me atë të lëvizjes së mjeteve në karrexhata me dy sense lëvizjeje dhe në buzën e djathtë në lidhje me drejtimin e lëvizjes së mjeteve në rastin e karrexhatave me një sens lëvizjeje. Këmbësorët që qarkullojnë në karrexhatat e rrugëve brenda dhe jashtë qendrave të banuara, pa ndriçim publik, kanë për detyrë të lëvizin në një rresht të vetëm. 2. Këmbësorët, për kapërcimin e karrexhatës, duhet të përdorin vendkalimet këmbësore, nënkalimet dhe mbikalimet jashtë qendrave të banuara. Kur këto nuk ekzistojnë, ose janë më shumë se 100 metra larg nga vendi i kapërcimit, këmbësorët mund të kapërcejnë karrexhatën vetëm në drejtimin perpendikular, me kujdesin e nevojshëm për të shmangur situata të rrezikshme për të ose për të tjerët. 3. Eshtë e ndaluar për këmbësorët të kapërcejnë kryqëzimet në mënyrë diagonale dhe, gjithashtu, ndalohet kapërcimi i shesheve jashtë vendkalimeve këmbësore, kur ato ekzistojnë. 4. Eshtë e ndaluar për këmbësorët të qëndrojnë ose të vonohen në karrexhatë, përveç rasteve kur është e domosdoshme për sigurimin e lëvizjes. Eshtë gjithashtu i ndaluar qëndrimi në grup në trotuare, bankina ose pranë vendkalimeve këmbësore, duke krijuar pengesë për kalimin normal të këmbësorëve të tjerë. 5. Këmbësorët që do të kapërcejnë karrexhatën në një zonë të papajisur me vendkalim këmbësorësh duhet t'u japin përparësinë drejtuesve të mjeteve. 6. Eshtë e ndaluar për këmbësorët të kryejnë kapërcime rrugore, duke kaluar përpara autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve që kanë ndaluar në stacione. 7. Mjetet e papajisura me motor që përdoren nga fëmijët ose nga persona invalidë, mund të qarkullojnë në pjesët e rrugës të caktuara për këmbësorë. 8. Qarkullimi me anë të patinave, karrocave ose me të tjerë shpejtues lëvizjeje është i ndaluar në karrexhatat e rrugëve. 9. Eshtë e ndaluar kryerja në karrexhatë e lojërave ose manifestimeve sportive të paautorizuara. Në hapësirat e caktuara për këmbësorë është i ndaluar përdorimi i karrocave, patinave ose i shpejtuesve të tjerë të lëvizjes që mund të krijojnë situata të rrezikshme për përdoruesit e tjerë.
1. Kur trafiku nuk është i rregulluar nga polici ose nga semafori, drejtuesit e mjeteve duhet t'i japin përparësi, duke ngadalësuar dhe, kur është e nevojshme, duke ndaluar, këmbësorëve që kalojnë në vendkalimet këmbësore. Drejtuesit e mjeteve që kthehen për t'u futur në një rrugë tjetër, në hyrjen e së cilës gjendet një vendkalim këmbësorësh, duhet t'u japin përparësi, duke ngadalësuar dhe, kur është e nevojshme, duke ndaluar, këmbësorëve që kalojnë në vendkapercimet këmbësore, kur atyre nuk u është ndaluar kalimi. 2. Në rrugë të papajisura me vendkalime këmbësorësh drejtuesit e mjeteve duhet t'i lejojnë këmbësorit, që ka filluar kapërcimin e karrexhatës, të arrijë i sigurt në anën tjetër. 3. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndalojnë, kur një person invalid me aftësi lëvizjeje të kufizuara ose që lëviz me karrocë invalidësh, ose i pajisur me shkop të bardhë, ose i shoqëruar me një qen drejtues, ose sidoqoftë i dallueshëm në njëfarë mënyre, kapërcen karrexhatën, ose ka ndërmend ta kapërcejë, dhe duhet të shmangin situata të rrezikshme që mund të shkaktohen nga veprime të gabuara a të ngathëta të fëmijëve dhe të të moshuarve. 4. Cilido që shkel dispozitat e neneve 188 dhe 189, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
1. Të gjithë ata që qarkullojnë në rrugë, janë të detyruar të ndalojnë, kur kjo kërkohet nga funksionarë, oficerë dhe policë, të cilëve i takon kryerja e shërbimeve të policisë rrugore, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues. 2. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të paraqesin pa lëvizur nga mjeti, me kërkesën e funksionarëve, oficerëve dhe policëve të treguar në pikën 1, dokumentin e qarkullimit, lejedrejtimin dhe çdo dokument tjetër që, sipas normave të qarkullimit rrugor, duhet të kenë me vete. 3. Funksionarët, oficerët dhe policët të përmendur në pikat e mësipërme, mund: - të kryejnë kontrollin e mjetit për verifikimin e zbatimin e normave në lidhje me karakteristikat dhe pajisjen e këtyre mjeteve;
4. Organet e Ministrisë së Rendit Publik dhe të policisë ushtarake mund, për kontrollet e nevojshme për kryerjen e shërbimit të tyre, të formojnë postëblloqe dhe, në një rast të tillë, të përdorin mjete të afta për të siguruar pa rrezik aksidentesh frenimin gradual të mjeteve që nuk ndalojnë, me gjithë urdhrin e dhënë me sinjale të caktuara. Karakteristikat e këtyre mjeteve, si dhe kushtet dhe mënyrat e përdorimit të tyre, përcaktohen me udhëzime të Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Mbrojtjes. 5. Drejtuesit e mjeteve duhet t'u binden sinjalizimeve që personeli ushtarak, edhe i pashoqëruar nga personeli i policisë rrugore, i treguar në nenin 12, pika 1, jep për të lejuar lëvizjen e kolonës ushtarake. 6. Cilido që shkel detyrimet sipas pikave 1, 2, 3 dhe 5 ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri katër mijë lekë, si dhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit për 6 muaj. 7. Cilido që shkel dispozitat e pikës 4, kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë, si dhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit për 1 vit.
1. Mjetet me motor që nuk lëvizin mbi shina, duke përfshirë edhe trolejbusët e rimorkiot, nuk mund të qarkullojnë në rrugë dhe vende publike, pa qenë të siguruara sipas normave të dispozitave në fuqi për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve. 2. Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
|