Jump to content

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë/11

Nga Wikibooks

Detyrimet që rrjedhin kur vërtetohen shkelje penale


Faqe 10
faqe
- 11 -

Faqe 12
NENI 216 - VERIFIKIMI DHE NJOHJA E VEPRES PENALE TE PARASHIKUARA NGA KY KOD

1. Për shkeljet që përbëjnë vepër penale, agjenti ose organi verifikues është i detyruar të njoftojë pa vonesë për këtë vepër penale prokurorin, sipas normave të Kodit të Procedurës Penale.

2. Vendimi përfundimtar i dënimit shënohet nga organi që ka lëshuar lejen në dosjen e shkelësit.

3. Kur prokuroria ose gjykata arrijnë në përfundimin se nuk ka përgjegjësi penale gjatë hetimit ose gjykimit, rikthen aktet në zyrën që ka komunikuar krimin, me qëllim që të veprohet kundër shkelësit sipas normave të dispozitave të kreut 1 të këtij kapitulli. Në raste të tilla afatet e parashikuara fillojnë nga data e marrjes së akteve nga ana e zyrës së sipërpërmendur.


NENI 217 - BASHKESHOQERIMI I VEPRES PENALE ME SHKELJE ADMINISTRATIVE TË PARASHIKUAR NE KETE KOD.

Kur vepra penale shoqërohet me shkelje të tjera të parashikuara në Kod për të cilat nuk është marrë masa përkatëse administrative, gjykata, me vendimin e dënimit, krahas veprës penale ndëshkon edhe shkeljet administrative sipas këtij Kodi.


NENI 218 - MASA ADMINISTRATIVE PLOTESUESE PASI ESHTE VERIFIKUAR KRIMI

1. Kur nga një shkelje e normave të këtij Kodi shkaktohen dëme në persona, gjykatësi me vendim përcakton masën e dënimit administrativ me gjobë të parashikuar, si dhe masat administrative plotësuese të pezullimit ose heqjes së lejedrejtimit.

2. Kur nga shkelja shkaktohet një dëmtim i personit deri në humbje jete nga pakujdesia, pezullimi i lejedrejtimit është nga 1 deri në 5 vjet.

3. Gjykatësi mund të zbatojë masën administrative plotësuese të heqjes së lejedrejtimit në rastet e përsëritjes të së njëjtës vepër penale të verifikuar brenda një periudhe prej 5 vjetësh, duke filluar nga data e rikthimit të lejedrejtimit.


NENI 219 - TERHEQJA LEJEDREJTIMIT PER VEPER PENALE TE SUPOZUAR

1. Në rastin e veprave penale, për të cilat janë parashikuar masa plotësuese sipas nenit 218, pikat 2 dhe 3, agjenti ose organi verifikues i shkeljes tërheq menjëherë lejen dhe ia kalon nëpërmjet zyrës së tij, organit që e ka lëshuar. Në qoftë se tërheqja e menjëhershme për çfarëdo arsye nuk është e mundur, procesverbali i ngarkimit i kalohet pa mëdyshje organeve që kanë lëshuar lejen.

2. Gjykatësi që ka shpallur vendimin e formës së prerë sipas normave të Kodit të Procedurës Penale, brenda 15 ditëve, i transmeton kopjen autentike organit të treguar në pikën 1.


Faqe 10
faqe
- 11 -

Faqe 12