Jump to content

Kënga në shkronja/Shkëlzen Jetishi

Nga Wikibooks

Shkëlzen Jetishi
XENI
NË ENCIKLOPEDI

Arvanitëve

[redakto]
Arvanitëve
------------
Largë vendlindjes
Buzë bregdetit 
Jonit kaltërt
Bukuri

Na mërgoj ne
Pushteti
Greku i ligë 
Greku i zi

O, n´dhe greqisë
Ai na hodhi
Ku nuk bien
As bari i thatë

Pjesë atdheut
Xhupi i vodhi
Arvani ty 
t´la pa ta

Arvanite vashë e bukur
???
Brezë pas brezi
Mësoja fmijëve
Le ta kenë trashgimi

Or Arvanitë të këndoni
Valle shqipe t´mos harroni
Arvanitë si shkaba trime
Je ti flakë e zemrës sime

Fryn veriu e sjell borën
Shqipërisë i vë kuroren
Mëmedhe o vend i ngratë
Për ty s´pat me ???

Or Arvanitë të këndoni
Valle shqipe t´mos harroni
Arvanitë të këndoni
Ju vetvetën mos harroni

Copë nga PEPiK-ës : Arvanitëve


Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkelzen Jetishi

Moj Shqipnji mos thuj marova

[redakto]
Moj Shqipnji mos thuj marova
----------------------------
Ani moj Shqipnji 
Mos thuj marova
Se djemtë tu 
Hala janë gjallë 

O n´kam, janë que
More krejt Kosova
E bajnë luftën 
Ball për ball 

Ishin vitet, ma të vështira
More me njëmijë e nanqind e dhjetë
O n´Kosovë egërsira
Donte me zhdukë çdo bimë mbi dhé

Se n´Prishtinë, aty pikë së pari
Krisi topi me stuhie
Gjaku i shqiptarit ra në tokë
Me mbijë përsëri
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkëlzen Jetishi

Dy tupana

[redakto]
Dy tupana
--------------------------------------
Dy tupana n´derë të Kullës
Nji za burri n´tel t´lahutës
Po vijn krushqit
Po martohet bija
Përshëndesin pushka, sharkija
Pushka ashtë kanga n´dorë Drenicës
E kem nuse Shote Galicën

Shota rrinë mbi kalë si nur
N´ball dasmorëve si flamur
Një mijë krushq me nuse u vijnë
O një mijë pushkë nisen me u rritë
Tuj kalu grykat dhe malet
Bijen tupanat, kanga s´nalet

Shota veshi tirqi nga lana
Nuse malesh, luftë me Krajla
Si me i kënu djepit ushtria
Po e priste n´ball liria
N´krahë me pushkë e rrethatore
Për me i kthye varret n´llogore

Të ju këndojmë brezave që vijn
T´i këndojmë Shotes heroinë.
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkëlzen Jetishi

O Qemal

[redakto]
O Qemal
----------------------------------
Kur të përzuni Turqia, o Qemal
 : Kur të përzuni Turqia, o Qemal
Prapa t´erdhi shqiptaria, o Qemal
 : Prapa t´erdhi shqiptaria, o Qemal

E ringjalle Shqipërinë, o Qemal
 : E ringjalle Shqipërinë, o Qemal
Na nderove historine, o Qemal
 : Na nderove historine, o Qemal

Mbi Ballkan, frynë prapë stuitë, o Qemal
 : Mbi Ballkan, frynë prapë stuitë, o Qemal
Prapë luftove për kufijtë, o Qemal
 : Prapë luftove për kufijtë, o Qemal

Heroj je në zemrat tona, o Qemal
 : Heroj je në zemrat tona, o Qemal
Emrin tëndë e bart jehona, o Qemal
 : Emrin tëndë e bart jehona, o Qemal
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkëlzen Jetishi

Kur kujtojë ditët e Korrikut

[redakto]
Kur kujtojë ditët e Korrikut
--------------------------------
Kur kujtojë ditët e Korrikut
Sytë më lotojnë
Më djegë malli
Më djegë zjarri
Prindërit kur kujtojë

Ref.:
Më qanë zemra 
Më qajnë sytë
Digjem flak porsi qiri
Ku i lash nanë e babë
Ku i lash shokt e mi

Kurbetin e ka mallkuar 
Fjal refuxhatë
E trishtuar qenka jeta
Nga shtëpia, largë 

Ref.:(I)

Bane keq dhe gabove
Kthehu në shtëpi
Bane keq dhe gabove
Kthehu në shtëpi

Kthehu në shtëpi, mor djalo
Se ke lanë fëmijë
Kthehu në shtëpi, mor djalo
Se ke lanë fëmijë

Ref.:
Mëmëdhe nuk gjenë gjë kundi
Pate marr vesh keq
Refuxhat do mbetësh 
I përbuzur për jetë

Ref.:(II)

Ref.:
Nënën dhe baban, 
Ti nuk i ndigjove
Për para u shite, mor djal
Atë ditë që u largove 

Ref.:(III)

Ref.:(II)
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkëlzen Jetishi

Në ballë të Arbërit

[redakto]
Në ballë të Arbërit
------------------------------
N´ball të Arbërit
N´drit për jetë
Data e kuqe
Njëzet e tetë
E nantorit t´historis
Dita e Madhe e pamvarësis
Shumë nderim
Gjithmon kësaj dite
Jetë të gjatë
Flamur e shqipe

O Flamur
O Flamuri i Atdheut
Prush i zemrës së Skënderbut
Kur t´valëvitë ty, flladi i malit
Shohim dorën e Ismail Qemailit
Dhe tim pena e Naimit
Flakë na ngajti Boletinit 

Gjithë shqiptarë, zemër lirie
Nëpër breza, të mbajten në gji
Zemrat gjakun ta kanë dhanë
Për liri e për Vatan
I lidhë brezat, Besa-Burri
Na lidhë Shqipja, n´ball Flamuri

O Flamur
O Flamur, o nderi i pragut
Çmimi yt është çmimi i gjakut
Mbi lahut e djep të fëmijës
Je simboli i shqiptarisë
Veç një gjak na rrjedhë në vena
Gjaku i shqipes me dy krena

Veç një gjak na rrjedhë në vena
Gjaku i shqipes me dy krena
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkëlzen Jetishi