Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Lugu i Baranit
Appearance
Këngë popullore nga Lugu i Baranit NË ENCIKLOPEDI |
|
Mori e mira se n’at kodër
[redakto]
Mori e mira se n’at kodër ----------------------------------- Mori e mira se n’at kodër, E mirë je, veç pak e vogël. - Djal i dadës, jam tamam, Matmi vithet sa gjan I kam, N’dash me kuti, n’dash me pllamë. Për me kuti s’di shka t’tham, Për me pllamë dalin taman. - I lumi burri qi t’ka nxanë, E lumja vjerra q’i thrret nanë, Lum oborri qi shkel me kamë, Lum sharovi q’i qet me ngranë! T’mjert’ jaranat ku I ke lanë! - S’kam lane shum, nizet e nanë, Nizet e nan’ e rrafsh tridhetë, Ja lash motres-o amanet, Me m’i kqyr ma mirë se vetë. Me m’i kqyr me dardha e molla, Janë të ri, m’u thahet goja. |
|
Burime
[redakto]- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"