Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Klina
Appearance
Këngë popullore nga Klina NË ENCIKLOPEDI |
|
Mori e mira n'qat tallishtë
[redakto]
Mori e mira n'qat tallishtë ----------------------------------- Mori e mira n'qat tallishtë, A m'je nuse, a m'je çikë? - Me ka' nuse, i kam zylyftë, Po jam çikë, shaminë nër fytë. Pse s'pi çon msitin me m'lypë? - Nuk po t'jep çaj mixha yt. - Unë mixhës i kam kallxue, Burrin e keq-o nuk e due. Ma jep besën, ma jep dorën, N'kofsh i zoti me lujt' pishtolen, Me luejtë pishtolen, me lujt' thikën, S'asht kallaj me grabitë çikën! |
|
E mirë boll po shkon më vjeta
[redakto]
E mirë boll po shkon më vjeta ----------------------------------- E mirë boll po shkon më vjeta, Më mur gjumi, o rash e fjeta, Kur u çova kurr ni viç s'e gjeta. Mora rrugën-o t'Shadravanit, Gjeta Nifën-o të Shabanit, Tuj qenis- meste jaranit, Tu ja dhan-e për bira t'gardhit. - N'dit' bajramit, more, i bajsh me shnet, N'dit shingjergjit, more, m'i lash shkret! |
|
Burime
[redakto]- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"