Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Gollaku
Appearance
Këngë popullore nga Gollaku NË ENCIKLOPEDI |
|
Kush po zdirgjet qasaj are
[redakto]
Kush po zdirgjet qasaj are ----------------------------------- Kush po zdirgjet qasaj are? Rrushja e mirë gjyksin me pare. Ku i ke marrë, oj e dalnja fare? E dalnja fare, e dalnja feje, Shum-e mot hupas mas teje, Shum-e mot e shum-e ditë, Tye t'i çue do zanthiu msitë. - Pse po i çon, djalë, msit' budallë? Dama ditën kur me ardhë. Kush prisht' fjalë për ty e mue: I cofshin kiet tue livrue, I coftë lopa kur baftë me pjellë, I cofshin dhetë n'at pranverë, I dektë djali, kur baftë me ecë, I coftë pula, kur baftë me çelë, I coftë qeni tue hangër gjellë, Ju msheltë dera me ni therrë! |
|
Burime
[redakto]- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"