Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Deçani
Appearance
Këngë popullore nga Deçani NË ENCIKLOPEDI |
|
Boll e mirë e bardhë si pllumi
[redakto]
Boll e mirë e bardhë si pllumi ------------------------------ Boll e mirë e bardhë si pllumi, Me të qit'n'bjeshkë, po t'mytë guri, Me të djerg' n'shpi, po t'han katuni, Me t'qit'fushë, po t'qorro pluhni, Me të qit n'mal, tutna t'han uki, Me të shti n'arkë, po me des uni, Me të shti n'xhep, tutna po t'hupi, Me të shti n'gji, tutna t'merr gjumi; Ishalla t'ruen zo'i lumi! |
|
Lulja e bacit
[redakto]
Lulja e bacit ----------------------------------- Lulja e bacit? - O ho-ja. A t'vi sonte? - N'dash valla. Folin burrat!- Jo besa. Edhe n'folshin, ani shka? Se kur t'jen' sahati nandë, Qat-her' jan' burrat n'gjum t'randë; Se kur t'jen' sahati tetë, At-herë jo, se jan' n'gjum të letë! |
|
Burime
[redakto]- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"