Kënga në shkronja/Këngë Korçare
Appearance
Këngë Korçare NË ENCIKLOPEDI |
|
As e vogel as e madhe
[redakto]
As e vogel as e madhe ----------------------- As e vogel as e madhe, qenke çupe namuzqare, e kur me shkon, me shkon me naze, o moj e vogela moj e vogela si drita, sa te desha, sa te prita, e me llokume te gostita, o moj e vogela. Sa moj sa te desha, e po sa me doje, ngado vije me kerko-kerkoje, loznje e kendonje, si zog me fluturonje, Moj e vogela nazike, sec me del me porosite, e me dy molle me gostite, o moj e vogela. |
|
Ne moshen e dashurise
[redakto]
Ne moshen e dashurise ---------------------- Ne moshen e dashurise kur isha 20 vjeç, me dhimbje mora rrugen vasho per ne kurbet me dhimbje mora rrugen vasho per ne kurbet Te lashe une ty moj Tane te lashe moj ne vetmi Tanen dhe Korçen time valle do t'i shoh nje dite? Tanen dhe Korçen time valle do t'i shoh nje dite? Mendoja mendoja mes dhimbjesh kujtoja shkelqimin e syçkave te saj se shkoi dashuria, se shkoi lumturia po vyshket venitet ajo vashe Mendoja mendoja mes dhimbjesh kujtoja shkelqimin e syçkave te saj se shkoi dashuria, se shkoi lumturia po vyshket venitet ajo vashe I vetem ne kete bote larg o ne Selanik Tanen dhe Korçen time valle do t'i shoh nje dite? Tanen dhe Korçen time valle do t'i shoh nje dite? Nena nga larg me shkruan se Tana eshte martuar tani s'mbetet gje tjeter zemres t'i ve nje gur tani s'mbetet gje tjeter zemres t'i ve nje gur Mendoja mendoja mes dhimbjesh kujtoja shkelqimin e syçkave te saj se shkoi dashuria, se shkoi lumturia po vyshket venitet ajo vashe |
Zhandri : Këngë Korçare |