Kënga në shkronja/Ema Qazimi
Appearance
Ema Qazimi NË ENCIKLOPEDI |
|
Çobani
[redakto]
Çobani --------- E nje coban capkene te marre, Sec e takoja cdo dite ne krua Ne sy i digjej nje ndjenje e zjarrte Dhe me veshtrime me thosh "Te dua" Une per te luajtur me te ngahere, Kur mbushja uje nje sy i hidhja, Por kur me ndiqte behesha ere, Kur me ndalonte nje fjale s'i flisja. I hodha akull, por zjarri ndriti, E derdha lote, por nuk u shua. Coban capkeni sec ma grabiti, Si duke luajtur moj zemren mua. Nje mbremje vone ktheja nga kroi Shtemben me uje mbaja mbi krye Prapa nje drize se,c'me frigoi E shtemba hopa, perdhe c'u thye. Une per te luajtur me te ngahere, Kur mbushja uje nje sy i hidhja, Po kur me ndiqte behesha ere, Kur me ndalonte njefjale s'i flisja. |
|
Baballarët
[redakto]
Baballarët --------- Nëpër vite, baballarë, shohim ne lirinë, Nëpër këngë, nëpër valle, ndezen trimerinë, Luftrat një nga një, kurrë s'iu ndanë, Ndaj u thinjët para kohe baballarë... Dhe ne na rritet në një kohe kur s'ishte tharë loti, Kur toka ende kishte plagë nga lufta dhe baroti. Dhe prapë ne sytë shohim forcën, trimërinë nga ju gëzojmë, Ne sot të lirë Shqiperinë me ju gëzojmë, o baballarë |
|
Kush më njeh mua
[redakto]
Kush më njeh mua --------- Sa çudi! më mblidhen gjithë djalëria dhe vrapojn' pas gjurmëve të mija Për dashurinë gjithënjë zemra këndon se dashuria drejt po fluturon dritë kam emër, gëzim kam n'zemër bukurinë e vetë nuk e di jam vajzë e bukur, më thonë flutur, djalo zemrën time s'ma njeh, kush më merr mua, merr yll një grua, bukurinë dhe shpirtin s'ma njeh... |
|
Gjurmë të arta
[redakto]
Gjurmë të arta --------------- Linde ti për të qenë i lirë shqiptar por jeta s'ish' për ty një dhuratë, se mbi tok' kish' gur shum' dhe pak bar jo, s'mund të jetoje ti pa Liri, Liria kënga e par... |
|
Sup me sup si malet
[redakto]
Sup me sup si malet --------------------- I mblodha sot kujtimet partizane e thell në shpirt më lind një mall plot zjarr rri e mendoj për shokët që na rranë rri e kujtoj si ngrimë në acar hapi yt me armë në dorë vdekjen pranë kish' në stuhi atje ku shkel ti dhe me vajzën rri trimat vunë në kraharor' kraharorit plumbat morën... |
|
Derdhëm gjak e hodhëm rrënjë
[redakto]
Derdhëm gjak e hodhëm rrënjë ---------------------------- Sa dëgjuam zërin e lirisë brofëm ne dhe terrin çamë me armë toka ime, dashuria jonë për ty në gjak u lamë në kup të qiellit shkrepëtiu zëri yt si zë vullkani që shpërrten nga gjiri yt i thellë ... |
|
Kënga zjarr
[redakto]
Kënga zjarr ------------ U sul fashizmi i etur për shkatrrim e ball përball' u ndesh në Shqipëri por ne të bijtë e urrisë e të mjerimit t'rrept kundër tij u hodhëm me furri. ... |
|