Jump to content

Jeta dhe Vdekja/22

Nga Wikibooks

NJERIU DHE PËRJETËSIA


Faqe 21
faqe
- 22 -

Faqe 23
All-llahu i Lartmadhëruar e krijoi njeriun të përhershëm. Kjo është një e vërtetë që shumica e njerëzve nuk i kushtojnë vëmendje. Shumë njerëz, jetën e llogarisin vetëm si jetë të kësaj bote. Mjerisht, ky supozim është i gabuar. Jeta e kësaj bote është vetëm një pjesë shumë-shumë e shkurtër e jetës njerëzore. Ky univers, duke patur parasysh në të diellin, hënën, ujin etj., të cilat janë krijuar për t’i shërbyer njeriut që prej miliona vjetësh, nuk mund të jetojë më shumë se ai, për të cilën janë krijuar (për shërbimin ndaj njeriut). Gjithashtu, nuk mund të llogarisim se jeta e njeriut mbaron vetëm me disa vjet, ose dekada, të cilat ai i kalon së qëndruari në këtë botë. Ajo ka vazhdimësi dhe jeta është e përhershme.

I Lartësuari All-llah, nga vullneti i Tij ka caktuar që njeriu dhe xhinn-ët, të jetojnë përjetësisht. Nuk ka dallim nëse është besimtar apo pabesimtar. Mund të themi se dallimi i vetëm midis tyre është: besimtari do të shpërblehet përjetësisht me xhennet, ndërsa jobesimtari do të shpërblehet, gjithashtu përjetësisht, por në xhehennem.

I Lartmadhëruari ia dhuroi përjetësinë njeriut, atëherë kur i fryu atij nga Shpirti i Tij. Këtë përjetësi, i Lartësuari, me vullnetin e Tij, e ndau në disa etapa:

- Vdekje,
- Jetë,
- Vdekje, dhe
- Përjetësi.

Por çfarë t’i bëjmë injorancës sonë, që shumica e njerëzve llogarit vetëm një etapë, atë të jetës së kësaj bote? ا’është e vërteta, jeta e kësaj bote, siç e theksova më sipër, është një pjesë shumë-shumë e shkurtër e udhëtimit të jetesës së gjatë, deri në përjetësi.

Ishim të vdekur në botën e atomeve-Dherrit, më pas vullneti i All-llahut ishte që ne të jetojmë në këtë jetë, pastaj Ai do të na vdesë përsëri. Duke qenë të vdekur ne do të jetojmë jetën e Berzah-ut. Pas kësaj etape, Ai do të na ringjallë përsëri, për të na marrë në llogari. Kjo pjesë e etapës së ringjalljes, do të jetë ajo që do t’a përcaktojë përjetësinë tonë. Ose do të jemi në xhennet ose në xhehennem (All-llahu na mbroftë prej këtij të dytit).

Kur All-llahu i Lartësuar flet për jetën, ka për qëllim jetën e përjetësisë, e cila është në ahiret[1]. Dynjaja ( kjo botë) është dera eksperimentale, ndërsa ahireti është jeta e vërtetë, në të cilën do të shkojë secili prej njerëzve, padyshim.

I Dërguari All-llahut s.a.v.s., në një hadith thotë:

“Ç’mendoni se është jeta kësaj bote, në të cilën jemi tani? Ne këtu jemi vetëm sikurse udhëtari, i cili qëndron pak nën hijen e një peme për të pushuar. (Pastaj) E lë atë vend dhe ikën”.

Jeta dhe vdekja janë nën kompetencat e plota të All-llahut xh.sh. Askush nuk ka mundësi t’a mohojë këtë. All-llahu, vazhdimisht, ia shpalos dhe ia mëson njeriut “sekretet” e Tij, natyrisht, vetëm ato të cilat Ai dëshiron. All-llahu i ruajti për vete tri gjëra sekrete:

- Jetën
- Vazhdimësinë e veprave të jetës
- Vdekjen

Në këto tri gjëra, askush nuk mund të thirret (prete-ndojë për pjesëmarrje), sepse i Lartësuari është Ai i Cili i krijoi ato. Njeriut i la fushëveprimtari gjatë vazhdimësisë së jetës, derisa t’i vijë exheli (vdekja) dhe të vdesë. Fillimi i jetës është në duart e All-llahut xh.sh., kjo është një çështje që është nën kompetencat e All-llahut. Askush nuk mund të pretendojë se mund t’i japë jetë ndonjë krijese, me përjashtim të All-llahut xh.sh. Për të qenë më të qartë, i Lartësuari All-llah, e ka sfiduar mbarë njerëzimin, nëse mund t’a bëjnë një gjë të tillë.

I Lartmadhëruari thotë:

" يا أيها الناس ضرب مثل فاستمعوا له ان الذين تدعون من دون الله لن يخلقوا ذبابا و لواجتموا له و ان يسلبهم الذباب شيئا لا يستنقذوه منه ضعف الطالب و المطلوب"
O ju njerëz, po ju paraqesim një shembull[2], prandaj dëgjojeni atë (me shumë vëmendje): “ Ata të cilët ju i adhuroni (prej idhujve) - përveç All-llahut, nuk janë në gjendje të krijojnë as edhe një mizë, madje sikur të tuboheshin enkas për këtë (krijim të mizës). E nëse miza, ju rrëmben atyre diçka, ata (idhujt) nuk janë në gjendje t’ia rimarrin asaj. (prandaj) Të dobët janë: si lutësi (adhuruesi idhullit) ashtu edhe i luturi (idhulli).”[3]

Pra, po shohim se i Lartësuari All-llah, sfidoi kështu mbarë njerëzimin. Ai i sfidoi shkencëtarët, trilluesit e ideve të mbrapshta, pra secilin që mendon se ka fuqi ose mundësi që të krijojë qoftë edhe një mizë të vetme. I Lartmadhëruari i ka paralajmëruar (njerëzit) se nuk do të kenë mundësi dhe se janë të dobët. Kjo këshillë ose sfidë është e vlefshme për dijetarët dhe shkencëtarët, që kur ka zbritur Kur’ani, e deri në Ditën e Gjykimit. Ata nuk do të munden kurrë t’a bëjnë një gjë të tillë.

All-llahu i Lartmadhëruar, disa prej sekreteve të Tij, ua shpalosi shkencëtarëve që u morën me shkencën e evolucionit, trashëgimisë dhe embriologjisë. Do të ishte e natyrshme që atyre, që arritën t’i mësojnë këto shkenca, t’iu shtohej imani (besimi) në All-llahun xh.sh., sepse Ai (All-llahu) ia caktoi secilës krijesë kodin e jetës së vet. Por, për fat të keq, shumica e tyre e keqpërdorën këtë dituri dhe e vunë në shërbim të propagandës kundër atyre që besonin bindshëm në All-llahun e Lartmadhëruar. Sfida e shembullit të mizës, ua verboi sytë atyre. Ata, iu shmangën sfidës së vërtetë, duke sjellë shembuj se janë në gjendje t’a ndërrojnë gjininë e foshnjes, nga femra në mashkull, por, thënë realisht, ai mashkull nuk i duhet askujt. Njerëzimi duhet t’a kuptojë se shejtani vazhdon t’i mashtrojë ata, që të mundohen në gjëra të kota, që nuk iu sjellin kurrfarë dobie, sikurse është të pretenduarit për të ndërruar krijesat e All-llahut. All-llahu i Lartësuar, na i paraqet këta persona, në Librin e Tij të mrekullueshëm, në këtë mënyrë:

" و لأ ضلنهم ولأمنينهم و لأمرنهم فليبتكن ءاذان الأنعام ولأمرنهم فليغيرون خلق الله ومن يتخذ الشيطان وليا من دون الله فقد خسر خسرانا مبينا"
“(Thotë djalli:) dhe unë do t’i bëj ata që të humbin, do t’i joshi në shpresa të kota, gjithashtu, do t’i urdhëroj që t’ua presin veshët kafshëve, do t’i urdhëroj madje edhe t’i ndërrojnë (tjetërsojnë) krijesat e All-llahur. “Ai që e merr djallin për mbrojtës[4], e jo All-llahun, ai ka humbur, ai është humbës i sigurtë. ”[5]

Nëse shkenca e embriologjisë, arriti një sukses gjatë viteve të gjashtëdhjeta, ajo nuk arriti ndonjë sukses, as tek kafshët, e as tek njerëzit. Shkencëtarët s’mundën të arrijnë ndonjë gjë të madhe, me përjashtim të shndërrimit të krijesave (organeve të tyre) të All-llahut dhe, së fundi, nuk arritën asgjë me të. Marrja me gjëra të kota, sikurse ata që i zëvendësuan sytë e mizës me krahë, nuk jep ndonjë sihariq të përmirësimit të jetesës, ose të shtimit të kompetencave të tyre. Kjo, për ne, është një orvatje e kotë, e cila i shërben vetëshkatërimit dhe propagandës!

  1. Ahiret- jeta tjetër- përjetësia
  2. Një shembull - një të vërtetë të madhe (shënim i përkthyesit)
  3. Kur’an, 22 / 73
  4. Kush kërkon ndihmën e djallit e injoron mendjen e vet dhe, gjithashtu, nuk kërkon ndihmën e All-llahut... (shën. i përkthyesit)
  5. Kur’an, 4 / 119

Faqe 21
faqe
- 22 -

Faqe 23