Jump to content

Jeta dhe Vdekja/20

Nga Wikibooks

VETËM AI JEP DHE MERR JETË


Faqe 19
faqe
- 20 -

Faqe 21
All-llahu i Lartësuar është Krijues i vdekjes dhe jetës, prej së cilës kuptojmë se i Lartmadhëruari është i Vetmi i Cili e shndërron njeriun prej të gjallit në të vdekur dhe prej të vdekurit në të gjallë. Për këtë arsye, emrat e Tij të Lartma-dhëruar e emërojnë All-llahun me emrat- Gjallëruesi dhe Vde-kjeprurësi. Ibrahimi a.s. ka thënë (ne, një pjesë të tregimit të tij, do t’a sjellim ashtu siç na e ka treguar i Lartësuari në Kur’anin Kerim):
" فانهم عدو لي الا رب العالمين. الذي خلقني فهو يهدين. و الذي هو يطعمني و يسقين. واذا مرضت فهو يشفين. و الذي يميتني ثم يحيين. والذي أطمع أن يغفرلي خطيئتي يوم الدين."
Vërtet, ata janë armiqtë e mi, përveç Zotit të botëve; i Cili më krijoi mua dhe vetëm Ai do të më udhëzojë (përudhë); dhe i Cili më ushqen dhe më jep për të pirë; dhe kur të sëmurem, vetëm Ai më shëron; dhe i Cili do të më bëjë të vdes, e pastaj do të më ringjallë; dhe nga i Cili shpresoj të m’i falë mëkatet e mia Ditën e Ringjalljes.[1]

Në këto ajete kur’anore vërejmë se All-llahu i Lartësuar i ka sqaruar fare mirë thëniet e Tij për të mos lënë dyshime, sepse kemi njerëz që për disa gjëra mendojnë ose pretendojnë se kanë gisht në to (varen prej tyre). Ndërsa, për ato gjëra për të cilat njeriu nuk duhet të pretendojë se varen prej tij, i Lartësuari na ka sqaruar duke na treguar ngjarjet.

Ibrahimi a.s.thotë: - i Cili më Krijoi mua... - sepse askush nuk mund të pretendojë se është krijues. Ndërsa thënia tjetër: - Ai do të më udhëzojë, - përmban në vete një përemër të veçuar, i cili është vërtetues ose përforcues, sepse kemi disa (njerëz), të cilët pretendojnë se janë “udhëzues”, e në realitet janë shtrembërues të së vërtetës. Ata veprojnë kështu sa për të pasur pasues për qëllimet e tyre meskine. All-llahu xh.sh. nuk e la këtë përemër të veçuar të ketë lidhje të drejtëpërdrejtë me emrin e Ibrahimit a.s.. Ai nuk tha: Ai i Cili më krijoi mua, por tha: i Cili më Krijoi mua. Këtu shohim se krijimi është nën kompetencat e drejtpërdrejta të All-llahut të Lartmadhëruar. Në anën tjetër, shohim se përemri është prezent në thënien e Ibrahimit a.s., kur ai tha: - është Ai i Cili më ushqen mua dhe më jep për të pirë - këtu kemi përemrin (Ai), sepse këtu kemi të bëjmë edhe me ndërhyrjet e veprimeve të njerëzve ndaj qenieve të gjalla p.sh. kërkesat për t’iu dhënë njerëzve ushqim për të ngrënë, ose ujë për t’a pirë.

Pastaj kemi thënien e të Lartmadhërishmit: “dhe kur të sëmurem, vetëm Ai më shëron” këtu, gjithashtu, e kemi përemrin, për arsye që të mos pretendojë askush se mjeku është ai i cili shëron. E vërteta është krejtësisht tjetër. Mjeku jep kurën. Ndërsa ai i cili shëron është All-llahu xh.sh. Mjeku mund të ndodhë të jetë një prej shkaktarëve të vdekjes (të pacientit), sepse mund t’i japë të sëmurit barin ose injeksionin e gabuar, duke menduar se ai do t’a shërojë atë dhe bëhet kështu shkaktar i vdekjes së tij. Për këtë arsye, i Lartësuari, e vërtetoi këtë me përemër të veçuar, për arsye, siç thamë, të përforcimit. Ai tha: “vetëm Ai më shëron.”

Por, kur erdhi tek thënia rreth vdekjes dhe jetës, nuk kishte nevojë t’a përdorte përemrin përforcues. Ai tha: “dhe i Cili më vdes mua, pastaj më ngjall” Pse? Për shkak se vdekja dhe jeta janë nën kompetencat e drejtëpërdrejta vetëm të All-llahut xh.sh. dhe askush nuk mund të pretendojë (për pjesëmarrje) në këtë veprimtari.

  1. Kur’an, Shuara’ / 77-82

Faqe 19
faqe
- 20 -

Faqe 21