Jeta dhe Vdekja/19
JETA NË BERZAH E PËRJASHTON KOHËN | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Pra jeta e Berzah-it, në brendinë e saj ka të konceptuarit, të cilën e njeh vetëm i vdekuri. Jeta në varreza nuk ka të bëjë aspak me kohën. Për këtë arsye, kur njeriu, prej jetës së tij të parë në këtë botë, futet në varr, do të vazhdojë të qëndrojë aty deri në Ditën e Kijametit (Kataklizmës). Ai, për këtë periudhë kohore që do të qëndrojë në të (në varreza), do të mendojë se ka qëndruar një ditë, ose diçka prej saj. Për këtë, i Lartësuari na ka dhënë një shembull konkret, që është shembulli i tregimit të banorëve të shpellës. Atyre (All-llahu) iu kishte mundësuar të flinin 309 vjet, dhe kur ata u zgjuan, pyetën veten:
I Lartmadhëruari na rrëfen kështu, në Kur’anin Kerim:
Pse thanë, paskemi fjetur një ditë apo një pjesë të ditës? (Thanë kështu pasi) Ata kishin shikuar fytyrat e njëri-tjetrit, gjithashtu edhe rrobat e tyre, që ishin të pandryshuara ashtu si (ditën kur) ishin futur në shpellë. Por nëse ata do të ishin zgjuar dhe do t’i kishin thonjtë të gjata, mjekrat e zgjatura dhe të bardha, gjithashtu edhe fytyrat (e mplakura) gjëra të cilat do të kishin dhënë shenja të qëndrimit të gjatë me vite të tëra, ata nuk do të kishin thënë se kemi qëndruar në të (shpellë) një ditë, ose një pjesë të ditës. Pra, kjo vë në pah se, ky treqindvjeçar, për ta, ka qenë jashtë kohës, sepse atyre nuk iu kish lënë kurrfarë shenje kjo periudhë kohore. Kështu është edhe me banuesit e varrezave. Ata do të zgjohen në atë formë, në të cilën janë varrosur. Foshnja kur të vdesë, nuk do të ringjallet në moshë të plakur, sado që do të qëndrojë (në varreza) për shumë vite. Për këtë arsye, i Lartmadhëruari do t’i pyesë, duke iu thënë:
Nga ky shpjegim mund t’i kuptojmë ligjet e jetës së Berzah-it. Kjo (jetë) nuk ka të bëjë aspak me kohën, sepse nuk jep shenja të jetës njerëzore. Ata (njerëzit në Berzah) jetojnë jashtë kohës. Por shtrohet pyetja: a ekziston për banuesit e varrezave dënimi? Përgjigja është: nuk ka dënim para marrjes në pyetje. Por, ndërsa njeriu është në varr, ai sheh se si është përgatitur vendi i tij në zjarr, ose në xhennet. Kjo është nga mirësitë e All-llahut për besimtarët (që t’a kuptojnë) se janë të shpëtuar nga zjarri i xhehennemit. Ata do t’a kuptojnë këtë mirësi kur t’a vërejnë se janë larg zjarrit dhe, gjithashtu, kur t’i shohin begatitë e xhennetit. Atje do të shihet dallimi ndërmjet të mirës dhe të keqes, ndërmjet njeriut besimtar dhe atij mizor, ndalimi i tij nga këto begati dhe destinimi i tij për dënimim e dhembshëm. Besimtari e ndien mirësinë dhe mëshirën e All-llahut xh. sh., që e shpëtoi prej zjarrit, atij i zgjerohet kraharori dhe ai e kupton madhështinë e All-llahut dhe begatinë që Ai ka përgatitur për të. I Lartmadhëruari na ka përshkruar se çfarë do të bëhet me familjen apo ithtarët e Faraonit, ndërkohë që ata do të jenë në varreza. I Lartësuari thotë:
Kur do t’u paraqitet zjarri ithtarëve të Faraonit? A u është paraqitur ai (zjarri) në këtë botë? Sikur atyre t’iu ishte paraqitur vetëm për një moment, ata kurrë nuk do t’a adhuronin Faraonin. Ata sikur t’a dinin këtë, do t’a kishin mbytur vetë Faraonin dhe, me siguri, do ta kishin hedhur vetë në det. Zjarri nuk iu është paraqitur ithtarëve të Faraonit në këtë botë. Por, a do t’ju paraqitet atyre në ahiret? Përgjigja, gjithashtu, është: Jo, - sepse atje nuk ka paraqitje. (Atje, në ahiret) Ata do të futen në zjarr për t’u dënuar. Pra, atyre nuk iu është paraqitur zjarri, as në këtë botë, e as në ahiret, pasi atje ata do të hyjnë në të (zjarr) konkretisht. Në bazë të kësaj që thamë më sipër, na ka ngelur vetëm jeta e Berzah-it, ose jeta në varreza. Ithtarëve të Faraonit do t’u para-qitet zjarri çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, gjatë jetës së tyre në varreza, ose Berzah. Gjithashtu, shtrohet pyetja: a do të dalin ithtarët e Faraonit dy herë, çdo ditë, për t’iu paraqitur zjarrit? Apo, atyre do t’iu paraqitet zjarri duke qenë në varreza? Askush nuk mund të prognozojë në diçka të tillë. Me përjashtim se në varr, ekziston njëfarë lloj dënimi që mund t’i paraqitet njeriut duke qenë atje. Por, duhet të dimë një gjë, se: dënimi i vërtetë do të jetë, për secilin, pasi të janë marrë në pyetje në Ditën e Gjykimit. Ithtarëve të Faraonit do t’iu mjaftojë (si dënim në varr) fakti se ata do t’a shohin zjarrin, i cili është në pritje të tyre, për t’i dënuar dy herë në ditë, çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. Mendoj se ndjenja e pritjes së vuajtjes së dënimit është më e rëndë se vetë dënimi. Duket se ata do të jenë të bindur se do të dënohen në atë zjarr. Për ta është një dënim i dhembshëm, sa herë që ata e vërejnë atë. Kështu pra, Zoti ynë i Lartmadhëruar caktoi që secili që e kryen misionin e tij në këtë botë, nuk do të kthehet në të për të dytën herë, derisa të ringjallemi. I Lartmadhëruari, në Kur’anin Kerim, thotë:
Ç’është Berzah-u? ‘Berzah’ është ndarja midis të gjallëve dhe të vdekurve, me qëllim që njeriu i cili vdes të mos ketë mundësi të kthehet përsëri në jetën e kësaj bote. Kështu edhe dëshmorët (shehidët), kur i përjetuan të mirat e All-llahut, kërkuan nga Ai që të kthehen edhe një herë në këtë botë për t’iu treguar (njerëzve) se ç’kanë parë prej begative dhe mirësive të All-llahut xh.sh. I Lartmadhëruari, iu tha atyre: është shkruar se ai i cili del prej saj, nuk kthehet më në të. Për këtë aryse, i Lartmadhëruari i ka informuar njerëzit për këtë pikë shumë të rëndësishme: - për vendin e veçantë të mreku-llueshëm të besimtarëve dëshmorë. | ||||
|