Jeta dhe Vdekja/17
Ç’ËSHTË VDEKJA | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Para se të fillojmë bisedën rreth vdekjes, e shoh të domosdoshme të theksojmë dhe të vemë në pah se ‘jetë’ tek All-llahu, nuk është vetëm jeta e kësaj bote, por, tek Ai, është edhe bota e ahiretit. Kur All-llahu i Lartmadhëruar e krijoi njeriun, Ai i fryu atij prej Shpirtit të Tij. Kjo dhuratë konsiderohet e përhershme. Kjo jep të kuptohet se secili që ka lindur ose që ka ardhur në këtë jetë, do të mbetet përgjithmonë - në amshueshmëri. Ai do të jetë në xhennet ose në xehennem (All-llahu xh.sh. na mbroftë prej tij). Kështu është edhe me fëmijën që sapo ka filluar t’a shijojë jetën dhe vdes duke qenë foshnje. Edhe ky do të ringjallet në xhennet. Ky është i privi-megjuar, sepse do t’i marrë me vete prindërit e tij në xhe-nnet[1].
Pra, kur All-llahu i Lartësuar i fryu njeriut prej Shpirtiti të Tij, i dha atij përjetësinë. Ai jeton në këtë univers, jetën e kësaj bote, për disa ditë ose vite (dekada), dhe më së fundi vdes. Më pas, ai ringjallet dhe jeton jetën e tij të përhe-rshme, në ahiret. Atë jetë do t’a jetojë sipas rezultateve të arritura në këtë botë. Sipas asaj, se e ka ndjekur apo jo progra-min e All-llahut apo programe të tjera, ai ose do të shpërblehet ose do të ndëshkohet. Këtë, më së miri, e përshkruan Kur’ani Kerim, në të cilin All-llahu i Lartmadhëruar thotë:
Kjo do të thotë se bota e ahiretit është jeta e vërtetë, të cilën do t’a jetojë njeriu, ndërsa jeta e kësaj bote, sado që njeriu të jetojë në të, është e kufizuar. Kjo është jeta eksperti-mentale-sprovë e njeriut. Këtu nuk ka përjetësi. I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë:
Përshkrimi i tillë është për besimtarët. I Lartësuari u ligjëron atyre, duke qenë të gjallë. Si mund t’iu thuhet ‘meqë iu ngjall juve’, ndërkohë që këta janë të gjallë? Ju themi se kjo botë nuk është jeta e amshueshme, të cilën All-llahu xh.sh. e ka caktuar për njeriun, por kjo është ngrehinë ekpserimentale. Në të njeriu eksperimentohet ose sprovohet përmes programit të All-llahut. Nëse i plotëson ku-shtet, pra, nëse korr sukses, do të hyjë në xhennet. Por, nëse nuk e frenon veten nga pasionet dhe bën mëkate, do të hyjë në zjarr. I Lartësuari All-llah, çdo gjallesë të gjallë në këtë botë e quan të vdekur, ndërsa kuptimi i fjalës ‘i vdekur’, do të thotë se do të përfundojë kushtimisht në vdekje. Për këtë, i Lartma-dhëruari, i ligjëron të dërguarit të Tij, Muhammedit s.a.v.s., duke i thënë:
Kjo thënie i është dedikuar të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. dhe shokëve të tij duke qenë të gjallë. Si mund të kuptohet kjo këshillë e All-llahut xh.sh., se ata janë të vdekur? Për arsye se ky do të jetë përfundimi i tyre. Njeriu prej momentit që lind dhe fillon jetën e tij, përballet me vdekjen. Vdekja vazhdon t’a ndjekë të zotin e vet derisa t’i vijë exheli [5] dhe kështu t’a kryejë detyrimin e pjesës së vet. Vdekja nuk është bazamenti botës (universit), ajo duhet të konsiderohet si etapë e kapërcyeshme. Ne, në botën e atomeve (si substancë) ishim të vdekur, pastaj erdhëm në këtë botë, të gjallë. Pastaj do të vdesim përsëri dhe kështu, edhe një herë, do të ringjallemi. I Lartëmadhëruari thotë kështu në Kur’anin Kerim:
Këto janë etapat e jetës të cilat i kalon çdo njeri. Ato janë të ndara në katër stade:
Në ditën e Gjykimit do të vijë vdekja, dhe do t’ia marrë shpirtin vetes së vet. Ajo do të flijohet, ashtu si na ka treguar i dërguari i All-llahut s.a.v.s., në thënien e tij të shkëlqyer – hadithin sherif: “ Do të vijë vdekja në Ditën e Gjykimit në formën e dashit dhe do të flijohet. Pastaj do të thërrasë thirrësi përpara All-llahut të Lartmadhëruar: O ju banorët e xhennetit, jetë të amshueshme pa vdekje dhe o ju banuesit e zjarrit, jetë të amshueshme pa vdekje” Pra, edhe vdekja paska përfundimin e vet. I Lartma-dhëruari All-llah do t’iu thotë banuesve të xhennetit:
Kështu pra, kuptuam se edhe vdekja ka fundin e vet. Ndërsa jeta do të mbetet e përhershme në amshueshmëri. Jeta pra, është bazamenti i universit ndërsa vdekja vetëm sa kapë-rcen nëpër të. | ||||
|