Jump to content

Jeta dhe Vdekja/15

Nga Wikibooks

DITURIA E ALL-LLAHUT DHE E NJERIUT


Faqe 14
faqe
- 15 -

Faqe 16
Kur Sulejmani a.s. shfaqi dëshirën që t’ia sillnin fronin e Belkizës, ai, tani, ishte i informuar se ajo me ushtrinë e saj e kishte lëshuar vendin e saj për t’u takuar me Sulejmanin. Çfarë u tha ai komandantëve të tij, si prej njerëzve ashtu edhe prej xhinn-ëve?

Le të shohim Kur’anin Kerimin se ç’na tregon për këtë rast:

" أيكم يأتيني بعرشها قبل أن يأتوني مسلمين "
...cili prej jush do të ma sjellë mua fronin e saj, para se të vijnë tek unë të dorëzuar (nënshtruar).”[1]

Filloi një garë, midis kryesuesve të dy qenieve (njerëzore dhe xhinn-ëve), se cili do t’ia sillte Sulejmanit a.s., fronin e Belkizës. Ushtria e qenies njerëzore, heshti. Ishte krijesë prej materies tokë, dhe nuk posedonte forcë dhe mundësinë e fshehjes (sikur që mundnin xhinn-ët - shën. i përkth.) e as nuk posedonin shpejtësinë që të shkonin dhe të vinin para ushtrisë së Belkizës. Gjithashtu, edhe xhinn-ët e rëndomtë heshtën. E vetmja krijesë ose qenie që foli, ishte Ifriti. Ai i përkiste llojit të xhinn-ëve. Çfarë tha ai?

Kur’ani Kerim thotë kështu:

" قال عفريت من الجن أنا ءاتيك به قبل أن تقوم من مقامك "
Ifriti ishte prej xhinn-ëve, dhe tha: Unë do t’a sjell atë para se të ngrihesh nga vendi që je (i ulur)...”[2]

Pra, ai i tha Sulejmanit se do t’ia sillte atë (fronin) para se t’a mbaronte mbledhjen. Sa do të zgjaste mbledhja e Sulejmanit? Një orë, dy, apo tri orë? Ajo çka është me rëndësi është se ai i tha se do t’ia sillte fronin, para se të mbaronte mbledhja.

Këtu u paraqit (foli) edhe një tjetër. Por, çfarë tha ai, i cili kishte dituri prej Librit? Kur’ani na tregon kështu:

" أنا ءاتيك به قبل أن يرتد إليك طرفك "
...Unë do t’a sjell ty atë, sa hap e mbyll sytë...”[3]

Unë, do t’a sjell para teje fronin e Belkizës para se t’a mbarosh fjalinë!

Pra, këtu paskemi dituri, që qenia njerëzore e bëkërka për një çast. (Qenia njerëzore) Paska mundësi t’a transferojë një gjë, prej një vendi në vendin tjetër, për pak sekonda. Por duhet të jemi të saktë, kjo dituri nuk i jepet gjithkujt. Ajo dituri është e rezervuar për All-llahun dhe Ai me vullnetin e Tij ia jep atij që do. Pra, këtu kemi të bëjmë me trasferimin e fronit për punë sekondash. Ai[4] e ftoi që të ulet në të, dhe kjo punë ishte e kryer. Pra, froni i Belkizës gjendej në Jemen, ndërsa mbledhja e Sulejmanit mbahej në Sham!

Kjo na shtyn që t’i dorëzohemi çdo gjëje që vjen drejtëpërdrejt nga All-llahu. Neve nuk na lejohet që t’a moho-jmë ekzistencën e as jetën e një gjësendi, për shkak se ne nuk e njohim. Pse? Për arsye se ne kemi me qindra argumente shumë të qarta, për gjëra të cilat nuk i shihnim e as nuk e nji-hnim ekzistimin e tyre, ndërsa ato ishin shumë prezente dhe vepronin në univers. Kështu është edhe me jetërat (e pjesëve të ndryshme) në trupin tonë, të cilat ne nuk i njohim. Duart, këmbët, gjuha, lëkura dhe të gjitha pjesët e trupit kanë jetë dhe ne besojmë se ato janë marrë prej nesh. Kjo nënkupton se ne i urdhërojmë, dhe ato na nënshtrohen. Këmbët i urdhëron të nxitojnë për në xhami dhe ato nënshtrohen. I urdhëron për të shkuar në kafe-alkooli dhe ato të nënshtrohen. Duart i urdhëron që të t’a hapin rrugën duke i shtyrë dhe duke i mërzitur njerëzit, dhe ato të nënshtrohen. Ndërsa gjuha, kur flet, gjithashtu dëgjon urdhërin tënd. Kur ti i thua: gënje, ose thuaje të vërtetën, ajo ashtu vepron.

Këto pjesë të organizmit tënd, janë të tuat dhe ti i sundon ato. Ato veprojnë sipas urdhërave të tua. Por e vërteta është se ato kanë jetën e tyre të veçantë. Ato bëjnë tespih, dhe janë besimtare. Ato kanë gjuhë me të cilën flasin. Ato të janë dorëzuar ty dhe ti i urdhëron ato sipas vullnetit tënd. Por, vetëm në këtë botë. Kur të mbarojë kjo jetë, ti nuk do të kesh pushtet ndaj tyre. Në ahiret, nuk do të kesh kompetenca për t’i urdhëruar. Edhe sikur të ndodhë kjo, ato nuk do t’i përgjigjen vullnetit tënd. Por ato do të dëshmojnë (kundër teje), dhe ka prej atyre që do të të mallkojnë për ato që i ke urdhëruar, në mënyrë që të marrësh hidhërimin e All-llahut.

T’a lexojmë thënien e All-llahut xh.sh.:

" حتى إذا ما جاءوها شهد عليهم سمعهم و أبصارهم و جلودهم بما كانوا يعملون. و قالوا لجلودهم لم شهدتم علينا قالوا أنطقنا الله الذي أنطق كل شيء "
dhe kur ata të arrijnë tek ai (zjarri i xhehennemit), do të dëshmojnë kundër tyre, veshët, sytë dhe lëkurat e tyre, për atë ç’kishin punuar. Ata do t’u thonë lëkurave të tyre: Pse dëshmuat kundër nesh!? Thonë: All-llahu na bëri të flasim, Ai është i cili bëri të flasë çdo send (krijesë)...”[5]

Ai, që ka pasur rastin t’a kryejë obligimin e tij të haxh-it, është habitur, kur ka parë, se të gjithë haxhillarët janë treguar të fortë dhe të shkathët fizikisht, megjithë lodhjet e tyre, bile edhe me atë pak gjumë që bëjnë atje. Ka parë se si të gjithë janë të lëvizshëm dhe entuziastë. Sigurisht që në vendin e tyre kjo lëvizshmëri kaq aktive u mungon, ata nuk e përba-llojnë dot tërë atë lëvizje, edhe pse në shtëpitë e tyre janë më të pushueshëm!!

Kjo ndodh për shkak se këto (pjesët e trupit) nuk dëshirojnë të flenë ose të pushojnë. Por, ato duan që t’iu mbe-tet një kujtim, nga adhurimi i All-llahut xh.sh., prej tyre. Njeriu kur është në këtë vend të shenjtë nuk mendon gjë tjetër, përveç adhurimit të All-llahut xh.sh. Për këtë arsye, organet e trupit dëshirojnë që të mos flenë, për të vetmen arsye, që t’i vazhdojnë lutjet. Ato qëndrojnë vazhdimisht duke e Madhë-ruar All-llahun xh. sh. Ndërsa pjesët e trupit të mohuesve të All-llahut xh.sh., për shkak që të mos bëjnë gabime gjatë të qenurit të tyre të zgjuar, nuk i zgjojnë nga gjumi njerëzit e tillë.

Disa njerëz pyesin se si është e mundur që të flasin organet e trupit? Në një ajet kur’anor thuhet:

" أنطقنا الله الذي أنطق كل شيء "
...All-llahu na bëri të flasim, Ai është që bëri të flasë çdo send (krijesë)...”

Pra çdo gjë, që quhet ose emërohet (diçka ose gjësend) në këtë botë, ka gjuhën e vet dhe All-llahu xh.sh. flet me të. Në univers çdo gjë e madhëron All-llahun xh.sh. Do të mbetesh i çuditur në kohën kur do të dëshmojë: lëkura, duart, këmbët, gjuha etj. Secila prej tyre ka gjuhën e vet, që e bën të dallueshme njërën prej tjetrës. Këtë informacion ne e kemi nga mëshira e All-llahut xh.sh. Organet e trupit e njohin njëra tjetrën, dhe këtë shumë bindshëm. Ato kanë gjuhën e tyre të veçantë, dhe posedojnë gjithashtu shifra të veçanta.

Nëse ndodh që një pjesë e lëkurës të shkëputet prej trupit, dhe ne parapëlqejmë që t’a zëvendësojmë atë me një pjesë tjetër të një lëkure të huaj, do të shohim se pjesa e lëku-rës së tjetrit nuk do të jetë e mirëseardhur në trupin tonë. Sikur të pësonim plagë, ose të humbnim një numër të konsideru-eshëm të qelizave nga ndonjë plagë e thellë ose nga zjarri, do të shihnim se si do të solidarizoheshin të gjitha organet e tjera të trupit, për t’a shëruar plagën. Ato angazhohen secila në ve-tvete dhe bëjnë një thurrje të re në trupit tënd, në vend të së vjetrës. Kjo bëhet për t’a plotësuar humbjen e shkaktuar.

Pra, konstatojmë se të gjitha pjesët e trupit e njohin njëra tjetrën shumë mirë. Ato i largojnë qelizat e huaja duke qenë indiferente ndaj tyre. Kjo lë të kuptojmë se, i Lartësuari All-llah i ka dalluar qelizat midis vete dhe secila ka grupin e vet.

  1. Kur’an, 27 / 38
  2. Kur’an, 27 / 39
  3. Kur’an, 27 /40
  4. Ai - njeriu i cili kishte Diturinë. Disa komentatorë mendojnë se ai njeri është po ai i cili i është paraqitur Musait a.s. Sido që të thuhet e mendohet, këta njerëz janë në çdo kohë dhe çdo vend, ata veprojnë me Fuqinë e All-llahut. Shpesh herë, në momente shumë kritike, edhe njerëz të rëndomtë tregojnë se si ndodhi mrekullia. Të gjithë mbeten të habitur dhe pa koment. (shën. i përkth.)
  5. Kur’an, 41 / 20-21

Faqe 14
faqe
- 15 -

Faqe 16