Jump to content

Jeta dhe Vdekja/12

Nga Wikibooks

BIMËT (ndiejnë) GJITHASHTU


Faqe 11
faqe
- 12 -

Faqe 13
Nëse, tani, i lëmë anash trupat inorganikë dhe kalojmë tek bimët, do të shohim se edhe këto ndiejnë. Secili që bën tesbih,[1] ka për qëllim t’a përkujtojë All-llahun xh.sh. Le të kujtojmë tregimin e pemës së hurmës. Kur i Dërguari i All-llahut, mbante ligjëratat (hutbet) e tij, ai e kishte zakon të mbështetej tek trungu i hurmës[2]. ثshtë një tregim shumë i njohur për ne, që më pas atë hurmë e bënë mimber[3]] të xhamisë. Kjo pemë kishte nxjerrë një ofshamë, që ishte shenjë e mërzitjes, kur Muhammedi s.a.v.s. ndërroi jetë. Ky është një argument i ndjenjave të bimëve edhe pse ne nuk e kuptojmë gjuhën e tyre. Gjithashtu, kemi edhe shembullin e hurmës, e cila i puthi dorën Muhammedit s.a.v.s. Kjo është edhe një prej mrekullive të shumta të tij.

Edhe pse ekzistojnë shenja të jetës tek bimët, ne ato nuk i njohim. Ne dimë vetëm se bimët zhvillohen dhe kaq. Edhe bimët, gjithashtu, janë krijuar që me anë të shijes të zgje-dhin atë që duan. Kjo është hyjnore. Bimët thithin ujin prej kanaleve të rrënjëve adventive, të cilat ne i quajmë (pompa me presion- Ismozi), dhe e dërgojnë atë deri tek rrënjët adventive.

Këto prova i kemi bërë duke qenë në shkollë. Merrnim tubacione me rrënjë adventive, ato i vendosnim në një enë të mbushur plot me ujë. Vërenim se si ato e thithnin ujin dhe se si niveli i ujit ngrihej. Kjo rritje bëhej me ndihmën e këtyre rrënjëve, të cilat i kemi quajtur pompa me presion- Ismozi. Pra, na është thënë se bimët ushqehen në këtë mënyrë, por është harruar një gjë të na thuhet: nëse bimët ushqehen në këtë mënyrë, pse ato, atëherë, kanë prodhime të ndryshme, ndërkohë që ato ushqehen prej të njëjtit ujë? Nga kjo pyetje mësojmë se i Lartësuari All-llah, iu ka dhënë bimëve diçka më shumë se sa pandehim për veçorinë e llojit të tyre. Pra, edhe ato kanë veçorinë e përzgjedhjes.

Për këtë arsye shohim se secila pemë zgjedh prej tokës ato elemente që i shërbejnë për të dhënë frutin.

Secila pemë bën përzgjedhjen e vet. Merr prej elementeve tokësore aq sa asaj i nevojitet, aq sa t’i prodhojë frutat e saj, të ëmbla, me ngjyrë, me aromë tërheqëse dhe që e bëjnë atë të veçantë. P.sh. të supozojmë se kemi një pemë molle, pranë saj pemën e handhalit[4] dhe pranë handhalit të kemi bimën e specit. Edhe pse ujitja bëhet prej të njëjtave elementeve, secila në vete do të thithë nga toka atë që i nevojitet. Handhali, përzgjedh elementin që i prodhon më shumë thartirë, molla më shumë ëmbëlsirë..., ndërsa speci atë që prodhon më shumë djegësirë. Gjithashtu, secila në vetvete, ka ngjyrën e veçantë, formën e veçantë dhe secila ka emrin e vet. Pra, kjo është jeta që All-llahu xh.sh. e ka krijuar tek bimët: secila bimë ose pemë përzgjedh elementet të cilat i përshtaten.

Lexoni thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim, e cila thotë:

"وفي الأرض قطع متجاورات وجنات من أعناب وزرع ونخيل صنوان وغير صنوان يسقى بماء واحد ونفضل بعضها على بعض في الأكل "
Dhe, në tokë ka vende me të mbjella të ndryshme, e që janë pranë njëra tjetrës. Në to, ka hardhi e grurë, gjithashtu edhe hurma që janë me një pip ose me dy pipa. (Të gjitha bimët) ujiten nga i njëjti ujë, por, Ne, disa prej tyre i kemi dalluar (në shije) për ngrënie...” [5]

Këto ishin disa aspekte të jetës, të cilat vërehen tek bimët: ndjenjë, lëvizje, përzgjedhje dhe kryerje e detyrës.

  1. Nuk di se si, këtu tek ne, ka ngelur të themi ‘tespih’ – thënia e saktë është ‘tesbih’.
  2. Kur myslimanët, së bashku me Muhammedin s.a.v.s., ndërtuan xhaminë ne Medine, në mes të xhamisë ishte një pemë hurmeje. Ata nuk e prenë atë, por përdorën si shtyllë në mes të xhamisë dhe, njëkohësisht, prej saj i shtrinë kallamat deri në muret anësore të xhamisë dhe, kështu, e përdornin si hije ose kulm.
  3. Pas vdekjes së Muhammedit s.a.v.s. e shndërruan në mimber, që është vendi mbi të cilin qëndron imami për të mbajtur ligjëratën në xhami.
  4. Handhal- në anglisht ‘colocunth’. Në gjuhën shqipe, mbase, nuk ekziston si emër.
  5. Kur’an, 13 / 4

Faqe 11
faqe
- 12 -

Faqe 13