Jump to content

Jeta dhe Vdekja/10

Nga Wikibooks

Ç’ËSHTË JETA


Faqe 9
faqe
- 10 -

Faqe 11
Në orvajtjen tonë për t’a kuptuar jetën, duhet t’a kemi të qartë se All-llahu xh.sh.nuk e krijoi jetën vetëm për qeniet njerëzore dhe xhinn-ët, por duhet të kuptohet se jeta ka shtrirje në secilën pjesë të këtij universi. Perceptimi njerëzor për jetën është: ‘çdo gjë që ndien dhe lëvizë’. Por thënë të vërtetën, jeta është: ‘çdo gjë që e kryen detyrën e vet në këtë univers.’

Ne themi se njeriu është i gjallë, sepse lëvizë, ecën dhe flet. Gjithashtu, themi se kafshët janë të gjalla, po për këtë shkak, sepse ato ecin dhe kanë ndjenja. Bimët, po ashtu, janë të gjalla sepse marrin frymë. Ndërsa për krijesat e tjera ne mendojmë se nuk janë të gjalla. Por kjo nuk është e vërtetë. Si?

Të kuptuarit e jetës në këtë univers ndryshon nga të kuptuarit tonë plotësisht. Thamë se speciet në univers janë katër:

  1. Trupat -“inorganikë ose të pajetë”
  2. Bimët
  3. Kafshët dhe
  4. Njeriu.

Secili lloj i këtyre specieve i shërben tjetrit, ndërkohë që secili ka veçoritë e veta.

1. Le të marrim si shembull trupat inorganikë, ata iu ndihmojnë bimëve, kafshëve dhe njeriut. Ata njihen si trupa të pajetë, por ata kanë arritur deri në shkallën e zhvillimit. Këtë do t’a gjeni tek lloji i trupave barishtore në det, që quhen Merxhan-Korale. Do të vëreni se si ajo zhvillohet, edhe pse trupat inorganike nuk e kanë cilësinë e zhvillimit. Por secila specie në vehte, e ka kulmin e vet të zhvillimit në univers. Ajo përfundon së zhvilluari deri në segmentin kufitar të caktuar për të. Fillimi i species së re nënkupton përfundimin e species së më hershme. Trupat inorganikë, ndalohen së zhvilluari në kulminacionin e zhvillimit të tyre ose në veçorinë e tyre të zhvillimit primitiv për llojin e vet.

2. Ndërsa këtu është fillimi i veçorisë së bimëve. Ato, fillojnë duke u zhvilluar deri në maksimumin e tyre të mundshëm, e ajo është ndjenja. Kemi bimë të cilat kanë ndjenja. P.sh. zonja e turpshme, që është emërtuar kështu nga djelmoshat tanë. Ajo është një lule që kur i afron gishtin, ajo i mbledh gjethet.

3. Veçoritë e kafshëve fillojnë aty ka kanë mbaruar bimët, pra në zhvillimin e tyre të ndjenjave primitive, në të cilën janë të njohura instiktet, deri në fillimin e të menduarit. Shohim se disa lloje majmunësh, arrijnë t’a imitojnë njeriun, por ata nuk e kuptojnë, e as nuk trashëgojnë diturinë. Njeriu ka mundësi që t’i ushtrojë kafshët me lojëra të ndryshme aq sa ju është mundësuar atyre të mendojnë – siç themi ne ‘mendje primitive’. Por këto ushtrime kafshët, nuk janë në gjendje t’i trashëgojnë. Majmuni i cili është stërvitur me ushtrime të ndryshme nuk mundet t’a mësojë këlyshin e vet ose ndonjë majmun tjetër i cili nuk është ushtruar nga njeriu. Kjo na bën të kuptojmë se të gjitha kafshët që kanë ushtruar kanë marrë një zanat të veçantë për ato që kanë ushtruar.

4. Në fund vjen njeriu i cili konsiderohet zotëria i këtij universi, të cilin All-llahu xh.sh. e ka dalluar me mendje, të planifikojë në krijesat e All-llahut xh.sh., t’i mendojë dhe perceptojë shenjat e All-llahut, dhe t’a ndjekë programin e të Lartësuarit.

Ne i shikojmë trupat inorganikë, se si ata nuk kanë jetë dhe lëvizje, por ne nuk vërejmë se si ata e kryejnë detyrën e vet në atë mënyrë. Le të studiojmë thënien e All-llahut xh.sh. në Librin e Tij, Kur’anin Kerim, e cila thotë:

كل شيء هالك إلا وجهه"
“...përveç (All-llahut) Fytyrës së Tij[1], çdo gjë (e krijuar) do të shkatërrohet...”[2]

Ne jemi të bindur, dhe e them me siguri të plotë se, çdo gjë që është në këtë univers do të shkatërrohet atë ditë kur do t’i fryhet Surit [3]. Përderisa All-llahu xh.sh. do ta shkatë-rrojë çdo gjë, nga kjo pra rrjedh se çdo gjë në të ka pasur jetë, sepse shkatërrimi, siç thamë më sipër, është e kundërta e jetës. Le ta lexojmë thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim:

" ليهلك من هلك عن بينة ويحيى من حي عن بينة "
“...për t’u shkatërruar ai që është i padrejtë, -me argumente të qarta, e të jetojë ai që është i drejtë-me argumente të qarta...[4]¨

Ky ajet kur’anor na lë të kuptojmë se shkatërrimi është e kundërta e jetës. Për këtë arsye, kur i Lartësuari thotë “çdo gjë do të shkatërrohet” lë të kuptojmë se çdo gjë ishte e gjallë, e për këtë arsye, çdo gjë do të shkatërrohet, me përjashtim të All-llahut xh.sh.

Ne jemi duke folur për jetën në cilësinë e saj si ndjenjë dhe lëvizje. Ky është të kuptuarit standard nga ana jonë. Por, realisht, ne jetën duhet që t’a kuptojmë mbi bazat e çdo gjëje që ekziston në univers. Trupat inorganikë kanë jetën e tyre, jetë që atyre iu përshtatet si të tillë. Bimët jetojnë jetën e tyre, ashtu si ato i janë përshtatur asaj jete siç janë. Gjithashtu, edhe kafshët kanë jetën e tyre, që i janë përshtatur atij lloji të jetesës. Por, realisht, ka ngelur edhe një gjë pa u thënë, me të cilën nuk po ekzagjerojmë, e as nuk do të polemizojmë, e ajo është se, të gjitha këto që theksuam, e madhërojnë All-llahun e Lartmadhëruar.

Këtë e vërtetojmë me këtë ajet kur’anor:

" وما من دابة في الأرض و لا طائر يطير بجناحيه إلا أمم أمثالكم ما فرطنا في الكتاب من شيء ثم إلي ربهم يحشرون"
S’ka asnjë kafshë që është në tokë, e as shpezë që fluturojnë me krahët e tyre, të mos janë bashkësi, sikurse edhe ju. Ne, në Libër nuk kemi lënë asgjë mangut, dhe pastaj te Zoti tyre do të tubohen. ”[5]

gjithashtu, edhe ajeti tjetër:

" و إن من شيء إلا يسبح بحمده ولكن لاتفقهون تسبيحهم "
“ ...dhe, çdo gjë e Lartmadhëron dhe e falënderon Atë, por ju nuk i kuptoni Lartmadhërimet (tesbih-ët) e tyre...”[6]

Të fillojmë me trupat inorganikë. Ata kanë jetën e tyre, të cilën e jetojnë edhe pse ne nuk e kuptojmë. Ne e shohim një trup inorganik para syve tanë që është i palëvizshëm. Por a është kjo e vërteta!?

Kur ishim në shkollë na kanë mësuar se si arrihet deri tek magnetizimi i trupave ose hekurit. Mësonim se si hekuri merr cilësinë (magnetike) e tërheqjes së trupave. Na sillnin një enë cilindrike në të cilën kishte ashkla hekuri. Pastaj merrnim magnetin dhe e kalonim nga njëra anë. Shikonim se si ashklat e hekurit e ndërronin drejtimin e tyre, sistemoheshin në një rresht dhe bëheshin të magnetizuara. Kjo provë, me të cilën lëviznin pjesët e hekurta, bëhej tek të gjitha pjesëzat e hekurit kur e kalonim magnetin në një drejtim. Kjo është një provë shumë e thjeshtë, të cilën e kemi vërejtur tek ashklat e hekurit. Kështu ndodh edhe kur ne kalojmë edhe shufrën e hekurt, pavarësisht se ne nuk e vërjemë atë, për shkak të copës së dendur të hekurit.

  1. ‘Fytyrës së Tij’ - parapëlqej t’a përkthej ashtu siç është thënë nga vetë All-llahu – ‘Fytyrës së Tij’. Ne, tani për tani, nuk e dimë sekretin e vetë kësaj shprehjeje, prandaj edhe preferoj të përkthehet ashtu si në origjinal (shënim i përkthyesit).
  2. Kur’an, 28 / 88
  3. Komentatorët e Kur’anit kanë dhënë shumë shpjegime rreth fjalës Sur. Ai është një mjet që, çfarëdo që të jetë, do t’a kryejë detyrën e vet, dhe kur t’i fryhet atij çdo gjë do të mbarojë në këtë jetë. Pas kësaj fryerje i gjithë universi do të shkatërrohet dhe do t’a ndërrojë pamjen. (Shënim i përkthyesit).
  4. Kur’an, 8 / 42 (sipas përkthimit të Hasan I. Nahit, faqe 183- Prishtinë 1988)
  5. Kur’an, 6 / 38
  6. Kur’an, 17 / 44

Faqe 9
faqe
- 10 -

Faqe 11