Shko te përmbajtja

Hipi Zhdripi i Matematikës/Përmbledhje e përkufizimeve

Nga Wikibooks
Sferë Sferë quhet bashkësia e pikave në hapësirë të cilat kanë largësi të barabarta prej një pike të fiksuar.
Lakore në hapësirë Lakore në hapësirë (𝐋) quhet bashkësia e pikave të përbashkëta të dy sipërfaqeve 𝐒1, dhe 𝐒2, pra: 𝐋=𝐒1∩𝐒2.
Sipërfaqe Sipërfaqe 𝐒 quhet bashkësia e të gjitha pikave M(x,y,z) koordinatat karteziane e të cilave e redukojnë ekuacionin (1) në një formulë të saktë.
Prodhimi i dyfishtë vektorial Prodhimi i dyfishtë vektorial i tre vektorëve a→, b→, c→ quhet prodhimi vektorial i vektorit a→ me vektorin b→×c→ dhe shënohet a→×(b→×c→).
Prodhimi i përzier i vektorëve Prodhimi i përzier i tre vektorëve a→, b→, c→ quhet prodhimi skalar i vektorit a→×b→ me vekiorin c→ dhe shënohet (a→×b→)⋅c→ ose [a→,b→,c→].
Prodhimi vektorial i vektorëve Prodhimi vektorial (ose i jashtëm) i dy vektorial a→,b→ quhet vektori c→ që ka.


1°. modulin të barabartë me vlerën numerike të syprinës së paralelogramit të ndërtuar mbi ata vektorë;
2°. bartësen normale në planin e atij paralelogrami; dhe
3°. kahun e atillë që (a→,b→,c→) formon reperin (triedrin) e djathtë të vektorëve.

Prodhimi skalar i vektorëve Prodhimi skalar (ose i brendshëm) i dy vektorëve a→, b→ quhet skalari i barabartë me prodhimin e moduleve të atyre dy vektorëve dhe të kosinusit të këndit ndërmjet tyre.
Projeksioni i vektorit të pozitës Koordinatat karteziane të pikës M në sistemin e dhënë koordinativ Oxyz quhen projeksionet normale të vektorit të pozitës OM→ në boshtet koordinative 0x,0y,0z dhe shënohen me x, y, z
Projeksioni i vektorit në plan Projeksioni normal i vektorit AB→ në planin π quhet vektori A′B′→ në atë plan, ekstremitetet e të cilit janë projeksionet normale të ekstremiteteve të vektorit AB→ në planin π.
Projeksioni i vektorit në bosht Projeksioni normal i vektorit AB→ në boshtin e→ quhet gjatësia e segmentit A′B′→ në atë bosht i cili bashkon projeksionet normale të ekstremiteteve të vektorit AB→ në boshtin e→ e që mirret me parashenjën + apo -, varësisht se a ka vektori A′B′→ kahun e njëjtë apo kahun e kundërt me vektorin njësh e→ (fig. 5.9.).
Projeksioni i vektorit në drejtëz Projeksioni normal i vektorit AB→ në drejtëzën d quhet vektori A′B′→ ne atë drejtëz ekstremitetet e të cilit janë projeksione normale të ekstremileteve të vektorit AB→ në drejtëzën d (fig. 5.8.).
Varshmëria lineare e vektorëve Vektorët a→1,a→2,⋯,a→n janë linearisht të varur, nëse:
∃ki≠0 k1a→1+k2a→2+…+kna→n=0. (...6a)


Në rast të kundërt vektorët a→1,a→2,…,a→n janë linearisht të pavarur.

Kombinimi linear i vektorëve Shprehja e formës
k1a→1+k2a→2+…+kna→n,(...6)

ku k1,k2,…,kn janë skalarë, quhet kombinimi linear i vektorëve a→1,a→2,…,a→n.
Prodhimi i vektorit me skalar Prodhimi i vektorit a→ me skalarin n është vektori kolinear b→(=na→), intensiteti i të cilit është |n| herë më i madh se intensisteti i vektorit a→, ndërsa kahu i njëjtë apo i kundërt me kahun e vektorit a→, varësisht se a është n>0 apo n<0.
Ndryshimi i vektorëve Ndryshimi i vektorëve a→ dhe b→ është vektori c→ i cili kur mblidhet me vektorin b→ jep vektorin a→
Rregulla e poligonit Shuma e n(>2) vektorëve a→l,a→2,…,a→n ku ekstremiteti i dytë i vektorit a→i përputhet me origjinën e vektorit a→i+1 ∀i=1,2,…,n−1 quhet vektori s→, origjina e të cilit përputhet me origjinën e vektorit a→i dhe ekstremiteti i dytë përputhet me ekstremitetin e dytë të vektorit a→n, kurse shënohet:
s→=a→1+a→2+…+a→n=∑i=1na→i. (...1b)
Vektorët e kundërt Dy vektorë kolineare a→, b→ quhen vektorë të kundërt, nëse a→+b→=0.
Shuma e vektorëve Vektori c→(=AC→) origjina e të cilit përputhet me origjinën e vektorit a→ dhe ekstremiteti i dytë përputhet rne ekstremitetin e dytë të vektorit b→ quhet shuma e vektorëve a→ dhe b→ dhe shënohet:
c→=a→+b→. (...1)
Vektorët komplanarë Tre e më tepër vektorë quhen vektorë komplanarë, nëse bartëset e tyre shtrihen në një plan ose janë paralele me atë plan.
Vektorët kolinearë Dy e më tepër vektorë quhen vektorë kolinearë nëse bartëset e tyre përputhen ose janë paralele.
Barazia e vektorve të lirë Dy vektorë të lirë a→, b→ janë të barabartë (a→=b→) nëse i kanë intensitete të barabarta, kahe të njëjta dhe bartëse paralele ose të njejta.
Barazia e vektorve rrëshqitës Dy vektorë rrëshqitës a→, b→ janë të barabartë (a→=b→) nëse i kanë intensitete të barabarta, kahe të njëjta dhe bartësen e përbashkët.
Barazia e vektorve të lidhur për pikë Dy vektorë të lidhur për pikë a→, b→ janë të barabartë (a→=b→) nëse përputhen, përkatësisht nëse i kanë intensitetet e barabarta, kahe të njëjta dhe bartësen dhe origjinën e përbashkët.
Segmenti i orientuar Segmenti AB skajet e të cilit merren si dyshe e renditur (A, B) të pikave A dhe B quhet segment i orientuar dhe shënohet me AB→.
Varshmëria e shtyllave të matricës Për shtyllat
[a1ka2k⋮amk] (k=1,2,…,n)

e matricës A=[aik]m,n thuhet se janë linearisht të varura, përkatësisht të pavarura kur format lineare
fi=∑k=1nakixk (1=1,2,⋯,m)

janë linearisht të varura, përkatësisht të pavarura.
Varshmëria e rreshtave të matricës Për rreshtat
[ai1 ai2⋯ain] (i=1,2,…,m)

e matricës A=[aik]m,n thuhet se janë linearisht të varur, përkatësisht të pavarur kur format lineare
fi=∑k=1naikxk (i=1,2,…m)

janë linearisht të varura, përkatësisht të pavarura.
Varshmëria e formave lineare Format lineare f1,f2,…,fm janë linearisht të varura, nëse ekzistojnë konstantet c1,c2,⋯,cm, prej të cilave të paktën njëra është e ndryshme nga zero, në mënyrë që
c1f1+c2f2+⋯+cmfm≡0. (...42)


Nëse ky identitet është i saktë vetëm kur të gjitha konstantet c1,c2,⋯,cmjanë të barabarta me zero, format lineare f1,f2,⋯,fm janë linearisht të pavarura

Forma lineare Shprehja e formës
a1x1+a2x2+⋯+anxn (...41)
quhet forma lineare prej n variablave x1,x2,⋯,xn
Rangu i matricës Matrica A=[aik]m,n ka rangun r nëse ndërmjet submatricave katrore të kësaj matrice ekziston së paku një submatricë regulare e rendit r, ndërsa submatricat katrore të rendit më të lartë se r, edhe nëse ekzistojnë, janë singulare. Rangu i zero-matricës është 0.
Matrica inverse e matricës regulare Matrica inverse e matricës regulare A=[aik]1n quhet matrica A−1 për të cilën vlen relacioni
AA−1=A−1A=E, (...36)
ku E është matricë e njësishme e rendit n.
Matrica katrore regulare Matrica katrore A=[aik]1n quhet matricë regulare nëse det⁡A≠0, kurse është matricë singulare nëse det⁡A=0.
Transportimi i matricave Veprimi τ i cili rreshtat e matricës A i trunsforman në shtylla përkatëse e shtyllat në rreshta përkatës quhet transponim i matricës.
Prodhimi i dy matricave Prodhimi i dy matricave A=[ai;]m,nB=[bjk]n,p quhet matrica C=[cik]m,p elementet e së cilës shprehen me relacionet:
cik=∑j=1naijbjk (i=1,2,...,m;k=1,2,...,p)
Ndryshimi i matricave Ndryshimi i matricave A=[aik]m,n,B=[bik]m,nquhet matrica C=[cik]m,n elementet e së cilës janë të barabarta me ndryshimin e elementeve korresponduese të matricave A,B
Shuma e dy matricave Shuma e dy matricave A=[aik]m,n,B=[bik]m,nquhet matrica C=[cik]m,n elementet e së cilës janë të barabarta me shumëne elementeve korresponduese të matricave A,B
Prodhimi i matricës me skalar Prodhimi i matricës A=[aik]m,n me skalarin α quhet matrica B=[bik]m,n elementet e së cilës janë të barabata me prodhimin e elementeve korresponduese të matricës A me skalarin α
Zero matrica Matrica e tipit m×n që ka të gjitha elementet të barabarta me zero quhet zero-matricë dhe shënohet me [0]m,n ose me 0
Barazia e matricave Dy matrica A=[aik]m,n,B=[bik]m,j janë të barabarta atëherë dhe vetëm atëherë, kur elementet korresponduese të tyre janë të barabarta
Matrice drejtkëndore Matrice drejtkëndore quhet bashkësia prej mn numrave aik (i=1,2,...,m; k=1,2,....n) të radhitur në një tabelë të formës drejtkëndore e cila përmban m rreshta dhe n shtylla
Ekuacion binomial Ekuacioni i shkallës n të formës:
axn+b=0, ab≠0 (...35)
quhet ekuacion binomial.
Rrënja e numrit kompleks Rrënja n∈ℕ e numrit kompleks z=r(cos⁡φ+isin⁡φ) quhet numri kompleks w=ρ(cos⁡θ+isin⁡θ) i tillë që fuqia n e tij është e barabartë me z
Herësi i dy numrave kompleksë Herësi i dy numrave kompleksë z2=x2+iy2 dhe z1=x1+iy1 quhet numri kompleks z=x+iy tillë që z=z1z2 dhe shënohet z.
Ndryshimi i dy numrave kompleksë Ndryshimi i dy numrave kompleksë z2x2+iy2, z1x1+iy1 quhet numri kompleks z=x+iy i tillë që z+z1=z2 dhe shënohet z=z2−z1.
Prodhimi i numrave kompleksë Prodhimi i numrave kompleksë (x1,y1) , (x2,y2) quhet numri kompleks (x1x2−y1y2,x1x2+x2y1)
Shuma e numrave kompleksë Shuma e numrave kompleksë (x1,y1), (x2,y2) quhet numri kompleks (x1+x2,y1+y2)
Numra kompleksë të konjuguar Dy numra kompleksë (x,y),(x,−y) të cilët ndryshojnë njëri prej tjetrit vetëm nga parashenja e pjesës imagjinare quhen numra kompleksë të konjuguar.
Barazia e numrave kompleks Dy numra kompleksë z1=(x1,y1), z2=(x2,y2) janë të barabartë nëse x1=x2 dhe y1=y2
Numri thjesht imagjinar Numri thjesht imagjinar (0,1) quhet njësia imagjinare dhe shënohet me i
Numër kompleks Numër kompleks quhet çdo dyshe e renditur (x,y) të numrave realë x dhe y dhe shënohet z=(x,y).[1]
Gabim relativ Gabim relativ i numrit a quhet herësi |Δa|a′ dhe shënohet me Δ(a)
Gabim i numrit Ndryshimi ndërmjet vlerës së saktë dhe vlerave të përafërta të numrit a quhet gabim i numrit a dhe shënohet Δa
Intervali i rrethinës ξ - rrethinë e pikës a (numrit a) quhet intervali (a−ξ,a+ξ), ku ξ>0.
Rrethinë e pikës Rrethinë e pikës a (numrit a) quhet çdo interval që përmban pikën a (numrin a).
Vlera absolute Vlera absolute (moduli) e numrit real a∈ℝ përcaktohet me relacionin :
|a|={a,kur a>00,kur a=0a,kur a<0.|(6)
Numër iracional Numër iracional quhet çdo thyesë dhjetore e pafundme jo periodike e formës
r=p0,p1,p2…pn…, (∀i∈ℕ) pi∈0,1,2,…,9
ku numri p0 quhet pjesa e plotë e numri 0,p1p2…pn… pjesa dhjetore e numrit iracional r.
Bashkësia Q Bashkësia numerike ℚ quhet bashkësi e numrave racionalë, nëse i plotëson kushtet që vijojnë:


(1) ℚ⊃ℤ;
(2) ℚ është bashkësi e renditur;
(3) (ℚ,+,⋅) është fushë; dhe
(4) Bashkësia ℚ është zgjerimi minimal i bashkësisë ℤ.

Thyesa Thyesë ab quhet çdo herës i shënuar (i pakryer) i dy numrave të plotë a,b(b≠0) .
Bashkësia Z Bashkësia numerike ℤ quhet bashkësi e numrave të plotë, nëse ajo i plotëson kushtet që vijojnë:


(1) ℤ⊃ℕ  ;
(2) ℤ është bashkësi e renditur;
(3) (ℤ,+,⋅) është unazë; dhe
(4) Bashkësia ℤ është zgjerimi minimal i bashkësisë ℕ

Numër çift Numër çift quhet numri natyral që plotpjesëtohet me 2. Numri natyral që nuk është çift, quhet numër tek.
Numër prim Numër prim quhet numri natyral më i madh se 1 që plotpjesëtohet me vetvetën dhe me numrin 1. Numri natyral më i madh se 1 që nuk është prim, quhet numër i përbërë.
Është më e madhe Kur për dy numra të dhënë natyralë a,b ekziston numri natyral d, i tillë që a=b+d, thuhet se a është më e madhe se b (shënohet: a>b) ose b është më e vogël se a (shënohet: b<a).
Shumëzimi N Shumëzimi i numrave natyralë quhet pasqyrimi: ℕ2→ℕ i dhënë me
(∀a,b∈ℕ)(∃!c∈ℕ)a⋅b=c
që ka këto veti:
(a1) a⋅1=a dhe (a2) a⋅b′=a⋅b+a.
Mbledhja N Mbledhja e numrave natyralë quhet pasqyrimi +:ℕ2→ℕ i dhënë me
(∀a,b∈ℕ)(∃c∈ℕ)a+b=c
që ka këto veti:
(a1)a+1=a′ dhe (a2)a+b′=(a+b)′.
Numra natyralë Numra natyralë quhen elementet e çdo bashkësie jo të zbrazët ℕ në të cilën është përcaktuar relacioni „vjen drejtpërdrejt pas" që plotëson këto aksioma[2]
Fusha Trupi (A,⊕,⊙) quhet fushë, nëse shumëzimi është veprim komutativ.
Trupi Unaza asociative (A,⊕,⊙) quhet trup, nëse (A1,⊙) është grup, ku A1=A∖{0}.
Unaza Unazë quhet bashkësia jo e zbrazët a në të. cilën janë të përkufizuara dy veprime binare ⊕,⊙, të quajtura mbledhje dhe shumëzim, ku:


(1) (A,⊕) është grup abelian,
(2) (A,⊙) është grupoid; dhe
(3) shumëzimi është distributiv ndaj mbledhjes.

Nëngrupi Nënbashkësia jo e zbrazët A1 bashkësisë a quhet nëngrup i grupit (A,∘) në qoftë se A1 është grup lidhur me veprimin e përkufizuar ∘ në a dhe shënohet (A1,∘)⩽(A,∘).
Grupi i fundëm abelian Grupi i fundëm abelian quhet grup ciklik nëse ekziston ndonjë elemetit a∈A , i tillë që me përsëritjen e veprimit ∘ në a riprodhohen të gjitha elementet e bashkësisë a.
Grupi Semigrupi (A,∘) që ka elementin neutral quhet grup, nëse për secilin element a∈A ekziston elementi invers a−1∈A.
Element invers Kur semigrupi (A,∘) përmban elementin neutral e , elementi b∈A quhet element invers i elementit a∈A në lidhje me veprimin \circ , nëse vlen :
a∘b=b∘a=e . (...50)
Element neutral Elementi e∈A quhet element neutral për veprimin ∘ në bashkësinë A, nëse vlen :
∀a∈Aa∘e=e∘a=a (...49)
Semigrupi Grupoidi (A,∘) quhet semigrup (monogrup) nëse veprimi binar ∘ është asociativ.
Grupoid Bashkësia jo e zbrazët a në të cilën është i përkufizuar veprimi binar ∘ quhet grupoid lidhur me atë veprim dhe shënohet me (A,∘).
Veprimi binar distributiv Në bashkësinë a janë të përkufizuara dy veprime binare ∘ dhe ∗. Veprimi ∘ është distributiv ndaj veprimit ∗, nëse vlen :
(∀a,b,c∈A)a∘(b∗c)=(a∘b)∗(a∘c) . (...48)
Veprimi binar asociativ Veprimi binar ∘ në bashkësinë a është asociativ, nëse vlen:
(∀a,h,c∈A)(a∘b)∘c=a∘(h∘c) . (...47)
Veprimi binar komutativ Veprimi binar <mah>\circ}</math> në bashkësinë a quhet komutativ, nëse vlen :
(∀a,b∈A)a∘b=b∘a. (...46)
Veprim binar Në bashkësinë jo të zbrazët a çdo pasqyrim i trajtës f:A2→A quhet veprim (operacion) binar.
Bashkësi të numërueshme Bashkësitë që janë ekuipotente me bashkësinë e numrave natyralë ℕ quhen bashkësi të numërueshme.
Bashkësi e pafundme Bashkësia a është bashkësi e pafundme, nëse ndonjë nënbashkësi e vërtetë e saj a , është ekuipotente me a , pra : nëse A1⊂A∈A1A , bashkësia a është e pafundme.
Pasqyrimi Relacioni ρ ndërmjet dy bashkësive A,B quhet pasqyrim (rifigurim, relacion funksional, funksion) i bashkësisë a në bashkësinë b, nëse ka këtë veti :
(∀x∈A) (∃!y∈B)(x,y)∈ρ.
Relacion rigoroz i renditjes Relacioni binar ρ në a quhet relacion rigoroz i renditjes, nëse është irefleksiv, antisimetrik dhe transitiv.
Relacion i renditjes Relacioni binar ρ në a quhet relacion i renditjes, nëse është refleksiv, antisimetrik dhe transitiv.
Relacion i ekuivalencës Relacion binar ρ në a quhet relacion i ekuivalencës, nëse është refleksiv, simetrik dhe transitiv.
Relacion transitiv Relacioni binar ρ në a është relacion transitiv, nëse nga raportet aρb,bρc rrjedh aρc
Relacion simetrik Relacioni binar ρ në a është relacion simetrik, nëse nga raporti aρb rrjedh bρa
Relacion refleksiv Relacioni binar ρ në a është relacion refleksiv, nëse secili element i a-së është në relacionin ρ me vetvetën
Relacioni binar ρ Në bashkësinë jo të zbrazët a është përkufizuar relacioni binar ρ në qoftë se për çdo dy elemente a,b∈A është përcaktuar njëra nga vetitë : (1) aρb ose (2) aρ¯b (lexo : a nuk është në relacion ρ me b) .
Prodhimi kartezian Prodhimi kartezian [3] i bashkësive A,B quhet bashkësia e dysheve të renditura (a,b) me vetinë a∈A,b∈B
Diferenca e bashkësive Diferenca e bashkësive A,B quhet bashkësia e elementeue të bashkësisë a që nuk janë në bashkësinë b
Unioni i bashkësive Unioni i bashkësive A,B quhet bashkësia që përmban elementet që janë në bashkësinë a ose në bashkësinë b
Prerja e bashkësive Prerja e bashkësive A,B quhet bashkësia e të gjitha e1ementeve të përbashkëta të bashkëswe A,B
Bashkësi të barabarta Dy bashkësi A,B janë të barabarta atëherë dhe vetëm atëherë, kur A⊆B dhe B⊆A
Bashkësia e pjesëve Bashkësia e pjesëve të bashkësisë a quhet bashkësia e të gjitha nënbashkësive të bashkësisë a
Nënbashkësi e bashkësisë Bashkësia a quhet nënbashkësi e bashkësisë b, nëse çdo element i bashkësisë a është njëherit element edhe i bashkësisë b
Ekuivalenca e gjykimeve Ekuivalenca e gjykimeve p,q quhet gjykimi p⇔q (lexo : p ekuivalent q), i cili është i saktë kur të dy gjykimet p,q janë të sakta ose janë jo të sakta.
Implikacioni i dy gjykimeve Implikacioni i dy gjykimeve p,q quhet gjykimi p⇒q (lexo : nëse p, atëherë q ose nga p rrjedh q ose p implikon q), i cili është jo i saktë kur p është i saktë e q jo i saktë.
Disjunksioni ekskluzi Disjunksioni ekskluzi i dy gjykimeve p,q quhet gjykimi p⊻q (lexo : ose p ose q) i cili është i saktë kur është i saktë vetëm njëri nga gjykimet p,q .
Disjunksioni (inkluziv) Disjunksioni (inkluziv) i dy gjykimeve p,q quhet gjykimi p∨q (lexo : p ose q ). i cili është i saktë kur është i saktë së paku njëri nga gjykimet p,q.
Konjuksioni i dy gjykimeve Konjuksioni i dy gjykimeve p,q quhet gjykimi p∧q (lexo : p dhe q),i cili është i saktë kur janë të sakta të dy gjykimet p,q.
Negacioni i gjykimit Negacioni i gjykimit p quhet gjykimi lnot p (lexo : jo p ose nuk është p) i cili është i saktë, respektivisht jo i saktë kur gjykimi p është jo i saktë, respektivisht i saktë.
  1. ↑ 1) Me relacionin (5), përkatësisht (6) (fq. 75) përkufizohet mbledhja, përkatësisht shumëzimi i dy numrave kompleksë.
  2. ↑ 1) Aksiomat që vijojnë quhen aksiomat e Peanos, sipas emrit të matematikanit të shquar italian G. Peano (1858-1931) i cili më 1899 aksiomatizoi aritmetikën e numrave realë.
  3. ↑ 12) Prodhimi kartezian quhet edhe prodhim i kombinuar ose prodhim i Dekartit, sipas emrit të matematikanit të shquar francez Rene Descartes (1596-1650).