Jump to content

Feja dhe sekreti i saj/6

Nga Wikibooks

Sepse thonë një fjalë, ajo që ka fillim ka dhe fund. Mirëpo kjo nuk e përjashton që ka gjëra që nuk kanë as fund as fillim përndryshe kjo do të ishte monotoni edhe e krijuesit, edhe pse monotonia mund të mos ketë as fillim as mbarim ajo për krijuesin është vdekje. Mu për këtë të dy grupet që nuk e dëshmojnë pohimin, do të vdesin dhe fitimtar do të jenë besimtarët jo pse thonë se ka Zot por se me sjellet e tyre e dëshmojnë që ka Zot. Zoti që ka krijuar atë çka ne nuk mund ta kapim e ta fusim në botëkuptimin tonë por vetëm t'a ndiejmë. Kështu është së paku përderi sa ata arrijnë sipas mendjes së tyre ta fusin në botëkuptimin e tyre atë që krijojë Zoti, ata e ndiejnë nevojen e Zotit. Sa më afër që të jenë aq më tepër e ndiejnë këtë nevojë. Pa marrë parasysh këndëvështrimin, edhe nëse fjalori i tyre nuk ndryshon sjelljet e tyre do ta dëshmojnë. Fundi i fundit, nuk kemi nevojë të shikojmë poshtë-lartë, majtas-djathtas, lindje-perendim, jug-lindje, sepse kemi një pikë të përbashkët jemi njerzë.

Problemi i dallimeve është po kjo pikë, jemi njerzë se po të mos ishim do të merrnim atë çka na duhet e nuk do ja merrnim tjetrit, vetëm e vetëm që të dalim fitimtar, ta sigujojmë ekzistencen apo ta zhdukim plotësisht tjetrin. Është kjo pikë që na ndanë e na bashkonë nga shtazët tona. Është kjo pikë e përbashkët që na shtynë në fund dhe në krye të shtazëve tona aq poshtë e aq lartë sa nuk e dimë është mirë të lëvizim më shpejtë si tjetri apo të qëndrojmë në vend, se ashtu do të fitojmë.

Tjetri sillet si shtazë, e meriton të vritet, por si ta vrasësh ke sharru edhe më thellë se ai. Këtë asnjë shtazë e njeriut nuk e kupton përpos njeriut. Asnjë shtazë sa do e zhvilluar nuk ka zgjidhje pa marr parasysh sa është ajo fizikisht e fortë apo e dobët. Si duket kjo pikë i mungon algjebrës së matematikës, edhe pse në natyrë kjo dukuri shpeshë ndodhë por e lokalizuar. Përderisa nuk del njeriut që në të njëjetën kohë mbesë gjallë dhe tjetrin e bënë të sjellet si njeri, njerzimi do të mbesë shtazë e vetë vetës dhe gjitha përpjekjet, gjitha flijimet lokale janë të kota. Si duket ky është edhe shpërthimi i hapsirës së shtazëve tona. Ky shpërthim ende nuk ka ndodhë, në një farë mënyre disa thonë që ka ndodhë por brenda hapsirës njerzore nuk ka kuptim sepse njeriu ka vdekur jo pse nuk ka dashtë të sharrojë porse ka qenë fizikisht më i dobët. Si do që të jetë, shpërthimi i vërtet ndodhë atëherë dhe vetëm atëherë kur faktori i forces fizike zhduket.

Cili bir none ka atë aftësi të zhdukë faktorin e forcës fizike. Deri sot, ka pas aso djemë që kanë mujtë të zhdukin këtë faktorë por fatkeqësish vetëm për një teritor (rrafshë). Ndër ta për mu, nuk është Isaja, as Muhameti po ai i Indisë. Kjo ndodhë se ndoshta edhe kundërshtari ka marrë mësime nga Isaja e Muhameti. Vetë rrjedhat pas konfliktit në Indi më shtyjnë të mendoj kështu. Nejse unë nuk e di sa libra të shenjët kanë lexu të dhënit pas idesë së tij.

Përderi sa në horizont nuk shihet shenja dalluese për njeriun normalë, mendojë që edhe ne shqiptarët të mundohemi të sillemi si njerzë, por kur tjetri të sillet si shtazë, na duhet të veprojmë. Boll kemi fliju edhe pse ende nuk e di mirë pse, si pasojë e faktorit fizikë apo idesë. Dhe përderisa sa të jetë kështu brenda botës së rrumllaktë shqiptare të mabahet simetria e trin'trisë shqitare. Formula për këtë është dhënë dhe nuk është vështirë të zbatohet, rri ashtu si je, thjesht shqipatrë.

Gjithë ata që afrohen e flasin në emër të të Madhit Zot e mendojnë për godina në këtë jetë, janë të njëjtë. Fara e tyre kurr nuk ka ndryshuar. Edhe kjo është shtazë e njeriut - E unë i lutem t'Madhit Zot të mos jemi i tillë, të marrë gurtë e tjetrit, e ti hedhë ata gurë mbi varrin tim. Kështu janë ata që me godinat e krijuara nga gurë e varreve të huaj në këtë jetë mendojnë të tregohen puntor e qe besa edhe të i afrohen të t'Madhit Zot. Mendojnë që me gurë të gëdhendur nga njerstë e shpeshë edhe gjaku i njerut të ngrehjnë kate-kate të t'Madhit Zot. I'Madhi Zotë nuk njehë kate-kate, nuk njehë piramida as të farës sonë as të farës huaj. As kate te poshtë as kate përpjetë. Se kati a shtresa më e lartë e tyre qëndron mbi gurët e katit më të ultë, e shpesh ato kanë nevojë për temele. E pra më thuaj cili është këtu më afër t'Madhit Zot, temeli apo maja. Nuk jemë në kohën e Faronëve, nuk jem në kohën e Dantes e shpresojë të jemë në kohën e njeriut të shkëput nga shtazët e tij. Nga ndriçimi njerzorë që në një anë ndriçon e tjetren hijësonë. Piramidat e Faronëve, kate-katet e Dantes kur të ndriçojë drita e t'Madhit Zot nuk do duken ashtu si nën driten që ka krijuar shtaza e njeriut, nuk do duket si godina të larta. Jo, jo do duket si shtazë të vuajtjes së njerzimit prej pa diturisë.

Besimtarët kanë të drejtë kur thonë se gjithë ne jem krijesa të t'Madhit Zot dhe para tij të gjithë jem të barabartë. Secili nga ne që është njeri gjatë jetës së tij harton godinen e vetë që do të ndriçohet mbi varrin e tij nga drita e njerzimit e nga drita e t'Madhit Zot. Gjitha elementet që ne i mbledhim npërmjet aftësisë që na japi i'Madh Zot për të menduar dhe ndërmjet veti për të komunikuar do ti lëmë si guri mbi varrë. Drita e njerzimit krijon hije dhe deri më tani nuk ka pasë aftësin të i ndriçojë godinat pa hije. Zakonisht nga ky ndiçimi që ka krijuar reflektim vetëm shtazët janë larguar, e të marrët pas reflektimit të ndiçimit kanë vdekur nga nxehtësia e rrezeve të reflektuara. Për të kapë gjeomertrikisht ndriçimin e t'Madhit Zot, nuk ka nevojë të mendojmë thellë, kujto nënë e babë, dhe logjiko se ti je krijesë e dashurisë së tyre. Për të parë godinat e tyre të ndriçuara nuk ndihmon asgjë përpos dashurisë e cila i paqyronë në ty ato ndërtesa. Gjitha të metat, gjitha hijet e tyre zhduken, i merr era e harresës. Këto godina do të jenë të përsosura dhe ti je pika më e përsosur e tyre. E ngjajshëm edhe të parët tanë janë pika më e përsosur e ndërtesës së ndriçuar nga drita e t'Madhit Zoti.

Pa marrë parasyshë se me cilat njohuri ata i kanë gëdhendur gurët, ne e dimë që ata janë munduar brenda mundësive të planifikojnë sa më mirë dhe për ata gurë që nuk kanë pasur njohuri të i gdhenin i kanë dekoruar ashtu që një ditë ti të i gdhendesh me njohurit tua ashu që nën ndriçimin e njerzimit të ketë sa më pakë hije.


< 5
faqe
- 6 -

7 >