Jump to content

E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve/2

Nga Wikibooks

Komploti kundër shtetit islam


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!



Abd’ul-kadim Dhel-lum


Përkundër mospajtimit të jobesimtarëve rreth ndarjes reciproke të territoreve muslimane, megjithatë ata janë pajtuar në një: të shkatërrohet islami.[1] Në këtë rrafsh planifikuan disa rrugë. Në vendet evropiane mbollën mikrobin e lëvizjeve nacionale dhe nacionaliste që do të synojnë drejt sovranitetit dhe mëvetësisë. Mikrobet e ideve të tilla u përcollën edhe në territoret e shtetit islam. Popujt e vet i ndërsynë në shtetin islam. Kush do të lavdërohej në këtë ide, do të ndihmohej me armë dhe pasuri. Kjo reçetë së pari u provua në Serbi dhe Greqi. Kështu synuan ta godasin shtetin islam nga prapavija. Në korrik të vitit 1797 Franca bëri invazion në Egjipt dhe e pushtoi atë. Qëllimi kryesor i këtij sulmi ishte shkatërrimi i hilafetit si formë islame e pushtetit.

Pas pushtimit të Egjiptit aktivitetet e veta ushtarake Franca i zgjeroi në Palestinë. Pas kësaj sulmuan edhe në Siri, por aty humbën. Tentimi i rrënimit të hilafetit dështoi.

Mirëpo, armiqtë e islamit nuk heshtën pas kësaj. Menduan mënyra të ndryshme si të shpartallohet shteti i fuqishëm islam i cili me shekuj në duart e tij mban pushtetin në pjesën më të madhe të rruzullit tokësor. Armiqtë e islamit do të orvaten në çdo mënyrë ta marrin kontrollin në duart e veta në hapësirat e mëdha që i mbulonin muslimanët dhe t’i fusin në duar pasuritë e tyre. Institucioni i hilafetit, që bazamentin e tij e ka nga Medineja, nga Muhammedi a. s. dhe zgjati deri më 1924 (halifi i fundit ishte Sulltan Vehiduddini, kurse i parafundit Sulltan Abdu’l-hamidi), ishte pengesa kryesore në rrugën e copëtimit të muslimanëve, okupimit të territorit të tyre dhe plaçkitjes së pasurisë së tyre.

Potez i suksesshëm që Perëndimi e tërhoqi ishte themelimi i një lëvizjeje fetare e cila në formën e saj të jashtme do të dukej islame, e në esencë detyra e kësaj lëvizjeje do të ishte që vendet Perëndimore, nëpërmjet saj, ta marrin pushtetin mbi muslimanët dhe ta rrënojnë hilafetin.

Anglia nëpërmjet njeriut të saj, Abd’ul-aziz ibn Muhammed ibn Saudit, tentoi ta dërmojë dhe dobësojë shtetin islam përbrenda. Në brendi të hapësirës së Arabisë erdhi deri te formimi i lëvizjes vehabite. Anglezët e ndihmuan me armë dhe para, në mënyrë që të mund ta ngrenë zërin dhe armën kundër halifit. Kjo edhe ndodhi. Filloi lufta ndërmjet vehabijve dhe ushtrisë islame osmane. Qëllimi ishte që vehabitët ta marrin pushtetin në pjesët më të mëdha të territorit në Arabi që i mbanin Osmanlinjt, që në këto territore ta fusin medhhebin e tyre dhe t’i mënjanojnë gjurmat e medhhebit të deriatëhershëm hanefit, i cili ishte medhhebi zyrtarisht i pranuar i shtetit islam osman. Tërë kjo duhet të bëhet me dhunë dhe shpatë. Vehabitët më 1788 e sulmuan Kuvajtin dhe e pushtuan. Përparuan në veri dhe arritën deri në Bagdad me ç’rast e rrethuan atë. Qëllimi ishte që të arrihet deri në vendin Kerbela dhe deri te varri i Husejnit r. a., nipit të Muhammedit a. s., që ta rrënojnë dhe ta proklamojnë ndalesën e vizitës varrit të tij.

Në vitin 1803 e sulmuan Mekken dhe e pushtuan atë. Një vit më vonë, më 1804, e sulmuan Medinën dhe, po ashtu, e pushtuan[2]. I rrënuan kubet e mëdha që e mbulonin varrin e Pejgamberit të All-llahut, Muhammedit a. s.. Pasi që plotësisht e pushtuan Hixhazin, u nisëm drejt Shamit [3]. Erdhën deri në afërsi të Humusit.

Në vitin 1810 e sulmuan Damaskun sikur që e sulmuan edhe Nexhefin. Sa i përket Damaskut ai u mbrojt me mjaft sukses. Njëkohësisht, me rrethimin e qytetit të Damaskut i dërguan ithtarët e tyre dhe pushtuan pjesët veriore të Sirisë dhe depërtuan madje deri në Halep. Ishte e gjithënjohur se pas lëvizjes vehabite qëndronte Anglia, sepse Benu Saudët ishin shërbëtorë të tyre – ndërsa shfrytëzuan levëzjen vehabite për qëllime politike që ta godasin shtetin islam nga brendia. Filluan me provokimin e përçarjeve ndërmjet medhhebeve që shumë shpejt këto zënka verbale të shndërrohen në konflikte të mirëfillta të armatosura brenda shtetit islam osman. Por gjithnjë ishte në konsideratë të të huajve që simpatizuesit e medhhebit vehabit mos ta njohin thelbin e kësaj lëvizjeje e veçanërisht lidhjen e saj me Anglezët.

Muhammed ibn Abdu’l-vehhabi fillimisht i përkiste medhhebit hanbelit. Për disa çështje edhe vetë solli ixhtihad. Në shumë çështje është ndarë nga dijetarët e medhhebeve tjera. Filloi energjikisht të angazhohet te njerëzit që ta ndjekin mendimin e tij duke e konsideruar si më korrektin. Me qëndrimin dhe sjelljen e tillë ai zgjoi mllefë, gjykim dhe protesta të rrepta të dijetarëve islamë, të sundimtarëve islamë dhe të popujve muslimanë. Ishte e qartë se me qëndrimet e tij doli jashtë normales dhe janë të kundërta me ato që dijetarët e kuptuan nga Kur’ani dhe Sunneti.

Për shembull, ai thotë: “Vizita e kaburit (varrit) të Pejgamberit të All-llahut, a. s., është haram, dhe nëse këtë e bën dikush, atëherë ka bërë mëkat (ma’sije) të renegatit.”[4] Madje, ai që shkon ta vizitojë varrin e Muhammedit a. s. nuk i lejohet ta shkurtojë namazin në atë rrugë, sepse kjo është rrugë drejt mëkatit. Muhammed ibn Abdu’l-vehhabi këtë qëndrim të vetin e bazon në këtë hadithi sherif: “Nuk lejohet që dikush veçan të mundohet dhe të shpenzojë në rrugë përveç në tri xhami: kjo e imja, Mesxhidu’l-harami (në Mekke) dhe Mesxhidu’l-aksa (në Palestinë).” Ai kuptoi nga ky hadith se nuk lejohet askund të udhëtohet përveç në këto tri xhami, e ndër të tjera nuk lejohet të udhëtohet me qëllim të vizitës së varrit të Muhammedit a. s.!!!

Askush para tij nga plejada e dijetarëve islamë nuk e pohoi këtë çështje. Në të vërtetë, porosia e këtij hadithi është: “Nuk është e lejueshme që dikush veçan t’i ekspozohet shpenzimit, angazhimit dhe mundimeve që të shkojë larg në ndonjë xhami ekskluzivisht për ibadet, duke besuar se ibadeti është më i mirë nëse kryhet në ndonjë xhami në krahasim me ndonjë xhami tjetër. Të gjitha xhamitë janë të njëjta, përveç tri të përmendurave më lartë në hadithin e cituar. (Vlera e namazit në Mesxhidu’l-haram është sikur njëqind mijë namaze në vendin tjetër, në xhaminë e Pejgamberit a. s. sikur njëmijë namaze, kurse në Mesxhidu’l-aksa sikur pesëqind namaze). Hadithin e trasmeton Muslimi.

Në hadithin e cekur nuk ka kurrfarë baze për ndalimin e vizitës varreve, sidomos varrit të pejgamberit Muhammedit a. s.. Muhammedi a. s. në një hadith ka thënë: “Ua pata ndaluar t’i vizitoni varrezat, por, prej tash vizitoni ata, sepse ata ua përkujtojnë vdekjen.” (Hadith).

Për shkak të mendimeve të cekura dhe të ngjashme në të cilat Muhammed Abdu’l-vehhabi u është kundërvënë shumicës së dijetarëve, qe larguar nga rrethi, për shkak të dëmit, fitnes dhe përçarjes që patë lindur ndër muslimanët.

I larguar për shkak të fitneve që i patë nxitur ndër muslimanët, transferohet në fisin Anza, emiri i të cilës ishte Muhammed ibn Saudi. Duke e marrë parasysh se emiri i Anzës ishte në armiqësi me emirin e Der’ijjete, nga i cili Muhammed ibn Abdu’l-vehhabi qe larguar, kjo i shkoi për shtati që të mirëpritet dhe gjeti strehim të sigurt. Së shpejti gjeti ithtarë dhe simpatizantë për doktrinën e tij të re.

Më 1747 emiri Muhammedi publikisht proklamoi se me ndikimin dhe fuqinë e vet vëhet në shërbim të lëvizjes vehabite dhe i proklamoi mendimet e Abdu’l-vehhabit si më të drejtat. Me këtë lëvizja vehabite u bë më ndikuese sepse kishte ndikim direkt në pushtet. Ajo që Abdu’l-vehhabi e mësoi dhe propagandoi, emiri Muhammed ibn Saudi këtë me pushtet e aplikoi.

Kështu, gjatë aktivitetit dhjetëvjeçar të konstituimit me dhunë të medhhebit vehabit në trollin e Arabisë, ky medhheb arriti të shtrihet në afër 30 mila katrorë sipërfaqe.

Pas vdekjes së emirit Muhammed ibn Saudit më 1765 atë e trashëgoi i biri Abdu’l-azizi. Në periudhën e tij nuk erdhi deri te kurrfarë ndryshimesh thelbësore dhe mund të thuhet se lëvizja vehabite pati një periudhë të qetë pa ecje të dukshme përpara. Në territoret që ishin jashta pushtetit të Abdu’l-azizit, askush nuk ia vinte mendjen medhhebit të ri që po paraqitej, as që kush ka vërejtur rrezikun që kanoset pas tij dhe nga e keqja që po u përgatitej muslimanëve.

Mirëpo, pas vitit 41 të themelimit të këtij medhhebi (prej 1747 - 1788) furishëm është vërejtur aktivizimi i tij i sërishëm. Këtë herë zëri i tyre është dëgjuar larg jashtë kufijve të territorit që e sundonin. Për këtë medhheb të ri dëgjuan të gjitha trevat e shtetit të atëhershëm islam. Vetë halifi ndjeu shqetësim nga këto lëkundje të reja që nuk sinjalizonin asgjë të mirë.

Në vitin 1787 emiri Abdu’l-azizi e proklamoi administratën e pavarur shtetërore dhe futi sistemin trashëgues të sundimit (hukm virathi), duke i siguruar vend të birit Saudit të bëhet halif pas tij. Qe tubuar masë e madhe vehabite nën udhëheqjen e shejh Muhammed ibn Abdu’l-vehhabit, dhe para kësaj mase Abdu’l-azizi publikoi se të drejtën për pushtet e mbanë në suaza të familjes së vet – fëmijët e tij janë trashëgimtarë ekskluzivë pas vdekjes së tij. Masa me dëgjueshmëri mbështeti këtë vendim. Tërë kjo ndodhi krahas tashmë formës ekzistuese islame të pushtetit (hilafeti) – që nga aspekti islam është jo e drejtë – sepse Muhammedi a. s. ka thënë: “Nëse jepet zotimi (bej’at) pas dy halifëve, mbytne të fundit prej atyre dyve.” (Hadithi sherif).

Çështja është krejtësisht e qartë. Me të madhe po shpështjellohet fija e planit afatgjatë që Anglezët e vunë në rrugën e rrënimit të hilafetit. Është afruar koha e vënies në qafë të zgjedhës koloniale mbi muslimanët. Anglezët i binin daulles, kurse vehabinjt luanin vallen. Krahas proklamimit të deklaratës mbi sunduesin e ri dhe konstituimit të sistemit paralel sundues përbri hilafetit ekzistues (bartës të së cilit ishin osmanlinjt) sillet edhe deklarata tjetër. Sipas saj medhhebi vehabit proklamohet për medhheb zyrtar kurse mënjanohet medhhebi i deriatëhershëm hanefit, i cili ishte medhhebi zyrtar i pranuar në periudhën emevite, abasite dhe osmane. Medhhebi hanefit qe i drejtë dhe korrekt për tërë ato gjenerata nga shekulli i tretë sipas hixhretit e deri në shekullin e dymbëdhjetë, e ja, erdhën vehabinjt dhe atyre nuk u konvenon medhhebi hanefit.

Në vitin 1788 vehabijt nisën huntën e madhe ushtarake në Kuvajt. E sulmuan dhe e pushtuan. Edhe para kësaj Anglezët tentuan ta nënshtrojnë Kuvajtin, por nuk u shkoi për dore. E tash nëpërmjet vehabijve, të cilët i ndihmuan me para dhe armë, patën sukses.

Në vitin 1792 shejh Muhammed ibn Abdu’l-vehhabi vdiq. Sipas modelit të njëjtë që ishte në pushtetin laik, e trashëgoi i biri i tij. Pushteti bartet nga babai te i biri. Emirët sauditë e kanë shfrytëzuar medhhebin vehabit, i cili kishte karakteristika të lëvizjes fetare, për qëllime politike. Nëpërmjet saj arritën pushtetin politik dhe me te goditën në pushtetin ekzistues islam, duke mbjellë në mesin e muslimanëve në fazën fillestare të veprimit mosdurimin medhhebor e më vonë edhe luftëra medhhebore …”.

  1. Shkëputje nga vepra ‘Kejfe huddimet hilafe’ (Si është rrënuar hilafeti) nga autori prof. Abd’ul-kadim Dhel-lum, fq. 13 – 19.
  2. Po këtë vit Karagjorgje ngriti kryengritjen kundër Turqisë. Ky është fakt se Anglezët mirë i kanë sinkronizuar kryengritësit serbë dhe vehabitë për masakrimin e muslimanëve dhe rrënimin e hilafetit dhe shtetit musliman. Për këtë arsye vehabitët qenë tradhtarët më të mëdhenj të islamit.
  3. (Sirisë, Palestinës, Libanit e Jordanit, përkthyesi))
  4. Gënjeshtër e madhe vehabite.

Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3