Jump to content

E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve/1

Nga Wikibooks

Fitneja vehabite


Kopertina
faqe
- 1 -

Faqe 2

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!



Sejjid Ahmed ibn Zejn Dehlan
(Mufti i Mekkes)


Në epokën e sundimit të Selimit III-të (1204 – 1222 hixhrij) u paraqitën shumë fitne (sprovime) për të cilat kemi folur gjerësisht në veprat tona[1]. Nga fitnet e përmendura është “Fitneja vehabite” e cila u paraqit në Hixhaz kur vehabitët pushtuan Dy Haremet e ndershme dhe ndaluan ardhjen në haxh të haxhinjve nga Shami (Siria) dhe Egjipti. Ndër fitnet me të cilat është sprovuar sulltan Selimi III-të, po ashtu, është edhe invazioni i Françezëve dhe pushtimi i Egjiptit në vitin 1213 – 1216 hixhrij.

Shkurtimisht do të flasim për këto dy fitnet, kurse më gjerësisht për këto çështje flitet në veprat historike. Ekzistojnë disertacione gjerësisht të shkruara për këto dy fitne.


Fitneja vehabite


Fillimi i konfliktit dhe luftërave ndërmjet vehabinjve dhe emirit të Mekkes mevlana Sherif Galib ibn Musaidit, i cili ishte i autorizuar nga ana e sulltanit të qeverisë në Hixhaz ishte në vitin 1205 hixhrij e kjo ishte në kohën e sundimit të sulltan Selimit III-të, i cili është i biri i sulltanit Mustafa III-të të birit të Ahmedit. Mu fillimi i shfaqjes së vehabijve ishte shumë vite para kësaj. Ata fillimisht janë formuar dhe forcuar në krahinën e vet e atëherë e keqja e tyre është zgjeruar dhe dëmi është rritur kurse pushteti i tyre është shtrirë në territore më të gjera. Mbytën njerëz sa edhe numri nuk i dihet. Ata i lejuan vetes pasurinë e të mbyturve, kurse i kanë robëruar gratë e tyre. Themelues i kësaj lëvizjeje jo të ndershme ishte Muhammed ibn Abdu’l-vehhabi, me prejardhje nga Lindja nga fisi Benu Temim. Është lindur në vitin 1111 hixhrij kurse ka vdekur në vitin 1200 hixhrij. Disa historianë kështu e përshkruan vdekjen e tij: “U shfaq shkatërrimi (habitha) i të pandershmit në vitin 1206 hixhrij.

Në fillim ishte një prej nxënësve në Medinen e ndritshme. Babai i tij ishte njeri i mirë. Njihej si dijetar. Po ashtu edhe vëllai i tij Shejh Sulejmani. Babai i tij, i vëllai dhe dijetarët e tjerë kanë prognozuar për skajshmërinë dhe prirjen për lajthitje dhe për skajshmëri të zemrës, sepse ishin dëshmitarë të fjalëve dhe veprimeve të tij dhe lajthitjeve në shumë çështje. E kanë kritikuar për këtë çështje dhe ua kanë tërhequr vërejtjen edhe të tjerëve nga ai. U bë e saktë droja e tyre kur publikisht u paraqit me risi e lajthitje dhe skajshmëri me të cilat i ka mashtruar xhahilët dhe u është kundërvënë dijetarëve dhe imamëve të fesë dhe erdhi deri te shkalla t’i shpallë për mosbesimtarë (kafir) grupet e besimtarëve. Ka konsideruar se vizita e bërë varrit të Muhammedit a. s. dhe veprimi i tevesulit[2] me të dhe me pejgamberët tjerë dhe me robët e mirë të All-llahut dhe vizita kaburit (Varrit) të tyre është shirk. Ka konsideruar se thirrja e Pejgamberit te tevessuli është shirk, po ashtu thirrja e robëve tjerë të All-llahut, kur bëhet tevessul, është shirk. Po ashtu, ka konsideruar se nëse dikush i përshkruan një virtyt dikujt jashta All-llahut pa qoftë edhe me fjalë simbolike, si për shembull “ky medikament më ka bërë mirë”, se ai është bërë mushrik. Patë pranuar disa dëshmi që nuk japin kurrfarë fryti. Erdhi me disa shprehje të shtrembëruara dhe me shprehje të trilluara ka zbukuruar dhe hutuar masën e thjeshtë deri sa ata nuk kanë filluar ta ndjekin. Shkroi për ta edhe broshura të veçanta. Madje kanë besuar se shumica e pjesëtarëve të tevhidit[3] janë bërë kafirë. Ibn Abdu’l-vehhabi është bashkangjitur me sunduesit e krahinave lindore në Der’ijjete dhe mbeti tek ata deri sa nuk e mbështeten dhe nuk e pranuan da’wen[4] e tij. Sunduesit e Der’ijjes në këtë panë rastin për forcim, përforcim dhe zgjerim të sundimit të tyre. Sunduan me beduinët, të cilët u bënë ushtarët e tyre të fuqishëm së cilës ishte vështirë t’i kundërvihesh. Besonin se çdo kush që nuk beson në atë që thotë Abdu’l-vehhabi bëhet kafir dhe mushrik, gjaku dhe pasuria e të cilit lejohet. Shfaqja e misionit të tij në dritën e këtillë ka qenë në vitin 1243 hixhrij kurse pushtimet dhe zgjerimi ka qenë pas vitit 1250. Dijetarët kanë shkruar shumë përgjigjje dhe disertacione në të cilat ka përgjigje për këtë çështje. Madje edhe vëllai i tij Shejh Sulejmani[5] shkroi veprën në të cilën iu përgjigj në lajthitjet dhe rreziqet që fshehen pas fjalëve dhe mësimit që e propagandonte vëllai i tij. Misionin dhe mësimet e tij i mbështeti emiri i Der’ijjes Muhammed ibn Saudi, i cili me prejardhje ishte nga fisi Benu Hanife, nga populli nga i cili ka prejardhjen Musejleme Kedhdhabi[6]. Kur vdiq Muhammed ibn Saudi, Muhammed ibn Abdu’l-vehhabin e mbështeste i biri i tij Abd’ul-aziz ibn Muhammed ibn Saudi.

Shumë shejhë dhe dijetarë medinas kanë folur për të: “Ky do të lajthit”, apo “All-llahu me të në lajthitje do t’i dërgojë disa njerëz, qoft larg prej nesh!” Dhe kështu ndodhi. Muhammed ibn Abdu’l-vehhabi konsideronte se synimi dhe dëshira e tij me këtë medhheb të cilin e ka çpikur se dëshiron sinqeritet në tevhid – Unitetin dhe lirimin nga shirku. Konsideronte se njerëzit ishin në shirk tashmë 600 vite dhe se ai ka ardhur t’ua ripërtrijë fenë. Ajetet kur’anore në të cilët përshkruhen mushrikët i komentonte se këtu ka të bëjë me ithtarët e atëhershëm të tevhidit. Si p. sh. ajeti: “Kush është në mashtrim më të madh se ai që e thërret dikë pos All-llahut që nuk do t’i përgjigjet deri në Ditën e gjykimit kurse ata janë ndaj lutjeve të tyre të papërfillshëm”, apo ajeti: “Mos e thirrë pos All-llahut kush nuk do të sjellë as dobi as dëm” apo ajeti: “Ata që i thërrasin ata të cilëve nuk do t’u përgjigjet deri në Ditën e gjykimit”, e të ngjashme, Muhammedi ibn Abdu’l-vehhabi ka thënë: “Kush kërkon ndihmë me emrin e Pejgamberit Muhammedit a. s. ose ndonjë tjetri nga pejgamberët e Zotit, apo evlijave apo e thërret apo kërkon shefaat, ai është sikur këta mushrikët që janë përshkruar në ajetet e sipërme.”

Në rafshin e njëjtë e vuri vizitën e varrit të Muhammedit a. s. dhe varreve të pejgamberëve dhe evlijave të tjerë.

Për ajetin kur’anor në të cilin flitet mbi mushrikët ka thënë: “Ne i adhurojmë vetëm që të afrohemi në afërsi të All-llahut”, “Ata që bëjnë tevessul janë të ngjashëm me mushrikët që thonë: “Ne i adhurojmë vetëm që të afrohemi në afërsi të All-llahut”. Muhammed ibn Abdu’l-vehhabi thotë: “Mushrikët nuk kanë besuar se hyjnitë e tyre mund të krijojnë diç, kanë besuar se Krijuesi është All-llahu, sepse për këtë ka dëshmi në Kur’an: “E nëse i pyet kush i krijoi ata. Do të thonë: “All-llahu”. Dhe në ajetin tjetër: “Nëse i pyet kush i krijoi qiejt dhe tokën, do të thonë: “All-llahu”. E All-llahu mbi ta gjykoi me kufr dhe shirk për shkak të fjalëve të tyre “që të afrohemi në afërsi të All-llahut” ashtu që këta janë të ngjashëm me ata.”

Dijetarët islamë janë përgjigjur në këtë mënyrë të gabuar të përfundimit dhe nxjerrjes së qëndrimeve kështu: “Besimtarët nuk e kanë pranuar as kurrë nuk e kanë konsideruar Pejgamberin dhe evlijatë e Zotit për hyjni, as rival – kundërshtarë të Zotit! Besimtartët besojnë dhe konsiderojnë se ata janë robër të All-llahut që janë krijuar dhe ata nuk meritojnë të jenë objekt adhurimi. E sa i përket mushrikëve për të cilët janë shpallur ajete të shumta, ata kanë besuar se hyjnitë e tyre meritojnë që t’u bëhet ibadet dhe ata i kanë madhëruar me madhëri hyjnishë ndonëse kanë besuar se Pejgamberët dhe evlijatë nuk krijojnë asgjë. Kurse besimtarët nuk besojnë se Pejgamberët dhe evlijatë meritojnë që atyre t’u bëhet ibadet, të përfaqësojnë mendimin se janë hyjni duke i adhuruar si adhurohet Zoti. Përkundrazi, besimtarët besojnë se ata janë robër dhe të dashur të zgjedhur të All-llahut, të cilët i ka zgjedhur All-llahu dhe me bereqetin ndaj tyre e dëfton mëshirën ndaj robërve të vet. Ata me bereqetin e vet synojnë mëshirën e All-llahut. Për këtë që e thamë ekzistojnë shumë dëshmi nga Kur’ani dhe nga Sunneti.

I’tikadi (bindja) i muslimanit është se Krijuesi. I cili jep dobi dhe dëm dhe i cili i vetmi meriton adhurim, është All-llahu i vetëm. Muslimanët nuk besojnë se askush pos Tij ka fuqi të ndikimit në çkado qoftë. Dhe besojnë se pejgamberët dhe evlijatë nuk krijojnë asgjë as që kanë fuqi që të sjellin dëm dhe përvetësojnë dobi. Çështja është në atë që All-llahu të mëshirohet ndaj robërve të vet me bereqetin e tyre. Ajo që mushrikët i solli në shirk është bindja (i’tikadi) se hyjnitë e tyre meritojnë që t’u bëhet ibadet e jo vetëm të folurit e tyre “Ne i adhurojmë vetëm që të na afrojnë kah All-llahu”. Sepse ata, kur iu sollë dëshmia se hyjnitë e tyre nuk meritojnë të jenë objekt adhurimi, kanë thënë duke arsyetuar sjelljen e tyre: “Ne i adhurojmë vetëm që të na afrojnë kah All-llahu.”

E si mund t’i lejohet Ibn Abdu’l-vehhabit dhe atyre që e ndjekin që t’i barazojnë besimtarët (mu’minët) monoteistë me ata që janë jobesimtarë (mushrikë) dhe që besojnë në hyjnishmërinë e idhujve të tyre?

Të gjitha ajete paraprake dhe të tjerët të këtij lloji veçant kanë të bëjnë me kafirët dhe mushrikët e në asnjë mënyrë nuk kanë të bëjnë me besimtarët muslimanë.

Imam Buhariu ka shënuar transmetimin e Pejgamberit nga as’habi Abdullah ibn Omeri r. a. mbi përshrkimin e harixhinjve: “Se ata ajetet që janë shpallur për kafirët i kanë përcjellë mbi mu’minët.”

Abdullah ibn Omeri, po ashtu, transmeton traditën se Resull-llahu s. a. v. s. ka thënë: “Më së shumti që i frikësohem ummetit tim është njeriu që do ta komentonte Kur’anin në mënyrën e vet si nuk është (në komentimin burimor). ” Ky përshkrim i Pejgamberit do të mund t’i përshkruhej para së gjithash këtij grupi.

E që çkado nga ajo që e veprojnë besimtarët, në çështjen e tevessulit, konsiderohet shirk, nuk do të ndodhte që këtë ta bënte Muhammedi a. s., as’habët e tij dhe shumica dërmuese e pjesëtarëve të tij. Në transmetimet sahih ceket se Muhammedi a.s. ka lexuar në dua: “All-llahumme inni es’eluke bihakki’s-sa’iline alejke” (O All-llahu im, nga Ti kërkoj të drejtën e atyre që Të drejtohen.)” Shprehja e këtillë e Pejgamberit a. s. konsiderohet tevessul pa kurrfarë dyshimi. Muhammedi a. s. i ka mësuar as’habët ta bëjnë këtë dua dhe iu ka urdhëruar që kështu ta lexojnë duanë. Kjo gjerësisht është shpjeguar në librat dhe disertacionet që janë shkruar si përgjigjje në doktrinën e Muhammed ibn Abdu’l-vehhabit.

Ekziston transmetimi sahih se Muhammedi a. s. kur ka vdekur Fatime bint Esed, nëna e Ali ibn Ebi Talibit, se ai me dorën e tij të ndershme e ka lëshuar në varr dhe e lexoi duanë: “All-llahumme ‘gfir li ummi Fatima bint Esed ve vessi’i alejha medhaleha bihakki nebijjike ve’l-enbijai el-ledhine min kabli inneke erhamu’rr-rrahimine.” (All-llahu im, falja nënës sime Fatime bint Esed dhe bënja varrin të gjerë me të drejtën e Pejgamberit Tënd dhe të pejgamberëve para meje. Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit).

Ekziston po ashtu transmetimi sahih se Muhammedit a. s. iu drejtua i verbëti me lutje që t’i kthehet të pamurit me dua të pejgamberit. Muhammedi a. s. i urdhëroi që të pastrohet, t’i fal dy rekate dhe atëherë lexoi: “All-llahumme inni es’eluke ve etevexhxhehu ilejke binebijjike Muhammedin nebijji rahmeti. Ja Muhammed inni etevexhxhehu bike ila rabbi fi haxheti litukda. All-llahumme shefi’ahu fijje.” (O All-llahu im, të drejtohem dhe të kthehem Ty me Pejgamberin Tënd Muhammedin, me Pejgamberin e mëshirës. O Muhammed unë i drejtohem me ty Krijuesit tim për nevojën time që të më plotësohet. O Krijuesi im, bëre atë të më bëhet ndërmjetësues në Ditën e gjykimit).

Këtë e ka bërë dhe All-llahu ia ktheu të pamurit.

Ekziston transmetimi sahih se Ademi a. s. ka bërë tevessul me Pejgamberin tonë a. s.. Kur hëngri nga frutat e drurit të ndaluar, Ademi a. s. e pa emrin e tij të shkruar në Arsh, në dyert e xhennetit dhe në anën e engjëjve, dhe e pyeti All-llahun për të. All-llahu i tha: “Ky fëmijë është pasardhës i yti, sikur të mos ishte ai as ty nuk do të të krijoja.” Atëherë Ademi a. s. ka thënë: “All-llahumme bihurmeti hadhe’l-veledi irham hadhe’l-valide.”

“O All-llahu im, pashë hyrmetin tënd ndaj këtij fëmije, mëshiroju ndaj këtij prindi.” Atëherë është ftuar: “O Adem, sikur të kishe kërkuar falje me Muhammedin për të gjithë banorët e qiejve dhe Tokës, ne do ta jepnim.”

Omer ibn Hattabi ka bërë tevessul me Abbasin r. a. kur ishte thatësi e madhe dhe shumë gjera tjera që i dimë e nuk kemi nevojë t’i cekim më tej. Mënyra e tevessulit që është shpjeguar nga ana e Pejgamberit a. s. në rastin e të verbëtit të cilit iu kthye të pamurit, është shfrytëzuar edhe më vonë nga ana e as’habëve dhe pas kalimit të Pejgamberit në ahiret. Kush do ta hulumtojë këtë çështje do të gjejë shumë raste nga periudha e as’habëve dhe tabibinëve. Për shembull, të folurit e as’habit Bilal ibn Harithit te varri i Pejgamberit: “Ja Resula’ll-llah, isteski li ummetik” (O i Dërguari i All-llahut, kërko shi për ummetin tënd”). Ka edhe raste tjera kur Pejgamberi a. s. ka drejtuar thirrjen e vet me rastin e vizitës varrezave.

Prej shejhëve më të njohur që i janë përgjigjur Muhammed ibn Abdu’l-vehhabit është dijetari shejh Muhammed ibn Sulejman el-Kurdi, autori i veprës Havashi koment i Ibn Haxherit. Ndër të tjera ka thënë: “O Ibn Abdu’l-vehhab, të këshilloj në emër të All-llahut të lartësuar që gjuhën tënde ta tërheqish dhe t’i kursesh muslimanët nga ofendimet tua. Nëse e dëgjon personin që beson se ekziston ndikimi nga dikush pos All-llahut dhe se ai i drejtohet atij pos All-llahut, përpiqu ta mësosh në besim të drejtë dhe ofroi dëshmi se nuk ka ndikim pa All-llahun e nëse personi i tillë refuzon atëherë shpalle për kafir (jobesimtar). Ti nuk ke të drejtë ta shpall kafir shumicën dërmuese të ummetit islam nga i cili ti je ndarë. Afërsia e kufrit e atij që është ndarë nga shumica dërmuese e ummetit islam është më e afërt nga ata që janë në shumicën dërmuese islame, sepse ai ndjek rrugën që nuk është rrugë e bashkësisë së besimtarëve.

All-llahu i madhëruar thotë:

“Kush i kundërvihet Pejgamberit pasi që i është shpjeguar rruga e vërtetë dhe e ndjek rrugën që nuk është rrugë e bashkësisë do ta lëmë të veprojë ç’të dëshirojë e atëherë do ta hedhim në xhehennem, e sa vend i shëmtuar është ai.” (En-Nisa’, 115).

Sa i përket vizitës së varrit të Pejgamberit, këtë e kanë bërë as’habët r. a. dhe të gjithë që erdhën më vonë. Mbi vlerën e vizitës së varrit të Muhammedit a. s. janë thënë shumë hadithe që gjenden në veprat e shkruara për këtë temë. Kurse ajo që ceket për ftesën e tjetrit krahas All-llahut xh. sh., jo të pranishëm dhe të vdekur, për këtë ceket në hadithin e Pejgamberit a. s. Për shembull: “Nëse zhduket kafsha e dikujt nga ju në vendin e panjohur le të thërret: “O robërit e All-llashut, ruane ate, sepse All-llahu ka robërit e tij që do t’i përgjigjen ftesës.” Në hadithin tjetër: “Nëse dikush nga ju humb diçka ose i nevojitet diçka në vendin ku nuk ka shok, le të thotë: “O robët e All-llahut, më ndihmoni, sepse All-llahu ka krijesa që ju nuk i shihni.”

Pejgamberi i All-llahut a. s., kur udhëtonte dhe afrohej nata, e patë bërë traditë të thotë: “Oj Tokë, Krijuesi im dhe Krijuesi yt është All-llahu.”

Kur i vizitonte varrezat, Muhammedi a. s. thoshte: “Es-selamu alejkum ja ehl’el-kuburi” (Mbi ju qoftë paqa o banorët e varrit.)

Kurse në ndejtjen e teshehhudit në leximin e et-tehijjatit, çdo musliman çdo ditë e thekson thirrjen ‘Es-selamu alejke ejjuhennebijju’.

Nga e cekura mund të përfundohet se thirrja ose tevessuli nuk ka dëm nëse personi që fton ose e bënë duanë e tevessulit nuk beson në fuqinë e ndikimit (te’thirit) nga ana e personit që e fton ose me të cilin bën tevessul. Deri sa beson se një ndikim vjen nga All-llahu xh. sh. dhe se të tjerët nuk e kanë këtë fuqi, atëherë nuk ka dëm. Po ashtu është çështja me mbështetjen e një akti ose vepre dikujt tjetër pos All-llahut. Kjo nuk bën dëm deri sa beson se ndikimi dhe veprimi janë vetëm të All-llahut xh. sh. Kurse fjalia merret në mënyrë figurative siç thotë: “:Më bëri mirë ky e ky ilaq”, apo “Më mjekoi ky e ky ilaq” apo: “Më ndihmoi ky e ky”.

Të gjithë besojmë se ndihma dhe dobia e vërtetë është vetëm prej All-llahut. Atyre që shprehen kështu askush nuk ka të drejtë t’u përshkruaj kufër për këtë arsye. Ky të folur merret në mënyrën figurative. Mendoj se për këtë çështje mjafton. Kush dëshiron më gjerësisht le ta lexojë trajtesën time që ia kam kushtuar kësaj teme.

Kur Ibn Abdu’l-vehhabi dhe ata që e ndihmuan atë u nisën në këtë mision jo të ndershëm, për shkak të të cilës i kanë shpallur për kafirë (mosbesimtarë) shumicën e muslimanëve, pushtuan mjaft fise. Pushteti i tyre zgjerohej. E pushtuan Jemenin dhe dy Haremet e shenjta (Mekken dhe Medinen). Pushteti i tyre shpejt arriti deri te kufiri i Shamit. Ata në fillim të veprimit të tyre patën dërguar një grup të dijetarëve të vet me detyrë që të përpiqen ta rrënojnë doktrinën mbi besimin (akiden) tek ulemaja dhe popullata e dy Haremeve (Mekkes dhe Medines). Kur erdhën te dijetarët e dy Haremeve dhe iu theksuan se ç’kanë nga doktrina mbi akiden, dijetarët e dy Haremeve iu përgjigjen dhe kanë konstatuar se në të vërtetë akideja e tyre është grumbull dispozitash për nxjerrjen nga islami (tekfir). Atëherë ua shtruan të gjitha dëshmitë mbi gabueshmërinë e qëndrimeve të tyre në çka ata nuk arritën të mbrohen. Dijetarëve të dy haremeve u qe e qartë se ka të bëjë me një grup të xhahilëve të mashtruar të cilët dukeshin qesharak dhe konfuz. Dijetarët e dy haremeve e shkruan një ferman te gjyqtari i sheriatit në Mekke me shpjegim se ajo në çka thërret ky grup është kufr i pastër dhe e kanë shpërndarë që kjo të dihet ndër njerëz. Kjo ka qenë gjatë sundimit të Sherif Mesud ibn Seid ibn Sa’d ibn Zejd, i cili vdiq në vitin 1265 hixhrij. Ai ka urdhëruar që ky grup rebelësh të burgoset. Mirëpo, disa arritën të ikin nga burgu dhe shkuan në fisin Der’ijje dhe i njoftuan vehabijt e vet për atë çka ndodhi. Kjo vetëm ua shtoi inatin dhe mendjemadhësinë. Atëherë emirët e Mekkes ndaluan që ithtarët e tyre të hyjnë në harem të Mekkes në haxh. Atëherë vehabijt filluan t’i sulmojnë disa fise që ishin në lojalitet dhe në marrëdhënie të mira me emirët e Mekkes dhe filluan konfliktet e para. Fillimi i konflikteve të armatosura ndërmjet vehabijve dhe emirit të Mekkes Sherif Galib ibn Musaid ibn Seid ibn Sa’d ibn Zejdit ishte në vitin 1205 hixhrij. Ndërmjet këtyre dy palëve në konflikt kishte disa luftime në të cilat humbën jetën shumë njerëz. Vehabijt nga dita në ditë forcoheshin dhe në vazhdimësi fiset e reja iu bashkangjiteshin. Gjithnjë e më pak fise patën mbetë me emirin e Mekkes. Në vitin 1217 hixhrij vehabijt tubuan ushtri të madhe dhe e sulmuan Taifin. E pushtuan dhe shumicën e popullësisë e mbytën, kurse gratë dhe pasurinë e robëruan. Vetëm një numër i vogël arriti të shpëtojë. Paralajmëruan pas kësaj edhe ekspeditë për Mekke, por kishin informata se në Mekke atë muaj ka shumë haxhinj nga Siria dhe Egjipti, ndaj për këtë shkak pritën deri sa nuk përfunduan ritualet e haxhit dhe të kthehen haxhinjt nga Siria dhe Egjipti. Dhe vërtet, pas përfundimit të riatualeve të haxhit u përgatitën për ekspeditë në Mekke. Emiri i Mekkes Sherif Galibi nuk ishte mjaft i përgatitur që t’i kundërvihej ushtrisë vehabite ndaj u zhvendos në Xhidde. Banorët e Mekkes u frikësuan për jetat e vetadhe dërguan vëzhgues para ushtrisë vehabite që të kërkojnë prej tyre siguri nëse dorëzohen nën qeverisjen e tyre. Ata iu dhanë siguri dhe hynë në Mekke më 8 muharrem 1218 hixhrij. Në Mekke qëndruan 14 ditë duke kërkuar prej njerëzve që të pendohen duke ua ripërtrirë islamin dhe duke ua ndaluar të veprojnë ato vepra për të cilat vehabijt konsiderojnë se janë shirk, sikur tevessuli apo vizita varrezave. Pastaj vazhduan me ushtri drejt Xhiddes në mënyrë që të luftojnë kundër Sherif Galibit. Kur e rrethuan Xhidden, banorët e Xhiddes i goditën nga topat dhe katapultat ashtu që janë mbytur numër i madh vehabijsh. Nuk arritën pa pushtojnë Xhidden dhe pas tetë ditë rrethimi të Xhiddes vendosën ta ndërprejnë rrethimin. Vehabijt u kthyen në vendet e veta, kurse në Mekke e lanë emir Sherif Abdulmuminin, i cili ishte i vëllai i Galibit. Lanë edhe pak ushtri e cila do ta ruante Mekken. Vëllai i Galibit e pranoi këtë që t’i ruaj banorët e Mekkes dhe ta mënjanojë prej tyre të keqen që ka mundur t’i godasë ata nga vehabijt. Atë vit në muajin rebi’ul-ewwel, Sherif Galibi u nis drejt Mekkes me valiun nga Xhidda e sipas urdhëresës së sulltanit me ushtri në drejtim të Mekkes. Kur arritën atje i larguan vehabijt nga Mekka dhe përsëri e kthyen administrimin mbi Mekken. Mirëpo, vehabijt nuk heshtën. Ata u nisën t’i çlirojnë vendet tjera dhe arritën ta kthejnë Taifin dhe e emëruan emirin Osman El-Mudajfiun. Ata vazhduan aktivitetet e tyre në luftim kundër fiseve të afërme. Për një kohë të shkurtër sërish janë tubuar dhe e pushtuan Taifin dhe përgatiteshin për pushtimin e Mekkes. Me ushtri të madhe e rrethuan Mekken dhe i mbyllën të gjitha rrugët që çojnë në Mekke. Mekkasit u ndien shumë rëndë. Atë kohë në Mekke ishte kohë e skamjes dhe e urisë. Popullata madje ka ngrënë edhe qenë për të mbijetuar. Sherif Galibi qe i detyruar në proces paqësor dhe bisedime. Qe bërë marrëveshje kurse nga kushtet e kësaj marrëveshjeje ishte se vehabijt ndaj mekasve do të sillen mirë dhe pa brutalitet dhe që atyre t’u jepet admistrimi i qytetit të Mekkes. Në Mekke hynë kah fundi i muajit dhu’lka’de të vitit 1220 hixhrij. Pastaj e pushtuan edhe Medinen, mbi Pejgamberin a. s. qoftë salavati dhe selami. E plaçkitën huxhren[7] në të cilën gjendet Pejgamberi dhe morrën me vete të gjitha gjësendet me vlerë. E rrënuan kuben mbi kaburin e Pejgamberit a. s. dhe nëpër Medine shkaktuan krime që s’mbahen mend. I rrënuan të gjitha shenjat mbi kuburet e as’habëve. Për mëkëmbës në Medine e emëruan Mubarek ibn Nudijanin. Pushteti i tyre mbi Medinen dhe Mekken zgjati shtatë vite. Për ato shtatë vite ndaluan ardhjen në haxh për sirianët dhe egjiptianët. Filluan ta mbulojnë Qaben me mbulesë të zezë. I detyruan njerëzit të hyjnë në fenë e tyre me dhunë. Shteti osman atë kohë ishte tejet e dobët dhe e angazhuar me luftëra kundër kristianëve sikur edhe me turbullirat e brendshme rreth pushtetit për karrikën e sulltanit. Atëherë u dha urdhëresa nga ana e sulltanit Mahmud Hanit II Ibn Abdulhamid Hanit sulltan Ahmedit I, i cili ishte në funksion të halifit të Pejgamberit të All-llahut, Muhammedit a. s., mëkëmbësit egjiptian Muhammed Ali Pashës[8] që të përgatisë ushtri për luftë kundër vehabijve. Kjo ishte në vitin 1226 hixhrij. Valiu Muhammed Ali Pasha e përgatiti ushtrinë të cilën e vuri nën komandën e të birit të tij Tusun Pashës. U nisën prej Egjiptit në muajin Ramazan të atij viti. Ditë e natë kanë udhëtuar që sa më parë të arrijnë deri te pikësynimi. Kur arritën deri te Jenbua menjëherë e morën prej vehabijve. Kur kjo ushtri arriti deri në Safra dhe Hadidet aty i priti e gatshme ushtria vehabite të cilën e ndihmonin të gjitha fiset përreth dhe aty e ngadhnjyen rëndë ushtrinë egjiptiane. Askush nga ajo ushtri egjiptiane nuk u kthye në Egjipt. Kjo ishte në muajin dhu’l-hixhxhe të vitit 1226 hixhrij. Valiu egjiptian menjëherë në vitin vijues përgatiti ushtri të re. Personalisht ishte në krye të ushtrisë dhe u nisën drejt Hixhazit. Me vete kishin 18 topa, shumë bomba dhe sasi të mëdha armatimi. Arritën deri në Safra dhe Hadidet dhe shumë lehtë e morën atë nga vehabijt. Arsyet e rimarrjes së lehtë të këtyre vendeve janë në meritat e largpamësisë dhe gjeturisë së Sherif Galib Pashës, i cili sipërfaqësisht qe vënë në anën e vehabijve, por mbante kontakt me Muhammed Ali Pashën dhe i ka propozuar që me para t’i blejë shejhët e fiseve të pasura dhe t’u premtojë të ardhura të regullta mujore. Këta në këtë rast nuk do të luftojnë kundër tyre. Dhe kështu edhe ndodhi. Shumë rijalë janë ndarë për kryeparët fisnorë. Një shejhi i dhanë 100 mijë rijalë. Atyre me ndikim më të vogël iu dhanë nga 18.000 rijalë. Kur ushtria e Muhammed Ali Pashës hyri në Medine e lajmëruan Egjiptin për këtë, kurse atje u organizua gazmend dhe hare e përgjithshme. Së shpejti, posa u erdhi përforcim nga Egjipti, hynë edhe në Mekke. Ushtria vehabite u shkapërderdhë.

Emiri i vehabijve Saudi në vitin 1227 hixhrij e kreu haxhin dhe u nis pas kësaj në Taif e pastaj edhe në Derijjete dhe nuk dinte për ndryshimet e reja në terren dhe kthimin e Medines nën kontrollin e vehabijve. Vetëm kur arriti në Der’ijjete dëgjoi për lajmet për pushtimin e sërishëm edhe të Mekkes dhe Taifit nga ana e ushtrisë së Sulltanit. Në muajin rebi’ul-ewwel të vitit 1228 hixhrij Muhammed Ali Pasha i dërgoi kasnecët në pallatin e sulltanit që ta njoftojnë mbi rezultatet e ekspeditës dhe i dërgoi çelësat e Qabes, Medines dhe Xhiddes, të cilët janë vënë në tepsi të arta dhe nga respekti dhe me pritje me erurina, tekbire dhe hare janë pritur në Istanbull. Muhammed Ali Pasha fitoi meritat më të larta nga sulltani për sukseset. Sherif Galib Pasha arriti ta burgosë Osman Mudaifin, i cili ishte mëkëmbës vehabit në Taif. Ai ishte ndihmuesi më i madh i lëvizjes vehabite në atë kohë. E pa të lidhur me zinxhirë dhe e dërgoi në Egjipt. Pastaj nga Egjipti është dërguar në pallatin (portën) e sulltanit ku është mbytur. Kur Muhammed Ali Pasha arriti në Mekke, Sherif Galib Pasha arriti ta burgosë edhe Ibn Musaidin, emirin tjetër vehabit dhe e dërguan në Istambull. Në muajin muharrem të vitit 1229 hixhrij e dërguan edhe Mubarek ibn Mudijanin, i cili ishte emir vehabit në Medine. Atë të lidhur e kanë shetitur nëpër rrugët e Istambullit që ta shohin njerëzit e pastaj e kanë mbytur. Kokën e tij e kanë varë në vend publik që njerëzit të marrin mësim. Kështu kanë vepruar edhe me Osman ibn Mudifiun. Sherif Galib Pasha është dekoruar nga ana e sulltanit dhe është dërguar në Selanik në pension ku edhe e priti vdekjen. Ai ishte administrues mbi Mekken plot 26 vite. Në Selanik vdiq në vitin 1231 hixhrij. Atij i është ndërtuar edhe tyrbe e cila vizitohet. Muhammed Ali Pasha i dërgoi ushtritë e tij në krahinat lindore që të qërojnë hesapet me fiset dhe vendrezistencat e mbetura vehabite. Numër i madh vehabijsh është mbytur nga ushtria e sulltanit. Në vitin 1229 hixhrij vdiq Saudi, emiri vehabit, kurse e trashëgoi i biri i tij Abdullahu. Muhammed Ali Pasha pas haxhit të kryer në vitin 1230 hixhrij u nis në Egjipt kurse në Hixhaz e la Hasan Pashën. Në Hixhaz kaloi plotë një vit e shtatë muaj në luftëra kundër vehabijve. Në Egjipt u kthye kur ishte i sigurt se e ka pastruar terrenin dhe e ka thyer fuqinë e tyre. Prej vendrezistencave të fuqishme patë mbetur vetëm edhe Derijjete. Emiri i tyre ishte Abdullah ibn Saudi. Muhammed Ali Pasha e dërgoi ushtrinë nën komandën e djalit të tij Ibrahim Pashës. Abdullah ibn Saudi prej më parë kishte marrëveshje me Tosun Pashën kur ishte në Medine ku cekej se ai mabnë të drejtën e adminstrimit në Derijjete dhe t’i dëftojë lojalitet Muhammed Ali Pashës. Mirëpo, Muhammed Ali Pasha nuk është pajtuar me këtë marrëveshje ndaj përgatiti ushtri nën komandën e të birtit Ibrahim Pashës mbi Derijjen. Kjo ishte kah fundi i vitit 1231 hixhrij. Kur Ibrahim Pasha arriti me ushtrinë deri në Derijje ishte viti 1232 hixhrij. E mposhti Abdullah ibn Saudin në dhu’l-kadete të vitit 1233 hixhrij. Kur për këtë arriti lajmi në Egjipt po atë ditë në shenjë kënaqësie janë zbrazur një mijë topa dhe ishte hare në Egjipt një javë. Muhammed Ali Pasha dha angazhim të madh në luftë kundër vehabijve dhe për këtë qëllim ka shpenzuar mjete të mëdha nga arka shtetërore. Ceket se dikur vetëm për transportin e municionit kanë paguar nga 45 mijë rijalë. P. sh. vetëm për transportin e municionit prej Medines deri në Derijjete janë paguar 140 mijë rijalë. Ibrahim Pasha e robëroi Abdullah ibn Saudin dhe emirët tjerë dhe i dërgoi në Egjipt. Në Egjipt arritën më 17 muharrem 1234 hixhrij dhe iu përgatit pritje e madhe. Shumë njerëz erdhën të shohin çfarë janë këta vehabij. Muhammed Ali Pasha e pranoi Abdullah ibn Saudin dhe kuvenduan. E pyeti për djalin e tij se çfarë ishte në luftë. I tha se është angazhuar dhe dha çdo gjë prej vetes, sikur edhe ata, por ndodhi çka dëshiroi All-llahu. Atëherë i premtoi se do të ndërmjetësojë për të te sulltani. Abdullahu iu përgjigj: “Do të bëhet çka ka caktuar All-llahu.” Atëherë urdhëroi ta nderojnë dhe ta veshin me rroba të bukura. Abdullahu kishte me vete një sanduk të vogël të dekoruar. Muhammed Ali Pasha e pyeti: ”Ç’është ky”? Ai i tha: “Këtë e mori babai im nga huxhra e Pejgamberit, do ta marrë këtë me vete te sulltani.” Pashai i urdhëroi ta hapë. Në sandukun e vogël ishin tre ekzemplarë të dekoruar me mus’hafë nga thesarët e sundimtarit. Ishin aq të bukur sa më të bukur kurrë nuk janë parë. Aty kishte edhe 300 copë margaritarë, disa diamantë dhe pllaka prej ari. Pashai i tha: “Atë që e keni marrë nga huxhra është më shumë se kjo këtu?” Ai iu përgjigj atij: “Kjo është ajo që gjendej te babai im!” Ai nuk i ka marrë për vete të gjitha gjësendet që ishin në huxhre, edhe të tjerët kanë grabitur.” Atëherë pashai i tha: “E saktë, tashmë kemi gjetur te mëkëmbësi pjesë të atij thesari.” Atëherë e ka dërguar në portë te sulltani.

Ibrahim Pasha u kthye nga Hixhazi në Egjipt në muajin muharrem të vitit 1235 hixhrij pasi që e shkretëroi tërësisht vendbanimin Der’ijje dhe banorët i katandisi. Kur Abdullah ibn Saudi arriti në portë te sulltani në muajin rebi’ul-ewwel e shetitën nëpër rrugë të qytetit që ta shohin njerëzit e pastaj e mbytën. Njëkohësisht i mbytën edhe ithtarët tjerë. Kjo është shkurtimisht për fitnen vehabite. Fitneja e tyre ishte fatkeqësi që e pësuan ithtarët e islamit dhe nga shkaku i tyre është derdhur shumë gjakë, është grabitur shumë pasuri dhe me paraqitjen e tyre është shkaktuar dëm i madh. …

Në shumë hadithe të Muhammedit a. s. qartë është paralajmëruar fitneja e tyre. Si shemnbull do ta cekim hadithin në të cilin Muhammedi a. s. ka thënë: “Do të paraqiten njerëz nga Lindja të cilët do të lexojnë Kur’an por leximi i tyre nuk do ta kalojë kufirin e fytit. Do të dalin nga dini (feja) siç del shigjeta e ngrehur nga harku. Shenja e tyre është qethja tullac.” Ky hadith është cekur me shumë transmetime, e disa janë cekur në Sahih’ul-Buhari.

Qartë është theksuar se karakteristikë e tyre është qethja e kokës tullac. Ata u kanë urdhëruar të gjithë ithtarëve të vet që t’i rruajnë kokat tullac, kurse para tyre në histori nuk ka ndodhur që dikush ta rruaj kokën tullac në shenjë të përkatësisë lëvizjes së caktuar.

Lidhur me këtë Sejjid Abdurrahman El-Ahdel ka thënë: “Nuk ka nevojë të shkruhet më shumë për këtë si përgjigje vehabijve se sa hadithi i Muhammedit a. s. se “Shenja e tyre është qethja e kokës tullac.” Këtë veprim para vehabijve nuk e kanë bërë ithtarët e asnjë sekti apo lëvizjeje.

Ka ndodhur që një femër të cilën e kanë detyruar të bëhet vehabije kur i kanë urdhëruar të qethet tullac ka protestuar te Ibn Abdulvehhabi. Ajo i tha: Nëse iu urdhëron edhe femrave t’i rruajnë flokët tullac atëherë duhet t’u urdhërosh edhe meshkujve t’i rruajnë mjekrat, sepse flokët për femrën janë dekor siç është mjekra për meshkuj. Ibn Abdu’l-vehhabi mbeti pa fjalë në këtë vërejtje të kësaj femre.

Ata kanë ndaluar tek njerëzit të kërkojnë shefaat nga Muhammedi a. s. edhe pse për këtë ekzistojnë shumë hadithe sahih mbi vlerën e shefaatit të Pejgamberit a. s. për ummetin. Kanë ndaluar leximin e librit Delail’ul-hajrat, i cili përmban salavate mbi Muhammedin a. s. Kanë folur se kjo është shirk. Kanë ndaluar leximin e salavateve mbi Muhammdin a. s. në minare dhe minber pas leximit të ezanit. Ishte një muezin i verbër. Njihej si njeri i mirë. Ai pas ezanit i lexoi salavatet e vehabijt tashmë e shqiptuan ndalesën. E sollën tek Ibn Abdu’l-vehhabi dhe ai urdhëroi që ta mbysin.

Sikur të kishim rast t’i cekim të tëra çfarë kanë bërë ata do të shkruheshin shumë libra. Por konsiderojmë se e cekura mjafton, kurse All-llahu (i lavdishëm dhe i lartësuar qoftë) më së miri e di.


Përfundoi! Falënderimi i qoftë Krijuesit të botërave!


Essejjid Ahmed Ibn Zejn Ibn Ahmed
Dehlan – mufti i Mekkes

  1. Biografia e autorit: Ahmed ibn Zejn ibn Ahmed Dehlan el-Mekki është dijetar i medhhebit shafij.Ishte jurist i sheriatit – fakih dhe historian që është dëshmuar si dijetar në lëmi të shumta. Ka kryer funksionin e muftiut të Mekkes të lavdishme. Ka bartur titullin e nderit shejh’ul-islam. Është i lindur në Mekke në vitin 1304 hixhrij. Pas vetes la vepra të botuara që janë në qarkullim, ndër të cilat veçojmë:
    - El-Ez’haru’z-zineti fi shehri metni elfijjeti,
    - Tarihu duveli islamijjeti bi’l-xhedavivi’l-merdijjeti,
    - Fet’hu’l-xhevadu’l-mennani ale’l-akidet’il-musemmati bi fejdi rrahman,
    - Derru’l-sunnijjeti fi reddi ale’l-vehabijjeti,
    - Nehlu’l-atshani ala fet’hi’-rr-rrahmani,
    - Fi texhvidi’l-kur’ani
    - Hulasatu’l-kelami fi umera’i bedeli’l-harami,
    - El-Futuhatu’l-islamijjeh etj.
    - Nga veprat e tij është edhe ky libërth mbi fitnen vehabite për të cilën shpresojmë se lexuesit e ndershëm do të kenë dobi, kurse All-llahu i di qëllimet e të gjithëve.
    - Kjo vepër është botuar në vitin 1978 në Stamboll nën mbikqyrjen e Husejn Hilmi ibn Seid Istambullit.
  2. Tevessul konsiderohet që dikush ta lexojë e drejtojë duanë All-llahut xh. sh. dhe në të ta përmendi Pejgamberin Muhammedin a. s. ose ndonjë pejgamber ose evlija tjetër me shpresë se All-llahu xh. sh. do t’i përgjigjet duasë së robit të tij për shkak të mëshirës dhe bereqetit të Tij ndaj robit të përmendur në dua. Kjo mënyrë e duasë ka mbështetjen e vet në hadithet e Pejgamberit të All-llahut. Të parët që këtë dëshiruan ta largojnë nga mësimi islam janë vehabijt.
  3. Tevhid është besimi në një Zot - njësia që përfshihet në maksimën La ilahe il-la’ll-llah.
  4. Da’va është thirrja në islam. Deri diku i përfgjigjet termit misionarizëm.
  5. Libri quhet Es-sevarik’ul-ilahijje fi reddi ale’l-vehabijje, Damask, 1997.
  6. Pejgamberi i rrejshëm i cili u paraqit në epokën e Resulull-llahut kurse pësoi nga ana e Halid ibn Velidit në kohën e sundimit të Ebu Bekrit r. a..
  7. Huxhre quhen lokalet ku është varrosur Muhammedi a. s.
  8. Te shqiptarët i njohur si Mehmet Ali Pasha, me prejardhje shqiptare. Përkthyesi.

Kopertina
faqe
- 1 -

Faqe 2