E mira dhe e keqja/Kopertina e pasme
Falendrim | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
U nxorr prej vjeljeve tona të njëpasnjëshme prej Hirësisë së tij, imamit dhe akademikut Muhammed Muteveli Sharavi, i cili shkrepi inspirime të reja, të cilat po e shndrisin edhe më shumë rrugën e të udhëzuarve, po i udhëzojnë të hamendurit dhe po e pasurojnë mbarë njerëzimin me dituri dhe njohuri fetare, të cilat i kishte mbuluar pluhuri. Vërtet, “Libraria Islame – Sharaviu” është njëra prej atyre, që ua jep këtë mundësi, pasi pasohet me botimet e “Shoqatës- Informacione të Përditshme”. Kjo shoqatë ka botuar një sërë librash, që kanë të bëjnë me prezantimin dhe sqarimin e shumë pyetjeve, ndaj çështjeve të ndryshme fetare, që janë shumë të rëndësishme për secilin musliman dhe muslimane. Këto libra iu hapin, atyre, sytë dhe iu japin vizione të reja. Ky libër është i mbushur përplot mirësi, që rrezatojnë prej kryeimamit të thirrësve. Kjo mirësi përcillet me një gjuhë, e cila del nga imani i tij i thellë dhe nga frymëmarrjet e zemrës së pastër. Ai shndërrit rrugën për të udhëzuarit, dhe ndriçon shtegun për të hamendurit dhe për të humburit. | ||||
|