Jump to content

Dua të di/Shpikjet/Çudit në ndërtim

Nga Wikibooks
Dua të di

Çudit në ndërtim



      Si mbaheshin gurët e piramidës ?
      Egjiptianët antikë për ndërtimin e piramidave nuk e përdornin cementit. Për të ndërtuar piramidat e tyre madhështore, ata i prenin dhe skalitnin gurët ashtu që të ju përshtateshin njëri tjetrit. Blloqet e gurëve të rëndë deri në 100 tonelata, nga vendi ku preheshin deri në vendin ku duhej plasuar tërhiqeshin nga skllavet.
      Pse romakët ishin mjeshtër të ndërtimtarisë ?
      Romakët, në kohën e tyre ishin në gjendje të prodhonin një lloj cementit, i cili edhe nën ujë forcohej - kjo fshehtësi u gjete përsëri në Evropën e shekullit XVII. Romakët po ashtu dini të krijonin tulla dhe çeremide të djegura. Mjeshtërit romak me to konstruktonin forma të ndryshme si harqe, kurora etj. Kështu ata ishin në gjendje të ndërtonin Amfiteatër, Akueduktë, Ura, Kalaja, Kulla ndriçuese dhe rrugët më të mira në botë.
      Cilat ndërtesa të mesjetës ishin më të larta ?
      Ndërtesat më të larta mesjetare ishin katedralet. Ndërtimtarët dhe arkitektët evropian shtyheshin ndërmjet veti cili do të ndërtonte Kishën më të lartë. Shpesh kullat rrëzoheshin për shkake se themelet nuk e bartnin peshën vetë kullës.
      Sa peshon kulla e Ajfelit ?
      Kulla e Ajfelit është simboli i famshëm i kryeqytetit të francezëve, Parisit. Kulla është mbaruar më 1889 dhe është 300 metra e lartë. E ndërtuar vetëm nga çeliku për atë kohë ishte konstruksion i së ardhmes. Për ndërtimin e saj janë përdorur më shumë se 7600 tonelata çelik.
      Pse deri para 100 viteve nuk ka pas rrokaqiell ?
      Sa më e lartë që ndërtoheshin ndërtesat e gurit aq më të trasha duhej të bëheshin muret e themeleve, ashtu që të mund të bartnin peshën e rëndë. Ky ishte edhe problemi që deri në vitet 1880-të e kufizonte lartësinë e ndërtesave; pastaj filluan eksperimentet e para me rrjetat e çelikut. Një ndërtesë e Sigurimeve në Çikago e ndërtuar më 1885, ishte ndërtesa e parë e ndërtuar pa mure bartëse klasike. Ndërtesa ishte konstruktuara nga një rrjetë e shufrave të metalta edhe pse kjo ishte vetëm 10 kate e lartë, ishte ndërtesa që hapte rrugën për rrokaqiejt e së ardhmes që e bënë Amerikën të njohur.
      Kush e ka shpikur liftin ?
      Shumica e njerëzve pritojn me u ngjitë më lartë se katër pesë kate. Po të mos kishte një mjetë ngritës edhe rrokaqiejt nuk do të kishin gjetur zbatim. Nëpër fabrika, që më parë përdoreshin mjete ngritëse, disa viheshin në lëvizje me makina avulli. Më 1854 Elisha Otisi shpiku makinën ngritëse të personave, Liftin. Liftet e para viheshin në lëvizje me fuqi hidraulike (me fuqi të ujit) ndërsa më vonë, më 1890 fillon edhe prodhimi i lifteve me elektromotorë.
      Nga vije fuqia e çekanit me shtypje ajri ?
      Çekanët dhe biruesit me të cilët thyhet betoni, apo hapen bira në shkëmbinj. vihen në lëvize me shtypje ajri. Një kompresor (një pompë e motorizuar) shtyn ajrin nën shtypje nëpërmjet një zorre të lakueshme. Ajri e lëvizë një siguresë e cila pastaj e lëvizë çekanin poshtë e lartë, ashtu që betoni të thërrmohet.
      Sa dhe mund të bartë buldozeri më i madh në botë ?
      Makina vetëlëvizëse më e madhe në botë është një buldozer me një lugë bartëse e njohur si "Big Muskie". Makina peshon më shumë se dhjet mijë tonelata dhe luga e makinës mund të bartë deri 168 metra kubik tokë me një të ngritne. Për të krahasuar, buldozerët që shohim në jetën normale, bartin më së shumti 35 metra kubik.
      Sa i thellë ishte bunari i parë i naftës ?
      Kinezët dinin si të nxirrnin naftën që para 2000 viteve, mirëpo nga burimet e naftës nxjerrja për të parën herë me metoda moderne ka filluar në ShBA më 1859. Pionieri i kësaj dege ishte Edvin L. Drake, ai shpojë në tokë shkëmbore mese 21 metra, deri sa hasi në naftë. Kjo ishte 30 vite para se të prodhoheshin veturat me benzinë. Në kohën e Edvinit ishin të interesuar për vajgur që përdorej me shumicë si burim për llampa.
      Kush qe ai që pat idenë për të hapur tunel nën ujorë ?
      Inxhinieri francez Albert Matiu më 1802 kishte paraqitur idenë se si të pushtohej Anglia. Ai i propozoj Napoleon Bonopartes që të groponin një tunel përgjatë kanalit në mes të Francës dhe Anglisë. Matiu planifikonte që në mes të kanalit të krijohej një ishull me zall, ashtu që kuajt gjatë rrugës të mund të merrnin frymë.
      Kush e shpiku dinamitin ?
      Alfred Nobeli jë kimist suedez gjatë 1866-ës punonte me Nitroglicerinë, një lëndë shumë labile dhe e rrezikshme për të shpërthyer. Rastësisht mbi një masë gëlqerore, i rrjedh pak nitroglicerinë dhe e shndërrojë atë në mas të ngurtë. Më këtë Nobeli kishte gjetur një lëndë të re shpërthyese, të cilën e quajti dinamit. Kjo lëndë e re, shumë lehtë dhe me shumë pak rrezik mund të transportohej dhe të përdorej. Me dinamit pastaj shpërtheheshin tunelet në shkëmbinjtë, sikur tuneli Simplot (më i gjati 19,8 kilometra) që e lidhi Zvicrën me Italinë.